Tag: transportit

  • Shoferi i autobusit bie në gjumë në timon dhe shkakton aksident të shumëfishtë në Filipine, 10 viktima dhe 30 të plagosur

    Shoferi i autobusit bie në gjumë në timon dhe shkakton aksident të shumëfishtë në Filipine, 10 viktima dhe 30 të plagosur

    Dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën pasi një autobus u përplas me disa automjete në një nga autostradat më të ngarkuara në veri të Filipineve.

    Shoferi i autobusit, i cili u arrestua, tha se kishte rënë në gjumë në timon, tha policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), duke shtuar se katër fëmijë ishin mes viktimave.
    Autobusët në autostradën Subic-Clark-Tarlac shpesh transportojnë punëtorë midis Manilës dhe provincave përreth.
    Ministria e Transportit urdhëroi pezullimin e funksionimit të Solid North Bus, një kompani e madhe autobusësh në zonë dhe kompania që zotëronte automjetin e përfshirë në aksident.
    Shoferi i autobusit mund të akuzohet për “drejtim të pamatur që shkakton vrasje të shumëfishta”, tha policia për AFP. Edhe faturino i autobusit është marrë në paraburgim.
    Aksidenti përfshiu tre automjete dhe një kamion kontejnerësh, tha Kryqi i Kuq Filipinas në një postim në Facebook.
    Organizata tha në një postim tjetër se po ofron ushqim dhe ndihma të tjera për njerëzit e shtruar në spital dhe për të plagosurit në aksident.
    Aksidentet fatale me autobusë nuk janë të rralla në Filipine.
    Përdorimi i drogës nga shoferët e autobusëve ka bërë gjithashtu bujë në javët e fundit, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte një faktor në aksidentin në fjalë.
    Në prill, disa kompani të transportit publik pezulluan operacionet e tyre pasi 84 nga shoferët e tyre rezultuan pozitivë për substanca të ndaluara në organizëm.
    Sekretari i Transportit, Vince Dizon do të takohet me përfaqësues nga gati 30 kompani autobusësh pas aksidentit të fundit, sipas mediave lokale.
    Në vitin 2023, 17 pasagjerë autobusi humbën jetën pasi frenat e automjetit ndaluan së punuari, duke bërë që të binte në një përrua.

    Top Channel

  • “Terminali Veri-Perëndimor drejt në përfundimit”/ Veliaj: Do jetë etalon i shërbimit të transportit në Tiranë

    “Terminali Veri-Perëndimor drejt në përfundimit”/ Veliaj: Do jetë etalon i shërbimit të transportit në Tiranë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në Facebook shkruan se terminali Veri-Perëndimor drejt përfundimit.
    Veliaj thotë se është një projekt që do të bëhet një etalon i shërbimit të transportit publik në kryeqytet. Ai ka kujtuar se deri në vitin 2015, Tiranës i mungonin terminalet moderne dhe qyteti ishte i mbushur me trafik dhe rrëmujë.
    “Jam vërtet entuziast çfarë pune fantastike po bëjmë për terminalin e ri veri-perëndimor i autobusëve, i cili do të jetë etaloni i standardit të shërbimit të transportit publik në Tiranë.
    Në 2015 askush nuk e mendonte qytetin me terminale moderne për pasagjerët. Trashëguam një situatë aspak të denjë për një kryeqytet europian, një kaos me furgonë dhe autobusë që hipnin e zbrisnin pasagjerët vend e pa vend, sa te ish Stacioni Trenit, sa te Rruga e Elbasanit e gjetkë. Të gjitha këto prodhonin trafik dhe rrëmujë në rrugët e qytetit.
    Vizioni ynë për Tiranën ishte krejt tjetër: për një transport modern për qytetarët dhe turistët e shumtë. Sot kemi në funksion të plotë Terminalin Lindor në Lundër, një histori suksesi që u vjen në ndihmë gjithë udhëtarëve nga jug-lindja. Terminali Veri-Perëndimor është në përfundim, për t’i dhënë një shërbim dinjitoz çdo qytetari që vjen nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, e për të lehtësuar trafikun.
    Jam i kënaqur që punimet vijojnë me ritëm të shpejtë dhe në pak kohë Tirana do të ketë nyjen moderne të transportit, ashtu siç e meriton”, shkruan ai.

  • Nga Lamborghini, te Fiat 500L e G Class-i elektrik – Papa Françesku dhe makinat e tij

    Nga Lamborghini, te Fiat 500L e G Class-i elektrik – Papa Françesku dhe makinat e tij

    Papa Françesku është shquar për preferencën e tij për mjetet e thjeshta të transportit dhe për kalimin gradual drejt automjeteve miqësore me mjedisin. Ndryshe nga papët e mëparshëm që përdornin shpesh makina të blinduara luksoze, Françesku ka zgjedhur një shumëllojshmëri automjetesh – nga makina të vogla ekonomike deri tek makinat Papale të projektuara posaçërisht për të – me fokus te përulësia, kontakti me botën dhe ndjeshmëria ekologjike.
    Në këtë homazh do të rendisim automjetet më të rëndësishme të përdorura nga Papa Françesku gjatë mandatit të tij.
    Papa Françesku ka adoptuar që në fillim një mënyrë jetese më të kursyer, gjë që reflektohet edhe në mjetet e tij të transportit. Që në ditën e parë të zgjedhjes së tij në 2013, ai shmangu limuzinën dhe preferoi të kthehej me një furgon me kardinalët e tjerë. Disa muaj më vonë ai u kërkoi priftërinjve dhe murgeshave të shmangnin makinat e shtrenjta dhe luksoze.
    “Më dhemb kur shoh një prift ose një murgeshë me makinën e modelit të fundit, nuk mund ta bësh këtë. Një makinë është e nevojshme për shumë punë, por, të lutem, zgjidhni një më të thjeshtë. Nëse ju pëlqejnë gjërat që bien në sy, mendoni se sa fëmijë po vdesin nga uria në botë”, tha Ati i Shenjtë.
    Një nga zgjedhjet e para të automjeteve të Papa Françeskut në Vatikan ishte një Ford Focus blu e errët në vend të limuzinës tradicionale. Bëhet fjalë për një makinë të thjeshtë të vitit 2006, fillimisht e flotës së Vatikanit, të cilën Papa i ri e vuri re aksidentalisht duke kaluar dhe kërkoi ta përdorte në vend të Mercedesit luksoz me targë “SCV 1”. Ky Ford Focus ishte i blinduar në mënyrë të përshtatshme dhe u përdor për udhëtimet e tij brenda Romës dhe për vizitat zyrtare.
    Menjëherë pas marrjes së detyrës, Françesku mori një dhuratë të veçantë, një model të vjetër Renault 4L të vitit 1984 me 300,000 kilometra në odometër. Papa jo vetëm që mori Renault 4 modest, por ai vetë hipi në timon dhe bëri një xhiro nëpër Vatikan, duke lënë pa fjalë njerëzit e tij të sigurisë. Renault 4 i bardhë me targa italiane të Veronës u bë kështu një simbol i “Kishës së varfër” të parashikuar nga Françesku.
    Kur Papa vizitoi Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, ai dërgoi një mesazh të fortë me zgjedhjen e makinës. Me të mbërritur në Uashington, ai hipi në një Fiat 500L të vogël me ngjyrë të zezë. Imazhi i liderit të fuqishëm fetar brenda një makine familjare mes një kortezhi SUV-sh të blinduara ishte mahnitëse. Zgjedhja e Fiat-it ishte e lidhur edhe me vizionin e tij ekologjik, ndërsa më pas kjo makinë doli në ankand për qëllime bamirësie.
    Françesku përdorte shpesh Popemobile të hapura – xhipa të modifikuar ose kamionçina – për t’u afruar më shumë me njerëzit.
    MAKINAT E HAPURA:
    Jeep Wrangler – në SHBA, Ekuador dhe gjetkë.
    Kia Soul – në Korenë e Jugut.
    Hidrogjeni Toyota Mirai – në Japoni.
    Isuzu D-Max – në Filipine.
    Renault Logan – në Armeni.
    Mahindra KUV 100 – në Afrikë.
    Pickup Peugeot Hoggar – në Kubë.
    Papa iu përshtat çdo vendi, duke përdorur shpesh automjete të prodhuara në shtetet që vizitonte, duke synuar kontaktin me njerëzit dhe thjeshtësinë simbolike.
    Në vitin 2019, Papa mori një Dacia Duster 4×4 të konfiguruar posaçërisht nga Renault. Kjo makinë, me ngjyrë të bardhë dhe me tavan që mund të hapej ishte prodhuar në Rumani dhe kishte hapësirë të modifikuar që të mund të ngrihej në këmbë dhe të përshëndeste turmën. Makina në fjalë u përdor gjatë vizitave të tij dhe u bë një tjetër simbol i transportit të përballueshëm.
    Papa Françesku ka marrë herë pas here dhurata luksoze – si një Lamborghini Huracán dhe një Harley-Davidson – të cilat i nxirrte në ankand për bamirësi. Këto lëvizje tregojnë qëndrueshmërinë e qëndrimit të tij, me idenë që luksi kthehet në mbështetje për të dobëtit.
    Vitet e fundit, Papa ishte orientuar drejt lëvizshmërisë me mjete elektrike. Vatikani nisi një program tranzicioni ekologjik që do të ketë përfunduar deri në vitin 2030 dhe Papa përdorte Nissan Leaf për udhëtime të përditshme, Toyota Mirai me energji hidrogjeni, e konvertuar në një “Popemobile”, ndërsa një Fisker Ocean po projektohej për të.
    Veprimi i Vatikanit promovon emetimet zero dhe pranimin e lëvizshmërisë elektrike si një akt i kujdesit për krijimin. Në Dhjetor 2024, Papa bleu Popemobilin e parë plotësisht elektrik, një Mercedes i ri G-Class. Automjeti ka një fron të ngritur, një çati të hapur, një platformë të veçantë dhe të gjitha karakteristikat e sigurisë. Dorëzimi i tij u bë në kuadër të Vitit Jubilar 2025. Mercedes bashkëpunoi me Vatikanin për lëvizje të plotë elektrike, duke ofruar një automjet me emetim zero.
    Papa kishte deklaruar vazhdimisht se kujdesi për mjedisin është një detyrë morale dhe shoqërore. Ai kishte mbrojtur një jetë të thjeshtë dhe shmangien e mjeteve luksoze të transportit, duke thënë se Kisha duhet të jetë “e varfër dhe për të varfrit”.
    Ai kishte shprehur dëshirën që të mos izolohet pas xhamit të blinduar dhe të qëndrojë pranë njerëzve, edhe nëse kjo përbën rrezik për sigurinë e tij.

  • Greqi/ Merr flakë autobusi i transportit urban në Athinë

    Greqi/ Merr flakë autobusi i transportit urban në Athinë

    Një autobus i transportit urban në Athinë, ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti mekanik mbrëmjen e djeshme.

    Sipas burimeve lokale në autobus nuk ka pasur pasagjerë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

    Nga kjo ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Syri.net-Protothema

     

    Λεωφορείο πήρε φωτιά στη Λιοσίων pic.twitter.com/OzvVYaGrbE
    — 📝✏️✍🏻Σωτήρης Παπ ✍🏻✏️📝 (@sotpap1997) April 8, 2025

     

  • Durrës, Rama me biznesin e transportit: Koncensioni për skanerat, totalisht i gabuar

    Durrës, Rama me biznesin e transportit: Koncensioni për skanerat, totalisht i gabuar

    Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, në takim me përfaqësues të bizneseve të transportit, deklaroi se koncensioni për skanerat, është toitalisht i gabuar.
    Rama u shpreh se koncensioni nuk mund të prishej, pasi do të kishte kosto të lartë në arbitrazh.
    “Në kemi në Shqipëri një start up, që është mbështetur nga programet tona, dhe operon nga pori i San Francisko, këtu. Ne folëm me ministren, ministrja i ndjek programet e start up dhe do ta sjellim këtu. Do shohim mundësinë ta përditësojmë për ju. Tema për të cilën jemi këtu, është tema e skanerit. Ky është koncension, më i gabueshëm i mundshëm, që ne kemi trashëguar. Nuk kemiu pasur të mundur ta godasim, ashtu siç është kopsitur, do na krijonte kosto të lartë në arbitrazh. Mbetet një koncension i gabuar totalisht, skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por e shtetit. Kjo është detyrë e shtetit, jo e juaja. Këtu jemi përpara një situate që do zgjasë deri në 2030”, theksoi ai.

  • Tarifa të larta dhe kohë e pamjaftueshme e imbarkimit në Port! Shqetësimet e bizneseve të transportit, Rama: Policia të garantojë që operacionet të funksionojnë pa ndërprerje

    Tarifa të larta dhe kohë e pamjaftueshme e imbarkimit në Port! Shqetësimet e bizneseve të transportit, Rama: Policia të garantojë që operacionet të funksionojnë pa ndërprerje

    Përfaqësuesit e bizneseve të transportit ndanë me kryeministrin Edi Rama shqetësimit e tyre, gjatë takimit që u zhvillua në Portin e Durrësit.

    Një biznesmen propozoi që të hapet një shkollë profesionale për shoferë.
    “Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një bashkëpunim, me Ministrinë e Infrastrukturës, me portin, ta ndërtojmë një shkollë profesionale. Është një lloj shkolle ku merren kushte të caktuara që iu vlejnë shoferëve tuaj për këto procese speciale”, tha Rama.
    Biznesmenët u ankuan për tarifën që duhet të paguhet për çdo kamion, sa herë futet në Port apo për kohën e pamjaftueshme të imbarkimit, pasi sipas tyre, për shkak të fluksit të automjeteve që duhet të futen në traget, 3 orë janë pak.
    “Këtu nuk është bulevard. Nuk vihet për të ecur. Këtu vihet për të marrë shërbime. Gjithë kjo infrastrukturë funksionon dhe në bazë të tarifave që mbledh. Kështu e ka çdo port i botës. Po na gjete ndonjë vend… Po na çove në Bari… Këtu është më lule se në Bari. Kam parë dhe Barin e Ankonën. Por ajo që jam dakord me ty është te policia. Policia nuk mund të thotë ‘hajde në 7’. Policia është këtu që të garantojë se operacionet funksionojnë pa ndërprerje. Koordinimi i njësive është problem më vete. Po të mos jeni ju këtu nuk ka nevojë as për polici e as për doganë. Policia dhe dogana janë këtu se keni nevojë ju”.

    Top Channel

  • Marrëveshja për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Gur kilometrik në zhvillimin e transportit, një hap më afër BE-së

    Marrëveshja për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Gur kilometrik në zhvillimin e transportit, një hap më afër BE-së

    Në prani të Përfaqësuese së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ditën e sotme u firmos marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
    Marrëveshja u firmos nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Evropiane për Investime, Lionel Rapaille.
    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se kjo marrëveshje është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri.

    Balluku: Sot gjatë vizitës në Shqipëri të zv/presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas dhe në prani të kryeministrit Edi Rama, nënshkruam së bashku me Bankën Europian për Investim, marrëveshjen për hapjen e parë të hekurudhës së Korridorit 8. Një marrëveshje që i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurudhor Durrës Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim që do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e 8, siç është autostrada që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishme për BE, duke qenë se i ofron eficencë financiare çdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambjentin.
    Balluku bëri me dije se janë drejt përfundimit punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës e cila do të dorëzohet brenda kërij viti (2025) ndërsa do të vijohet edhe me projektet e tjera në të ardhmen. Këto projekte strategjike, theksoi Balluku, e përafrojnë më shumë vendin tonë me BE-në.
    Balluku: Tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë – Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë. Atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë. Nga ana tjetër gjatë vitit 2025 ne nisim ndërtimin e hekurudhës Vorë Han I Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Parashikohet që këto punime të përfundojnë në 2029. Në ditët në vijim do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës.
    Bëhet fjalë për hekurudhën e Kombit e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë edhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë. Gjithashtu duhet patur parasysh që brenda këtij viti do kemi mundësi që të kemi një projekt të plotë për marrëveshjen e firmosur sot, Durrës-Rrogozhinë e cila parashikohet të dorëzohet si vepër në 2028 duke u pasuar edhe nga segmenti Rrogozhinë-Pogradec, që do të dorëzohet në 2029. Të gjitha këto risi, të gjitha këto projekte strategjike, kombëtare dhe rajonale e përafrojnë Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrës së saj të BE./vizionplus.tv 

  • Kryeministri Rama në Durrës/ Vizitë me përfaqësues të bizneseve të transportit, në Port

    Kryeministri Rama në Durrës/ Vizitë me përfaqësues të bizneseve të transportit, në Port

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në portin e Durrësit ku po zhvillon një takim me përfaqësues të bizneseve të transportit.
    Qëllimi i takimit konsiston në dëgjimin e problematikave të tyre për tëndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave, si dhe për të shtyrë përpara eksportet shqiptare.

  • Kryeministri Rama në Portin e Durrësit, takim me përfaqësuesit e biznesit të transportit

    Kryeministri Rama në Portin e Durrësit, takim me përfaqësuesit e biznesit të transportit

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me me përfaqësues të bizneseve të transportit në Portin e Durrësit. Takimi u zhvilluar për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave, me qëllim shtyrjen përpara të eksporteve shqiptare.
    I shoqëruar nga ministrat e linjës dhe zyrtarë të tjerë, kreu i qeverisë dëgjoi shqetësimet e tyre dhe zgjidhjen e problematikave në port.

    “Së shpejti nis ndërtimi i portit të madh modern, në Porto Romano”, tha Rama.
    “Ndryshimet këtu janë të nevojshme dhe do bëhen, po punohet edhe me Ministrinë për t’ju ndihmuar. Koncesioni i skanimit është i gabuar, më i keqi i mundshmi që e kemi trashëguar, por që do na krijonte kosto të lartë në arbitrazh. Megjithatë jemi munduar ta mënaxhojmë, ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë për ju, nga 45 euro ta ulim në 22 euro. Por në fund të fundit mbetet një koncesion i gabuar tërësisht, sepse skanimin e kamionëve shteti e bën për punën e vet, për sigurinë, krimin, kontrabandën, por jo për ju”, tha kryeministri ndër të tjera.
     

  • ‘Peja si qytet i Serbisë’/ Autoritetet në Mal të Zi nisin hetimet, kush e vuri tabelën

    ‘Peja si qytet i Serbisë’/ Autoritetet në Mal të Zi nisin hetimet, kush e vuri tabelën

    Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë

    Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur.

    Ministria nuk ka dhënë përgjigje për Radio Evropën e Lirë se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.

    “Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin” thuhet në reagimin e saj.

    Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale.

    Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje.

    Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.