Tag: transportonte

  • Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Një 22  vjeçar është arrestuar në në tunelin e Murrizit pasi në makinën e tij u gjetën 2 automatikë e 4 krehër.

    Policia publikoi pamjet e operacionit të arrestimit të Ardit Doçit si dhe sekuestrimin e armëve që iu gjetën në bagazhin e makinës.

    Nga hetimet i riu do transportonte armët nga Burreli në Tiranë për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, informoi sot policia.

    Operacioni u kodua ‘Tuneli’

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: 

    A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

    Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

    Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Policia ndjek një person që transportonte 21 kg drogë drejt Kosovës

    Policia ndjek një person që transportonte 21 kg drogë drejt Kosovës

    Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se po transportonte lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë.Sipas raportimeve, i dyshuari po kalonte në kufirin e gjelbër kur u vu re nga efektivët e departamentit të kufirit. Kur iu afruan, ai nxori një armë dhe i kërcënoi, duke u larguar më pas me vrap drejt territorit shqiptar, duke u mbështetur edhe nga errësira.Në vendin ku ishte duke kaluar, ai la pas një çantë që përmbante 21 kilogramë kanabis sativa. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar homologët shqiptarë për të mundësuar arrestimin e të dyshuarit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se po transportonte lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë.Sipas raportimeve, i dyshuari po kalonte në kufirin e gjelbër kur u vu re nga efektivët e departamentit të kufirit. Kur iu afruan, ai nxori një armë dhe i kërcënoi, duke u larguar më pas me vrap drejt territorit shqiptar, duke u mbështetur edhe nga errësira.Në vendin ku ishte duke kaluar, ai la pas një çantë që përmbante 21 kilogramë kanabis sativa. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar homologët shqiptarë për të mundësuar arrestimin e të dyshuarit.

  • Aksident tragjik në Gjermani/ Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion, 30 të lënduar

    Aksident tragjik në Gjermani/ Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion, 30 të lënduar

    Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.
    Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
    Media gjermanie ”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë.
    Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu.
    “Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.
    Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

  • Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

    Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

    Një 40 vjeçar është arrestuar nga blutë e Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.
    Besmir Mollanji u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.
    Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.
    Njoftimi i policisë:
    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
    B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.
    40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë
    Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Korçë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

    Korçë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

    Besmir Mollanji, është prangosur nga blutë e Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.

    40 vjeçari u kap në flagrancë në afërsi të fshatit Boboshticë, teksa po lëvizte me një automjetin tip “Nissan”.

    Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.

    Njoftimi i policisë:

    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

    B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili  po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.

    40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë

    Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Po transportonte pacientin drejt reanimacionit në Gjirokastër, ambulanca përplaset me automjetin që i preu rrugën! Gjashtë persona të plagosur

    Po transportonte pacientin drejt reanimacionit në Gjirokastër, ambulanca përplaset me automjetin që i preu rrugën! Gjashtë persona të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes pranë urës së Kardhiqit, në nyjën që lidh qytetet e Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

    Rreth orës 09:30, një autoambulancë e Spitalit të Tepelenës, e cila po transportonte një pacient drejt Reanimacionit në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip BMW që i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur.
    Autoambulanca, e drejtuar nga shtetasi Gj. Sh., nuk ka mundur të shmangë përplasjen, duke përfunduar jashtë rruge, në anën e djathtë të karrexhatës.
    Automjeti tjetër, një BMW me targa TR8732L, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, si pasojë e impaktit të fortë. Sipas të dhënave të para, automjeti vinte nga drejtimi jugor, ndërsa autoambulanca po udhëtonte me urgjencë drejt spitalit rajonal.
    Nga aksidenti janë lënduar gjashtë persona: drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, infermierja dhe shoqëruesja që ndodheshin në mjet, si dhe drejtuesi i automjetit tjetër së bashku me një pasagjere që ndodhej me të.
    Gjendja më e rëndë paraqitet ajo e pacientit, shtetasi I. M., i cili ka marrë dëmtime të mëtejshme nga përplasja dhe ndodhet në kujdes intensiv. Të tjerët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Shkak kryesor dyshohet të jetë mospërfillja e përparësisë nga drejtuesi i BMW-së, por hetimet janë ende në vijim.

    Top Channel

  • Finalizohet operacioni policor “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari, u kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë…

    Finalizohet operacioni policor “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari, u kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë…

    Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, kapën në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në dalje të qytetit të Memaliajt, shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua teksa po transportonte me automjetin tip “Volkswagen” emigrantët e paligjshëm.
    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Attempt 1”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar që po transportonte kundrejt pagesës shtatë emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt Kosovës.
    Gjatë kontrollit, u sekuestruan automjeti, një telefon celular dhe një shumë parash, që dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
    Policia e Gjirokastrës thekson se do të vijojë operacionet për goditjen e rrjeteve që ndihmojnë emigrantët të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufijtë shtetërorë, si dhe u bën apel qytetarëve të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal që dënohet rëndë nga ligji shqiptar.

  • Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

    Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

    Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore.
    Transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet, policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 68-vjeçarin Flamur Pashaj.
    Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

  • Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

    Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

    Është goditur nga autoritetet greke një grup kriminal, i cili transportonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë. Raportohet se pjesë e grupit ka qenë edhe një 41-vjeçar shqiptar.
    Ishte një 65-vjeçar ai i cili kishte formuar organizatën dhe mbante një rol kryesor, shkruan gazeta greke “Protothema”, ndërsa merrnin pjesë edhe dy të moshuar të moshave 72 dhe 73-vjeçare.
    Sipas njoftimit të policisë greke operacioni u zhvillua në zonat e Hanisë dhe Kosturit, në kuadër të të cilit u arrestuan 4 anëtarë të grupit, si dhe një person tjetër.  Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit, të paktën që nga prilli i vitit 2025, kishin krijuar dhe ishin bashkuar me një organizatë kriminale, me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e mëtejshme për shitje, në zona të Kretës dhe të Greqisë Veriore, të sasive të mëdha fishekësh municionesh, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.
    Duke u bazuar në detajet që policia ka dhënë, “Protothema” shkruan se për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin një mënyrë specifike veprimi, përkatësisht: Ata mblidhnin porosi për municione dhe më pas kujdeseshin dhe siguronin sasitë e nevojshme nga një furnizues i panjohur që vepronte në Shqipëri.
    Tre nga anëtarët udhëtuan me rrugë tokësore drejt kufirit me dy automjete, njëri prej të cilëve ishte një kamion i konfiguruar në mënyrë të përshtatshme me një vend të posaçëm për të fshehur municionin. Aty vendosnin municionin që merrnin dhe ktheheshin në Kretë me rrugë tokësore dhe nëpërmjet linjave bregdetare të transportit detar, ku i shpërndanin municionet në treg, kundrejt një çmimi të caktuar.

    Rolet e ndara
    Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës kriminale kishin role të ndara nga njëri-tjetri, si më poshtë: 65 vjeçari, kishte formuar organizatën dhe mbante një rol qendror. Ai mblidhte porositë për fishekë, udhëtonte si bashkëdrejtues i një automjeti deri në kufi ku mbikëqyrte marrjen në dorëzim të municioneve dhe pagesën e parave, ndërsa vetë kujdesej për shitjen e tyre në Kretë, duke udhëtuar me motoçikletë. I arrestuari 72 vjeçar, kishte ngritur një vend të posaçëm të fshehtë brenda kamionit me të cilin transportoheshin municionet.
    Ndërsa i dyshuari tjetër i moshës 73 vjeç, kishte marrë përsipër detyrat e drejtuesit të kamionit, të cilin e transportonte deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë dhe një 41 vjeçar, shtetas shqiptar, kujdesej për sigurimin e municioneve nga një bashkëqytetar i furnizuesit, të cilat i transportonte në territorin grek dhe ia dorëzonte të sipërpërmendurve.
    Për më tepër, ata kishin marrë masa të forta që të mos kapeshin, konkretisht: përdornin një kamion që u përkiste personave të vdekur (mënyra se si u ra në zotërim po hetohet), të cilin e kishin modifikuar, ndërsa gjatë transportit të tyre për në kufi dhe nga kufiri, çaktivizonin telefonat e tyre celularë. Po ashtu për biletat e trageteve, përdornin dokumente të falsifikuara regjistrimi dhe identiteti, shkruan tvklan.al.
    Në total, nga kontrollet e kryera në automjete dhe shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan: 24,126 fishekë, një pushkë luftarake dhe 900 euro.

  • Me mbi 20 mijë fishekë, goditet grupi kriminal që transportonte municione luftarake nga Shqipëria drejt Greqisë

    Me mbi 20 mijë fishekë, goditet grupi kriminal që transportonte municione luftarake nga Shqipëria drejt Greqisë

    Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal i cili transportonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë, pjesë e të cilit ishte dhe një 41-vjeçar shqiptar.
    Gazeta greke “Protothema” shkruan se ishte një 65-vjeçar ai i cili kishte formuar organizatën dhe mbante një rol kryesor, ndërsa merrnin pjesë edhe dy të moshuar të moshave 72 dhe 73-vjeçare.
    Sipas njoftimit të policisë greke operacioni u zhvillua në zonat e Hanisë dhe Kosturit, në kuadër të të cilit u arrestuan 4 anëtarë të grupit, si dhe një person tjetër. Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit, të paktën që nga prilli i vitit 2025, kishin krijuar dhe ishin bashkuar me një organizatë kriminale, me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e mëtejshme për shitje, në zona të Kretës dhe të Greqisë Veriore, të sasive të mëdha fishekësh municionesh, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.
    Duke u bazuar në detajet që policia ka dhënë, “Protothema” shkruan se për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin një mënyrë specifike veprimi, përkatësisht: Ata mblidhnin porosi për municione dhe më pas kujdeseshin dhe siguronin sasitë e nevojshme nga një furnizues i panjohur që vepronte në Shqipëri.
    Tre nga anëtarët udhëtuan me rrugë tokësore drejt kufirit me dy automjete, njëri prej të cilëve ishte një kamion i konfiguruar në mënyrë të përshtatshme me një vend të posaçëm për të fshehur municionin. Aty vendosnin municionin që merrnin dhe ktheheshin në Kretë me rrugë tokësore dhe nëpërmjet linjave bregdetare të transportit detar, ku i shpërndanin municionet në treg, kundrejt një çmimi të caktuar.
    Rolet e ndara
    Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës kriminale kishin role të ndara nga njëri-tjetri, si më poshtë: 65 vjeçari, kishte formuar organizatën dhe mbante një rol qendror. Ai mblidhte porositë për fishekë, udhëtonte si bashkëdrejtues i një automjeti deri në kufi ku mbikëqyrte marrjen në dorëzim të municioneve dhe pagesën e parave, ndërsa vetë kujdesej për shitjen e tyre në Kretë, duke udhëtuar me motoçikletë. I arrestuari 72 vjeçar, kishte ngritur një vend të posaçëm të fshehtë brenda kamionit me të cilin transportoheshin municionet. Ndërsa i dyshuari tjetër i moshës 73 vjeç, kishte marrë përsipër detyrat e drejtuesit të kamionit, të cilin e transportonte deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë dhe një 41 vjeçar, shtetas shqiptar, kujdesej për sigurimin e municioneve nga një bashkëqytetar i furnizuesit, të cilat i transportonte në territorin grek dhe ia dorëzonte të sipërpërmendurve.
    Për më tepër, ata kishin marrë masa të forta që të mos kapeshin, konkretisht: përdornin një kamion që u përkiste personave të vdekur (mënyra se si u ra në zotërim po hetohet), të cilin e kishin modifikuar, ndërsa gjatë transportit të tyre për në kufi dhe nga kufiri, çaktivizonin telefonat e tyre celularë. Po ashtu për biletat e trageteve, përdornin dokumente të falsifikuara regjistrimi dhe identiteti.
    Në total, nga kontrollet e kryera në automjete dhe shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan: 24,126 fishekë, një pushkë luftarake dhe 900 euro.