Tag: trashëgiminë

  • Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit

    Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit

    Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit

    ZVICËR- Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso  “Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave”, e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës.
    Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të përgjithshme edhe shumica e votave në kantone.
    Partitë dhe shoqatat e biznesit kundër taksës mbi trashëgiminë
    Sipas autoriteteve tatimore zvicerane në Zvicër ka rreth 2.500 tatimpagues me një pasuri që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri me vlerë rreth 500 miliardë franga zvicerane. Nëse nisma do të ishte miratuar taksimi i trashëgimive mund të gjeneronte teorikisht katër miliardë franga të ardhura shtesë nga taksat. Sipas planeve të Juso-ve, të ardhurat do të përdoreshin për të financuar projekte për mbrojtjen e klimës.
    Një koalicion i gjerë partish politike dhe shoqatash biznesi u angazhua kundër kësaj takse. Ata paralajmëruan se barra shtesë mund t’i shtynte individët e pasur të largoheshin jashtë vendit, duke ulur kështu të ardhurat e përgjithshme tatimore.
    Në shumicën e kantoneve zvicerane bashkëshortët dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë aktualisht nuk duhet të paguajnë taksë mbi trashëgiminë. Për trashëgimtarët e tjerë zbatohen rregullore të ndryshme, varësisht nga kantoni./DW

  • PD: Projekti TID, klientelizëm që shkatërron pronën dhe trashëgiminë e Durrësit

    PD: Projekti TID, klientelizëm që shkatërron pronën dhe trashëgiminë e Durrësit

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Durrësit për të denoncuar projektin e njohur si “TID”, që synon rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të disa zonave të qytetit.

    Në një deklaratë për mediat, Zhupa e përshkroi këtë projekt si një plan korruptiv dhe klientelist, i cili nuk ka si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë historike të qytetit, por krijimin e hapësirave të reja për interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

    Deputetja theksoi shembjen e një shtëpie historike të shekullit të 16-të, e cila është e kualifikuar nga projekti për tu prishur, ndërkohë që tabela informuese tregonte se muri ishte pjesë e trashëgimisë osmane dhe duhej të mbrohej nga shteti, jo të shkatërrohej.

    Ajo shtoi se vetëm disa metra më tej po ndërtohet një pallat i ri mbi një lulishte, me beton dhe pilota, në një zonë arkeologjike pranë shkollës së muzikës “Jani Kukuzeli”, duke evidentuar kështu mospërputhjen mes planeve të zhvillimit urban dhe mbrojtjes së historisë.

    Deklarata e plotë për media: 

    Ndodhem në qytetin e Durrësit, kam ardhur këtu për të denoncuar projektin e famshëm “TID” për rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të disa zonave të Durrësit.

    Në fakt është thjeshtë një projekt korruptiv dhe klientelist që nuk ka rëndësi për të mbrojtur trashëgiminë apo historinë e Durrësit por për të krijuar hapësira të reja për interesa klienteliste.

    Këtu jemi në një rast tipik në cilin mund të gjykojnë vetë qytetarët që do ta ndjekin.

    Kjo është një shtëpi e cila është e kualifikuar nga projekti TID për tu shëmbur. Para këtu ka qenë një tabelë e cila tregonte se ky mur është një mur otoman i vitit 1500 dhe duhet të mbrohej nga shteti dhe jo të shkatërrohej nga shteti.

    Ndërkohë është parashikuar se do të shëmbet dhe vetëm 5 hapa larg ngjitur po ndërtohet një pallat i ri në një zonë e cila ishte lulishte.

    Ky pallat po ndërtohet me beton, me pilota në një zonë arkeologjike dhe shumë pranë shkollës së muzikës “Jani Kukuzeli”.

    Pse ndodh kjo gjë në Durrës?!

    Sepse ky projekt i cili është mbushur me pika të kuqe për shtëpi që duhet ti prishen durrsakëve të vjeter, atyre që janë banorët lokal të Durrësit, që kanë historinë dhe trashëgiminë e Durrësit edhe në përjetimet dhe kujtesen e tyre, ka vetëm një qëllim, ka si qëllim të krijoj hapësira të reja publike për qëllime klienteliste.

    Pse duhet të prishet një shtëpi e vjetër që nga 1500-ta ku zotëria këtu është pronar për t’u ndërtuar një pallat i ri në një vend të një lulishtje ngjitur?!

    Nuk ka asnjë arsyetim!

    Ky projekt i gjithi nuk ka asnjë arsyetim!

    Dhe ndaj do të kundërshtohet nga ne në gjitha format, në gjitha instancat, në gjyqe, në Parlament dhe kudo.

    Sepse Durrësi do të duhet të ruhet për trashëgiminë e vet për historinë edhe për rrëfimet e banorëve lokal dhe të mbrohet ajo që është identitet i këtij qyteti dhe jo ndërtimet e reja për qëllime klienteliste.

    Shumë faleminderit.

  • Arkivolët shumëngjyrësh në Ghana, një homazh për jetën dhe trashëgiminë

    Arkivolët shumëngjyrësh në Ghana, një homazh për jetën dhe trashëgiminë

    Një peshk gjigant rozë, një pallua shumëngjyrësh, një avion me flamurin kombëtar. Këta janë arkivolët e fantazisë në Ghana, të quajtur Abebuo dhe përkthehet “proverbë”.

    Secili krijohet jo vetëm për të përcjellë të ndjerin, por për të mishëruar esencën e jetës së tij, raporton AP. Një fermer nuk vendoset në një makinë sepse arkivoli i tij merr formën e mjeteve që përdorte apo të mbjellave që kultivonte. Krijimi është një metafodë, një gjëegjëzë e drunjtë, një amanet.

    Arkivolët e fantazisë janë të zakonshëm për popullin Ga në Accra, por po kthehen në një praktikë të përhapur pasi zëvendësojnë kutitë e drunjta me ngjyrat e tyre.

    Kur një familje humbet dikë, ata mblidhen për të vendosur si do ta nderojnë. Ata shkojnë te një marangoz dhe kërkojnë ndihmën e tij për të krijuar diçka të përshtatshme.

    Zgjedhja varet nga secili. Arkivolët në formë luani janë vetëm për udhëheqësit sepse ai përfaqëson pushtetin. Në Labadi, në periferi të Accra, familjet mbretërore lidhen me emblemën, gjelin. E dreja nuk është arbitrare por pasqyron identitetin, pozicionin dhe statusin.

    Për çdo arkivol nevojiten rreth dy javë. Çmimi nis nga 700 dollarë, por ndryshon në varësi të drurit dhe dizajnit.

    Ceremonitë mortore në Ghana janë të gëzueshme. Njerëzit i shohin si një mundësi të fundit për të nderuar të vdekurit dhe i përcjellin me muzikë, kërcim dhe shpalosin trashëgiminë kulturore.

    Koleksionuesit i shohin këta arkivolë si vepra arti. Disa prej tyre nuk mbajnë kurrë trupa dhe shkojnë në muze të ndryshëm në botë.

    Në funerale, prania e një arkivoli të tillë shndërron gjithçka. Mëria zëvendësohet nga admirimi i artizanatit, ngjyrave të gjalla, formave dhe imagjinatës së pakufishme.

    E qeshura përzihet me lot dhe vuajtja zbutet nga krijimtaria. Për ata që mbeten ende gjallë, një arkivol i tillë është një histori e gdhendur në dru, një proverbë për t’u lexuar.

  • Java Kulturore e Arabisë Saudite, me ekspozita, filma dhe aktivitete të tjera

    Java Kulturore e Arabisë Saudite, me ekspozita, filma dhe aktivitete të tjera

    Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe do të ofrojë një sërë aktivitetesh.  Punëtori për artistët dhe profesionistët nga të dy vendet janë pjesë e aktiviteteve, do të ketë edhe forume debatuese me intelektualë dhe shkrimtarë, si dhe prezantime mbi trashëgiminë botërore të regjistruar në UNESCO. Aktivitetet përfshijnë po ashtu ekspozita të dorëshkrimeve arabe të rralla nga biblioteka saudite, kaligrafi, veshje tradicionale dhe mundësi për tu fotografuar me kostume autentike. Ekranet interaktive me dorëshkrime digjitale arabe do t’i mundësojnë vizitorëve të eksplorojnë trashëgiminë gjuhësore të tyre. Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet te Pallati i Kongreseve, 16-20 Shtator.
    Një seksion i veçantë do t’u dedikohet shkrimtarëve të njohur sauditë, veprat e të cilëve janë përkthyer në shqip. Po ashtu, do të prezantohen romane dhe botime me tregime të shkurtra, ndërsa do të ofrohet një hapësirë informuese për qytetin Taif, të shpallur nga UNESCO si “Qyteti Kreativ i Letërsisë”. Një eksperiencë kulinarie do të sjellë shije tradicionale të Rajoneve të Arabisë Saudite. Pjesë e programit do të jenë artet performuese, të cilat do të pasqyrojnë traditat, ritmet dhe shprehjet artistike të Arabisë Saudite, ku aktivitetet sjellin dhe ekspozitën e instrumenteve muzikore tradicionale. Këto ditë nuk do të mungojnë dhe performanca të përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë, si dhe koncerte nga artistë të njohur. Në vijim të aktiviteteve vijnë dhe shfaqjet e filmave të shkurtër, që sjellin në ekran pasurinë dhe larminë e rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite, duke pasqyruar trashëgiminë, traditat dhe artin e vendit. Java Kulturore e Arabisë Saudite organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

  • Charlie Kirk u vra në Utah, gruaja e tij reagon mes lotësh: Nuk do ta lë kurrë të shuhet trashëgiminë e tij

    Charlie Kirk u vra në Utah, gruaja e tij reagon mes lotësh: Nuk do ta lë kurrë të shuhet trashëgiminë e tij

    Bashkëshortja e Charlie Kirk, Erika, ka mbajtur një fjalim prekës pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ku falenderoi ekipet e shpëtimit që u përpoqën t’i shpëtonin jetën aktivistit konservator, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën në një universitet në Utah.

    Në një transmetim live nga selia e Turning Point USA në Arizona, ku në qendër qëndronte karrigia bosh që Kirk përdorte për regjistrimin e podkasteve, Erika citoi vargje nga Bibla dhe foli për dashurinë e tij ndaj presidentit Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance, Shteteve të Bashkuara dhe dy fëmijëve të tyre.

    “Zëri i bashkëshortit tim do të mbetet përjetë. Nëse mendoni se misioni i tij ka qenë i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë keni shkaktuar tani”, tha ajo me lot në sy.

    Ajo falenderoi gjithashtu stafin e bashkëshortit të saj, Shtëpinë e Bardhë dhe Vance me bashkëshorten e tij, që shoqëruan arkivolin drejt Arizonës. Mes emocionit, ajo kujtoi dashurinë e Kirk për fëmijët.

    “Mbi të gjitha, Charlie më donte mua dhe fëmijët tanë me gjithë zemër”, tha ajo.

    Erika tregoi se po përpiqet t’i shpjegojë vajzës 3-vjeçare dhe djalit 1-vjeçar mungesën e babait.

    “Mos u shqetëso, babi është me Jezusin në një udhëtim pune”, tha ajo.

    Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte një nga figurat më të zëshme të konservatorizmit amerikan dhe një mbështetës i fortë i Trump. Ai njihej për qëndrimet e tij kundër abortit, mbështetjen për të drejtat e armëmbajtjes dhe kritikat ndaj komunitetit LGBT, që shpesh e bënin një figurë tejet përçarëse në universitetet ku mbante ligjërata.

    Turneu i tij në kampuset amerikane dhe podkasti i nisur prej tij do të vazhdojnë, konfirmoi e veja, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij.

    Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen, Tyler Robinson, u arrestua të enjten pasi iu dorëzua policisë.

  • FARDI FEST 2025 rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë

    FARDI FEST 2025 rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë

    Në Kompleksin Memorial në Gradish të Xërxës, më 6 dhe 7 gusht po mbahet edicioni i dytë i festivalit FARDI FEST 2025, i cili sjell në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore të Anadrinisë, përmes aktiviteteve të shumta që bashkojnë brezat.

    Me moton “Trashëgimia që bashkon brezat”, festivali ofron një program të pasur kulturor, artistik dhe argëtues. Pjesë e tij janë lojërat tradicionale, këndi i artit figurativ “Muri i Ngjyrave”, prezantimi i ushqimeve tradicionale nga zona, si dhe Muzeu i Luftës – një kujtesë e historisë së Anadrinisë.

    Policia e Kosovës ka sjellë një program të dedikuar për fëmijë dhe familje, ndërsa nuk mungojnë as aktivitetet sportive dhe mundësia për bashkëlojë me yjet e basketbollit të Rahovecit.

    Festivali gjithashtu promovon bizneset vendore dhe përmbyllet çdo natë me koncert festiv ku performojnë artistë të njohur të muzikës popullore.

    FARDI FEST 2025 mbahet nga ora 18:30 deri në 00:00, dhe synon të jetë një pikë takimi për të gjitha gjeneratat që duan të ruajnë e të festojnë trashëgiminë kulturore të Anadrinisë./KultPlus.com

  • Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e tempullit të përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s: Përbën krim lufte!

    Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e tempullit të përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s: Përbën krim lufte!

    Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Ministria e Kulturës dhe Arteve të Bukura e Kamboxhias dënon agresionin e kryer nga ushtria e Tajlandës, duke thënë se shënjestrimi i tempullit Preah Vihear, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “mund të përbëjë krime lufte”.
    Në një deklaratë të enjten, ministria i quajti sulmet një “shkelje të rëndë dhe të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare” dhe një “shpërfillje flagrante” të detyrimeve ligjore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.
    “Sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme si në zonën përreth ashtu edhe në strukturat e tempullit. Tempulli, është një vend i shenjtë kulturor dhe trashëgimi historike e popullit kamboxhian”, shprehet Ministria e Kulturës në një deklaratë për mediat.
    Ministria pretendoi se “veprimet agresive” të Tajlandës janë njëkohësisht një “katastrofë kulturore dhe një tragjedi morale”, duke paralajmëruar për “pasoja të gjera për trashëgiminë globale dhe identitetin kombëtar të popullit kamboxhian”.
    Ministria kërkoi ndalimin e aktivitetit ushtarak pranë tempullit.
    Më herët, ministria e mbrojtjes e Kamboxhias një avion luftarak tajlandez F-16 kishte hedhur dy bomba në një rrugë pranë tempullit të shekullit të 11-të, ndërsa përleshjet shpërthyen në disa pika të nxehta përgjatë kufirit të diskutueshëm midis dy vendeve.

    Top Channel

  • Ministri Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan: Nisim projektet për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

    Ministri Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan: Nisim projektet për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka takuar sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ku ndau ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
    Gonxhja i shprehu Fortlumturinë së tij gatishmërinë e ministrisë që drejton dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
    Ministri Gonxhja e quan këtë takim edhe një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.
    “Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.
    Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
    I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
    Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë”, shkruan Gonxhja.

  • Gonxhja në takim me Kryepeshkopin Joanin: Bashkëpunim për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

    Gonxhja në takim me Kryepeshkopin Joanin: Bashkëpunim për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka takuar sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ku ndau ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
    Gonxhja i shprehu Fortlumturinë së tij gatishmërinë e ministrisë që drejton dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.

    Ministri Gonxhja e quan këtë takim edhe një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.
    “Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.
    Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
    I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
    Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë” – shkruan Gonxhja.

  • Egli Tako mahnit me veshje tradicionale shqiptare

    Egli Tako mahnit me veshje tradicionale shqiptare

    Showbiz E Hënë, 7 Korrik 2025 15:58
    Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje që kombinon stilin dhe trashëgiminë kulturore.
    Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet e veshur me kostum tradicional shqiptar, duke përcjellë një imazh të fuqishëm të identitetit kombëtar dhe bukurisë autentike.

    Veshja, e punuar me detaje, thekson elegancën dhe krenarinë që Egli reflekton përmes çdo daljeje publike. Ajo është shfaqur me një qëndrim plot finesë dhe respekt për trashëgiminë kulturore, duke bërë që postimi të marrë komente të shumta pozitive nga fansat dhe ndjekësit.
    Pasi u bë pjesë e zemrave të publikut gjatë qëndrimit të saj në BBVIP Albania 4, Egli ka vijuar të mbetet aktive në muzikë dhe rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta artistike.
    Kjo paraqitje me kostum tradicional është një tjetër dëshmi se ajo di si të ruajë vëmendjen e publikut.