Tag: transportit

  • Kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë edhe fluturimet me charter, për të cilët do të paguhet një tarifë prej 200 lekësh për pasagjer për transmetimin e të dhënave në Sektorin e Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU) që do menaxhohet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë, kostoja pritet të reflektohet me rritjen e çmimit të biletës të paktën me 2 euro.

    Kompanitë e transportit të pasagjerëve me traget janë ndër të parët që paralajmërojnë se pritet ta përfshijnë koston e tarifës shtesë në çmimin e biletave për udhëtarët.

    Sipas vlerësimeve, nisur nga numri hyrës dhe dalës i pasagjerëve, kostoja për kompanitë e transportit nga pagesa e tarifës, mund të arrijë në rreth 25 mln euro në vit vetëm për transportin ajror dhe detar.

    Kostoja është llogaritur nga hyrjet dhe daljet e pasagjerëve për 2024, numri i të cilëve arrin në 12,3 mln udhëtarë. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve.

    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë

    Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries”, pohon për Monitor që kjo është një tarifë e re, që nuk paguhet prej kompanive të transportit të pasagjerëve me tragete, pavarësisht se prej tyre të dhënat e pasagjerëve pas imbarkimit u transmetohen 5 autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Reso paralajmëron që detyrimi për pagesën e tarifës për transmetimin e të dhënave do të rrisë me 2 euro çmimin e biletës së pasagjerëve.

    “Kjo mund të konsiderohet “një taksë për policinë” e cila do të transferohet te çmimi i biletës së udhëtarëve. Çmimet e biletave nga kostoja e tarifës priten të rriten me 2 euro”.

    Përfaqësuesi i kompanive të transportit të pasagjerëve me traget drejt Italisë përveçse ngre shqetësimin se nuk janë në dijeni të detyrimit për pagesën e tarifës prej 200 lekë për pasagjer, por theksojnë gjithashtu se nuk janë njoftuar edhe për mënyrën e ndryshimit të raportimit të të dhënave të pasagjerëve.

    Ai sqaron se aktualisht të dhënat e pasagjerëve në formatin exel, pas imbarkimit u dorëzohen 5 autoriteve shqiptare, përfshirë Autoritetit Portual Durrës, Policisë së Kufirit, Doganave, Kapitenerisë së Porteve dhe AFTO-s (kompani që operon pranë terminalit të trageteve) dhe autoriteteve italiane. Të dhënat përmbajnë listën e plotë të pasagjerëve pas imbarkimit, përfshirë emër + mbiemër, gjinia, dita e lindjes, shtetësia, lloji i mjetit (nëse ka) dhe numri i platesë së mjetit. Transmetimi i të dhënave bëhet pa pagesë.

    Kompania italiane “Adria Ferries” operon në Shqipëri me tragete për transportin e pasagjerëve prej 2004-s në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste.

    Miratohet edhe rregullorja

    Tarifa do të paguhet për transmetimin e të dhënave deri në 3 herë të pasagjerëve për një itinerar udhëtimi, drejt një njësie që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarit (SIU) dhe do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

    Pas miratimit të vendimit për aplikimin e tarifës me vlerë 200 lekë për kompanitë e transportit, përfshirë linjat ajrore, detare dhe rrugor të transportit të pasagjerëve për transmetimin e të dhënave, është miratuar edhe vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”

    Rregullorja përcakton që nga mënyra se si do të funksionojë kjo njësi me personal me njohuri të avancuara në sistemet kompjuteri, të pajisur me certifikata “tepër sekret” deri te formatet dhe protokollet që do të zbatohen për transmetimin e të dhënave nga kompanitë drejt SIU.

    Sipas rregullores, personeli i SIU-t do të përbëhet nga punonjës të kualifikuar të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera operative, të pajisur me certifikatë sigurie “Tepër sekret” dhe me njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë dhe analizës së të dhënave.

    Njësia do të funksionojë 24 orë në ditë dhe do të ketë të drejtë të marrë, përpunojë dhe analizojë të dhënat që transportuesit dërgojnë për çdo pasagjer.

    Rregullorja përcakton gjithashtu formatet dhe protokollet teknike të transferimit të të dhënave, që përfshijnë standarde ndërkombëtare si EDIFACT PNRGOV, XML PNRGOV, SFTP, HTTPS, dhe AS4, për të siguruar transmetim të sigurt dhe të saktë të informacionit.

    Këto të dhëna do të dërgohen nga kompanitë 24 deri në 48 orë para nisjes së udhëtimit, më pas 60 dhe 180 minuta para nisjes, dhe në fund pasi të përfundojë imbarkimi, në mënyrë që sistemi të ketë të gjitha informacionet për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.

    Më herët Ministria e Brendshme sqaroi për Monitor se SIU është ngritur për të rritur sigurinë kombëtare, për të parandaluar dhe zbuluar veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe për të identifikuar rreziqe të mundshme ndaj sigurisë kufitare të vendit./Monitor- D.Azo

  • Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë edhe fluturimet me charter, për të cilët do të paguhet një tarifë prej 200 lekësh për pasagjer për transmetimin e të dhënave në Sektorin e Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU) që do menaxhohet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë, kostoja pritet të reflektohet me rritjen e çmimit të biletës të paktën me 2 euro.
    Kompanitë e transportit të pasagjerëve me traget janë ndër të parët që paralajmërojnë se pritet ta përfshijnë koston e tarifës shtesë në çmimin e biletave për udhëtarët.
    Sipas vlerësimeve, nisur nga numri hyrës dhe dalës i pasagjerëve, kostoja për kompanitë e transportit nga pagesa e tarifës, mund të arrijë në rreth 25 mln euro në vit vetëm për transportin ajror dhe detar.
    Kostoja është llogaritur nga hyrjet dhe daljet e pasagjerëve për 2024, numri i të cilëve arrin në 12,3 mln udhëtarë. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve.
    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë
    Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries”, pohon për Monitor që kjo është një tarifë e re, që nuk paguhet prej kompanive të transportit të pasagjerëve me tragete, pavarësisht se prej tyre të dhënat e pasagjerëve pas imbarkimit u transmetohen 5 autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Reso paralajmëron që detyrimi për pagesën e tarifës për transmetimin e të dhënave do të rrisë me 2 euro çmimin e biletës së pasagjerëve.
    “Kjo mund të konsiderohet “një taksë për policinë” e cila do të transferohet te çmimi i biletës së udhëtarëve. Çmimet e biletave nga kostoja e tarifës priten të rriten me 2 euro”.
    Përfaqësuesi i kompanive të transportit të pasagjerëve me traget drejt Italisë përveçse ngre shqetësimin se nuk janë në dijeni të detyrimit për pagesën e tarifës prej 200 lekë për pasagjer, por theksojnë gjithashtu se nuk janë njoftuar edhe për mënyrën e ndryshimit të raportimit të të dhënave të pasagjerëve.
    Ai sqaron se aktualisht të dhënat e pasagjerëve në formatin exel, pas imbarkimit u dorëzohen 5 autoriteve shqiptare, përfshirë Autoritetit Portual Durrës, Policisë së Kufirit, Doganave, Kapitenerisë së Porteve dhe AFTO-s (kompani që operon pranë terminalit të trageteve) dhe autoriteteve italiane. Të dhënat përmbajnë listën e plotë të pasagjerëve pas imbarkimit, përfshirë emër + mbiemër, gjinia, dita e lindjes, shtetësia, lloji i mjetit (nëse ka) dhe numri i platesë së mjetit. Transmetimi i të dhënave bëhet pa pagesë.
    Kompania italiane “Adria Ferries” operon në Shqipëri me tragete për transportin e pasagjerëve prej 2004-s në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste.
    Miratohet edhe rregullorja
    Tarifa do të paguhet për transmetimin e të dhënave deri në 3 herë të pasagjerëve për një itinerar udhëtimi, drejt një njësie që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarit (SIU) dhe do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
    Pas miratimit të vendimit për aplikimin e tarifës me vlerë 200 lekë për kompanitë e transportit, përfshirë linjat ajrore, detare dhe rrugor të transportit të pasagjerëve për transmetimin e të dhënave, është miratuar edhe vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”
    Rregullorja përcakton që nga mënyra se si do të funksionojë kjo njësi me personal me njohuri të avancuara në sistemet kompjuteri, të pajisur me certifikata “tepër sekret” deri te formatet dhe protokollet që do të zbatohen për transmetimin e të dhënave nga kompanitë drejt SIU.
    Sipas rregullores, personeli i SIU-t do të përbëhet nga punonjës të kualifikuar të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera operative, të pajisur me certifikatë sigurie “Tepër sekret” dhe me njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë dhe analizës së të dhënave.
    Njësia do të funksionojë 24 orë në ditë dhe do të ketë të drejtë të marrë, përpunojë dhe analizojë të dhënat që transportuesit dërgojnë për çdo pasagjer.
    Rregullorja përcakton gjithashtu formatet dhe protokollet teknike të transferimit të të dhënave, që përfshijnë standarde ndërkombëtare si EDIFACT PNRGOV, XML PNRGOV, SFTP, HTTPS, dhe AS4, për të siguruar transmetim të sigurt dhe të saktë të informacionit.
    Këto të dhëna do të dërgohen nga kompanitë 24 deri në 48 orë para nisjes së udhëtimit, më pas 60 dhe 180 minuta para nisjes, dhe në fund pasi të përfundojë imbarkimi, në mënyrë që sistemi të ketë të gjitha informacionet për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.
    Më herët Ministria e Brendshme sqaroi për Monitor se SIU është ngritur për të rritur sigurinë kombëtare, për të parandaluar dhe zbuluar veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe për të identifikuar rreziqe të mundshme ndaj sigurisë kufitare të vendit./ Monitor

  • Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë edhe fluturimet me charter, për të cilët do të paguhet një tarifë prej 200 lekësh për pasagjer për transmetimin e të dhënave në Sektorin e Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU) që do menaxhohet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë, kostoja pritet të reflektohet me rritjen e çmimit të biletës të paktën me 2 euro.Kompanitë e transportit të pasagjerëve me traget janë ndër të parët që paralajmërojnë se pritet ta përfshijnë koston e tarifës shtesë në çmimin e biletave për udhëtarët.Sipas vlerësimeve, nisur nga numri hyrës dhe dalës i pasagjerëve, kostoja për kompanitë e transportit nga pagesa e tarifës, mund të arrijë në rreth 25 mln euro në vit vetëm për transportin ajror dhe detar.Kostoja është llogaritur nga hyrjet dhe daljet e pasagjerëve për 2024, numri i të cilëve arrin në 12,3 mln udhëtarë. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve.Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e PolicisëBernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries”, pohon për Monitor që kjo është një tarifë e re, që nuk paguhet prej kompanive të transportit të pasagjerëve me tragete, pavarësisht se prej tyre të dhënat e pasagjerëve pas imbarkimit u transmetohen 5 autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Reso paralajmëron që detyrimi për pagesën e tarifës për transmetimin e të dhënave do të rrisë me 2 euro çmimin e biletës së pasagjerëve.“Kjo mund të konsiderohet “një taksë për policinë” e cila do të transferohet te çmimi i biletës së udhëtarëve. Çmimet e biletave nga kostoja e tarifës priten të rriten me 2 euro”.Përfaqësuesi i kompanive të transportit të pasagjerëve me traget drejt Italisë përveçse ngre shqetësimin se nuk janë në dijeni të detyrimit për pagesën e tarifës prej 200 lekë për pasagjer, por theksojnë gjithashtu se nuk janë njoftuar edhe për mënyrën e ndryshimit të raportimit të të dhënave të pasagjerëve.Ai sqaron se aktualisht të dhënat e pasagjerëve në formatin exel, pas imbarkimit u dorëzohen 5 autoriteve shqiptare, përfshirë Autoritetit Portual Durrës, Policisë së Kufirit, Doganave, Kapitenerisë së Porteve dhe AFTO-s (kompani që operon pranë terminalit të trageteve) dhe autoriteteve italiane. Të dhënat përmbajnë listën e plotë të pasagjerëve pas imbarkimit, përfshirë emër + mbiemër, gjinia, dita e lindjes, shtetësia, lloji i mjetit (nëse ka) dhe numri i platesë së mjetit. Transmetimi i të dhënave bëhet pa pagesë.Kompania italiane “Adria Ferries” operon në Shqipëri me tragete për transportin e pasagjerëve prej 2004-s në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste.Miratohet edhe rregullorjaTarifa do të paguhet për transmetimin e të dhënave deri në 3 herë të pasagjerëve për një itinerar udhëtimi, drejt një njësie që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarit (SIU) dhe do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Pas miratimit të vendimit për aplikimin e tarifës me vlerë 200 lekë për kompanitë e transportit, përfshirë linjat ajrore, detare dhe rrugor të transportit të pasagjerëve për transmetimin e të dhënave, është miratuar edhe vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”Rregullorja përcakton që nga mënyra se si do të funksionojë kjo njësi me personal me njohuri të avancuara në sistemet kompjuteri, të pajisur me certifikata “tepër sekret” deri te formatet dhe protokollet që do të zbatohen për transmetimin e të dhënave nga kompanitë drejt SIU.Sipas rregullores, personeli i SIU-t do të përbëhet nga punonjës të kualifikuar të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera operative, të pajisur me certifikatë sigurie “Tepër sekret” dhe me njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë dhe analizës së të dhënave.Njësia do të funksionojë 24 orë në ditë dhe do të ketë të drejtë të marrë, përpunojë dhe analizojë të dhënat që transportuesit dërgojnë për çdo pasagjer.Rregullorja përcakton gjithashtu formatet dhe protokollet teknike të transferimit të të dhënave, që përfshijnë standarde ndërkombëtare si EDIFACT PNRGOV, XML PNRGOV, SFTP, HTTPS, dhe AS4, për të siguruar transmetim të sigurt dhe të saktë të informacionit.Këto të dhëna do të dërgohen nga kompanitë 24 deri në 48 orë para nisjes së udhëtimit, më pas 60 dhe 180 minuta para nisjes, dhe në fund pasi të përfundojë imbarkimi, në mënyrë që sistemi të ketë të gjitha informacionet për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.Më herët Ministria e Brendshme sqaroi për Monitor se SIU është ngritur për të rritur sigurinë kombëtare, për të parandaluar dhe zbuluar veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe për të identifikuar rreziqe të mundshme ndaj sigurisë kufitare të vendit./ D.AzoOperatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tarifa e re për pasagjer, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Tarifa e re për pasagjer, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

    Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë edhe fluturimet me charter, për të cilët do të paguhet një tarifë prej 200 lekësh për pasagjer për transmetimin e të dhënave në Sektorin e Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU) që do menaxhohet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë, kostoja pritet të reflektohet me rritjen e çmimit të biletës të paktën me 2 euro.Kompanitë e transportit të pasagjerëve me traget janë ndër të parët që paralajmërojnë se pritet ta përfshijnë koston e tarifës shtesë në çmimin e biletave për udhëtarët.Sipas vlerësimeve nisur nga numri hyrës dhe dalës i pasagjerëve, kostoja për kompanitë e transportit nga pagesa e tarifës, mund të arrijë në rreth 25 mln euro në vit vetëm për transportin ajror dhe detar.Kostoja është llogaritur nga hyrjet daljet e pasagjerëve për 2024, numri i të cilëve arrin në 12,3 mln udhëtarë. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve.Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e PolicisëBernard Reso drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries” pohon për Monitor që kjo është një tarifë e re, që nuk paguhet prej kompanive të transportit të pasagjerëve me tragete, pavarësisht se prej tyre të dhënat e pasagjerëve pas imbarkimit u transmetohen 5 autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Reso paralajmëron që detyrimi për pagesën e tarifës për transmetimin e të dhënave do të rrisë me 2 euro çmimin e biletës së pasagjerëve.“Kjo mund të konsiderohet “një taksë për policinë” e cila do të transferohet te çmimi i biletës së udhëtarëve. Çmimet e biletave nga kostoja e tarifës priten të rriten me 2 euro”.Përfaqësuesi i kompanive të transportit të pasagjerëve me traget drejt Italisë përveçse ngre shqetësimin se nuk janë në dijeni të detyrimit për pagesën e tarifës prej 200 lekë për pasagjer, por theksojnë gjithashtu se nuk janë njoftuar edhe për mënyrën e ndryshimit të raportimit të të dhënave të pasagjerëve.Ai sqaron se aktualisht të dhënat e pasagjerëve në formatin exel, pas imbarkimit u dorëzohen 5 autoriteve shqiptare, përfshirë Autoritetit Portual Durrës, Policisë së Kufirit, Doganave, Kapitenerisë së Porteve dhe AFTO-s (kompani që operon pranë terminalit të trageteve) dhe autoriteteve italiane. Të dhënat përmbajnë listën e plotë të pasagjerëve pas imbarkimit, përfshirë emër + mbiemër, gjinia, dita e lindjes, shtetësia, lloji i mjetit (nëse ka) dhe numri i platesë së mjetit. Transmetimi i të dhënave bëhet pa pagesë.Kompania italiane “Adria Ferries” operon në Shqipëri me tragete për transportin e pasagjerëve prej 2004-s në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste.Miratohet edhe rregullorjaTarifa do të paguhet për transmetimin e të dhënave deri në 3 herë të pasagjerëve për një itinerar udhëtimi, drejt një njësie që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarit (SIU) dhe do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Pas miratimit të vendimit për aplikimin e tarifës me vlerë 200 lekë për kompanitë e transportit, përfshirë linjat ajrore, detare dhe rrugor të transportit të pasagjerëve për transmetimin e të dhënave, është miratuar edhe vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”Rregullorja përcakton që nga mënyra se si do të funksionojë kjo njësi me personal me njohuri të avancuara në sistemet kompjuteri, të pajisur me certifikata “tepër sekret” deri te formatet dhe protokollet që do të zbatohen për transmetimin e të dhënave nga kompanitë drejt SIU.Sipas rregullores, personeli i SIU-t do të përbëhet nga punonjës të kualifikuar të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera operative, të pajisur me certifikatë sigurie “Tepër sekret” dhe me njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë dhe analizës së të dhënave.Njësia do të funksionojë 24 orë në ditë dhe do të ketë të drejtë të marrë, përpunojë dhe analizojë të dhënat që transportuesit dërgojnë për çdo pasagjer.Rregullorja përcakton gjithashtu formatet dhe protokollet teknike të transferimit të të dhënave, që përfshijnë standarde ndërkombëtare si EDIFACT PNRGOV, XML PNRGOV, SFTP, HTTPS, dhe AS4, për të siguruar transmetim të sigurt dhe të saktë të informacionit.Këto të dhëna do të dërgohen nga kompanitë 24 deri në 48 orë para nisjes së udhëtimit, më pas 60 dhe 180 minuta para nisjes, dhe në fund pasi të përfundojë imbarkimi, në mënyrë që sistemi të ketë të gjitha informacionet për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.Më herët Ministria e Brendshme sqaroi për Monitor se SIU është ngritur për të rritur sigurinë kombëtare, për të parandaluar dhe zbuluar veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe për të identifikuar rreziqe të mundshme ndaj sigurisë kufitare të vendit./ D.AzoOperatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rishikohet me akt normativ buxheti/ 6 mld lekë shtesë për infrastrukturën! Projektet ku do të ndahen paratë

    Rishikohet me akt normativ buxheti/ 6 mld lekë shtesë për infrastrukturën! Projektet ku do të ndahen paratë

    Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit. Përmes një akti normativ Minsitria e Financave ka rritur e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë dhe ka propozuar rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë. 
    Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: 
    * 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte si: 
     ▪ “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII”; ▪ “Arredim, rikualifikim urban, Superstrada Tiranë–Durrës (Faza I– III)”; ▪ “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr (Faza III)”; ▪ “Spostim i linjave të tensionit të lartë në aksin, korridori VIII”. 
    * Në programin e transportit ajror 3mld lekë për mbështetjen e Albcontrol-it në formën e transfertës kapitale, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive. 
    * Në programin “Mbështetje për energjinë” 203mln lekë për mbylljen e detyrimeve të disa institucioneve (AIE, AKBN, aparati i MIE-s etj.). 
    * Në programin e transportit hekurudhor 364mln lekë për vitin 2025 për zbatimin e projektit të linjës hekurudhore “Terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4 km)”, si zgjatim i linjës Durrës– Tiranë, me vlerë totale 1.8 mld lekë. 
    * Në programe të tjera rreth 50mln lekë për programin “Mbështetje për industrinë dhe mbështetje për burimet natyrore”. 
    Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. 
     
     
     

  • Ja kush është profesioni i vështirë që po bëhet më i mirëpaguari në tregun evropian

    Ja kush është profesioni i vështirë që po bëhet më i mirëpaguari në tregun evropian

    Tregu evropian i transportit ndodhet në një pikë kritike. Mungesa e drejtuesve profesionistë të kamionëve kërcënon të shkaktojë trazira të reja në zinxhirin e furnizimit. Problemi nuk është më vetëm funksional, por tashmë po formëson ekuilibra të rinj në tregun e punës, duke rritur ndjeshëm pagat e atyre që vazhdojnë të jenë pas timonit.
    Në të gjithë Evropën, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Rrugor raporton mbi 3.6 milionë vende të lira pune për drejtues kamionësh profesionistë.Ky numër mbetet vazhdimisht i lartë, ndërkohë që mosha mesatare e drejtuesve aktivë vazhdon të rritet.
    Në Gjermani, mosha mesatare ka kaluar 48 vjeç, në Francë 47, ndërsa në Greqi afrohet me 51.Kjo do të thotë se në vitet e ardhshme dhjetëra mijëra drejtues do të dalin në pension, pa pasur mjaftueshëm të rinj që të zëvendësojnë boshllëkun. Pasojat tashmë janë të dukshme në logjistikë: kostot po rriten, itineraret po vonohen dhe bizneset po hasin vështirësi në përballimin e kërkesës në rritje.
    Megjithatë, kjo presion mbi tregun e punës ka sjellë një zhvillim të papritur: rritjen e ndjeshme të pagave. Në shumë vende evropiane, pagat e drejtuesve profesionistë të kamionëve janë rritur me 25% gjatë dy viteve të fundit. Në Holandë dhe Belgjikë, të ardhurat neto mujore kalojnë 3.500 euro, ndërsa në Gjermani arrijnë deri në 4.000 euro për transportet ndërkombëtare. Në vendet skandinave, ku distancat janë të mëdha dhe kushtet atmosferike më të ashpra, të ardhurat mujore afrojnë 5.000 euro.

  • Si u zhduk një pikturë e Picasso-s gjatë transportit nga Madridi në Granada?

    Si u zhduk një pikturë e Picasso-s gjatë transportit nga Madridi në Granada?

    Policia spanjolle ka nisur një hetim për zhdukjen e një pikture të Pablo Picasso-s gjatë transportit të saj nga Madridi në Granada, ku do të ekspozohej.
    Burimet policore nuk ishin në gjendje të jepnin detaje të mëtejshme rreth këtij rasti.
    Piktura “Natyrë e qetë me kitarë”, e pikturuar nga Picasso në fillim të shekullit të 20-të, do të ekspozohej javën tjetër në Fondacionin Caja Granada. Është një pikturë me vaj, vlera e së cilës vlerësohet në 600,000 euro.
    Organizatorët sqaruan se 58 veprat që do të paraqiteshin vijnë nga koleksione private.
    Vepra u zhduk pas 2 tetorit, raporton El Pais. Kompania e transportit e mori atë nga shtëpia e pronarit dhe e transportoi në selinë e saj, ku qëndroi derisa pjesa tjetër e veprave në ekspozitë të ishte gati.
    Gazeta spanjolle shton se udhëtimi nga Madridi në Granada është pak më shumë se katër orë, kështu që mund të përshkohet brenda një dite. Megjithatë, duket se ka pasur një ndalesë gjatë natës vetëm 27 kilometra larg destinacionit dhe dy personat në kamion u kujdesën me radhë për veprat.
    Në vendin e ekspozitës, personat përgjegjës vunë re se veprat nuk ishin paketuar me kujdes, kështu që nuk ishte e lehtë të kontrollohej nëse gjithçka kishte mbërritur. Në fund, ata nënshkruan për dorëzimin pa qenë në gjendje të verifikonin nëse lista e paketimit përputhej me përmbajtjen.
    Gjatë gjithë fundjavës (4-5 tetor) veprat mbetën të paketuara në një vend me kamera sigurie dhe vetëm të hënën ata që ishin përgjegjës e kuptuan se mungonte një vepër.
    Vlera e madhe e veprave të Picasso-s i bën ato një objektiv të shpeshtë për vjedhje. Në vitin 1976, më shumë se 100 piktura të piktorit spanjoll u vodhën nga Avignon, Francë, por të gjitha u gjetën. /tesheshi.com/

  • Ndryshim në krye të Transportit Rrugor Fier, Alban Toska zëvendëson Themion Milen

    Ndryshim në krye të Transportit Rrugor Fier, Alban Toska zëvendëson Themion Milen

    Në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier është prezantuar sot drejtuesi i ri i këtij institucioni, Alban Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Themion Milen, që e ka drejtuar këtë strukturë për gati një vit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Alban Toska vjen në krye të Shërbimit të Transportit Rrugor pas një përvoje në disa poste drejtuese, mes të cilave në Agjencinë e Mjedisit, si dhe për disa vite ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Spitalit të Fierit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndryshimi në drejtimin e këtij institucioni është pjesë e ristrukturimeve të paralajmëruara në administratën vendore pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa pritet që lëvizje të tjera të ndodhin edhe në institucione të tjera të varësisë së ministrive në vijim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Rritje e ndjeshme e konsumit gjatë festave

    Rritje e ndjeshme e konsumit gjatë festave

    Ndërsa festat e Ditës Kombëtare të Kinës dhe Festës së Mesit të Vjeshtës bashkohen, aktivitetet kulturore të vendit, rrjetet e transportit të zhurmshme dhe skenat inovative të konsumit po tregojnë një pamje të gjallë të qëndrueshmërisë ekonomike dhe potencialit të rritjes, shkruan Xinhua
    Pushimet tetëditore, të cilat filluan më 1 tetor, kanë parë flukse të mëdha njerëzish dhe konsum në të gjithë vendin. Ngjarjet kulturore janë bërë një forcë lëvizëse për turizmin rajonal. Sistemet e transportit kanë luajtur një rol kritik në lehtësimin e lëvizshmërisë
    Në gjysmën e parë të festës, udhëtimet ndër-rajonale të pasagjerëve arritën një rekord prej afërsisht 1.25 miliardë. Autostradat, hekurudhat, rrugët ujore dhe aviacioni panë të gjitha rritje nga viti në vit, duke reflektuar vitalitetin e një Kine hiper të lidhur.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë theksoi se përpjekjet për të rritur furnizimin, për të inovuar format e konsumit dhe për të forcuar integrimin ndërsektorial do të çlirojnë më tej potencialin e larmishëm të konsumit.

  • Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

    Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

    Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit. 
    Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë. 
    Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit. 
    “Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. 
    Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator. 
    Kështu, emri i Williamsit, në vend që të bëhej lajm për koncertin, përfundoi në një sektor krejt tjetër. Dhe atë, pa fajin e tij. 
    Çfarë ndodhi? 
    Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari. 
    Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion. 
    Madje, u bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim. 
    Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro. 
    Përgjigjja e autoriteteve 
    Pasi shoferët e njoftuan policinë dhe Ambasadën e Britanisë, dy persona u ndaluan dhe i nisën hetimet për rastin, nën dyshimet për korrupsion. 
    Sipas autoriteteve, ata kanë punuar në Administratën e Automobilave – agjenci përgjegjëse për kontrollin e trafikut në Bullgari – prej vitit 2012. 
    Policia i gjeti 43.000 euro dhe mbi 5.000 lev (valutë bullgare) si para të gatshme gjatë një bastisjeje. Disa prej parave ishin të fshehura në pako cigaresh. 
    Ajo gjeti edhe dokumente të shtetasve të huaj që punonin për kompanitë e transportit, si dhe të një shtetasi bullgar. 
    Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Rrugore dhe Menaxhimit të Trafikut, Lyubomir Nikolov, dokumentet u morën për siguri, derisa shoferët të paguanin shumën e kërkuar. 
    Autoritetet janë në pritje të kontrollimit të kamerave që i kanë pasur inspektorët në makinat e tyre. 
    Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Dimitar Kitanov, nuk ka të dhëna për grup të organizuar kriminal. 
    Nëse të arrestuarit shpallen fajtorë, ata mund të ndëshkohen me deri në gjashtë vjet burgim si dhe me gjobë deri në 10.0000 lev ( rreth 5.1113 euro). 
    “Do ta ç’rrënjosim korrupsionin” 
    Ministri bullgar i Transportit, Grozdan Karadjov, premtoi “çrrënjosjen e praktikave të korrupsionit”. 
    Më vonë, ai bëri të ditur se katër zyrtarë janë shkarkuar nga puna, se do të përdoren kamerat trupore, do të ketë rotacion të inspektorëve dhe një auditim të pavarur në agjencinë Administrata e Automobilave. 
    “Ne duhet t’iu kërkojmë falje shoferëve të huaj të cilën janë shantazhuar në mënyrë jashtëzakonisht të ulët nga Administrata e Automobilave. Ata erdhën në Bullgari për ta bërë punën e tyre dhe u përballën me korrupsion dhe zhvatje. Kjo është e papranueshme. Duhet t’iu kërkojmë falje edhe shtetasve bullgarë, sepse emri i Bullgarisë është përfshirë në këtë skandal”, tha ai para mediave. 
    Disa media raportuan se shefat e kompanisë i detyruan vartësit e tyre të merrnin ryshfet. 
    Diçka e tillë nxiti reagime të fuqishme politike. Kryeministri, Rosen Zhelyazkov, dhe ministri i Transportit, Grozdan Karadjov, propozuan që Agjencia e Automobilave të vihej nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, ndërsa udhëheqësit e partive GERB dhe DPS – Fillimi i Ri, Boyko Borisov dhe Delyan Peevski, kërkuan mbylljen e tërësishme të saj. 
    Sindikata: Ryshfeti është orkestruar prej niveleve më të mëdha në agjenci 
    Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë. 
    Ai foli për atë që e ka përshkruar si shkarkim masiv i fshehtë i punonjësve të agjencisë “me qëllim eliminimin e punëtorëve që këmbëngulin për punë të mira dhe jo të atyre që marrin para nga praktikat korruptive”. 
    Për vite me radhë, autoritetet përgjegjëse për kontrollin e rrugëve, por edhe kompani shtetërore, si dhe përfaqësuesit e klasës politike, janë akuzuar për korrupsion sistematik, por dënimet për shkelje të tilla janë të rralla. 
    Më 2024, Bullgaria është renditur në vendin e 76-të, prej 180-të në total, në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International./ REL