Tag: trashëgiminë

  • “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e “The Telegraph”, ku përshkruhen plazhet, dhe plot destinacione që kombinojnë bukurite natyrore me trashëgiminë kulturore.
    “Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”.
    “Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit.

    Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.
    “Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare”, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.
    “Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe”, vijon artikulli.

  • Zonat e Mbrojtura/ Deputetja Zhupa kundër ligjit: Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare

    Zonat e Mbrojtura/ Deputetja Zhupa kundër ligjit: Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare

    Duke e cilësuar atë si një nismë antikushtetuese që rrezikon të shkatërrojë pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kombëtare të Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër kundër ligjit të ri për “Zonat e Mbrojtura”.
    Ina Zhupa:
    Ligji është antikushtetues, asgjeson zonat e mbrojtura dhe shkatërron trashëgiminë Kombëtarez Jemi këtu për të kërkuar rrëzimin e ligjit të “Zonave të Mbrojtura” që praktikisht nuk lejon më asnjë zonë të tillë në Shqipëri.
    Edi Rama ka shpallur luftë çdo pasurie të shqiptarëve për ta vënë në funksion të klientëve të pushteti, edhe në këtë luftë janë edhe zonat e mbrojtura. Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji që nuk ka më asnjë zonë të mbrojtur po vetëm zona për investime strategjike sipqs orekseve private.
    Gjithë diskursi i qeverisë për standartet europiane bie poshtë me këtë ligj, pasi Europa merr masa për ti mbrojtur mjedisin dhe shëndetin ndërsa Shqipëria ndryshe edhe nga sa detyrohet nga MSA neni 108 dhe nga parimet europiane, merr masa për të hequr mbrojtjen dhe për të ndërtuar.
    Me këtë ligj asgjesohen zonat e mbrojtura dhe nuk garantojmë dot as parimet kushtetuese, as nenet e kushtetutës, neni 56; neni 59 1d, neni 59 1g, neni 82 etj. Kushtetuta kërkon që ne të mbrojmë mjedisin, të garantojmë trashëgiminë kombëtare dhe të zbatojmë parimin e solidaritet social ku brezave të ardhshëm i lënë një mjedis më të mire ose njëlloj si ai që jetojme ne.
    Interesat dhe presionet për këtë ligj janë të mëdha po i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese mos bjer pre e presioneve dhe të qëndroj në lartësinë e detyrës.

  • Interes për trashëgiminë kulturore në Krujë, mbi 65 mijë vizitorë në 5 muaj

    Interes për trashëgiminë kulturore në Krujë, mbi 65 mijë vizitorë në 5 muaj

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Gurra Folk Fest – Edicioni i 7-të, festë e traditës dhe krenarisë lokale në Sarandë

    Gurra Folk Fest – Edicioni i 7-të, festë e traditës dhe krenarisë lokale në Sarandë

    Edicioni i 7-të i “Gurra Folk Fest” u zhvillua me sukses, duke sjellë në skenë pasionin, talentin dhe trashëgiminë kulturore të nxënësve të shkollave të qarkut.
    Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, u shpreh krenar për pjesëmarrjen e të rinjve, të cilët përfaqësuan me dinjitet traditat e zonës përmes performancave mbresëlënëse.
    “Krenar për gjithë nxënësit e shkollave të qarkut që përfaqësuan me dinjitet traditat dhe kulturën e zonës me performanca mbresëlënëse!”, shkruan Çaçi në një postim në rrjetet sociale.
    “Gurra Folk Fest” vijon të konsolidohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në jug të vendit, duke ruajtur e promovuar trashëgiminë folklorike dhe duke inkurajuar brezat e rinj të mbeten të lidhur me rrënjët e tyre.