Tag: trashëgimisë

  • “Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzojë monumentin e kulturës në Porto Romano

    “Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzojë monumentin e kulturës në Porto Romano

    Muret e Porto Romanos, një pasuri e trashëgimisë kulturore do t’i nënshtrohen një projekti restaurues.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, njofton arritjen e një marrëveshjeje për Monumentin e Kulturës së Kategorisë së Parë.
    “Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë.
    Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare “PORTI MBM” do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore”, njofton ministri në një njoftim në rrjetet sociale.
    Ky është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar një nga dëshmitë më të hershme të historisë urbane të Durrësit, duke e kthyer atë në një vlerë të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore, shprehet Gonxhe”.

    Top Channel

  • “Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzoi monumentin e kulturës në Porto Romano

    “Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzoi monumentin e kulturës në Porto Romano

    Muret e Porto Romanos, një pasuri e trashëgimisë kulturore do t’i nënshtrohen një projekti restaurues.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, njofton arritjen e një marrëveshjeje për Monumentin e Kulturës së Kategorisë së Parë.
    “Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë.
    Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare “PORTI MBM” do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore”, njofton ministri në një njoftim në rrjetet sociale.
    Ky është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar një nga dëshmitë më të hershme të historisë urbane të Durrësit, duke e kthyer atë në një vlerë të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore, shprehet Gonxhe”.

    Top Channel

  • Procesi i përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe rregullorja e administrimit, specialistët inspektim në Apoloni

    Procesi i përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe rregullorja e administrimit, specialistët inspektim në Apoloni

    Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, ku u zhvillua dhe një inspektim nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në kuadër të procesit të përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe hartimit të rregullores së administrimit për parkun arkeologjik të Apolonisë, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me specialistët e parkut, realizuan një inspektim në terren, i cili konsistoi në: Dokumentimin fotografik të zonës arkeologjike; Hartografimin përmes marrjes së koordinatave në terren; Identifikimin dhe pozicionimin në hartë të zonave me potencial arkeologjik.
    Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ky proces synon mbrojtjen dhe menaxhimin e një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike dhe historike në Shqipëri, duke garantuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e kushteve për kërkime e studime të mëtejshme, në përputhje me kuadrin ligjor për mbrojtjen e zonave arkeologjike. Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Për guidat turistike, parku arkeologjik i Apolonisë është destinacioni i preferuar i turistëve të huaj.

  • Restaurimi i manastirit të Spilesë në Gjirokastër drejt përfundimit

    Restaurimi i manastirit të Spilesë në Gjirokastër drejt përfundimit

    Punimet restauruese në manastirin e Spilesë në Gjirokastër janë pranë përfundimit. Ndërhyrjet kanë përfshirë sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve, pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme; konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë. Gjithashtu ndërhyrjet kanë përfshirë dhe përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale si dhe restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës.
    Ecuria e ndërhyrjeve restauruese në manastirin e Spilesë u bë me dije një ditë më parë edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja. “Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, në Gjirokastër, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Falë këtyre punimeve, monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shprehet ministri Gonxhja. Manastiri i Shën Mërisë Spilesë është nga më të bukurit e Lunxhërisë. Më herët u bë me dije se ndërhyrjet ishin me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe investimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

  • Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin

    Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin

    Sot, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftuan se janë drejt përfundimit punimet restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.
    “Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shkruajnë Rama e Gonxhja ndërsa kanë ndarë edhe pamje nga puna për restaurimin.
    Punimet kanë përfshirë:
    -Sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve
    -Pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme
    -Konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë
    -Përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale
    -Restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës
    Manastiri i Shën Mërisë Spile është nga më të bukurit e Lunxhërisë. Ai ndodhet mbi Saraqinisht, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634.
    Kisha e manastirit të Shën Mërisë Spile është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në qershor të vitit 1973. Manastiri është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Manastiri ngrihet mbi një shkëmb gëlqeror për shkak të shpellave karstike. Aty kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyerjeje para Perëndisë.
     

  • Auron Tare: Via Egnatia nuk mund të përfundojë e mbytur me asfalt, masakër në dëm të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

    Auron Tare: Via Egnatia nuk mund të përfundojë e mbytur me asfalt, masakër në dëm të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

    Nga Julia Vrapi
    Rruga Egnatia, e cila njihet dhe si Via Egnatia, ka qenë një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike, por studiues, aktivistë dhe më gjerë e quajnë të papranueshme asfaltimin e dy anëve të rrugës historike. Studiuesi Auron Tare ngriti alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës Egnatia nga shtrimi i asfaltit, çka solli më pas edhe reagimin e kryetarit të Bashkisë së Peqinit, duke i cilësuar kritikat si të padrejta. Studiuesi Auron Tare reagimin e tij e bëri në rrjete sociale, duke iu drejtuar dhe kryeministrit, që të ndërhyjë dhe të ndalojë sipas tij këtë masakër në dëm të trashëgimisë kulturore.  Ndër të tjera studiuesi Tare, duke u shprehur dhe për rrënimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore  thotë se po bëhen dëme të pakthyeshme në trashëgimi. “Z. Kryeministër, ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemi qesharakë në sy të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj. Trashëgimia jonë kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre ndërhyrjeve kaq qesharake dhe absurde. Rrënimi i institucioneve kombëtare të trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave dhe institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pakthyeshme në trashëgimi”, shprehet studiuesi Tare. Në reagimin e tij studiuesi Auron Tare sjell në vëmendje edhe rëndësinë që ka Via Egnatia në trashëgiminë kulturore.  Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian, shprehet Auron Tare, që shton se është rruga ku shkelën legjionet romake gjatë Luftës Civile të Cezarit dhe Pompeut. “Rruga ku shkelën Perandorët e çdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojës. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbërriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e Kryqëzatave që vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë. Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”, shprehet studiuesi Auron Tare.
     Rruga historike dhe projekti
    Ajo që po ndodh me Via Egnatian në vendin tonë ka sjellë reagime të studiuesve, aktivistëve të shoqërisë cilëve, etj, duke kërkuar që të ketë reagime dhe të institucioneve të tjera në vend. Studiuesi Auron Tare që ka ngritur alarmin për rrezikun sipas tij që i kanoset rrugës historike Egnatia, ka ndarë dhe disa foto në rrjete sociale se çfarë ndodh tek ne dhe në vendet e tjera me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. “Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë mozaik të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm. Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian. Via Egnatia është udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me përbuzje për këto që po bëjmë ndaj trashëgimisë së saj”, shprehet Tare në reagimin e tij. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi reagoi përmes një deklarate për media, duke i cilësuar kritikat si të padrejta dhe sipas tij ndërhyrja synon si zhvillimin e turizmit, ashtu edhe përmirësimin e jetës për banorët e zonës. “Për vite me radhë, askush nuk e përmendi Peqinin, kur rruga historike ishte mbuluar nga ferrat dhe askush nuk e njihte. Sot që po punojmë për ta nxjerrë në dritë, na kritikojnë”, u shpreh Maçi. Ai theksoi se asfaltimi nuk është një dëmtim, por një mënyrë për ta mbrojtur dhe bërë të përdorshme rrugën. Ndër të tjera ai u shpreh edhe për ndërhyrjen për ruajtjen e një ure antike mbi 2400-vjeçare që ndodhet në zonë, duke bërë thirrje për mirëmbajtjen e saj. Më herët kryetari Maçi shprehej në rrjete sociale se Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit. Sipas tij po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Por për çfarë ndodh me trashëgiminë kulturore në vend, projektet dhe ndërhyrjet edhe më parë herë pas here ka pasur reagime, ku janë përfshirë specialistë të trashëgimisë kulturore, studiues, etj, duke kërkuar ndërhyrje më të kujdesshme për ruajtjen e vlerave.

  • Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

    Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

    Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset rrugës historike ‘Egnatia’ nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe ‘kërcënon’ me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë.

    Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson se asfaltimi i dy anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të ‘Via Egnatia’.

    ‘Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit! Po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Kjo rrugë nuk është thjesht infrastrukturë, por një xhevahir i trashëgimisë kulturore të Peqinit dhe Shqipërisë’,– shkruan Maçi në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga masakra në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri.

    Studiuesi Tare i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin, që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.

    ‘Z. Kryeminister! Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe  për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës,  po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

    Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde. Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave  dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.’ – shkruan Auron Tare.

    Më tej studiusi vijon me vlerat historike që mbart rruga Enatia ku shkruan: ‘Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e  Kryqëzatave që  vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku  Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë.  Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës’

    Tare përpiqet të edukojë Bashkinë Peqin, duke sjellë shembullin e vendeve ku kalon Rruga Egnatia dhe se si është ruajtur me fanatizëm nga këto vende.

    ‘Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm. Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian. Via Egnatia është  Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj’,– përfundon Tare.

    Por duket se kryebashkiaku Bukurosh Maçi nuk i pranon kritikat, teksa në një prononcim për mediat thotë se konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.

    ‘Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje. Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore. Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë. Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërtë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme. Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet’, – deklaron Maçi

  • Tare i drejtohet Kryeministrit: Ndërhyni për të ndalur masakrën mbi Trashëgiminë Kulturore dhe Via Egnatian

    Tare i drejtohet Kryeministrit: Ndërhyni për të ndalur masakrën mbi Trashëgiminë Kulturore dhe Via Egnatian

    Në një reagim publik drejtuar kryeministrit, studiuesi i njohur i historisë dhe trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje urgjente për të ndaluar atë që e quan “masakër mbi pasurinë kombëtare”. Ai paralajmëron se ndërhyrjet e pakontrolluara po dëmtojnë rëndë Via Egnatian – një nga rrugët më të rëndësishme të civilizimit europian – duke na bërë “qesharakë në sytë e botës” dhe duke rrezikuar trashëgiminë shekullore të Shqipërisë.
    Postimi i plotë:
    “Z. Kryeminister,Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.
    Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.
    Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e Kryqëzatave që vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku Sulltanët hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë. Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës.
    Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë mozaik të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.Via Egnatia është Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj.Foto1. Via Egnatia e “restauruar” nga Bashkia Peqin2. Pjese e Via Egnatia ne Maqedonine Veriore3. Via Egnatia ne Filipi, Greqi,4. Via Egnatia ne Kavalla Greqi,5-7 Via Apia Rome” – shkruan Auron Tare.

  • “Via Egnatia nuk mund të mbulohet me asfaltin e injorancës”/ Auron Tare bën krahasimin me fqinjët: Shikoni si Italia mbron Via Apian, vini dorë përpara se Europa të na shohë me përbuzje

    “Via Egnatia nuk mund të mbulohet me asfaltin e injorancës”/ Auron Tare bën krahasimin me fqinjët: Shikoni si Italia mbron Via Apian, vini dorë përpara se Europa të na shohë me përbuzje

    Studiuesi Auron Tare reagoi ashpër për ndërhyrjet që po bëhen në rrugën Egnatia.

    Në një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama, Tare kërkon ndërhyrje të menjëhershme, pasi sipas tij, “Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”.
    Vendet fqinje, thotë ai, i mbrojnë dhe restaurojnë pasuri të tilla të trashëgimisë kulturore, teksa thekson se “Via Egnatia është Udha jonë për në Europë”.
    Postimi i plotë i Tares:
    Z. Kryeministër, vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemi qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.
    Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre ndërhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.
    Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pakthyeshme në Trashëgimi.
    Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e Kryqëzatave që vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku Sulltanët hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë. Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës.
    Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm. Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.
    Via Egnatia është Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj.
    Foto1. Via Egnatia e “restauruar” nga Bashkia Peqin2. Pjese e Via Egnatia ne Maqedonine Veriore3. Via Egnatia ne Filipi, Greqi,4. Via Egnatia ne Kavalla Greqi,5-7 Via Apia Rome

    Top Channel

  • Masakër mbi Via Egnatia-n, Auron Tare-kryeministrit: Ndërhyni dhe ndaloni asfaltimin

    Masakër mbi Via Egnatia-n, Auron Tare-kryeministrit: Ndërhyni dhe ndaloni asfaltimin

    Studiuesi Auron Tare ka reaguar, pasi drejtuesit vendor kanë publikuar fotografi, duke e asfaltuar Via Egnatia-n. Tare shprehet se kryeministri duhet që të ndërhyjë dhe ta ndalojë këtë masakër mbi trashëgiminë tonë kulturore.
    Ai shton se Via Egnatia mban shumë histori dhe është tepër e gabuar të mbulohet me asfalt.
    Postimi i studiuesit Auron Tare:

    Zoti Kryeminister,
    Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri.
    Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës,  po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.
    Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.
    Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave  dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.
    Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e  Kryqëzatave që  vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku  Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë.  Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës.
    Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.
    Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.
    Via Egnatia është  Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj.
    Foto

    Via Egnatia e “restauruar” nga Bashkia Peqin
    Pjese e Via Egnatia ne Maqedonine Veriore
    Via Egnatia ne Filipi, Greqi,
    Via Egnatia ne Kavalla Greqi,

    5-7 Via Apia  Rome.

    gijotina.com/