Tag: transporti

  • Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

    Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

    185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar në shkollë.
    Atyre u mungon transporti drejt shkollës pritëse, ndaj prindërit kanë protestuar duke kërkuar marrjen e masave dhe zgjidhjen e situatës pa cenuar më gjatë shkollimin e fëmijëve të tyre që nuk mundën t’i gëzoheshin ditës së parë të shkollës.
    Shkolla e tyre po rindërtohet dhe mësimi është zhvendosur përkohësisht në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë. Vitin e kaluar, për nxënësit u vu në dispozicion një autobuz, po këtë vit shkollor gjithçka ka ndryshuar.
    “Kam dy fëmijë dhe i kemi lënë në shtëpi. Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë apo një adoleshent të shkojë me urban në shkollë. Fëmija nuk ka siguri. Vetë nuk i çojmë dot se jemi në punë”, u shpreh një banor.
    “Kam tre fëmijë. Nuk më del të paguaj abone. Jam në punë, s’më del t’i çoj e t’i marr. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit të vej dorë sikur të ishin fëmijët e saj”.
    “Na thanë që këtë vit do shkojnë me urban, por nuk ka logjikë. Pse vjet kishte transport, sivjet jo? Po ta kishin zgjidhur më herët, jo para nisjes së shkollës”, tha një tjetër.
    Sipas një prej mësuesve të shkollës, Pjetër Biba, situata ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shërbimit nga kompania e transportit, që nuk është paguar nga Bashkia.
    “Kompania që ofroi transportin vitin e kaluar nuk është paguar dhe ka ndërprerë shërbimin. Nuk duhej lënë në ditën e fundit. Urbani është i pasigurt edhe për ne të rriturit, jo më për fëmijët.”
    Prindërit thonë se nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë derisa problemi të zgjidhet. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre, bllokim të rrugës, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve, veçanërisht Ministrisë së Arsimit për të rikthyer një shërbim që është domosdoshmëri për arsimimin dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.

  • Nga Tirana në Rinas me tren në 2027, ja si pritet të ndryshojë transporti në vend

    Nga Tirana në Rinas me tren në 2027, ja si pritet të ndryshojë transporti në vend

    Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.
    Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.
    Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit. Sipas afateve tw bwra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet. Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027.
    Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve.

  • SYRI TV/ Vendimi absurd i bashkisë Elbasan – Hiqet transporti publik drejt varrezave, të moshuarit: Paguajmë taksi…

    SYRI TV/ Vendimi absurd i bashkisë Elbasan – Hiqet transporti publik drejt varrezave, të moshuarit: Paguajmë taksi…

    Prej disa muajsh në mënyrë të çuditshme Bashkia e Elbasanit ka ndërprerë transportin publik nga qyteti në drejtim të varrezave të qytetit. Çdo ditë shumë qytetarë, që shkojnë të vizitojnë vendprehjet e të afërmve të tyre, përballen me mungesë transporti, ndërsa nga pushteti lokal nuk u është dhënë asnjë shpjegim.

    Syri TV

    Qytetarët e Elbasanit prej kohesh po përballen me mungesën e transportit publik që i mundëson atyre vizitën në varrezat e qytetit. Situata bëhet më e vështirë  në stinën e verës ku temperaturat e larta ku situata bëhet më e vështirë për të moshuarit, të cilët duan të shkojnë në vendprehjet e të afërmeve të tyre.

    Qytetarët shprehen se është e vështirë dhe shpesh detyrohen që rrugën ta bëjnë në këmbë teksa për këtë situatë nuk kanë ende një shpjegim.

    Transporti urban, nga qyteti në deri pranë varrezave të qytetit ka funksionuar prej vitesh, por çuditërisht prej disa muajsh autobusët urban janë hequr.

    Dhe pse shpeshherë kanë kërkuar një zgjidhje nga bashkia Elbasan duket se zëri i qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhët.

  • Grevë në Greqi për 1 Maji, ndërpritet transporti

    Grevë në Greqi për 1 Maji, ndërpritet transporti

    Punëtorët e Greqisë do të futën në grevë ditën e nesërme me datë 1 Maji, me qëllim kërkesën e kushteve me të mira të punës.

    Për shkak të kësaj proteste, transporti në të gjithë vendin do të jetë me “ndërprerje pune”, që do të thotë se do funksionojë në orare të caktuara.

    Ndalimi i punës për transportin do të zgjasë nga nisja e turnit deri ne orën 9 të mëngjesit, dhe nga ora 9 e mbrëmjes deri në fund të turnit. Këto janë orare të cilat frekuentohen shpesh nga qytetarët.

    Punëtorët e metrosë kërkojnë rritje të konsiderueshme page që mbulojnë nevojat e së përditshmes, rivendosjen e pagave të 13-të dhe 14-të, si dhe ulje të çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë.

    Nga ana tjetër, anijet kanë shpallur grevë totale prej 24-orshe.

    Sindikatat greke bëjnë thirrje për tubime dhe kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve.

  • Motorët e luftës në Fier/ Si u kthyen modelet e vjetra në mjete me stil dhe shkëlqim

    Motorët e luftës në Fier/ Si u kthyen modelet e vjetra në mjete me stil dhe shkëlqim

    Në një ekspozitë të makinave retro, vizitorëve u mbetën sytë veçanërisht mbi motorët e prodhuar që prej luftës se dytë botërore.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Ferman Bendaj dhe Kastriot Llakaj I bien kryq e tërthor Shqipërisë me këto mjete transporti. Për ta është pasioni I një jete ndërsa për kalimtarët, një shfaqje për t’u admiruar

    Janë objekte që I mbijetuan tre epokave. Luftës së dytë boterore, Shqipërisë komuniste dhe asaj të pas viteve ‘90.

    “ Këta motorrë janë përdorur në luftë… ishin funksionalë dhe të fuqishëm. I prodhoi rusia në vitet 30 e më pas gjermania…. Ushtria jonë I përdorte në masë… këtu qëndronte ushtari me mitraloz.. ketu gjithashtu ushtar I armatosur.. qëllimi ishte që të sulmohej në ecje Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Pas luftës, ishin të preferuarit e ushtrisë shqiptare, për diskrecionin dhe eficencën që kërkohej në atë periudhë.

    “Ushtria shqiptare kishte shume si këta…. Përdoreshin në stërvitje apo aksione të ndryshme sepse nuk binin në sy dhe ishin funksiknale nga ana tjetër ….”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Fuqia e lartë motorrike ka bërë që të jenë ende në qarkullim dhe pritet të jenë edhe për tridhjetë vitet e ardhshme.

    “Keta motorrë kanë 750 kuaj fuqi… janë përbindësha…, nuk arrijnë shpejtësi të madhe por mbajnë peshë të madhe dhe rezistojnë në cdo lloj terreni…..mund të vazhdojmë të udhëtojnë edhe per 30 vjet të tjera….”

    Halim Bendaj, babai I Fermanit e bleu motorrin nga ushtria në vitet ‘60. Që atëherë, ka qënë pronë e familjes Bendaj duke u përcjellë në katër breza.

    “Atehere ushtria shqiptare I shiti me kile dhe babai im e bleu ….e kemi pasur që atëherë si familje….”

    Ndërsa Kastrioti si inxhinier mekanik në ushtrinë shqiptare e ndan kohën e tij mes familjes dhe asaj që e quan studion e tij, oficinën. 65-vjecari riparon mjete të vjetra transporti duke u rikthyer pamjen origjinale.

    “Këtë motorr e ka sjellë një klient, ishte i kalbur dhe i ndryshkur… Pjesët e këmbimit dhe cdo aksesor riparohen apo edhe blihen on line ne e bay… punoj gjashtë muaj për ta riparuar një mjet të tillë…”

    Bendaj dhe Llakaj janë miq të vjetër me një pasion të përbashkët. Ata nuk mjaftohen thjesht me një mjet transporti, por kërkojnë adrenalinën dhe emocionin në çdo udhëtim.

    “Udhëtosh me këtë motorr është adrenalinë, njerëzit i shohin me admirim. Sa herë dalim njerëzit duan ti shohin të bëjnë foto… kjo të jep kënaqësi dhe emocion.’

    Motorrët e stilit retro janë bërë pjesë e ekspozitave si ajo e zhvilluar së fundmi në Fier. Janë mjete transporti që vijnë nga e kaluara, por që nuk e kanë humbur shkëlqimin, duke kënaqur syrin e nostalgjikëve dhe ndezur kuriozitetin e të rinjve.

    / abcnews.al

  • “Gërdeci”, Mediu paraqet kundërshtitë e tij në GJKKO: Transporti i municioneve, jo kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes

    “Gërdeci”, Mediu paraqet kundërshtitë e tij në GJKKO: Transporti i municioneve, jo kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili përballet me drejtësinë si i pandehur në çështjen e shpërthimit të Gërdecit, ka kundërshtuar sot përpara Gjykatës së Posaçme përfundimet e akt-ekspertimit tekniko-ushtarak të paraqitura nga grupi i ekspertëve.

    Në seancën gjyqësore, Mediu theksoi se urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë janë të qarta dhe tregojnë se transporti i municioneve nuk ishte përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, në raste të mëparshme, këto operacione janë kryer nga Forcat e Armatosura, pa përfshirë vendimmarrje politike në aspektin teknik. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Sipas ligjit për buxhetin, fondet e dhëna nga donatorët për procesin e demontimit konsiderohen pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht nëse janë grante apo kredi,” – u shpreh Mediu, duke theksuar se ai nuk ka pasur ndikim në çështjet operacionale si transporti apo logjistika ushtarake.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Berisha takim me banorët e degës 2 në kryeqytet: Për pensionistët transporti interurban do jetë me gjysmë çmimi

    Berisha takim me banorët e degës 2 në kryeqytet: Për pensionistët transporti interurban do jetë me gjysmë çmimi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e degës numër 2 në Tiranë.Në fjalën e tij, kryedemokrati premtoi transport urban falas, ndërsa për çdo pensionist transporti interurban do të jetë me gjysmë çmimi.
    “Sa i përket transportit, transporti urban do të jetë falas sic është premtuar, ndërsa transporti interuban do të jetë me gjysmë çmimi për çdo pensionist”, tha Berisha.Po ashtu Sali Berisha tha se do të falin çdo gjobë dhe kamatëvonese për dritat, ujin dhe ndërtimet.
    “Çdo gjobë dhe çdo kamatë do të amnistohet me javën e parë të qeverisë së PD. E keni premtim absolut.  Këta ndërtojnë pallate, jo vetëm që nuk paguajnë gjoba, por ja shesin me çmime më të lira. Kurse atij që ka ngritur në fshat çatinë në shtëpinë e tij e fusin në burg. Kjo do marrë fund. Asnjë gjobë. Do falet cdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, për ndërtimet në fshatra apo qytet, kamatat. Kamatat këta i marrin në mënyrë të paligjshme”, tha Sali Berisha.