Tag: transportuar

  • U kap duke transportuar mbi 23 kg drogë, arrestohet 43-vjeçari! Do trafikonte drejt Kosovës

    U kap duke transportuar mbi 23 kg drogë, arrestohet 43-vjeçari! Do trafikonte drejt Kosovës

    Policia ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u kap duke transportuar mbi 23 kg drogë me makinë.
    Libiran Çollaku u kap në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk dhe dyshohet se do e transportonte drogën drejt Kosovës.
    Sasia prej 23 kg e 65 gramë kanabis u gjet në bagazhin e automjetit tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari.
    Lënda narkotike e ndarë në pako dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    “Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë”, njoftoi policia.
    “Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftim.

  • U kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis drejt Kosovës, pranga 43-vjeçarit

    U kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis drejt Kosovës, pranga 43-vjeçarit

    Një 43-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë të shtunë, pasi u kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis.

    Sipas uniformave blu sasia e lëndës narkotike ishte destinuar drejt Kosovës.
    Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.
    Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.
    Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton përmes një postimi në mediat sociale, se është finalizuar pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.

    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ Kapet duke transportuar katër klandestinë, në pranga 41 vjeçari në Sarandë

    EMRI/ Kapet duke transportuar katër klandestinë, në pranga 41 vjeçari në Sarandë

    Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjecar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm për në brendësi të tokës shqiptare.

    Operacioni është zhvilluar në aksin Xarrë – Cukë, ku është ndaluar mjeti tip “KIA” me targa AB 207 VA, brenda të cili u gjetën 4 emigrantë të huaj të paligjshëm.

  • U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke.
    Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë.
    Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.

  • U kap duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    U kap duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke.
    Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë.
    Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.
    Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, shqiptari është shoqëruar tek prokurori i çështjes. Hetimet ndaj tij janë ndjekur nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Xanthi.

  • U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

    U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

    Një 22-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune (20 shtator), pasi u u kap në flagrancë në autostradën Tiranë-Durrës duke transportuar pako me kokainë. Sipas Policisë, i riu dyshohet se do ta shiste kokainën në doza në disa zona në Tiranë si Yzberisht, Kashar dhe “Ali Dem”.
    Ai u kap në afërsi të Vorës, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjet një pako me 564 gramë kokainë.
    Policia njofton se vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • U kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste, arrestohet 22-vjeçari

    U kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste, arrestohet 22-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste në zona të kryeqytetit.kanabis pako
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.
    U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.
    Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.
    Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • U kap duke transportuar pako me kokainë në autostradën “Tiranë-Durrës”, arrestohet 22-vjeçari

    U kap duke transportuar pako me kokainë në autostradën “Tiranë-Durrës”, arrestohet 22-vjeçari

    Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar ‘Trekëndëshi’, duke goditur një rast të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat urbane të kryeqytetit.
    Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar me inicialet B. S., banues në Tiranë, i cili u kap në aksin Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, duke transportuar 564 gramë kokainë, e ndarë në një pako.
    “Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip ‘Benz’, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe ‘Ali Demi’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj të riut u mor masa e arrestit në flagrancë, nën akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhetimet me charter të Edi Ramës dhe Alex Soros

    Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhetimet me charter të Edi Ramës dhe Alex Soros

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje të dyshimta me biznesmenin Aleksandër Soros, duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi udhëtimet e tyre.
    Berisha shprehu dyshime për fluturimet e shpeshta me avionë çarter të Edi Ramës dhe Aleksandër Sorosit në Shqipëri, duke aluduar se në këto udhëtime mund të jenë transportuar valixhe diplomatike me para dhe drogë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë.Edi Rama nuk flet asnjë fjalë.Edi Rama hesht si fija e barit.Edi Rama hesht si hija e varrit.Në qoftë se në rastin McGonigal, deklaroi se ishte krenar me miqësinë me armikun e egër të lirisë dhe vlerave të kombit amerikan, njeriu që si hienë kalonte nga një zyrë në tjetër duke shpifur se presidenti Trump është aset i zbulimeve ruse, ky ishte një mik i shquar për Edi Ramën dhe pavarësisht se Edi Rama i dha atij 225 mijë dollarë me këshilltarin e vet Agron Neza dhe ia dërgoi me Dorian Duçkën, Altin Troplini nuk ka asnjë qëndrim, asnjë hetim për bashkëkriminelin me McGonigalin, Edi Ramën.Përsëri Edi Rama nuk ndjehet, por ka një moment tjetër që unë prapë do ta shtroj këtu.Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Aleksandër Soros.Vizitat e tij çdo dy-tre javë tek vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avionë të veçantë kanë lënë dyshime të shumta.Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite.Është thënë se në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë.Çfarë është transportuar çdo dy javë me çarterin e Aleks Sorosit?Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë,Garantoj Edi Ramën se PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për të nxjerrë Shqipërinë nga nar