Tag: trashëgimisë

  • UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    Ohri

    POGRADEC- Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.
    Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar. Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO. Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.
    Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.
    “Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi – në mënyrë aktive – vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.
    Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.
    Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?
    Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.
    “Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.
    Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur. Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore. Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.
    Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.
    Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjella
    Por, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit. Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore. E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.
    “Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel… Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.
    Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International – Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci.
    Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti. Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit. Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.
    “Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
    Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore. Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8. Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar.
    Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në  Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile. Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.
    I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpi
    Rajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij. Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë. Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale – çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla. Ai sjell edhe përfitime të tjera – nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare.
    Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.
    “Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi – ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo./REL

  • Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.

    Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.
    Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.
    Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.
    Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.
    “Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi – në mënyrë aktive – vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.
    Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.
    Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.
    “Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.
    Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur.
    Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore.
    Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.
    Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.
    Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjellaPor, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit.
    Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore.
    E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.
    “Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel… Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.
    Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International – Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci.
    Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti.
    Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit.
    Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.
    “Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
    Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore.
    Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8.
    Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar.
    Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile.
    Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.
    I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpiRajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij.
    Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë.
    Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale – çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla.
    Ai sjell edhe përfitime të tjera – nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare.
    Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.
    “Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi – ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo.
    Përgatiti: Valona Tela / REL

  • Sezoni veror artistik në Elbasan, më shumë aktivitete po zhvillohen në vendet e trashëgimisë kulturore për promovim

    Sezoni veror artistik në Elbasan, më shumë aktivitete po zhvillohen në vendet e trashëgimisë kulturore për promovim

    Prej kohësh Elbasani ka nisur sezonin artistik veror, i cili këtë vit synon të promovojë edhe sitet turistike.

    Për këtë qëllim të gjitha aktivitetet janë duke u mbajtur në ato vende që meritojnë më shumë promovim si vlera të trashëgimisë kulturore.
    Këtë javë kuarteti i harqeve “Virtuozët Elbasanas” performuan në Muzeun Etnografik dhe në kullat e kalasë duke sjellë një atmosferë magjike nën drejtimin artistik të Desart Shmilit.

    Top Channel

  • Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerësohet përparimi në menaxhimin e Butrintit, Beratit e Gjirokastrës

    Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerësohet përparimi në menaxhimin e Butrintit, Beratit e Gjirokastrës

    Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive tona më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë angazhimin dhe përparimin e Shqipërisë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive, duke vlerësuar në veçanti:
    -Butrintin, për përmirësimet në kuadrin e menaxhimit dhe planeve strategjike, për investimet në infrastrukturë dhe monitorimin e territorit dhe për projektet kërkimore e restauruese që po zbatohen në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.
    -Beratin dhe Gjirokastrën, për ruajtjen e integritetit historik dhe arkitektonik, përfshirjen e komuniteteve dhe përpjekjet për të balancuar turizmin me mbrojtjen kulturore.
    -Rajonin e Liqenit të Ohrit, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e një pasurie që është njëkohësisht natyrore dhe kulturore dhe ku progresi i shënuar vitet e fundit në planifikim dhe administrim u vlerësua gjerësisht.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) paraqitën një qëndrim të përbashkët për Rajonin e Liqenit të Ohrit, duke theksuar përkushtimin për menaxhim të integruar, forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët institucional të Maqedonisë së Veriut.
    “Që në momentin e përfshirjes së pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019, ICOMOS propozoi njëkohësisht përfshirjen e të gjithë pasurisë në listën e “rrezikut”. Ky qëndrim kërkonte të theksonte sfidat e trashëguara që nga shpallja si Pasuri Botërore e pjesës maqedonase, si dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme, veçanërisht në aspektet mjedisore. Natyra ndërkufitare e kësaj Pasurie Botërore përbënte gjithashtu një sfidë komplekse që në momentin e shpalljes dhe ka kërkuar bashkëpunim e bashkërendim të ngushtë ndërmjet aktorëve në të dyja anët e kufirit. Sidoqoftë, në këto vite pune intensive, falë një përkushtimi të koordinuar, janë shënuar arritje të rëndësishme në administrimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës rreth Liqenit të Ohrit. Veçanërisht aspektet kulturore kanë njohur një rivlerësim dhe ruajtje shumë më efikase, duke sjellë vlera të shtuara për Pasurinë Botërore.
    Të tri vendimet e miratuara nga KTB janë një konfirmim domethënës i asaj që tashmë e kemi të qartë: na pret ende shumë punë përpara dhe sfida të reja për t’u përballur me përkushtim dhe vizion. Dinamika e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, veçanërisht rritja e turizmit kulturor, kërkon angazhim maksimal dhe profesionalizëm të palëkundur nga të gjitha institucionet, jo vetëm nga MEKI, por edhe nga autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe të gjithë partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore, si në aspektin material ashtu edhe atë jomaterial“, shkruan MEKI, në një deklaratë pas Sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Top Channel

  • UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

    UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

    Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive kryesore të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore: Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe Rajoni i Liqenit të Ohrit – një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.
    Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë progresin dhe angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive. Butrinti u vlerësua për përmirësimet në menaxhim, investimet në infrastrukturë dhe projektet kërkimore e restauruese. Berati dhe Gjirokastra për ruajtjen e integritetit historik, ndërsa Rajoni i Liqenit të Ohrit për bashkëpunimin ndërkufitar dhe përparimin e shënuar në administrim.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit paraqitën qëndrim të përbashkët për Ohërin, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe përkushtimin për menaxhim të integruar.
    Përmes një reagimi publik, ministri Blendi Gonxhja theksoi se vendimet e miratuara janë një konfirmim domethënës për punën e bërë deri më tani, por edhe një paralajmërim për sfidat që duhen përballuar me profesionalizëm dhe vizion. “Na pret ende shumë punë përpara,” – tha ai, duke theksuar nevojën për angazhim të të gjithë aktorëve, përfshirë autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore.

  • Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

    Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

    Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë.
    Sipas Zhupës, paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura. Ajo thekson se UNESCO ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të projekteve si Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe ndryshime në planifikimin urban të Pogradecit, ndërkohë që apelon për ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve dhe palëve të përfshira në shkelje.
    Deklarata
    Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të meparshme të UNESCO dhe qindra kundërshtimeve tona publike.
    Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projekt ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore. Cdo vendim i mëparshëm i UNESCO ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve.
    Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve.
    Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkoj penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standartet.
    UNESCO pasi shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
    Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që:a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale;b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit;c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë.
    Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura, mos të betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe çdo gjë që i del para sepse kjo nuk i shërben as vendit dhe as mbrojtjes së pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale. UNESCO kërkon ata që e kemi kërkuar edhe ne dhe vazhdojmë kërkojmë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese. Pikërishtqë mos jemi para situatave të tilla ku rrezikojmë mos ekzistencën më të pasurive me vlera të jashtëzakonshme universale dhe ato shpallen në rrezik.
    Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën kërkoj respektimi dhe zbatimi një më një i rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. Dhe mbështes UNESCO në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të.
    Në peshore janë dollarët e AADF, fitimet e oligarkëve dhe shkeljet e përfitimet e qeverisë, dhe nga ana tjetër është interesi publik dhe ruajta e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të VJU-ve të pacënuara. Qytetarët dhe ne zgjedhim të dytën dhe do të qëndrojmë deri në fund për mbrojtjen e tyre.
    Gjithashtu edhe i bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.

  • Punime konservuese në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit të Durrësit

    Punime konservuese në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit të Durrësit

    Nga Juljana Vrapi
    Punimet konservuese në mozaiku e kapelës së Amfiteatrit të Durrësit po kryhen nga specialistët e Sektorit të Veprave të Artit -Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës. Ndërhyrja që po vijon në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit antik në Durrës është në vijim dhe të tjera ndërhyrjeve gjatë kësaj kohe në monumentet e kulturës në vend. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se ndërhyrjet në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit të Durrësit përfshijnë: injektim për forcimin e strukturës; pastrim delikat të sipërfaqes së mozaikut dhe konsolidim të teserave me brumë qelqi.
    “Një hap i rëndësishëm për ruajtjen e një prej thesareve më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore!”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që ka publikuar në faqen e tij edhe foto të ndërhyrjeve në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit antik të Durrësit. Në Durrës ka dhe të tjerë mozaikë që janë të njohur për vlerat e tyre, ku edhe mozaiku i kapelës së amfiteatrit është pjesë e trashëgimisë së pasur të këtij qyteti. Një vit më parë një tjetër mozaik doli në dritë në sitin më të ri arkeologjik të qytetit të Durrësit, në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”. Bashkë me këtë mozaik dolën në dritë edhe afreske shumëngjyrëshe, pjesë e dekorit të vilës që në kohët antike ndodhej shumë pranë amfiteatrit të qytetit.
    Mozaiku në kapelën e Amfiteatrit
    Mozaiku në kapelën e Amfiteatrit të Durrësit është trajtuar dhe më parë nga specialistët e institutit të monumenteve të kulturës.  Amfiteatri i Durrësit ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 351 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-‘70 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
     

  • Rifillojnë pas 30 vitesh gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës

    Rifillojnë pas 30 vitesh gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës

    Pas më shumë se tre dekadash, kanë rifilluar zyrtarisht gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) njoftoi se punimet kanë nisur tre ditë më parë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik. Qëllimi kryesor i këtyre gërmimeve është identifikimi i fazave më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke shtuar njohuritë shkencore dhe duke pasuruar përvojën kulturore të vizitorëve.Zbulimet e para kanë sjellë në dritë gjurmë të një kulle që i përket periudhës së antikitetit të vonë (shekujt V–VI pas Krishtit), si dhe materiale të tjera arkeologjike të kësaj kohe. Këto janë prova të rëndësishme që dokumentohen për herë të parë dhe që japin një perspektivë të re mbi origjinën dhe historinë shumëfishe të kalasë.E ndodhur mbi një kodër 370 metra mbi nivelin e detit, Kalaja e Gjirokastrës është simboli i qytetit dhe një nga destinacionet më të vizituara në Shqipëri. Përmendur për herë të parë në vitin 1336 si qytet dhe kështjellë, ajo është sot pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke tërhequr çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Pas më shumë se tre dekadash, kanë rifilluar zyrtarisht gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) njoftoi se punimet kanë nisur tre ditë më parë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik. Qëllimi kryesor i këtyre gërmimeve është identifikimi i fazave më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke shtuar njohuritë shkencore dhe duke pasuruar përvojën kulturore të vizitorëve.Zbulimet e para kanë sjellë në dritë gjurmë të një kulle që i përket periudhës së antikitetit të vonë (shekujt V–VI pas Krishtit), si dhe materiale të tjera arkeologjike të kësaj kohe. Këto janë prova të rëndësishme që dokumentohen për herë të parë dhe që japin një perspektivë të re mbi origjinën dhe historinë shumëfishe të kalasë.E ndodhur mbi një kodër 370 metra mbi nivelin e detit, Kalaja e Gjirokastrës është simboli i qytetit dhe një nga destinacionet më të vizituara në Shqipëri. Përmendur për herë të parë në vitin 1336 si qytet dhe kështjellë, ajo është sot pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke tërhequr çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

  • Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit

    Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit

    Mjeshtëria e punimeve me dorë vijon të jetë një ndër vlerat më të spikatura të trashëgimisë kulturore në qytetin e Korçës.

    Artizanet jo vetëm që ruajnë teknikat e vjetra, por i japin atyre jetë përmes punimeve të reja duke i sjellë të përshtatura në tematikë, kohë dhe funksion.
    Një prej tyre është edhe Natasha Çapa, e cila prej vitesh i është përkushtuar punimeve tradicionale me grep, shtiza dhe gjilpërë. Për të promovuar këtë mjeshtëri, ajo ka çelur ekspozitën “Artizania”, ku ka sjellë një koleksion të pasur punimesh që përfshijnë elementë dekorativë dhe utilitarë, të realizuar me përkushtim dhe finesë.
    Ekspozita e cila jo rastësisht është quajtur Artizania, është një thirrje për ruajtjen e traditës, por edhe një frymëzim për brezat e rinj që duan të lidhen me artin dhe kulturën popullore.
     

    Top Channel

  • IKTK në konferencën e organizuar nga UNESCO, fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore

    IKTK në konferencën e organizuar nga UNESCO, fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore

    Arkeologjia nënujore ishte pjesë e diskutimeve në konferencën e organizuar nga UNESCO në Paris përgjatë datave 16 dhe 19 qershor 2025. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mori pjesë në konferencën e organizuar nga UNESCO në kuadër të Sesionit të 10-të të Shteteve Palë të Konventës së 2001 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore dhe Takimit të 16-të të Grupit Këshillimor Shkencor dhe Teknik (STAB).
    Sipas IKTK-së këto takime përforcojnë dhe përpjekjet e MEKI-t për ngritjen e infrastrukturës në mbrojtje të pasurive nënujore shqiptar. “Fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore dhe sfidat që sjellin ndryshimet klimatike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nënujore. Këto takime përforcojnë përpjekjet e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe IKTK për ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe teknike në mbrojtje të pasurive nënujore shqiptar”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, më poshtë IKTK, është institucion kombëtar i specializuar shkencor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, i krijuar nga ligji nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, dhe Vendim Nr. 364, datë 29.5.2019 “Për Funksionimin dhe Mënyrën e Zhvillimit të Veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore”.