Tag: transportonte

  • Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga…

    Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga…

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Një shtetas është shpallur në kërkim nga Polcia e Korçës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
    8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.
    8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P., 26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

    Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

    Policia e Korçës, vijon operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
    Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P.,  26 vjeç, banues në Maliq, i cili po transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga vendet e treta. Ai u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve.   
    Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.  
    8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. 
    Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P.,  26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

    Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

    Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të hënë.

    Sipas njoftimit zyrtar, 24-vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
    “Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”,  një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.  

     Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.             
    Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. 
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

  • Autobusi përplaset me një furgon, ndërrojnë jetë 15 studentë! Mbi 30 të plagosur

    Autobusi përplaset me një furgon, ndërrojnë jetë 15 studentë! Mbi 30 të plagosur

    Një autobus në i cili po transportonte studentë, është përplasur me një furgon pasagjerësh në Malajzinë veriore, pranë kufirit me Tajlandën.
    Nga ky aksident janë shënuar 15 viktima e më shumë se 30 të lënduar. 13 prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët në spital, pasi nuk u mbijetuan dot lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë.
    Të 15 viktimat janë student, të Universitetit Pendidikan Sultan Idris, raporton Malay Mail. Aksidenti fatal ndodhi në orën 1:10 të mëngjesit, kur autobusi i marrë me qira që transportonte studentët për në kampusin e tyre në Tanjung Malim, Perak, u përplas me një furgon me pasagjerë.
    Një tragjedi e tillë vjen një muaj pas një aksidenti tjetër fatal, të shënuar më 13 maj, i cili u mori jetën 9 anëtarëve të Njësisë së Rezervës Federale në Teluk Intan, Perak.
    Për vite me radhë, Malajzia përjeton aksidente të tilla të rënda me pasoja të mëdha njerëzore.

  • Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

    Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

    Një anije mallrash që transportonte rreth 3,000 makina, përfshirë 800 elektrike, shpërtheu në flakë të martën vonë në brigjet e Alaskës .  Të 22 marinarët në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt pasi nuk arritën ta shuanin zjarrin , sipas kompanisë së menaxhimit Zodiac Maritime.

    Marinarët hipën në një varkë shpëtimi dhe më pas u shpëtuan nga anija tregtare Cosco Hellas, e cila nxitoi për të ndihmuar. Vërehet se Cosco Hellas ka një port regjistrimi në Pire.

    Anija që u përfshi nga flakët, mban flamurin e Liberisë dhe ishte nisur nga Kina më 26 maj me destinacion Meksikën. Siç njoftoi kompania, tymi dukej se vinte nga një kuvertë ku ishin ngarkuar automjete elektrike. Nuk dihej se çfarë marke makine mbante.

    A #ship carrying about 3,000 cars, including 800 #EVs, to Mexico was abandoned in the mid-Pacific Ocean after catching #fire on Tuesday. The vessel, named #MorningMidas, had departed from Yantai Port in China on May 26. All 22 crew were evacuated to a nearby merchant ship. pic.twitter.com/ObYVY7KML7— Shanghai Daily (@shanghaidaily) June 5, 2025

    Duhet theksuar se zjarret e shkaktuara nga makinat elektrike janë veçanërisht të rrezikshme, pasi janë të vështira për t’u shuar dhe mund të shpërthejnë përsëri për shumë ditë.

    Roja Bregdetare ka dërguar avionë dhe një anije për të ndihmuar në situatë, ndërsa tre anije të tjera janë tashmë në vendngjarje.  Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Në vitin 2022, një anije që transportonte 4,000 makina luksoze, përfshirë Porsche dhe Bentley, u fundos në Ishujt Azore dy javë pas një zjarri.

    Sipas Allianz Commercial, incidente të tilla arritën një nivel rekord në vitin 2024. Siç është vënë re në raportin e Allianz për vitin 2025, “rreziku mbetet i lartë, për shkak të madhësisë së madhe të këtyre anijeve dhe vështirësisë në menaxhimin e zjarreve dhe operacioneve të shpëtimit”.

  • Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

    Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

    Rreth 250 milionë bletë dolën nga kosheret e tyre dhe u përhapën në ajër, pasi një kamion që po transportonte mijëra koshere aktive me bletë u përmbys në shtetin amerikan të Uashingtonit, pranë kufirit me Kanadanë.
    Autoritetet lokale u detyruan të mbyllnin rrugën ku ndodhi aksidenti dhe lëshuan një paralajmërim urgjent për qytetarët që të shmangin zonën, për shkak të rrezikut nga pickimet masive.
    “Qëllimi ynë është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur,” – thuhej në një deklaratë të Zyrës së Sherifit të qarkut.
    Në vendngjarje mbërritën dhjetëra bletërritës profesionistë, të cilët u bashkuan me ekipet e emergjencës për të kontrolluar situatën dhe për të rikthyer bletët në kosheret e tyre.
    Sipas autoriteteve, plani është që bletët të orientohen vetë drejt mbretëreshës së tyre dhe të rifuten në kosheret, proces që pritet të zgjasë 24 deri në 48 orë.
    Në një përditësim në rrjetet sociale, Policia falënderoi “komunitetin e mrekullueshëm të bletërritësve” – më shumë se dy duzina u ofruan për të ndihmuar.
    “Pritet që deri në mëngjesin e së nesërmes, shumica e bletëve të jenë kthyer në kosheret e tyre,” – njoftoi zyra e Sherifit në Facebook.
    Pamjet e ndara nga autoritetet treguan një re të dendur bletësh që rrethonte kamionin e përmbysur, duke krijuar frikë për qytetarët në zonë.

  • Po transportonte 30 influencuese të veshura me bikini, Lamborghini me vlerë 4.5 milionë dollarë mbytet në Miami

    Po transportonte 30 influencuese të veshura me bikini, Lamborghini me vlerë 4.5 milionë dollarë mbytet në Miami

    Një aksident i rrallë ndodhi në Miami, kur një motoskaf luksoz Lamborghini Tecnomar, me vlerë 4.5 milionë dollarë, u mbyt ndërsa transportonte 30 influencuese të veshura me bikini.

    Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të vlerës së anijes dhe pasagjerëve të saj.

    Edhe pse shkaku zyrtar i fundosjes nuk është bërë ende publik, raportet paraprake theksojnë se sipas specifikimeve teknike, mjetit i lejohet të mbajë vetëm pesë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit — pra shumë më pak se numri real i të pranishmëve në bord.

    Në disa video të postuara nga vetë influencueset në rrjete sociale, varka duket se fundoset papritur, teksa ato po festonin me muzikë, vallëzim dhe shampanjë. Pamjet tregojnë të rejat me forma trupore të dallueshme, të veshura me jelekë shpëtimi portokalli, duke pritur ndihmën. Njëra prej tyre dëgjohet teksa bërtet e frikësuar.

    Megjithatë, aksidenti nuk duket se ndikoi seriozisht në humorin e pasagjereve. Pasi u shpëtuan, disa prej tyre vazhduan të kërcenin dhe të qeshnin në breg. Njëra prej influencueseve madje arriti të marrë me vete një shishe tekilë me vlerë 330 dollarë dhe, duke e ngritur lart, bërtiti me entuziazëm: “Bebja është shëndoshë e mirë!”

    Roja Bregdetare e Miamit, e cila ndërhyri për operacionin e shpëtimit, ka nisur një hetim zyrtar, duke u përqendruar në dyshimet për mbingarkesë, pasi motoskafi 20 metra i gjatë ishte dukshëm jashtë kapacitetit të lejuar.

  • Po transportonte marijuanë me furgon, arrestohet 66-vjeçari shqiptar në Spanjë

    Po transportonte marijuanë me furgon, arrestohet 66-vjeçari shqiptar në Spanjë

    Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar një 66-vjeçar shqiptar në Aranjuez, pasi iu gjetën mbi 65 kilogramë marijuanë të fshehura në bagazhin e furgonit me të cilin po udhëtonte.
    Sipas deklaratës së Shtabit të Policisë së Madridit, ngjarja ndodhi më 11 prill, kur një patrullë vuri re automjetin duke bërë një manovër të dyshimtë. Pas ndalimit, shoferi tregoi sjellje nervoze dhe u përgjigj në mënyrë evazive dhe jokoherente, çka shtoi dyshimet e policëve.
    Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan më shumë se 100 qese plastike, secila e mbyllur hermetikisht dhe me rreth 650 gram marijuanë secila – duke çuar në një total prej rreth 65 kilogramësh.
    I dyshuari u arrestua menjëherë, nën akuzën për kryerjen e një krimi kundër shëndetit publik, dhe më pas u paraqit në gjykatë për vijimin e procedurave ligjore.

  • Rusia godet autobusin që transportonte punëtorë në Ukrainë, 9 të vrarë dhe 30 të plagosur

    Rusia godet autobusin që transportonte punëtorë në Ukrainë, 9 të vrarë dhe 30 të plagosur

    Nëntë persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë në Ukrainë, thonë zyrtarët.
    Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes në qytetin jug-qendror të Marhanets.

    Serhiy Lysak, shefi rajonal i Dnipropetrovsk, tha se të paktën 30 persona u plagosën, duke shtuar se “numri i viktimave është vazhdimisht në rritje”.
    Sulmi vjen ndërsa zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA dhe Ukraina po përgatiten të mbajnë bisedime në Londër me qëllim sigurimin e një armëpushimi.
    Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur që atëherë.

    Muajin e kaluar, Moska doli me një listë të gjatë kushtesh në përgjigje të një armëpushimi të plotë që ishte rënë dakord nga SHBA dhe Ukraina.
    SHBA ka zhvilluar bisedime me Rusinë dhe veçmas me zyrtarë ukrainas dhe evropianë për të ndërmjetësuar një armëpushim./vizionplus.tv

  • Vdekja e 7 pakistanezëve, çështja i kalon për gjykim GJKKO-së

    Vdekja e 7 pakistanezëve, çështja i kalon për gjykim GJKKO-së

    Dosja në të cilën u hetua vdekja e 8 shtetasve, mes tyre 7 klandestinë nga Pakistani dhe shoferi që i transportonte ata, i ka kaluar gjykatës së Posaçme për kompetencë.

    Një gjyqtare paraprake ka vlerësuar se disa persona kanë bashkëpunuar për trafikun e klandestinëve dhe se ata kanë kryer krimin e ndihmës së paligjshme të kufirit, me pasojë vdekjen e disa shtetasve, të cilët po udhëtonin me mbi shpejtësi për t’i shpëtuar policisë që po i ndiqte dhe për pasojë humbën jetën në aksident automobilistik.
    Gjykata e Gjirokastrës ka vlerësuar se vdekja e klandestinëve është një rrethanë rënduese dhe ndaj në çështje duhet përfshirë struktura e Posaçme në Tiranë.
    Gjatë ditës, këtu në Gjykatën e Posaçme u shqyrtua kërkesa e njërit prej të dyshuarve, shtetasit Steviljano Ndou, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm sepse sipas tij arresti me burg është shpallur nga një gjykatë e zakonshme dhe se kanë rënë afatet e mbajtjes në burg.
    Gjykata e Posaçme e refuzoi kërkesën e Ndout si të pabazuar në ligj.
    Ndou dyshohet i përfshirë në trafikimin e 7 klandestinëve, të cilët humbën jetën në aksidentin automobilistik, së bashku me Edison Begaj, shoferin që po i transportonte. Aksidenti tragjik ndodhi pranë Këlcyrës, pasi klandestinët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër dhe pas ndjekjes nga policia lokale, u konstatua se makina në largim kishte përfunduar në lumin Vjosë.
    Për këtë ngjarje tragjike, siç raportohet, pati edhe një hetim nga AMP, e cila konstatoi se policia nuk kishte kryer shkelje gjatë kontrolleve.

    Top Channel