Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
Nastase njihet si një nga homologët e Nanos që ka pasur një raport shumë të ngushtë me të.
“Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi. U prehtë në paqe!”, shkruan në rrjetet sociale, Nastase.
Tag: transformimin
-

Ish-kryeministri i Rumanisë reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e Shqipërisë
-

VIDEO – Prezantohen projektet për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë për turizëm elitar
Në Tiranë është zhvilluar paraqitja e projekt- ideve për transformimin e rezidencave qeveritare në funksion të turizmit elitar. Ditën e sotme, janë prezantuar projekt- idetë për Velipojën dhe Vlorën.
I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili në rrjetet e tij sociale, ka publikuar edhe disa foto nga projektet e prezantuara për Velipojë.
“Rezidenca qeveritare në Velipojë do të shndërrohet në një strukturë pritëse të nivelit ndërkombëtar. Këto janë pamjet e disa projekteve të propozuara nga studiot ndërkombëtare të arkitekturës.Vendimin si juri do ta marrim brenda dites se sotme”, shkruan Beci në rrjetet e tij sociale.
Më poshtë, prezantimi i plotë i tre projekteve për rezidencën qeveritare në Velipojë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Veliaj bën apel: Votoni për PS, është votë për punën, shpresën dhe transformimin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste.
Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin.
Ai e mbyll statusin e tij me një ftesë për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.“Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku”, shkruan Veliaj.
/vizionplus.tv -

“Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh
Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak.
Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare.
Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta.
“U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej kushteve të reja. U bëj një gabim. Po flas për faktin se në vumë ministrat e mbrojtjes së civilit. E dyta shefi i shtabit të përgjithshëm është njëshi në ushtri. Jep urdhra që nuk i përputhet e nuk pajtohet me shefin shtabit dhe këshilltari i parë në Kushtetutë për problemet e sigurisë. Vjet kam bërë një shkrim që shefi i shtabit nuk mund të jetë bartës i zakonshëm ministrit të mbrojtjes, e vërtetë varet dhe nga ministri mbrojtjet por këtu ka raporte të caktuara që neve nuk i kuptojmë dhe kjo duhet rregulluar. Te në është për të ardhur keq, ka një servilizëm, shefi me vartësin dhe kjo shkatërron, s’do të dijë as për rregull asgjë. Nuk po hy në çështjet ideologjike, thjesht të metoda e drejtimit”-u shpreh Moisiu.
Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake.Top Channel
-

Fillojnë punimet për transformimin e hyrjes së Shkodrës, nis ndërtimi i parkut buzë Bunës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar fillimin e punimeve për transformimin e hyrjes së qytetit. Makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune janë duke pastruar dhe përgatitur kantierin në këtë zonë, duke shënuar fillimin e fazës konkrete të punimeve për t’i dhënë Shkodrës pamjen që i ka munguar prej 34 vitesh.
Postimi i plotë:

