Tag: trashëgimisë

  • Babai i 106 fëmijëve, themeluesi i Telegram zbulon planin e trashëgimisë prej 14 miliardë dollarë

    Babai i 106 fëmijëve, themeluesi i Telegram zbulon planin e trashëgimisë prej 14 miliardë dollarë

    Bashkëthemeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, i njohur si “miliarderi i padukshëm” dhe krijuesi i një prej platformave më të mëdha të mesazheve të enkriptuara në botë, ka habitur sërish opinionin publik. Në një intervistë të fundit për revistën franceze Le Point, 40-vjeçari zbuloi se është babai i 106 fëmijëve.

    Sipas Durovit, gjashtë prej tyre janë biologjikë nga tre gra të ndryshme, ndërsa rreth 100 fëmijë të tjerë kanë ardhur në jetë falë dhurimit të spermës në 12 vende të ndryshme gjatë 15 viteve të fundit. “Nuk ka qenë aspak një marifet për famë,” tha ai. “Të gjithë janë fëmijët e mi. Pavarësisht mënyrës së lindjes, do të trajtohen të gjithë njësoj.”
    Plani i trashëgimisë së DurovitDurov zbuloi gjithashtu se ka hartuar një testament të ri, duke vendosur që fëmijët e tij të mos kenë qasje në pasurinë e tij për 30 vjet, duke nisur nga dita e sotme. “Dua që ata të rriten të pavarur dhe të mos formësohen nga pasuria në moshë të re. Nuk dua që të zihen për para pas vdekjes sime,” u shpreh ai.

    Akuzat ligjore Aktualisht, Durov përballet me akuza penale që përfshijnë pastrim parash, trafik droge dhe mashtrim. Ai i cilëson këto si “një kurth i mirëorganizuar”.
    Pas largimit nga Rusia në vitin 2014, kur refuzoi t’i dorëzonte autoriteteve të dhëna për protestuesit, Durov është bërë shtetas francez dhe jeton jashtë vendit. Ai ndjek një stil jete minimalist, larg telefonave inteligjentë, sheqerit dhe kafeinës. “Njoftimet janë parazitë në jetën tonë,” tha ai, duke treguar se përdor një iPad për të qëndruar i fokusuar.
    Telegram dhe mbrojtja e privatësisëPërballë akuzave nga autoritetet franceze se Telegram po përdoret për aktivitete të paligjshme, Durov mbrojti platformën e tij duke theksuar sigurinë që ofron: “Ne mund të monitorojmë kanalet publike, por mesazhet private janë të shenjta. Ato mbeten të paprekshme. Kjo është baza e vlerave tona.”
    /vizionplus.tv

  • Përfundon restaurimi në kalanë e Malathresë, projekti u hartua nga DRTK Vlorë

    Përfundon restaurimi në kalanë e Malathresë, projekti u hartua nga DRTK Vlorë

    Ndërhyrja restauruese në kalanë e Malathresë ka përfunduar.  Një tjetër objekt i trashëgimisë sonë kulturore , ku më parë u hartua dhe një projekt për këto ndërhyrje, të cilat Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën me dije se kanë përfunduar. “Punimet e restaurimit dhe konsolidimit në kalanë e Malathresë, monument kulture i kategorisë së parë, në fshatin Mursi, njësia administrative Xarrë, janë përfunduar me sukses!”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, që ka ndarë dhe foto të kalasë në faqen e saj. Ky projekt, pjesë e paketës së mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë për vitin 2025, u hartua nga specialistët e kësaj drejtorie dhe u miratua nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Ndërhyrjet kryesore përfshinë:
    Pastrim nga bimësia dhe injektim i solucionit për tharjen e rrënjëve; Konturimi i itinerarit të vizitorëve; Konsolidim strukturor i mureve prej guri. Drejtoria Rajonale e  Trashëgimisë Kulturore  Vlorë shprehet se ky është një tjetër hap për ruajtjen, si dhe promovimin e pasurisë sonë kulturore në jug të Shqipërisë. “Trashëgimia është përgjegjësi, dashuri dhe kujtesë”, thuhet nga DRTK Vlorë. Gërmimet arkeologjike kanë treguat se ndërtimi fillestar i saj daton në gjysmën e dyte të shek. III para. Kr dhe ka një fazë tjetër ripërdorimi në periudhën romake. Në fazën fillestare ndërtesa ka formë katërkëndore me përmasa 15 x 15 m, e fortifikuar me katër kulla në kënde dhe një oborr qëndror të ngjashëm me një peristil, të rrethuar me kthina të ndryshme. Kjo ndërhyrje në kalanë e Malathresë vjen në vijim dhe të atyre më parë, që janë bërë në të tjera objekte monument kulture.
     

  • Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

    Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

    Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me jetën, traditat dhe mjeshtërinë e banorëve të zonës.
    Programi përfshiu një seri aktivitetesh që sollën në vëmendje bukuritë natyrore, jetën e përditshme dhe pasuritë shpirtërore të komunitetit: guida lokale në rrugicat e fshatit dhe në pikat karakteristike pranë liqenit, rrëfime historike, kinema në natyrë, punëtori artizanale, degustime të gatimeve tradicionale.
    “Është arritur aplikimi nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit me ndihmën e ‘Giz Albania’ për fshatin më të mirë turistik në botë, ku Shqipëria konkurron me gjashtë fshatra në total, ndaj 60 shteteve me 270 fshatra në total dhe Zogaj është një nga këto fshatra”, tha Gent Fetahaj.
    Për banorët liqeni i Shkodrës është konsideruar si pjesë e identitetit të tyre ndaj ata tentojnë ta ruajnë me fanatizëm nga peshkimi i paligjshëm dhe pa kriter.
    “Ne e kemi konsideruar gjithmonë sikur është liqeni jonë, gjithmonë ne e kemi pasur për gjynah që të gjuanim”, tha një banor.
    Drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër Renato Lumçi tha se ky institucion po punon për një turizëm të qëndrueshëm të kësaj zone të mrekullueshme.
    “Janë treguar eksperiencat e mrekullueshme që ka fshati, produktet turistike që mund të krijohen me Zogajn me kulinarin me peshkimin, me artizanatin”, tha Renato Lumçi, drejtor i turizmit.
    Përmes një panairi artizanati të kuruar me shumë kujdes, fshati tregoi mjeshtërinë e dorës shqiptare, ku rolin kryesor e zunë qilimat , një trashëgimi e vyer që përcillet brez pas brezi dhe që përfaqëson identitetin dhe artin vendas në formën më autentike.
    Të endur me ngjyra dhe motive karakteristike, qilimat e Zogajt ishin simbol i një kulture të gjallë që ruhet me krenari në çdo familje të zonës.
    Atmosfera u gjallërua edhe më shumë me tingujt e muzikës pranë bregut të liqenit, ku një DJ krijoi një mbrëmje relaksuese dhe të gëzueshme për të pranishmit. Ndërkohë, xhirot me varka mbi ujërat e qeta të liqenit ofruan një përjetim të rrallë të natyrës së paprekur dhe reflektuan harmoninë që ky fshat ofron mes traditës dhe qetësisë.
    Zogaj, fshati piktoresk buzë liqenit të Shkodrës, u kthye për dy ditë në një qendër të gjallë të kulturës, turizmit dhe trashëgimisë shqiptare përmes eventit “Tregime Fshati”, që u zhvillua më 13 dhe 14 Qershor.
    Ky aktivitet është pjesë e iniciativës “N’Fshat”, e ndërmarrë nga GIZ Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që prej vitit 2022 synon të krijojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural duke fuqizuar komunitetet lokale dhe vlerat e tyre autoktone.
    Klan News

  • “Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit”, veprimtaria  e parë artistike në Hamamin e Durrësit pas restaurimit

    “Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit”, veprimtaria e parë artistike në Hamamin e Durrësit pas restaurimit

    “Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit” do të vijë si një aktivitet i trashëgimisë kulturore midis së kaluarës dhe së tashmes. Programi i BE, “EU4Culture” bën me dije se ky aktivitet më 19 qershor do të zhvillohet në Hamamin e Durrësit. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Epidamn: Lidhja midis së Shkuarës dhe të Tashmes”, i zbatuar nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pas përfundimit të restaurimit nga “EU4Culture”, Hamami historik i Durrësit ka hapur dyert për qytetarët dhe vizitorët. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Qendra “Durrësi Aktiv”, në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës, organizon veprimtarinë e parë artistike brenda monumentit pas restaurimit. Artistët, muzikantët, aktorët dhe artizanët do të rikrijojnë atmosferën osmane dhe do të tregojnë se si trashëgimia frymëzon krijimtarinë bashkëkohore.
    “Çfarë do të përjetoni? Sheshi i Zanateve – mjeshtër qeramike & quilling live, ku mund të provoni dorën vetë. Tregimet e Halilit -udhëtim me humor e histori nga kronikat osmane të Evliya Çelebi. Intermezzo violonçeli që mbush hapësirën me tinguj meditative. Performanca “Ekuilibër / Equilibrium” – Hang zviceran, Didgerido australian, Daulle shqiptare, Longari, Bouzuk grek & isopolifoni, të ndërthurura në një spektakël unik. Projeksione AI me imazhe të Durrësit të vjetër në fasadën e Hamamit”, thuhet nga “EU4Culture”. Hamami në Durrës daton në shekullin XVIII.

  • Restaurohet xhamia e Allajbegisë, projekti u hartua nga IKTK

    Restaurohet xhamia e Allajbegisë, projekti u hartua nga IKTK

    Ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në Xhaminë e Allajbegisë, Dibër kanë përfunduar. Kjo pasuri kulturore tashmë i kthehet komunitetit, ndërsa ndërhyrjet janë bërë duke ruajtur dhe vlerat arkitekturore të saj. Kjo bëhet me dije nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që shprehet se ndërhyrjet në këtë objekt janë një tjetër hap në mbrojtje të trashëgimisë sonë. “Falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me një projekt të hartuar nga IKTK dhe të ndjekur nga DRTK Tiranë, kjo pasuri unike kulturore i kthehet komunitetit si një monument i restauruar me dinjitet, duke ruajtur vlerat arkitekturore dhe historike që e karakterizojnë.
    Një tjetër hap domethënës në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët”, thuhet nga IKTK. Xhamia e Allajbegisë është shpallur monument kulture, kategoria I, në vitin 1970. Ajo gjendet në fshatin Burim të Dibrës. Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat. Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë.
    Xhamija e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareje dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti. Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike.
     

  • Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë

    Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë

    Deputeti kanadez, Yvan Baker riprezantoi në Dhomën e Komunave projektligjin e tij si anëtar privat, i cili, nëse miratohet, do të shpallte muajin nëntor si Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë Kanadanë.

    Baker falënderoi deputetin Peter Fonseca për mbështetjen dhe për faktin që e ka dytësuar këtë projektligj. Ai shprehu shpresën se të gjithë anëtarët e Dhomës së Komunave do ta mbështesin nismën.
    “Kanadezët me prejardhje shqiptare kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë historike në Kanada, me kontribute që prekin komunitete në të gjithë vendin dhe që pasqyrohen në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore të Kanadasë”, u shpreh Baker.
    Nëse miratohet, Muaji i Trashëgimisë Shqiptare do të shërbente si një mundësi e veçantë për të njohur dhe vlerësuar kontributet e shqiptarëve në shoqërinë kanadeze.
    Ruki Kondaj, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada janë ndër mbështetësit e kësaj nisme.

    Top Channel

  • Kush kërkon të ‘lyejë’ historinë e Spaçit?/ Edison Lika:  730 persona nënshkruan peticionin brenda një javë

    Kush kërkon të ‘lyejë’ historinë e Spaçit?/ Edison Lika: 730 persona nënshkruan peticionin brenda një javë

    Në një intervistë për Syri TV me moderatoren Edvin Parruca, aktivisti Edison Lika komentoi situatën aktuale të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke theksuar se Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, ka “rënë në fatin e keq” për të drejtuar kulturën në vend.

    Lika foli gjithashtu për aksionet e tij dhe të organizatave të tjera në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, duke përmendur ndërhyrjen e paprecedentë në një monument të rëndësishëm dhe dorëzimin e një peticioni në Ministrinë e Kulturës.

    “Ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhes i ka rënë fati i keq të drejtojë kulturën në vendin tonë. Ky është një farë problemi që ne e kemi parë gjithë këto ditë të aktivizmit tonë dhe të asaj çfarë ishte kjo ndërhyrje e paprecedentë në një monument kulture të kategorisë së dytë, pa llogaritur atë çfarë përfaqëson ai objekt. Sot ishim për të dorëzuar një peticion pranë Ministrisë së Kulturës, jo sepse ne besojmë tek kjo ministri, por kjo ishte një nga hapat ku ishim ndalur gjatë këtij aksioni 1-javor. Ky peticion, për 6 ditë, u firmos nga 35 organizata dhe 730 individë. Nuk jemi angazhuar shumë në shpërndarjen e këtij peticioni, për shkak të angazhimit shumë intensiv që kemi pasur këtë javë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.” – tha Lika.

  • Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal për arkeologjinë nënujore

    Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal për arkeologjinë nënujore

    Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe nga institucionet shqiptare të trashëgimisë kulturore morën pjesë në një trajnim rajonal të zhvilluar në Ulqin, kushtuar arkeologjisë nënujore dhe digjitalizimit të trashëgimisë përmes metodave bashkëkohore.Ministri Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky aktivitet si dhe mesazhet kyçe të disa prej pjesëmarrësve, duke e cilësuar trajnimin si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurive kulturore nënujore të Shqipërisë.“Nga fotogrametria te simulimet në zhytje, kjo përvojë rriti kapacitetet tona për ruajtjen dhe promovimin e thesareve nënujore, duke forcuar bashkëpunimin Shqipëri–Mal i Zi–Kroaci,” u shpreh Gonxhja. Ai theksoi gjithashtu se trashëgimia kulturore, edhe ajo që ndodhet nën ujë, duhet të marrë vëmendjen që meriton si një aset i çmuar për turizmin dhe edukimin.Sabian Hasani, një nga specialistët pjesëmarrës, vlerësoi teknikisht përvojën e përfituar, sidomos në përdorimin e teknologjisë së fotogrametrisë. “Do të jetë një ndihmë e madhe, sidomos për ata si unë që nuk kanë pasur eksperiencë me arkeologjinë nënujore, e cila të ofron një perspektivë krejt tjetër,” u shpreh Hasani. Ai e quajti këtë fushë ende të pazhvilluar mirë në rajon dhe apeloi për përpjekje të bashkërenduara mes vendeve.Edhe Frenk Peza, specialist në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, e vlerësoi trajnimin si një përvojë domethënëse. “Na ndihmoi të kuptojmë si vende të ndryshme i qasen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kroacia është më e avancuar, por mënyra sesi duan të ndajnë përvojën është shumë frymëzuese,” u shpreh ai.Blerina Toci vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të identifikuar dobësitë dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në fushën e trashëgimisë kulturore. “Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të parë drejt të ardhmes, duke mësuar nga e kaluara,” tha ajo.Andrea Pambuku e përshkroi trajnimin si një mundësi për të mësuar si të mbrohen dhe të shfrytëzohen vendet nënujore për turizëm e edukim kulturor. Ndërsa Elisabeta Mosho theksoi rëndësinë e teknologjisë 3D në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm të fushës.Ky trajnim i përbashkët rajonal është një tjetër shembull i qasjes së re bashkëpunuese në fushën e trashëgimisë kulturore dhe integrimit të teknologjisë në ruajtjen e saj.

  • Andi Tepelena: Ndërhyrjet në Spaç jo profesionale, nuk mund të shndërrosh një vend historie për qëllime filmi

    Andi Tepelena: Ndërhyrjet në Spaç jo profesionale, nuk mund të shndërrosh një vend historie për qëllime filmi

    Nga Julia Vrapi
    Ish-Burgu i Spaçit i shpallur monument kulture kategoria e dytë në vitin 2007 po restaurohet, por ndërhyrjet janë kundërshtuar nga ish të burgosur politikë dhe aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë, ku sipas tyre nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma që i nënshtrohen estetikës dhe jo së vërtetës historike. Andi Tepelena aktivist i shoqërisë civile thotë se ndërhyrjet që po bëhen në ish burgun Spaçit nuk janë profesionale, sipas tij nuk mundet dot që një vend me një histori si Spaçi ta shndërrosh për qëllime filmi.
    Tepelena thotë se ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit nuk mund të bëhen pa një konsultim me ekspertë. “Mendimi im është që në ish burgun e Spaçit po ndodh diçka shumë e shëmtuar. Namik Ajazi ky regjisor që bën ndërhyrje të tilla pa pyetur askënd, pa patur asnjë lloj ndjeshmërie për atë kamp pune ku kanë vuajtur me qindra të burgosur nuk mund të ndërhyjë ashtu, sepse nuk është aspak profesionale të shndërrosh një vend historie për qëllime filmi apo qëllimi zbavitje, ose si të shkojë një regjisor tani në Aushvic dhe ti teket të bëjë mur ose të shndërrojë diçka se i duhet  për filmin e tij, kjo është kulmi i  kulmit.
    Kjo tregon se është aspak profesionale, sepse si mundet me një marrëveshje gojore me kryeministrin, që të ka premtuar që do të të financojë filmin dhe ti nisesh për të bërë ndryshimet pa u konsultuar më parë me ekspertët”, thotë aktivisti Andi Tepelena. Ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit kanë sjellë shumë reagime, ndërsa për momentin sipas aktivistit Andi Tepelena edhe punimet atje janë pezulluar. Ndër të tjera aktivisti i shoqërisë civile Andi Tepelena që dhe më parë ka reaguar për dëmtimet apo ndërhyrjet e gabuara në objekte, që janë monument kulture thotë se politikëbërësit në vendin tonë nuk kanë pasur interes ta ruajnë, mirëmbajnë dhe ta bënin të vizitueshëm, të kthehej në një muze ish burgu i Spaçit.
    “Ka 35 vjet nga të dyja qeveritë të majta dhe të djathta që nuk ka pasur interes për ta kthyer në muze, ka pasur vetëm fjalë, projekte të ndryshme, por efektivisht nuk është bërë asgjë. Kanë mbetur ata pak ish të burgosur politik të Spaçit si Fatos Lubonja që flasin dhe ai tregon, por një ditë kur këta të ndahen nga jeta kush do të rrëfejë për Spaçin? Spaçi duhet siç ka qenë që të vazhdojë ti transmetojë brezave çfarë ka ndodhur me Spaçin, me komunizmin, diktaturën. Ndaj është lënë në mëshirë të fatit, nuk ka kujdes njeri, ka një ping -pong të institucioneve dhe ia hedhin fajin njëri- tjetrit. Ka një plan menaxhimi të një fondacion italian, i cili është aprovuar dhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, por që nuk ka suvatim të mureve, etj, por të ruhej siç ishte në atë gjendje”, thotë aktivisti Andi Tepelena.
    Ndërhyrjet në shkelje ligjore
    Ndërhyrjet në ish burgun Spaçit janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe kanë karakter konservues-restaurues me aplikues dhe zhvillues Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, por Andi Tepelena aktivist i shoqërisë civile thotë se janë bërë në shkelje të ligjit. “Ka dhe shkelje ligjore në mënyrën se si është ndërhyrë aty pa një konsultim më parë. Të ndërhysh në mënyrë brutale thjesht për një film, ndërkohë që ka një plan menaxhimi që nuk lejon dhe është aprovuar vetë nga IKTK, që ndalon rreptësisht ndërhyrjet suvatimet që sjellin tjetërsim”, thoit Tepelena ndër të tjera. Këto ditë disa organizata, shoqata dhe aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore i janë drejtuar me një letër të hapur Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke kërkuar të ndalen ndërhyrjet e pakontrolluara, që dëmtojnë sipas tyre autenticitetin e burgut të Spaçit.

  • FOTOT- Zbulime arkeologjike në zonën e Divjakës

    FOTOT- Zbulime arkeologjike në zonën e Divjakës

    DIVJAKË-Në kodrat e Bishçukasit në Divjakë po kryhen gërmime arkeologjike që konsiderohen ndër më të rëndësishmet për periudhën ilire. Punimet zhvillohen prej disa javësh nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Muzeun Historik të Lushnjës.
    Gërmimet kanë zbuluar struktura dhe objekte të periudhave të ndryshme historike nga antikiteti i vonë, mesjeta deri në shekullin XIX – duke përfshirë tjegulla, enë qeramike, monedha dhe tulla me monograme.

    Gërmimet janë ndarë në dy sondazhe dhe zona e “Shën Gjergjit” shihet si një prej pikave më të rëndësishme për zbulime arkeologjike në vend. Më herët gjatë punimeve të tokës bujqësore banorët e zonës kanë ndeshur në materiale të rëndësishme historike të cilat i janë dorëzuar muzeut historik të Lushnjes. Një strukturë muresh rrethues apo një kollonë betoni, monedha të ndryshme ishin gjetjet e hershme, të cilat shtynë Insitutin e Trashëgimisë Kulturore të nisë këtë gërmim./ZËRI