Tag: transfertë

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    9 Tetor 2025

    21:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, zona e Europës.
    Në grupin H, Austria po udhëheq 6-0 ndaj San Marinos, Bosnja po fiton 1-2 në transfertë në Larnaca ndaj Qipros. Austria dhe Bosnja kryesojnë grupin me nga 15 pikë.
    Në grupin C, Danimarka po fiton 0-4 në transfertë ndaj Biellorusisë me dy gola nga Rasmus Hojlund, një nga Froholdt dhe një nga Dorgu, ndërsa Skoci-Greqi, sfidë e cila po luhet në Glsagow, është mbyllur në barazim pa gola.
    Në grupin L, Rep.Çeke po barazon pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që janë drejt fitores së tretë në grup, pasi po udhëheqin 2-0 ndaj Malit të Zi.
    Në grupin G, Holanda po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Maltës, falë penalltisë së saktë të Cody Gapko. Më herët në këtë grup,Finlanda fitoi 2-1 ndaj Lituanisë.
     

  • Super asist i Xhakës, Sunderland merr fitoren e madhe në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë (video)

    Super asist i Xhakës, Sunderland merr fitoren e madhe në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë (video)

    27 Shtator 2025

    20:27

    Telesport

    Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Premier League. Sunderland ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.
    “Macet e zeza” gjetën golin në minutën e 38-të me mbrojtësin paraguajan, Omar Alderete, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Granit Xhakës nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
    Asist i tretë për mesfushorin me origjinë shqiptare në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni në Premier League, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Sunderland fiton 0-1 dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë.

  • Dortmund merr fitoren e tretë rresht, triumf në transfertë për Leverkusen dhe Leipzig (video)

    Dortmund merr fitoren e tretë rresht, triumf në transfertë për Leverkusen dhe Leipzig (video)

    27 Shtator 2025

    17:27

    Telesport

    Dortmund ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Mainz, për javën e pestë në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac shënuan dy herë në pjesën e parë. Në minutën e 27-të, pas një aksioni model dhe asistit të Julian Brandt, suedezi Svensson gjen golin. Në minutën e 40-të, sërish një kombinim fantastik mes Adeyemi dhe Brandt, ku sulmuesi gjerman dyfishon shifrat.
    Në 20 minutat e fundit, vendasit mbetën me një lojtar më pak. Dortmund merr fitoren e tretë rresht dhe renditet në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Bayern.
    SHIKOGOLAT
    Në ndeshjet e tjera, Leverkusen fitoi 1-2 në transfertë ndaj St.Pauli, Leipzig fitoi 0-1 në transfertë ndaj Wolfsburg. Heidenheim mposhti 2-1 në shtëpi Augsburgun. Leipzig renditet i treti me 12 pikë, Leverkusen në vendin e katërt me 8 pikë.

  • Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video)

    Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video)

    20 Shtator 2025

    21:38

    Telesport

    Milan është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Udinese, ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Serie A. Pas një topi të kthyer nga pritja e portierit vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
    Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Kujtojmë se Udinese vjen nga dy fitore rresht në transfertë 1-2 ndaj Interit dhe 0-1 ndaj Pisës, po ashtu edhe Milan vjen pas dy fitoreve rresht, ndaj Lecce-s dhe Bologna-s.
    Në pjesën e dytë, vendasit do të kërkojnë të barazojnë shifrat, ndërsa kuqezinjtë e Max Allegri-t të shënojnë golin e dytë dhe të vulosin fitoren sa më shpejt.
    SHIKOGOLINEPULISIC

  • UEFA Youth League/ Skënderbeu fiton 10-0 në transfertë

    UEFA Youth League/ Skënderbeu fiton 10-0 në transfertë

    Skënderbeu arriti një fitore të madhe në raundin e parë të “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League, duke mposhtur në transfertë Inter Escaldes U19 me rezultatin e thellë 10-0.
    Kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U-19 dominuan takimin dhe dhuruan spektakël në “Estadi Nacional” të Andorrës. Falë këtij triumfi, korçarët janë vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, ku do të përballen me gjigandët anglez të Aston Villa FC.
    Trajneri Edmir Osmanllari e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dervishi (GK), Laze, Nasto, Ziad, Grazhdani, Islami, Begaj, Lamallari, Beqiri, Korçari, Shkëmbi.
    Fidel Korçari shënoi 4 gola, duke qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes. Taryck Tahid realizoi 3 gola, ndërsa Ensar Beqiri shënoi 2. Xhitjon Begaj realizoi një gol dhe ndeshja u mbyll me fitoren e thellë 10-0.
    Sfida e kthimit Skënderbeu U19 – Inter Escaldes U19 do të luhet më 1 tetor në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë.

  • KUALIFIKUESET: Spanja bën detyrën, Gjermania del me kokën ulur nga Bratislava. Holanda e pëson në fund

    KUALIFIKUESET: Spanja bën detyrën, Gjermania del me kokën ulur nga Bratislava. Holanda e pëson në fund

    Janë luajtur sot disa prej ndeshjeve kualiflikuese në zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në Grupin E, u luajtën sot ndeshjet e para. Turqia fitoi në transfertë 2-3 ndaj Gjeorgjisë, Spanja fitoi në transfertë 0-3 ndaj Bullgarisë.
    Spanjollët gjetën golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asiston bukur për Oyarzabal, i cili shmang mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 29-të, Spanja gjeti golin e dytë me Marc Cucurrella, pas krosimit të Yamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Chelsea-n e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38-të, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamine Yamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Spanjën. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim të rezultatit. Spanja fiton 0-3.
    Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Bratislava, aty ku Sllovakia mundi 2-0 Gjermaninë, në ndeshjen e parë kualifikuese për grupin  A. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të David Hancko në minutën e 42-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses. Në fillim të pjesës së dytë, Sllovakia dyfishoi shifrat me golin shumë të bukur nga David Strelec. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda e Veriut fitoi 1-3 në transfertë ndaj Luksemburg dhe mban aktualisht vendin e parë.
    Belgjika fitoi në transfertë ndaj Liechtenstein me shifrat 0-6 me golat e Maxim De Cuyper 29′, Tielemans 46′, 70′ (p), Theate 60′, De Bruyne 62′ dhe Foana 90+1. Belgët renditen të tretët në grupin J pas Uellsit dhe Maqedonisë së Veriut.
    Në Rotterdam, Holanda nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Polonisë. “Tulipanët” gjetën golin në minutën e 28-të me Denzel Dumfries, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Memphis Depay. Polonia barazoi me Matty Cash 10 minuta para fundit, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një aksioni të gjatë. Rezultati final 1-1. Holanda, Polonia dhe Finlanda kryesojnë grupin me nga 7 pikë, por holandezët kanë një ndeshje më pak se dy rivalët.

  • Kakà: Fitimi i Champions-it, një nga momentet më të bukura të karrierës sime

    Kakà: Fitimi i Champions-it, një nga momentet më të bukura të karrierës sime

    Para shortit të Monte Carlos, legjenda e Milanit, Kakà, kujtoi triumfin e Champions League me kuqezinjtë në sezonin 2006-2007. “2007 ishte një vit i madh për mua dhe për Milanin, ta fitoja atë trofe ishte një nga momentet më të bukura të karrierës sime. Me Ibrën nuk kam luajtur kurrë në të njëjtën skuadër, vetëm si kundërshtarë”, – tha ish-kampioni brazilian.
    I pranishëm pranë tij, Zlatan Ibrahimovic nuk humbi rastin për të bërë humor: “Mendoni pak, kush do të ishte i miri dhe kush i keqi te Milani?”
    Ja kundërshtarët e skuadrave italiane në Champions League 2025-2026:
    INTER: Liverpool (shtëpi), Borussia Dortmund (transfertë), Arsenal (shtëpi), Atletico Madrid (transfertë), Slavia Pragë (shtëpi), Ajax (transfertë), Kairat Almaty (shtëpi), Union SG (transfertë)
    ATALANTA: Chelsea (shtëpi), Paris Saint-Germain (transfertë), Bruges (shtëpi), Eintracht (transfertë), Slavia Pragë (shtëpi), Marseille (transfertë), Athletic Bilbao (shtëpi), Union SG (transfertë)
    JUVENTUS: Borussia Dortmund (shtëpi), Real Madrid (transfertë), Benfica (shtëpi), Villarreal (transfertë), Sporting CP (shtëpi), Bodo/Glimt (transfertë), Pafos (shtëpi), Monaco (transfertë)
    NAPOLI: Chelsea (shtëpi), Manchester City (transfertë), Eintracht Frankfurt (shtëpi), Benfica (transfertë), Sporting CP (shtëpi), PSV Eindhoven (transfertë), Qarabag (shtëpi), Copenhagen (transfertë)
    Datat e fazës së ligës në Champions League
    Java 1: 16–18 shtator 2025
    Java 2: 30 shtator – 1 tetor 2025
    Java 3: 21/22 tetor 2025
    Java 4: 4/5 nëntor 2025
    Java 5: 25/26 nëntor 2025
    Java 6: 9/10 dhjetor 2025
    Java 7: 20/21 janar 2026
    Java 8: 28 janar 2026

  • Analizë/ Martini në stilin e Conceicao? Vllaznia duket e kualifikuar në Islandë, Martini di të vallëzojë mes flakëve, por… edhe sa me drama?

    Analizë/ Martini në stilin e Conceicao? Vllaznia duket e kualifikuar në Islandë, Martini di të vallëzojë mes flakëve, por… edhe sa me drama?

    Nga Klaudio Ndreca
    Vllaznia do të luajë në transfertë në mbrëmjen e nesërme kundër Vikingur Reykjavik, me ndeshjen e parë që shkoi në përmbysje dhe shkodranët fituan në shifrat 2-1. Për atë mbrëmje, gjithçka ishte magjike dhe ajo fitore ishte si një kualifikim i parakohshëm, por nëse flasim tani, rreziku i eleminimit është më i madh se siguria e kualifikimit. Për cdo ekip tjetër shqiptar, gjasat do të ishin më të mëdha për t’u eleminuar në Islandë, por për Vllazninë jo, vecanërisht ajo e Martinit, premton kualifikimin për disa arsye që do t’i shpjegojmë më vonë.
    Ekipet islandeze kanë një karakteristikë, e kanë shumë të vështirë të luajnë futboll në ajër tjetër, jashtë shtëpisë së tyre, asfiksohen aty. Këtë e di mjaft mirë edhe Egnatia që e mundi Breidablikun 1-0 në shtëpi dhe më pas u turpërua 5-0 në transfertë. Po i njëjti Breidablik që pak më vonë u poshtërua 7-0 nga Lech Poznani në transfertë.
    Po ashtu edhe Vikinguri i Vllaznisë që me Malishevën fitoi ngushtë 0-1 në Kosovë dhe e shkatërroi në shtëpi, 8-0. Gjithashtu në sezonin e shkuar Egnatia fitoi 1-0 me Vikingur në shtëpi, por humbi 2-0 në transfertë. Pra në të gjitha këto shifra, flitet qartë se islandezët ndryshojnë tërësisht marshin kur luajnë në shtëpi dhe kanë një fytyrë tjetër kur luajnë në transfertë.
    Për këtë arsye thamë se për çdo ekip shqiptar në një fitore 2-1 në shtëpi, eleminimi në Islandë në ndeshjen e kthimit do të ishte i sigurt. Por përse jo për Vllazninë e Martinit? Sepse ky trajner e ka treguar deri tani te Vllaznia se i pëlqejnë këto ndeshje, se janë në stilin e tij të preferuar dhe i pëlqen që të vallëzojë mes flakëve, mes vuajtjet dhe rrezikut, për të marrë fitore me karakter.
    Pasi humbi 0-1 në shtëpi ndaj Daugvapils, modestëve që befasuan në Shqipëri, e përmbysi ndeshjen në transfertë. Vllaznia shënoi e para, vendasit përmbysën dhe Vllaznia e përmbysi sërish rezultatin duke kaluar më tej, jo pak, por 2-4. Gjithashtu edhe me Vikingur, islandezët vinin nga një fitore e thellë dhe frikësimi, 8-0 me Malishevën, kaluan të parët në avantazh me Vllazninë dhe shkodranët e përmbysën sërish, 2-1.
    Pra edhe nëse Vikinguri shënon i pari në Islandë, e sigurt është që Vllaznia e Martinit do ta gjejë mënyrën sesi t’ia dalë për të kaluar edhe në këtë tur, për ta siguruar edhe këtë tur kualifikimi, çka do të ishte një sukses i madh për këtë skuadër dhe për këtë trajner.
    Por frika më e madhe është kjo: “A do të jetë Martini te Vllaznia në stilin e Conceicao-s te Milani?”. Conceicao kishte një stil ku ndeshjet e mëdha i fitonte dhe shpesh ishte spektakolar për të bërë përmbysje, thuajse të gjitha ndeshjet që Milani i fitonte në kohën e tij, vinin nga disavantazhi, 0-1 në 2-1 ose 0-2 në 3-2. Por shumë pikë të tjera Milani i linte rrugës dhe nuk e kishte kurrë mundësinë që të fitonte një ndeshje qetësisht, për të shënuar të parët, për të thelluar pak më shumë rezultatin dhe për të qëndruar i qetë deri në fund.
    A do të jetë edhe ky rasti i Martinit? Te Vllaznia urojnë që jo, duke mbajtur sigurisht pjesën e mirë të fitoreve të karakterit dhe përmbysjeve spektakolare. Prova në Islandë duket se do të kalohet nga Vllaznia, por prova e vërtetë e Vllaznisë së Edi Martinit, ajo e fundit e ngelura, do të fillojë atëherë kur fitorja është detyrim për Vllazninë, nëse mund të marrin fitore të qeta pa e bërë situatën më dramatike.
    Deri tani treguesit janë paksa dyshues pasi Vllaznia e humbi ndeshjen në shtëpi që ishte e dënuar për ta fituar me Daugvapils dhe kundër Vikingur, shkoi në disavantazh dhe më pas e përmbysi. Përmbysjet tregojnë forcën e karakterit dhe veçorinë e një kampioni, por ato të ardhur shpesh, tregojnë të kundërtën e luhatjeve drastike brenda 90 minutave dhe nuk duhet të jetë ky rasti i Vllaznisë. Do të ishte mirë që Vllaznia nesër të fitonte ndaj Vikingur duke shënuar e para dhe duke mbrojtur rezultatin, pa pësuar, pa bërë drama të tjera dhe pa shqetësuar dhe tensionuar më shumë zemrat e shkodranëve.
    Deri atëherë, shënjat tregojnë se Vllaznia mund të eleminohet nga Conference League më shumë në një moment kur askush nuk e pret sesa në një moment të tillë, kur eleminimi është më shumë i pritshëm. /Sport Ekspres/
     

  • Fitore e madhe e Egnatias në transfertë, kampionët në fuqi mposhtin Dinamon e Minskut

    Fitore e madhe e Egnatias në transfertë, kampionët në fuqi mposhtin Dinamon e Minskut

    Egnatia ka mposhtur Dinamon e Minskut me rezultatin 2-0 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës
    Ndeshja u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakajokos.
    Kampionët e Shqipërisë patën mundësi për të shënuar edhe më tepër gola, ndërsa Dinamo e Minskut në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër.
    Tashmë, Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, që do ishte i pari në historinë e klubit.

  • Egnatia kërkon historinë, toka islandeze u sjell fat kampionëve rrogozhinas

    Egnatia kërkon historinë, toka islandeze u sjell fat kampionëve rrogozhinas

    Egnatia nuk do të zbresë për herë të parë në një fushë islandeze. Dy sezone më parë, kampionët e Shqipërisë kishin përballë pikërisht një ekip nga ky vend, Vikingurin, një rival i drejtpërdrejtë i Breidablik në kampionatin nordik.
    Në atë përballje, Egnatia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në transfertë, duke fituar me rezultatin 1-0 me gol të Drame dhe duke treguar se di të përballet me sukses në terrene të vështira si ai islandez. Ishte një fitore që asokohe la përshtypje të forta, pasi Vikingur kishte më shumë eksperiencë ndërkombëtare, por u dominua nga organizimi dhe vendosmëria e rrogozhinasve.

    Fitorja në tokën islandeze u pa si një sinjal që Egnatia kishte potencial për të konkurruar me dinjitet në Europë, pavarësisht se ishte në fillimet e saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ajo aventurë nuk përfundoi me kualifikim, pasi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Egnatia u mund 0-2 dhe u eliminua nga gara.
    Por ajo përvojë shërbeu si një mësim i rëndësishëm për të ardhmen dhe konfirmoi se skuadra mund të marrë rezultate pozitive edhe në transfertë. Kjo është një arsye më shumë që Egnatia të udhëtojë sot në Islandë me besim dhe kujtime pozitive nga e shkuara.