Tag: transmetohet

  • RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

    RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

    Një programacion radiofonik dhe televiziv në gjuhën arbëreshe do të transmetohet në valët e RAI 3, në rajonin e Kalabrisë.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit midis Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe RAI-t, ka nisur prodhimi i programeve televizive dhe radiofonike që synojnë promovimin e kulturës arbëreshe. Këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme të Italisë.

    Transmetimet në gjuhën shqipe do të nisin në 15 shtator dhe do të zgjasin për 13 muaj. Detajet mbi programacionin Radio dhe TV do të jepen gjatë një konference të posaçme për mediet, në selinë e RAI-t në Kozenca.

    Siç është thënë edhe më herët nga mediet kalabreze, një nga programet që do të transmetohet nga RAI 3 për rajonin e Kalabrisë, do të jetë mësimi i gjuhës arbëreshe./atsh/KultPlus.com

  • Shorti i Champions League, Interi mëson kundërshtarët

    Shorti i Champions League, Interi mëson kundërshtarët

    Finalistët e sezonit të shkuar të UEFA Champions League, Inter, kanë njohur këtë të enjte kundërshtarët e Champions për sezonin 2025-2026.

    Kundërshtarët e Interit
    Liverpul

    Dortmund
    Arsenal
    Atletiko Madrid
    Slavia Pragë
    Ajaks
    Kajrat Almati
    St.Gallen
    Kujtojmë që magjia e Champions League do të vijojë të transmetohet në platformën Tring, dhe çdo të mërkurë një nga sfidat do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

  • Përhapet nga mushkonjat, një virus që vjen nga disa ishuj në Oqeanin Indian kërcënon edhe Evropën

    Përhapet nga mushkonjat, një virus që vjen nga disa ishuj në Oqeanin Indian kërcënon edhe Evropën

    Një epidemi e madhe e virusit chikungunya, i cili transmetohet nga mushkonjat dhe mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe madje edhe encefalit fatal në raste të rralla, po përhapet në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Evropën.

    Franca ka regjistruar tashmë raste të importuara dhe vendase, ndërsa një rast u konfirmua së fundmi në Itali. Përhapja e virusit që filloi në fillim të këtij viti në tre ishuj në Oqeanin Indian kërcënon të arrijë përmasat e epidemisë së madhe të chikungunya që përfshiu botën në vitet 2004-2005 me pothuajse gjysmë milioni raste.

    Si transmetohet? 

    Virusi chikungunya transmetohet nga mushkonjat e gjinisë Aedes, kryesisht “mushkonja tigër” Aedes albopictus dhe i afërmi i tij Aedes aegypti, i cili është përhapur në Qipro, por nuk është zbuluar në pjesën tjetër të Evropës deri më sot.

    Simptomat dhe trajtimi

    Virusi shkakton temperaturë të lartë, skuqje dhe dhimbje të kyçeve që mund të zgjasin me vite, dhe në disa raste shfaqen simptoma neurologjike si encefaliti ose sindroma Guillain-Barré. Nuk ka trajtim specifik. Masat kryesore parandaluese përfshijnë shmangien e mushkonjave me repelentë insektesh, veshje të gjata, dritare me rrjetë dhe largimin e ujit të ndenjur.

    Dy vaksina kundër virusit chikungunya janë miratuar në disa vende, por deri më tani OBSH-ja nuk ka rekomanduar përdorimin e tyre të gjerë për shkak të mungesës së të dhënave mbi efikasitetin.

  • Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Sot në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në çiftin Empoli-Bolonja.
    Spartanët surprizuan në çerekfinale duke eliminuar Juven dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër mrekulli ndaj Bolonjës.
    Ndonëse fokusi kryesor i skuadrës së Ardian Ismailit është mbijetesa në kampionat.

    Nga ana tjetër Bolonja është duke kaluar një moment të shkëlqyer pasi në sajë të rezultateve pozitive radhazi ndodhet në vendin e 4 në kampionat.
    Në letër janë ata favoritë për të shkuar në finalen e  Kupës së Italisë. Dueli i sotëm luhet në orën 21 dhe transmetohet në Tring.
    Gjysmëfinalja e dytë ajo me pritshmërinë më të lartë është derbi i Milanos mes Milan dhe Inter që luhet të mërkurën në mbrëmje./vizionplus.tv

  • “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    Në takimin e tij me krijuesit e serialit hit të Netflix “Adolescence”, kryeministri britanik Keir Starmer e pranoi se si baba, e kishte pasur mjaft të vështirë ta shikonte me fëmijët e tij adoleshentë.

    Filmi me katër episode që trajton historinë e një djali të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës, është kthyer në kryefjalën e momentit, me trajtimin e bërë ndikimit të mediave online tek të miturit dhe mënyrës sesi një akt shokues dhune prek një familje, një komunitet e shoqërinë në përgjithësi.
    “Mendoj se ajo që thekson ky serial është se ndjesia- qe besoj se e kemi të gjithë- se fëmijët tanë mund të jenë më të rrezikuar kur janë jashtë shtëpisë, kur janë në rrugë, diku atje jashtë, ku ne si prindër nuk mund t`i shohim apo t`i dëgjojmë, po kapërcehet tani nga një rrezik më i madh, e që është ajo çfarë ndodh në fakt në shtëpi, në dhomën e tyre, kur janë aty vetëm”, u shpreh Starmer.
    Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit. “Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne, përfaqësues të organizatave bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Doëning Street, duke nënvizuar se “siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”. Drama, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u kthyer në serialin e parë të një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV.
    Thorne, i cili insiston se fëmijët nuk duhet të kenë telefona inteligjentë deri në moshën 14-vjeçare, e ka cilësuar si një krizë në rritje ndikimin e të ashtuquajturës kulturë “incel”, e cila nxit urrejtjen ndaj grave dhe vajzave.

    Top Channel

  • ‘Adolescence’/ Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit

    ‘Adolescence’/ Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit