Tag: trashëgimisë

  • Aktivistët letër MEKI-t: Spaçi nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma

    Aktivistët letër MEKI-t: Spaçi nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma

    Nga Julia Vrapi
    Ish-Burgu i Spaçit po restaurohet, por ndërhyrjet janë kundërshtuar nga ish të burgosur politikë dhe aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë, ku sipas tyre nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma që i nënshtrohen estetikës dhe jo së vërtetës historike. Ish burgu i Spaçit është monument kulture i kategorisë së dytë, shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2007. Ndërhyrjet tani janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe kanë karakter konservues-restaurues me aplikues dhe zhvillues Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ku sipas vendimit që mban datën 6.12. 2024 gjatë këtij procesi punimet të mbikëqyren nga DRTK Shkodër. Por aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, organizata të ndryshme dhe më gjerë shprehen se këto ndërhyrje po cënojnë identitetin e objekteve.
    Disa organizata, shoqata dhe aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore i janë drejtuar me një letër të hapur Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke kërkuar të ndalen ndërhyrjet e pakontrolluara, që dëmtojnë sipas tyre autenticitetin e burgut të Spaçit. “Ne, organizatat dhe qytetarët e angazhuar në mbrojtjen e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore, shprehim shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjet që po bëhen aktualisht në ambientet e ish-Burgut të Spaçit, një nga vendet më simbolike të dhunës politike gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Pamjet e publikuara së fundmi dhe informacionet në terren tregojnë se në zonën e mbrojtur po realizohen punime ndërtimi-mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë autenticitetin e objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës”, thuhet në këtë letër drejtuar MEKI-t dhe IKTK-së.
    Ndërhyrje që bien ndesh me planin e menaxhimit
    Më herët për ish burgun e Spaçit është diskutuar dhe për planin e menaxhimit, por në letrën drejtuar MEKI-t dhe IKTK-së thuhet se këto ndërhyrje bien ndesh dhe me vetë planin, që ndër të tjera shpreh se ndërhyrjet konservuese duhet të jenë të natyrës “arkeologjike”, duke ruajtur rrënojat dhe strukturat ekzistuese në gjendjen që ndodhen. “Po ashtu ndërhyrjet bien ndesh dhe me vetë Planin e Menaxhimit të Spaçit, i cili në mënyrë të qartë thekson se: “Nuk do të merren masa për të rikthyer gjendjen e ndërtesave siç ishin në vitin 1991, por do të kryhet një aktivitet konservues që të dëshmojë këto tre dekada përpjekjesh të shoqërisë shqiptare për t’u përballur me të kaluarën e saj të dhimbshme.” (Plani i Menaxhimit, fq. 37). “ https://konsultimipublik.gov.al/…/RENJK_712_(Draft… ” Gjithashtu, në Aneksin E të planit, qartazi thuhet se ndërhyrjet konservuese duhet të jenë të natyrës “arkeologjike”, duke ruajtur rrënojat dhe strukturat ekzistuese në gjendjen që ndodhen, pa restaurime të plota ose rikonstruksione që mund të deformojnë kuptimin historik të vendit”, thuhet në letër.
    Ndër të tjera në letër bëhet me dije se aktualisht, ndërtimi i mureve të reja dhe mbulimi i fasadave me suva moderne dëmton seriozisht integritetin historik dhe përvojën e kujtesës, duke rrezikuar shndërrimin e Spaçit nga një vend dëshmie të vuajtjeve, në një skenografi artificiale. Për këtë arsye, organizata të ndryshme, shoqata të ish të përndjekurve politikë, aktivistë dhe më gjerë kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në objektin në fjalë, derisa të zhvillohet një verifikim profesional transparent, në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile, ish-të përndjekur politikë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore.
    “Spaçi nuk është thjesht një monument. Është vend i dhimbjes, i kujtesës, i rezistencës. Ai nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma që i nënshtrohen estetikës dhe jo së vërtetës historike”, vijon më tej letra, e cila mbyllet se çdo ndërhyrje në Spaç duhet të bazohet në studime serioze historike dhe konservuese, dhe të realizohet vetëm në frymën e respektimit të kujtesës kolektive dhe dinjitetit të atyre që vuajtën aty. Kjo letër është nënshkruar nga organizata “Tek Bunkeri”, Fondacioni “Kujto Albania”, organizata “Qëndresa Qytetare”, Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë, Shkodër, Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë, Korçë, Qendra Art Kontakt, Shtëpia botuese Berk, Institute for Democracy, Media and Culture; DebatikCenter of Contemporary Art, Shoqata Sebastia, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Zeta Contemporary Art Center, etj.

  • Xhubleta frymëzon të rinjtë e shkollave profesionale

    Xhubleta frymëzon të rinjtë e shkollave profesionale

    Trashëgimia kulturore shqiptare mori jetë në një aktivitet unik artistik, ku nxënës dhe mësues të shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani sollën në skenë një spektakël mode të frymëzuar nga xhubleta – veshja e lashtë shqiptare e shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.Në këtë aktivitet përmbyllës, tradita dhe moderniteti u shkrinë në një shfaqje krijimtarie e mjeshtërie, ku të rinjtë treguan se aftësimi profesional është një rrugë e fortë drejt vetërealizimit dhe inovacionit kulturor.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe pasionin e nxënësve dhe mësuesve pjesëmarrës, duke vlerësuar këtë aktivitet si një dëshmi të fuqisë transformuese të edukimit profesional në ruajtjen dhe ripërjetimin e trashëgimisë.Xhubleta – veshje e grave të Malësisë, me origjinë që daton nga epoka e bronzit – u kthye në pikënisje për krijime bashkëkohore që ruajnë identitetin dhe shpirtin e saj unik. Aktiviteti tregoi se kjo veshje katërmijëvjeçare nuk është vetëm një relike historike, por një simbol i gjallë që mund të frymëzojë brezat e rinj.MEKI falënderoi për organizimin fondacionin “Tre Mariat”, Qendrën Antropologjike Xhubleta, AKPA për bashkëpunimin me shkollat profesionale, SDC/S4J për mbështetjen, Drejtorinë e Pronësisë Industriale për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen ligjore të krijimeve, si dhe mësuesit e drejtuesit e shkollave për përkushtimin e tyre të përditshëm.“Ky projekt është dëshmi se kur rinia, kultura dhe edukimi bashkëpunojnë, rrënjët dhe krahët ecin bashkë”, u theksua në përmbyllje të aktivitetit, i cili u zhvillua me mbështetjen e Albanian Night – një shtëpi e madhe e artit dhe mikpritjes shqiptare.Xhubleta shqiptare u pranua më 28 nëntor 2022 në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si një pasuri unike që tashmë i përket gjithë njerëzimit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Trashëgimia kulturore shqiptare mori jetë në një aktivitet unik artistik, ku nxënës dhe mësues të shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani sollën në skenë një spektakël mode të frymëzuar nga xhubleta – veshja e lashtë shqiptare e shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.Në këtë aktivitet përmbyllës, tradita dhe moderniteti u shkrinë në një shfaqje krijimtarie e mjeshtërie, ku të rinjtë treguan se aftësimi profesional është një rrugë e fortë drejt vetërealizimit dhe inovacionit kulturor.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe pasionin e nxënësve dhe mësuesve pjesëmarrës, duke vlerësuar këtë aktivitet si një dëshmi të fuqisë transformuese të edukimit profesional në ruajtjen dhe ripërjetimin e trashëgimisë.Xhubleta – veshje e grave të Malësisë, me origjinë që daton nga epoka e bronzit – u kthye në pikënisje për krijime bashkëkohore që ruajnë identitetin dhe shpirtin e saj unik. Aktiviteti tregoi se kjo veshje katërmijëvjeçare nuk është vetëm një relike historike, por një simbol i gjallë që mund të frymëzojë brezat e rinj.MEKI falënderoi për organizimin fondacionin “Tre Mariat”, Qendrën Antropologjike Xhubleta, AKPA për bashkëpunimin me shkollat profesionale, SDC/S4J për mbështetjen, Drejtorinë e Pronësisë Industriale për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen ligjore të krijimeve, si dhe mësuesit e drejtuesit e shkollave për përkushtimin e tyre të përditshëm.“Ky projekt është dëshmi se kur rinia, kultura dhe edukimi bashkëpunojnë, rrënjët dhe krahët ecin bashkë”, u theksua në përmbyllje të aktivitetit, i cili u zhvillua me mbështetjen e Albanian Night – një shtëpi e madhe e artit dhe mikpritjes shqiptare.Xhubleta shqiptare u pranua më 28 nëntor 2022 në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si një pasuri unike që tashmë i përket gjithë njerëzimit.

  • Rama sjell të dielën në Beratin e bukurisë, historisë, traditës dhe vizitorëve të huaj

    Rama sjell të dielën në Beratin e bukurisë, historisë, traditës dhe vizitorëve të huaj

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një video mbresëlënëse që sjell një panoramë poetike dhe vizuale të qytetit të Beratit, një prej margaritarëve të trashëgimisë shqiptare, i njohur për bukurinë e tij arkitektonike, pasurinë historike dhe mikpritjen e tij të rrallë. Përmes këtij postimi, Rama i ka dhënë zë dhe figurë një Berati që shndrit si pasqyrim i identitetit kulturor shqiptar dhe një destinacioni gjithnjë e më të frekuentuar nga vizitorët e huaj.

    Videoja, e kuruar me një ndjeshmëri të veçantë për detajin dhe atmosferën, sjell peizazhe karakteristike të qytetit me “një mbi një dritare”, rrugicat me kalldrëm, siluetat e xhamive e kishave që jetojnë në harmoni, si dhe tingujt e një jete që ruan ritmin e së kaluarës duke e përthithur modernitetin me dinjitet. Ajo është një thirrje për ta parë Beratin jo vetëm si një vendbanim historik, por si një përvojë që mbart shpirtin e Shqipërisë së vërtetë.
    Mes rreshtave të këtij komunikimi digjital, Rama ka synuar të promovojë Beratin si një shembull suksesi të turizmit kulturor dhe të ruajtjes së trashëgimisë, duke theksuar jo vetëm atraksionet vizuale, por edhe praninë gjithnjë në rritje të turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë këtë qytet. Kjo rritje e interesit ndërkombëtar ndaj Beratit është një tregues i kthesës pozitive që ka marrë imazhi i Shqipërisë në sytë e botës – një vend që nuk ofron vetëm natyrë të virgjër, por edhe vlera të rralla kulturore e historike.
    Ky postim është pjesë e një narrative më të gjerë të qeverisë shqiptare për të promovuar turizmin si një motor zhvillimi ekonomik dhe për të përforcuar ndjesinë e krenarisë kombëtare për thesaret e trashëgimisë sonë. Përmes artit të imazhit dhe fjalës, Kryeministri ka sjellë një përjetim që tejkalon politikën e përditshme, duke prekur dimensionin emocional të kujtesës kolektive dhe të aspiratës për një Shqipëri që frymëzon.
    Në këtë mënyrë, Berati nuk shfaqet vetëm si një qytet, por si një dëshmi e gjallë e asaj që Shqipëria mund të jetë – një urë mes së shkuarës së lavdishme dhe një të ardhmeje të hapur ndaj botës.
    Albert Vataj

  • Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, tashmë është restauruar dhe pret vizitorë, vendas dhe të huaj

    Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, tashmë është restauruar dhe pret vizitorë, vendas dhe të huaj

    Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se kjo kullë historike iu nënshtrua rijetëzimit dhe tashmë është e hapur për komunitetin dhe vizitorët.
    Projekti përbën një hap tjetër për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

    Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, është monument i veçantë kulture dhe historie, që i përket kategorisë së parë.
    E ndërtuar rreth 150 vite më parë nga bijtë e Kurpalit, kjo kullë ka mbijetuar kohërat e vështira dhe ruan në gurët e saj një histori të pasur atdhetarie dhe krenarie. Kulla e Kurpalëve ka rifituar shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe tashmë është shndërruar në një muze të hapur për të gjithë.
    Vizitorët kanë mundësinë të njohin nga afër arkitekturën karakteristike të kullës, mënyrën tradicionale të jetesës dhe ngjarjet historike që kjo kullë ka përjetësuar ndër vite.
    Me historinë e saj frymëzuese, kulla jo vetëm që dëshmon identitetin kulturor të krahinës së Hasit, por edhe kujton forcën e shpirtit shqiptar për të mbrojtur atdheun.
    Një pasuri e trashëgimisë sonë kombëtare që mirëpret të gjithë ata që duan të ndihen më pranë historisë dhe traditës shqiptare.

  • Takimi i Polifonisë! Edicioni i nëntë, tradita në Gjirokastër rikthehet me zërat e rinj

    Takimi i Polifonisë! Edicioni i nëntë, tradita në Gjirokastër rikthehet me zërat e rinj

    Mbrëmjen e 30 majit, Sheshi “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër u mbush me tingujt e polifonisë gjatë edicionit të nëntë të Takimit të Polifonisë, një aktivitet tashmë i përvitshëm që organizohet  nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko.

    Rreth 150 nxënës nga tre shkolla të Gjirokastrës dhe shkolla e Libohovës performuan këngë polifonike dhe valle tradicionale, një dëshmi e angazhimit të të rinjve për të mbajtur gjallë isopolifoninë, një nga format më të veçanta të trashëgimisë muzikore shqiptare.
    Polifonia në Gjirokastër dhe Libohovë përcillet mbi të gjitha, në familje dhe në jetën e përditshme, në dasma, gëzime e ceremoni, ku zëri i gjyshërve ndihmon që tradita të mos shuhet. Kjo mënyrë e natyrshme e transmetimit nga brezi në brez ka mbetur e gjallë në shumë shtëpi të Jugut, ku edhe sot kur mblidhen disa njerëz në një oborr, mund të nisin këngën  si dikur, për të shprehur mallin, brengën, por edhe gëzimin e humorin.
    Roland Çenko, i njohur për përkushtimin e tij në edukimin përmes këngës, thotë se ky aktivitet është tashmë pjesë e kalendarit të tij çdo vit.
    “Ky ishte edicioni i nëntë dhe jam shumë krenar për këta fëmijë. Mendoj se po bëj gjënë e duhur kur shkoj t’i takoj ,mezi më presin.Numri i atyre që i bashkohen grupeve po shtohet. Gjithnjë e më shumë duan të mësojnë , kjo është shpresëdhënëse.”
    Në këtë përpjekje për ruajtjen e trashëgimisë, edhe shkollat kanë luajtur rol të rëndësishëm, duke e integruar polifoninë në jetën kulturore të nxënësve. Një vajzë nga Ansambli i Libohovës tha:
    “Është një privilegj që ne transmetojmë traditën e Libohovës , këngët, vallet dhe isopolifoninë. Ne jemi të ndarë në dy grupe: tek grupi i të rinjve marrin pjesë 23 persona, ndërsa te më të vegjlit rreth 35. Kënga dhe vallja e traditës janë një pasuri jo vetëm për ne, por për të gjithë njerëzit.”
    Polifonia e Gjirokastrës, e njohur për ndërtimin e saj katër-zërësh dhe për karakterin horizontal të këndimit, ka qenë për shekuj një mënyrë shprehjeje e jetës, ndjenjave dhe historive njerëzore , një gjuhë që ka jetuar në këngë, në oborre, në festa dhe në dhimbje.
    Në vitin 2005, isopolifonia shqiptare u njoh nga UNESCO si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, një status që vlerëson jo vetëm bukurinë artistike të saj, por edhe forcën me të cilën vijon të përcillet përmes brezave.

    Top Channel

  • I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames, homazhet tek Akademia e Shkencave

    I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames, homazhet tek Akademia e Shkencave

    Përcillet sot për në banesën e fundit, publicisti dhe ish-zyrtari Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare.
    Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
    Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
    Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rallë të arkefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    Karriera e tij si zyrtar nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës e me pas nga 2000-2002 nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.
    Nga 2013 e deri në largimin në 2023 drejtoi ALUIZNIN e më pas Kadastrën.

  • Kthehet më kalërimin e tij epik nga lashtësia, “Kalorësi i Babunjës”

    Kthehet më kalërimin e tij epik nga lashtësia, “Kalorësi i Babunjës”

    Një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, “Kalorësi i Babunjës”, ka nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm nga thellësitë e tokës së Arnisës së lashtë në Babunjë të Lushnjës, drejt skenave ndërkombëtare të artit dhe historisë. Ky artefakt i rrallë, një statujë bronzi 14-15 cm e lartë që paraqet një kalorës të armatosur mbi kalë, daton rreth shekullit VI para erës sonë dhe është një dëshmi e gjallë e mjeshtërisë artistike dhe kulturës së pasur të Ilirisë së Jugut .

    Zbulimi i kësaj statuje u bë në vitin 2018 gjatë gërmimeve arkeologjike të ndërmarra nga Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me një ekip gjerman, në vendbanimin antik të Arnisës, një qytet ilir që besohet të ketë qenë një koloni e Apolonisë dhe që lulëzoi në shekullin IV para erës sonë . Për shkak të vlerës së saj të jashtëzakonshme, statuja iu nënshtrua një procesi të kujdesshëm restaurimi në Institutin Getty në SHBA, ku ekspertët bashkëpunuan me Institutin Shqiptar të Arkeologjisë për të analizuar, pastruar dhe ruajtur këtë vepër unike .Pas restaurimit, “Kalorësi i Babunjës” u ekspozua në Muzeun Getty Villa në Los Angeles nga 26 korriku 2023 deri më 29 janar 2024, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve ndërkombëtarë . Aktualisht, kjo statujë është e ekspozuar në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë dhe do të qëndrojë atje deri më 31 korrik 2025, duke shërbyer si një ambasador i trashëgimisë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare .Ky udhëtim i “Kalorësit të Babunjës” nga tokat ilire drejt muzeve më prestigjioze të botës është një dëshmi e rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore. Ai na kujton se thesaret e së kaluarës mund të ndriçojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur, ku historia dhe kultura jonë zënë vendin që meritojnë në mozaikun e qytetërimeve botërore.
    Albert Vataj

  • PROFIL / U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame?

    PROFIL / U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame?

    Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Artan Lame ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
    Ai njihet si publicist, studiues dhe një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.
    I lindur në Tiranë në vitin 1967, Lame përfundoi studimet në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, dega Inxhinieri Markshajderi. Pavarësisht formimit teknik, ai u shqua si publicist, koleksionist, opinionist dhe njohës i thellë i historisë shqiptare. Ai kontribuoi për më shumë se dy dekada në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.
    Karriera institucionale dhe politike
    Artan Lame ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme publike:
    2000 – Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës
    2000-2002 – Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
    2002-2005 – Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit
    2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
    2019-2021: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).
    Në veprimtarinë politike, Lame ishte anëtar aktiv i Partisë Socialiste, pjesë e Asamblesë Kombëtare dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2005, 2009 dhe 2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013.
    Kontributi në kulturë dhe akademi
    Lame ishte nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë, anëtar i klubeve ndërkombëtare të koleksionistëve dhe studiues i heraldikës. Drejtonte Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë dhe ishte lektor në Universitetin “Marin Barleti”.
    Botime të rëndësishme
    Ndër veprat më të njohura të tij janë:
    Tirana në kartolina deri më 1944
    Medaljet shqiptare 1914–1944 dhe 1945–2002
    Princi i Shqiptarëve
    Piramida e Tiranës (bashkëautor me Ardian Klosin)
    Tirana, Planin, Building, Living (bashkëautor)
    Ai njihej edhe për rubrikat javore “Shqipni e harrume” dhe “Shqipni tavolinash” në revistën “JAVA” dhe gazetën “SHQIP”.
    Vlerësime dhe dekorata
    Në vitin 2010, Lame u vlerësua me çmimin ndërkombëtar “Book of the Year” nga MIC London për veprën e tij “Medaljet shqiptare 1914–2002”. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, në takimin e shteteve palë të Konventës së UNESCO-s 1970

    Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, në takimin e shteteve palë të Konventës së UNESCO-s 1970

    Takimi i tetë i shteteve palë të Konventës së UNESCO-s 1970 kishte në qendër dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni shqiptar, ku ministri Blendi Gonxhja shprehet se vendi ynë është një zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja delegacioni shqiptar ndau përvojën dhe angazhimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore. “Shqipëria, një zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore! Në takimin e 8-të të shteteve palë të Konventës së UNESCO-s 1970, delegacioni shqiptar i përbërë nga Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, MEKI dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndau përvojën dhe angazhimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore.
    Ambasadorja pranë UNESCO, znj. Besiana Kadare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solli në vëmendje rastin e suksesshëm të rikthimit të 20 ikonave të trafikuara, në mënyrë të paligjshme dhe të rikthyera në dhjetor 2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe foto nga ky takim. Ministri i MEKI-t thotë më tej se Shqipëria kontribuoi edhe në hartimin e një rezolute të re, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe parandalimin e këtij fenomeni global. Në 12 korrik 2021, gjatë takimit dypalësh të ministrave të Kulturës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, homologu nga Maqedonia e Veriut parashtroi kërkesën që palët të dakordësojnë një marrëveshje për rikthimin e ikonave të trafikuara në territorin shqiptar.

  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë

    VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Muzeu i Lundrimit në hyrje të Shkodrës po merr formë dita-ditës.
    Puna po vijon me ritme të shpejta për t’i dhënë qytetit një hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë së tij, e lidhur ngushtë me lundrimin në liqen dhe lumenjtë që e rrethojnë.
    

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!