Një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore, dollia përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare. Ajo ka si objekt respektimin dhe vëmendjen ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të dhe pikërisht për këto vlera, dollia njihet tashmë si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Sherif Bundo, autor i monografisë “Dollia shqiptare, institucioni shqiptar i mikpritjes”, tregon shtrirjen gjeografike të këtij riti, karakteristikë kryesisht e Jugut.
“Dollia, më e përhapur historikisht është në ato zona që në këndvështrimin historik, po t’i referohemi periudhës së Mesjetës, përputhen me hapësirat në të cilat është shtrirë principata e Muzakajve. Dollia më e përhapur është në zonat rurale të Skraparit, të Përmetit (Dishnicë, Dangëlli), të Tepelenës, Kurveleshit, të Mallakastrës, të Beratit, të Gramshit, të Librazhdit, të Pogradecit (Mokra, Gora, Opari), të Devollit, të Kolonjës etj. Por elementë të dollisë gjejmë dhe në zona të Veriut, si në disa fshatra të Pukës.”, – thotë Bundo për “Report TV”.
Çdo sofër më parë kishte një dollibash që diktonte rregullat, ndërsa ky ritual ndryshon sipas zonave.
“Në Skrapar dominon dollia zabërzan, ndërsa në zonën e Gramshit dominon dollia sulovarçe. Në zonën e Mokrës dollia është akoma më e fortë, është më rigorore, me një numër më të madh shëndetesh. Morali e filozofia e dollisë nuk qëndron te sasia e alkoolit që pihet, por lidhet te forca, magjia e fjalës, hierarkia, respekti e dashuria që shpreh.”, – vijon ai.
Studiuesi Bundo, thotë se tashmë është hapur rruga që dollia të njihet si pasuri edhe nga UNESCO.
“Ashtu siç është miratuar kënga polifonike, ashtu siç është miratur xhubleta, ashtu siç janë miratuar elementë të tjerë të pasurisë kombëtare jomateriale e meriton që dhe dollia të miratohet, duhet të fillojë të përgatitet dosja për në UNESCO.”
Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Tag: trashëgimisë
-

Dollia shqiptare, zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë! Studiuesi Sherif Bundo: Të përgatitet dosja për në UNESCO
-

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
Rituali i Dollisë është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë pamje dhe skena të dollive të realizuara në filma të ndryshëm shqiptarë.
“Mirëmëngjes dhe me Ritin e Dollisë Shqiptare, të shpallur Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale, ju urojmë një javë të mbarë”, shkruan Gonxhja. -

Miratohet vendimi: Dollia, vlerë kombëtare e trashëgimisë
Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.Ngritja e dollisë, gjerësisht e njohur në Shqipëri ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut.
Dollia është një element i traditës shqiptare, një kod i mikpritjes shqiptare dhe gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në shumë krahina të vendit.
Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre.
Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjella dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër. -

Vendimi, Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë
Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Në një njoftim të kësaj të hëne Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur këtë vendim.“Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të.Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore” thuhet në njoftim.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Riti i Dollisë shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Rituali i Dollisë, një nga traditat më të lashta të mikpritjes shqiptare, është njohur zyrtarisht si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.
Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të.
Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre.
Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.
Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore./vizionplus.tv -

Dollia shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Dollia shqiptare është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.
Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.
Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të.
Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.
Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore.Top Channel
-

Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë
Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.
Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të, shkruan A2 CNN.
Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.
Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore. -

20 vite në UNESCO, në 2005 Gjirokastra u fut në listën e trashëgimisë botërore
Gjirokastra shënoi 20 vjet që prej përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti u njoh në vitin 2005 për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, si një shembull i ruajtur i një qyteti me strukturë urbane tradicionale, banesa karakteristike prej guri dhe tradita të gjalla kulturore.
Në aktivitetet kulturore që celebruan 20 vjetorin u theksuan si elementë kyç mjeshtëria në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit historik, roli i komunitetit vendas si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në mbrojtjen e trashëgimisë.
“15 korriku është një ditë e veçantë. Qyteti është tashmë një pasuri përbotshme. Gjirokastritët po rikthehen, po investojnë dhe po i japin jetë lagjeve historike. Vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 600 mijë vizitorë”, tha Flamur Golemi, kryetar i bashkisë së Gjirokastrws.
“Ne jemi shumë krenarë që festojmë 20 vjet në UNESCO. Unë, si pjesë e isopolifonisë, mendoj se e kemi mbajtur këtë trashëgimi gjallë”, u shpreh Roland Çenko, këngëtari i polifonisë.
“Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, falë njerëzve të saj. Ne kemi kontribuar në pasurimin arkitekturor dhe kulturor të qytetit përmes bashkëpunimeve”, tha Ambasadori italian në Shqipëri, Marko Alberti.
“Qyteti nuk u ndërtua nga arkitektë të jashtëm, por nga vetë banorët, në një kohë kur nuk kishte plane urbanistike, shtet apo ligje por mjeshtërit ndoqën me përpikëri parimet e harmonisë me natyrën dhe godinat u vendosën në harmoni me njëra-tjetrën”, u shpreh Odise Kote, prefekt i qarkut.
Në këto dy dekada, Gjirokastra është përballur me problematika që janë adresuar në mënyrë të pjesshme. Raportet e UNESCO-s kanë evidentuar ndër vite nevojën e planeve të qarta të menaxhimit, kanë tërhequr vëmendje për ndërtimet pa leje dhe projektet infrastrukturore me ndikim të mundshëm në zonën historike, siç ishte bypass-i në krah të kalasë.
Në vitin 2017, Gjirokastra doli nga lista e trashëgimisë së rrezikuar, pas vlerësimeve pozitive për restaurimin e pazarit historik, fasadave, kalldrëmeve dhe kontrollin më të mirë të ndërtimit në zonën e mbrojtur.
Një numër i konsiderueshëm banesash tradicionale janë restauruar nga pronarët dhe janë përshtatur për qëllime mikpritjeje. Sipas të dhënave nga sektori i monumenteve të kulturës, mbeten të rrezikuara edhe rreth 30 ndërtesa të tjera.
Aktualisht, qyteti vlerësohet për progresin në aspektin e mirëmbajtjes dhe kontrollit urban, por në raportin e fundit, UNESCO sërisht kërkon plane më të qarta për menaxhimin e turizmit dhe respektimin e Kartës së Venecias për restaurimin.
Top Channel
-

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri
Manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, një nga monumentet më të njohura të kultit në jug të vendit, po i nënshtrohet një procesi restaurimi të plotë.
Objekti, i ndërtuar në vitin 1634, monument kulture i kategorisë së parë, mbart vlera të rëndësishme arkitekturore, artistike dhe shpirtërore për zonën e Lunxhërisë.
Procesi ka përfunduar në çatinë e hajatit dhe është duke vijuar në narteks. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, ndërhyrja është thelbësore për ruajtjen e objektit nga degradimi i mëtejshëm, për të garantuar qëndrueshmërinë e strukturës dhe sigurinë e vizitorëve.
“Ky është një nga objektet që për vite me radhë ka pasur probleme serioze. Gjendja strukturore ka qenë e rënduar dhe nevojitej një ndërhyrje që jo vetëm e shpëton nga rreziku, por edhe e rikthen në identitet,”-Ardis Duka drejtor i DRMK.
Manastiri përmban afreskë me vlera të rralla ikonografike, pikturuar nga mjeshtri Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Naosi i tij është i ndërtuar në formë kryqi, ndërsa ngjyrat e gjalla dhe stili ekspresiv i afreskëve ende mahnisin vizitorët spontanë.
“Interesi është i lartë, sidomos nga vizitorët që ndjekin itinerare të trashëgimisë kulturore. Aksesueshmëria është një sfidë, por prezenca e vizitorëve nuk mungon”.
Ndërtuar mbi një masiv shkëmbor gëlqeror, manastiri ngrihet pranë një kishe më të hershme, ndërsa në shpellat karstike të zonës, sipas dëshmive historike, kanë jetuar dikur eremitët ,murgj që e zgjidhnin izolimin si formë e përkushtimit fetar.
Punimet në Spile janë pjesë e një programi të gjerë restaurimi dhe mirëmbajtjeje që përfshin edhe objekte të tjera me funksion religjioz në qark, si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Peshkëpisë së Sipërme apo manastiret e Stegopulit, Drianos dhe Jergucatit.
“Kemi një sërë monumentesh kulti që janë të kategorisë së parë ,të të gjitha besimeve, të cilat kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme. Teqeja e Melanit, teqeja e Frashërit apo xhamia e Pazarit janë pjesë e vëmendjes sonë për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët”.
Në qarkun e Gjirokastrës ndodhen mbi 100 kisha të të njëjtës periudhë historike, 32 prej të cilave konsiderohen me rëndësi të veçantë për vlerat e tyre tipologjike dhe arkitekturore.Top Channel
-

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Varret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të mbajtur në kryeqytetin francez, Paris, shkruan “Xinhua”.
Me këtë regjistrim, numri i përgjithshëm i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kinë ka arritur në 60.
Varret Perandorake Xixia janë një grup vendesh varrimi perandorake nga dinastia Xixia (Xia perëndimore, 1038-1227), të themeluara nga populli Tangut në Kinën Veriperëndimore gjatë shekujve XI deri në XIII.
Duke mbuluar një sipërfaqe prej gati 40 km katrorë, vendi përfshin katër lloje mbetjesh arkitekturore: 9 mauzole perandorake, 271 varre vartëse, një kompleks arkitekturor verior që mbulon 0.05 km katrorë dhe 32 vepra kontrolli përmbytjesh.
Varret perandorake Xixia janë vendi arkeologjik më i madh, më i renditur dhe më i paprekur nga periudha Xixia që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.
Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, vendi është një dëshmi e bashkimit kulturor dhe ndërveprimeve të traditave të ndryshme. Ai gjithashtu dëshmon për rolin unik të dinastisë Xixia në shkëmbimet kulturore dhe tregtare përgjatë Rrugëve të Mëndafshit gjatë shekujve XI deri në XIII.
Komiteti përgëzoi përpjekjet dhe arritjet e bëra nga qeveria kineze në mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore të këtyre varreve.
Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Rao Quan, tha se Kina do të mbetet e palëkundur në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore, do të forcojë më tej mbrojtjen holistike dhe sistematike të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe do të përmirësojë kapacitetin dhe standardet e ruajtjes.