Tag: trashëgimisë

  • Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

    Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.
    Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht. Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.
    Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste – në opozitë – u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.
    Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”
    “Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.
    Sipas Forumit, kalaja – e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine – është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.
    Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit.

  • Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

    Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.
    Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht. Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.

    Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste, në opozitë, u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.
    Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”
    “Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.
    Sipas Forumit, kalaja, e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine, është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.
    Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit.
     
  • “El Nacional”: Eksploroni perlën e Mesdheut, Shqipërinë

    “El Nacional”: Eksploroni perlën e Mesdheut, Shqipërinë

    Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”.
    Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

    Plazhe parajsore
    Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut.
    Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.
    Një nga zonat më të famshme të plazhit në jug të vendit është Ksamili – me rërën e tij të bardhë dhe ujërat e kristalta që magjepsin çdo vizitor.
    Shumica e plazheve në Shqipëri janë private, dhe për t’i shijuar ato, duhet të merrni me qira një shezlong dhe një ombrellë dielli. Çmimi zakonisht është midis 5 dhe 8 euro gjatë gjithë ditës; komoditeti ia vlen!
    Ksamili ndodhet pranë ishullit grek, Korfuzit dhe është i njohur si për turistët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, veçanërisht nga Italia.
    Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare, siç është Syri i Kaltër – një atraksion turistik popullor, me ujëra bruz që mund të shihet nga një thellësi mbi 50 metra.
    Gjithashtu, ju mund të vizitoni Parkun Natyror të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
    Ecje malore dhe fshatra magjepsës
    Nëse jeni adhurues të maleve, janë me fat, sepse Shqipëria veriore është gjithashtu një parajsë për alpinistët.
    Shqipëria është një nga vendet më malore në botë, me dy të tretat e territorit të saj të mbuluara nga male. Prandaj, mos e humbisni Thethin.
    Ky fshat, i vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, ju lejon të zbuloni thelbin e vërtetë të banorëve të tij.
    Thethi është një fshat i vogël që për vite me radhë mbeti i izoluar, falë vendndodhjes së tij të largët dhe një rruge, praktikisht e pa-aksesueshme për shumicën e turistëve.
    Në ditët e sotme, është më e lehtë të shkosh atje, dhe shumë turistë udhëtojnë atje për të bërë ecje malore, nga Valbona në Theth.
    Nëse nuk keni dëshirë të bëni shëtitje të gjata, ju rekomandojmë gjithashtu të vizitoni dy qytete mahnitëse, Gjirokastrën dhe Beratin.
    Gjirokastra, është një qytet i bukur me një qendër historike, që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një kështjellë spektakolare dhe një pazar ku do të humbisni mes dyqaneve të vogla.
    Berati, më pak se dy orë larg nga kryeqyteti, Tirana, njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”.
    I vendosur pranë lumit Osum, Berati është qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe shquhet për qendrën e tij historike, të përbërë nga tre lagje të vjetra që ruajnë arkitekturën osmane dhe bizantine në ndërtesa, xhami dhe kisha të shumta.
    Gjithashtu, Berati është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
    Gastronomia shqiptare
    Kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike e ndikimeve turke, ballkanike dhe mesdhetare.
    Nga mishi dhe peshku i pjekur në skarë me çmime jashtëzakonisht të përballueshme deri te gjirotë greke, kuzhina shqiptare magjeps çdo vizitor.
    Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve.

  • “Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

    “Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

    Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”.

    Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

    Plazhe parajsore

    Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut.

    Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

    Një nga zonat më të famshme të plazhit në jug të vendit është Ksamili – me rërën e tij të bardhë dhe ujërat e kristalta që magjepsin çdo vizitor.

    Shumica e plazheve në Shqipëri janë private, dhe për t’i shijuar ato, duhet të merrni me qira një shezlong dhe një ombrellë dielli. Çmimi zakonisht është midis 5 dhe 8 euro gjatë gjithë ditës; komoditeti ia vlen!

    Ksamili ndodhet pranë ishullit grek, Korfuzit dhe është i njohur si për turistët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, veçanërisht nga Italia.

    Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare, siç është Syri i Kaltër – një atraksion turistik popullor, me ujëra bruz që mund të shihet nga një thellësi mbi 50 metra.

    Gjithashtu, ju mund të vizitoni Parkun Natyror të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Ecje malore dhe fshatra magjepsës

    Nëse jeni adhurues të maleve, janë me fat, sepse Shqipëria veriore është gjithashtu një parajsë për alpinistët.

    Shqipëria është një nga vendet më malore në botë, me dy të tretat e territorit të saj të mbuluara nga male. Prandaj, mos e humbisni Thethin.

    Ky fshat, i vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, ju lejon të zbuloni thelbin e vërtetë të banorëve të tij.

    Thethi është një fshat i vogël që për vite me radhë mbeti i izoluar – falë vendndodhjes së tij të largët dhe një rruge – praktikisht e pa-aksesueshme për shumicën e turistëve.

    Në ditët e sotme, është më e lehtë të shkosh atje, dhe shumë turistë udhëtojnë atje për të bërë ecje malore – nga Valbona në Theth.

    Nëse nuk keni dëshirë të bëni shëtitje të gjata, ju rekomandojmë gjithashtu të vizitoni dy qytete mahnitëse, Gjirokastrën dhe Beratin.

    Gjirokastra, është një qytet i bukur me një qendër historike – që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një kështjellë spektakolare dhe një pazar ku do të humbisni mes dyqaneve të vogla.

    Berati, më pak se dy orë larg nga kryeqyteti, Tirana, njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”.

    I vendosur pranë lumit Osum, Berati është qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe shquhet për qendrën e tij historike – të përbërë nga tre lagje të vjetra që ruajnë arkitekturën osmane dhe bizantine në ndërtesa, xhami dhe kisha të shumta.

    Gjithashtu, Berati është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Gastronomia shqiptare

    Kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike e ndikimeve turke, ballkanike dhe mesdhetare.

    Nga mishi dhe peshku i pjekur në skarë me çmime jashtëzakonisht të përballueshme deri te gjirotë greke, kuzhina shqiptare magjeps çdo vizitor.

    Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve.

    ATA

  • “El Nacional”: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut!

    “El Nacional”: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut!

    Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve./atsh/KultPlus.com

  • Dimali shënon festën e trashëgimisë kulturore: Tradita, artizanati dhe historia në zemër të qytetit

    Dimali shënon festën e trashëgimisë kulturore: Tradita, artizanati dhe historia në zemër të qytetit

    Qyteti i Dimalit është bërë pritës i aktivitetit festiv kushtuar trashëgimisë kulturore, ku u shpalosën për pjesëmarrësit traditat, artizanati dhe historia e qytetit.

    Pedonalja u ndez nga një festë shumëngjyrëshe ku u ndërthurën këngët popullore, valet e krahinës dhe ekspozitat me punimet artizanale. E veçanta e këtij aktiviteti ishin veshjet tradicionale të zonës të trashëguara brez pas brezi të realizuara nga nxnënësit e shkollave të zonës.

    Angazhimi i thuajse të gjithë komunitetit i dha një tjetër dimension festës, duke promovuar trashëgiminë kulturore si një pjesë e pa ndarë e identitetit të qytetit.“Ne ndodhemi në një festë të trashëgimisë kulturore duke prezantuar të gjitha projektet që shkollat kanë prezantuar gjatë gjithë vitit, gjithashtu dhe projektet artizanale në bazë të njësive administrative apo qëndrave artizanale”, tha Albano Kora, organizator.

    Organizatorët vlerësuan rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili ndërthur traditat e qytetit, të cilat fatkeqësisht po harrohen me kalimin e viteve, transmeton euronews.

    “Festa e trashëgimisë kulturore në zemër të Dimalit, ky është një projekt që i cili jetëson jetën e Dimalit, falë projekteve të ndryshme, projekteve rinore të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore janë projekte fantastike të cilat sjellin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”, shtoi Vilson Shehu, organizator gjithashtu.

    Festa kushtuar trashëgimisë kulturore u mirëprit nga publiku vendas duke dëshmuar lidhjen e fortë të banorëve me historinë dhe traditat e të parëve.

  • Rikthehet shkëlqimi i shtëpisë së Hyjnilerëve në Prishtinë – një perlë e trashëgimisë kulturore

    Rikthehet shkëlqimi i shtëpisë së Hyjnilerëve në Prishtinë – një perlë e trashëgimisë kulturore

    Një nga objektet më të vjetra dhe më të bukura të arkitekturës tradicionale në kryeqytet, shtëpia e Hyjnilerëve, i është rikthyer shkëlqimit të dikurshëm falë një restaurimi të kujdesshëm nga shteti.Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë historike dhe simbolike që kjo shtëpi ka për qytetin e Prishtinës. “E ruajtur me fanatizëm ndër shekuj nga familja, kjo perlë e arkitekturës tradicionale do të ruhet dhe do të bartet tek brezat e ardhshëm,” u shpreh Çeku, shkruan KultPlus.Sipas ministrit, për dy dekada trashëgimia kulturore e Prishtinës ishte lënë në harresë dhe rrezikonte shkatërrimin. “Tani, me përkushtim dhe vëmendje të duhur, po i kthejmë kujdesin që e meriton,” shtoi ai.Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrjen restauruese të bërë me ndjeshmëri dhe respekt ndaj origjinalitetit të objektit, një ndërtesë karakteristike me elementë druri dhe arkitekturë të pasur ballkanike.Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e një procesi më të gjerë të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, që përfshin rikonstruksione, restaurime dhe digjitalizime të monumenteve historike në mbarë vendin./KultPlus.Com

  • Afresket e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë po pastrohen nga mbishkrimet e dëmshme

    Afresket e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë po pastrohen nga mbishkrimet e dëmshme

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Korçë ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga procesi i pastrimit të afreskeve në Kishën e Shën Kollit, që ndodhet në qendër të Voskopojës. Kjo ndërhyrje është pjesë e punimeve restauruese që po zhvillohen në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

    Specialistët e DRTK Korçë po angazhohen për të pastruar mbishkrimet e paligjshme dhe të dëmshme të vendosura në afresket e hajatit të kishës. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria thekson se:“Këto shkrime jo vetëm që kanë cenuar vlerën artistike të afreskeve, por përbëjnë edhe një formë dëmtimi të trashëgimisë sonë të përbashkët.”

    Kisha e Shën Kollit është një nga objektet më të rëndësishme të kultit në Voskopojë dhe përfaqësuese e denjë e arkitekturës post-bizantine. E ndërtuar midis qershorit 1721 dhe shtatorit 1722, ajo ruan të gjitha elementët tipikë të tipologjisë bazilikale post-bizantine: naosin, narteksin, arkadën dhe këmbanaren — kjo e fundit mendohet të jetë shtuar në një periudhë më të vonë, përcjellë KultPlus.

    Rindërtimi i fundit i saj u realizua rreth vitit 1936. Për vlerat e saj të mëdha artistike dhe arkitektonike, Kisha e Shën Kollit u shpall monument kulture i kategorisë së parë që në vitin 1948.

    Kjo kishë, përveç rëndësisë së saj si vend kulti, mbetet edhe një dëshmi e gjallë e madhështisë historike që ka pasur qyteti i dikurshëm i Voskopojës. Punimet restauruese aktuale janë një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie të çmuar për brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm./KultPlus.com

  • UNESCO: Ohri të futet në Listën e Rrezikut

    UNESCO: Ohri të futet në Listën e Rrezikut

    Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në një draft dokument të miratuar gjatë takimit vjetor të 47-të mbajtur në Paris, bën thirrje që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Thesareve Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rrezik.

    Projektvendimi thekson se degradimi i atributeve që e kanë vendosur rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO vazhdon dhe kërkon respektim të vëzhgimeve të Misionit të Monitorimit Reaktiv nga viti i kaluar.

    Dokumenti bën thirrje për veprim serioz nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shpëtuar dhe rikuperuar një zonë me vlera të mëdha, duke iu kërkuar të dy vendeve që të punojnë për të forcuar dialogun ndërkufitar, si në nivel të lartë institucional ashtu edhe në atë operacional, për të siguruar qeverisje efektive dhe të qëndrueshme të rajonit.

    Kërkohet që të dy shtetet të hartojnë një propozim për gjendjen ideale që duhet të arrihet, për ta hequr rajonin nga lista e rrezikut.

    Po ashtu, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkohet të përgatisin një grup masash korrigjuese për të adresuar problemet, duke përdorur si bazë rekomandimet nga misionet monitoruese të viteve 2020 dhe 2024.

    “Palët Shtetërore që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2026, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pasurisë dhe mbi zbatimin e masave të mësipërme, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 48-të”, thuhet në raport.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    UNESCO: Parku Kombëtar i Drilonit në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

  • Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpall Ritualin e Dollisë vlerë kombëtare të trashëgimisë sonë

    Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpall Ritualin e Dollisë vlerë kombëtare të trashëgimisë sonë

    Nga Julia Vrapi
    Dollia shqiptare u shpall pasuri kombëtare e trashëgimisë sonë. Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar, që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare. Rituali i Dollisë prej ditës së hënë njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Kjo bëhet me dije nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku në njoftimin e saj thuhet se dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të. “Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër”, thuhet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në njoftimin zyrtar. Një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përcolli në rrjete sociale momente nga riti i dollisë shqiptare, të shpallur pasuri kombëtare të trashëgimisë kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare. Rituali i dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore. Dollia shqiptare nga dje zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë, por më herët studiuesi Sherif Bundo ka sjellën botimin “Dollia, institucioni shpirtëror i mikpritjes”. Profesor Bundo ka zbuluar në këtë libër se kudo ku ngrihet dolli ka edhe këngë polifonike.
    KKTKJ është organ kolegjial vendimmarrës
    Vendimi që u mor për dollinë shqiptare nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (KKTKJ) është në vijim të vendimeve të tjera më parë në fushën e trashëgimisë sonë po nga ky këshill. Ky këshill është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. KKTKJ-ja ka kompetencë: a) të mbikëqyrë veprimtarinë në fushën e pasurive kulturore jomateriale; b) të miratojë e të hartojë strategjinë dhe programin e zhvillimit në këtë fushë; c) të miratojë, në parim, kërkesën për deklarimin e interesit kulturor; ç) të hartojë dhe të miratojë strategjinë dhe programe të zhvillimit në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; d) të ndjekë dhe të mbikëqyrë veprimtaritë që zhvillohen në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; etj. Në veprimtaritë tradicionale KKTKJ ka kompetencë: ë) të propozojë projekte dhe masa që duhen ndërmarrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e
    vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale, sidomos atyre që janë në rrezik; f) të propozojë dhe të miratojë programin e katalogimit dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturore jomateriale, që realizohet në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore; g) të propozojë dhe të miratojë vlerat e trashëgimisë jomateriale kombëtare për regjistrim në listën përfaqësuese të dukurive jomateriale të UNESCO-s, etj.