Tag: transportonte

  • EMRI – Sarandë/ Arrestohet një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt Greqisë

    EMRI – Sarandë/ Arrestohet një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt Greqisë

    Goditet nga Policia Kufitare e Sarandës, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Vihet në pranga Ardit Koçi, që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë.

    Njoftimi:

    Xarë, Sarandë

    Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Vihet në pranga një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë.

    Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i  Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volksëagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.

    Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

  • Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

    Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë.

    Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Pesë studentë në autobus janë plagosur, ndërsa 19 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë
    Mediat vendase raportojnë se drejtuesi i autobusit, 40-vjeç, arriti të shpëtojë studentët, duke i ndihmuar të dalin jashtë.
    Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.
    Autobusi ka rënë në një kanal anash rrugës, por shoferi ka ruajtur kontrollin, duke pasur mundësi të shpëtonte pasagjerët.
    Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga Motta di Livenza dhe Treviso, disa ambulanca dhe një helikopter.
    Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vazhdojnë nga karabinierët, për të kuptuar rrethanat e përplasjes fatale.

    Top Channel

  • VIDEO / Helikopteri me Presidenten në bord ngec në betonin e sapohedhur

    VIDEO / Helikopteri me Presidenten në bord ngec në betonin e sapohedhur

    Një gabim fatal ndodhi në Indi, teksa helikopteri që transportonte Presidentin e vendit, Droupadi Murmu, u ul mbi çimento të sapo shtruar dhe ngeci.
    Siç mund të shihet në videot e transmetuara nga mediat lokale, policisë dhe zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për ta liruar atë.
    Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes kur helikopteri që transportonte Murmu u ul në një pistë të përkohshme për uljen e helikopterëve në fshatin Pramandom.

    Sipas mediave lokale, pista e përkohshme e uljes së helikopterëve ishte ndërtuar gjatë natës kur u vendos që helikopteri i Presidentit të devijohej në atë zonë në vend të destinacionit të tij fillestar në Nilakkal për shkak të kushteve të motit.
    Megjithatë, për shkak të procesit të nxituar, betoni që ishte derdhur disa orë para mbërritjes së Presidentit nuk ishte tharë plotësisht. Zyrtarët më vonë konfirmuan se helikopteri ishte zhvendosur në një vend të sigurt pa asnjë të lënduar.

  • Skandal në Greqi, këngëtarja e njohur përdor makinën e policisë si ‘furgon’. Ja çfarë transportonte

    Skandal në Greqi, këngëtarja e njohur përdor makinën e policisë si ‘furgon’. Ja çfarë transportonte

    Një ngjarje e pazakontë është zbulua në Greqi, pas qarkullimit të një video e cila u kthye shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
    Në pamje shihej një automjet i patrullës, që në bagazh transportonte… një frigorifer.
    Sipas mediave greke, bëhet me dije se ka qenë këngëtarja e njohur Despina Vandi e cila ka telefonuar policinë dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i transportojë deri në shtëpi një frigorifer, pasi i ishte shpuar goma e makinës, në Athinë.
    Rasti ka ngjallur debate të forta, ndërsa kanë nisur hetimet ndaj efektivëve të patrullës që janë kthyer në ‘furgonë’ për këngëtaren e njohur.

  • Me makinë drejt Vlorës për të shitur kokainë e kanabis, arrestohet 41 vjeçari! I sekuestrohen 4 pako me drogë

    Me makinë drejt Vlorës për të shitur kokainë e kanabis, arrestohet 41 vjeçari! I sekuestrohen 4 pako me drogë

    Një 41 vjeçar u arrestua pasi po transportonte transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues, 41 vjeçarin banues në Lushnje shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike, informoi sot policia e Vlorës.

    E.V akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Policia nuk bën të ditur sasinë e kokainës që është sekuestruar.

  • Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

    Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

    Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte.

    Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.
    Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.
    Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.

    Top Channel

  • Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari pranë Kapshticës

    Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari pranë Kapshticës

    Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte.

    Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

    Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

    Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.

  • Shpërthen treni që transportonte naftë në Lituani, autoritetet evakuojnë zonën

    Shpërthen treni që transportonte naftë në Lituani, autoritetet evakuojnë zonën

    Autoritetet e Vilniusit të Lituanisë urdhëruan evakuimin e një zone prej një kilometri përreth një stacioni hekurudhor, pasi një tren që transportonte gaz të lëngshëm nafte (LPG) shpërtheu në flakë dhe shpërtheu gjatë ngarkimit.

    Zjarri shpërtheu në orën 9:30 të mëngjesit, por deri në pasdite 40 zjarrfikësit që nxituan në vendngjarje nuk mundën të arrinin te treni për shkak të temperaturës shumë të lartë që ishte krijuar, tha Shërbimi Lituanez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
    LPG vjen nga një rafineri lituaneze në pronësi të Orlen të Polonisë, por një kompani tjetër është përgjegjëse për transportimin e saj. Terminali në stacionin hekurudhor nuk i përket Orlen, tha një zëdhënës i kompanisë. Nuk ka asnjë tregues se zjarri ishte i qëllimshëm, theksoi ai, duke vënë në dukje se një hetim është duke u zhvilluar tashmë.
    “Në këtë fazë, nuk ka dyshime për veprime të qëllimshme. Kompania po bashkëpunon me pronarin e terminalit dhe autoritetet përkatëse në hetimin e shkaqeve të aksidentit”, tha ai.
    Në orën 9:54 të mëngjesit, disa minuta pas incidentit, autoritetet lokale ndaluan një tren pasagjerësh rus rreth 10 km larg stacionit dhe e ridrejtuan atë në një pikë tjetër, tha një zëdhënës i hekurudhave lituaneze.

    Top Channel

  • SHBA godet një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela drejt Amerikës, Trump: U vranë 11 terroristë (VIDEO)

    SHBA godet një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela drejt Amerikës, Trump: U vranë 11 terroristë (VIDEO)

    Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”.

    Ai bëri me dije në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua.
    Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte lëndë narkotike në SHBA.

    Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të martën, Trump tha se forcat amerikane kishin “qëlluar” një “varkë që transportonte drogë” në afërsi të Venezuelës.

    “Ka shumë drogë në atë varkë,” tha ai.
    Trump shtoi se ishte informuar për incidentin nga kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali Dan Caine.
    Më vonë, presidenti postoi në platformën e tij Truth Social: “Herët këtë mëngjes, me urdhrin tim, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua”.
    Ai shtoi: “Sulmi rezultoi me vrasjen e 11 terroristëve. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem, le të shërbejë ky sulm si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES!”

    Postimi i tij u shoqërua nga një video e paqartë që tregonte një varkë me motor që ecte me shpejtësi nëpër ujëra të trazuara përpara se të shpërthente në flakë.
    Në një postim në rrjetet sociale, ministri i komunikimit i Venezuelës, Freddy Ñáñez, sugjeroi, pa prova, se videoja e ndarë nga Trump ishte krijuar me inteligjencë artificiale.
    Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në një postim në X se “sot ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës në Karaibet jugore kundër një anijeje droge që ishte nisur nga Venezuela”.
    Deri më tani është e paqartë se çfarë droge mbante anija.
    Që prej kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata Trump ka cilësuar disa organizata të trafikut të drogës dhe grupe kriminale në Meksikë dhe gjetkë në Amerikën Latine si organizata terroriste.
    Midis tyre janë Tren de Aragua dhe një grup tjetër venezuelian, “Karteli i Diejve”, për të cilin autoritetet amerikane pretendojnë se drejtohet nga Presidenti venezulian Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.
    Ushtria amerikane ka ndërmarrë hapa për të forcuar sigurinë e saj në Karaibet jugore gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vendosjen e anijeve shtesë detare dhe mijëra marinsave dhe marinarëve amerikanë./vizionplus.tv