Tag: transfertë

  • Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    8 Dhjetor 2025

    17:29

    Telesport

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë

    Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë

    7 Dhjetor 2025

    15:52

    Telesport

    Bylis dhe Teuta kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në “Adush Muça”. Të dyja ekipet provuan të gjenin golin në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë ishte vërtet interesante.
    Në minutën e 55-të, Ofor gjen golin ëpr bylis pas krosimit nga goditja e dënimit nga Përndreca. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 75-të, Teuta do të gjente golin pas një gabim fatal nga mbrojtja ballshiote dhe Muço Boçi dërgon topin në rrjetë. Gjashtë minuta më pas ishte radha e mbrojtjes së Teutës për të gabuar, Ibrahim Mustapha shënoi për Bylis. Rezultati final 1-1.
    Po sot, janë luajtur edhe 4 ndeshje të vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Lushnja fitoi në transfertë 1-2 ndaj Luftëtarit. Fitore në transfertë edhe për Laçin, kurbinasit fituan 0-2 ndaj Korabit. Ilira lë pas ngjarjen e shëmtuar ndaj Skënderbeut dhe fiton në transfertë 0-1 ndaj Kukësit. I vtmi ekip vendas që fitoi ishte Kastrioti, i cili mposhti 1-0 Apoloninë.

  • Kupa e Mbretit: Kumbulla titullar në fitoren e Mallorca-s, Muriqi e bën pushim

    Kupa e Mbretit: Kumbulla titullar në fitoren e Mallorca-s, Muriqi e bën pushim

    2 Dhjetor 2025

    21:06

    Telesport

    Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet për Kupën e Mbretit në Spanjë, të vlefshme për fazën e 1/32-ve. Ekipet e La Ligës kanë bërë detyrën, duke mos lënë vend për surpriza.
    Mallorca fitoi 2-3 në transfertë ndaj Numancia. Marash Kumbulla e nisi si titullar dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Mbrojtësi kuqezi luajti për 65 minuta, pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi. Vedat Muriqi e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke qëndruar “pushim” sot.
    Në sfidat e tjera, Alaves fitoi 0-3 në transfertë ndaj Portugalete, duke siguruar me lehtësi biletën për në fazën tjetër. Osasuna fitoi 3-5 në transfertë ndaj Ebro, ku 4 nga golat e tkaimit u shënuan në kohën shtesë. Huesa fitoi në transfertë 0-2 ndaj Racing Club Ferrol.
    Dy takime të tjera për sot sapo kanë nisur tani, ndërsa pjesë tjetër e kësaj faze do të luhet nesër dhe pasnesër.

  • Newcastle me fitore të madhe në transfertë, Dortmund fiton supersfidën direkte ndaj Leverkusen. Bilbao bën detyrën

    Newcastle me fitore të madhe në transfertë, Dortmund fiton supersfidën direkte ndaj Leverkusen. Bilbao bën detyrën

    29 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Newcastle është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi fito sot në transfertë 1-4 ndaj Everton. Një pjesë e parë fantastike e “Qymyrxhinjve”, ku gjetën tre herë golin me Thiaw që në minutën e 1-rë, Miley 25′ dhe Woltemade 45′. Mbrojtësi i ardhur nga Milan shënoi dhe njëherë në pjesën e dytë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 70-të. Pas kësaj fitoreje, Neëcastle ngjitet në vendin e 11-të me 18 pikë, Everton renditet në vendin e 14-të po me 18 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Në Bundesligë, Dortmund fitoi 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Leverkusen. Aaron Anselmino në minutën e 43′ dhe Karim Adeyemi në minutën e 65-të shënuan për verdhezinjtë. Golin e vetëm për “Aspirinat” e shënoi Christian Michel Kofane në minutën e 83-të. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, Leverkusen mbetet në vendin e katërt me 23 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Në La Liga, Bilbao rikthehet te fitorja pasi mposhti 0-2 në transfertë Levante-n. Baskët shënuan dy herë brenda pjesës së parë. Robert Navarro shënoi që në minutën e 3-të, pas asistit të Berenguer. Nico Williams dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhë asistit të Berenguer. Pas kësaj fitoreje, Bilbao ngjitet në vendin e 7-të me 20 pikë, ndërsa Levante në vendin e 19-të me vetëm 9 pikë.
    SHIKOOGLAT

  • U kërkua ekstradimi nga Zvicra, Ahmetaj: Lajm i rremë, është bërë para 2 vitesh, ligji e lejon vetëm një herë

    U kërkua ekstradimi nga Zvicra, Ahmetaj: Lajm i rremë, është bërë para 2 vitesh, ligji e lejon vetëm një herë

    Arben Ahmetaj

    TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj pretendon se procedura e ekstradimit është kryer para 2 vitesh, përkatësisht më 18 gusht 2023 dhe sipas tij ligji e lejon kërkesën për ekstardim vetëm një herë. Në reagimin e tij Ahmetaj akuzon qeverinë se po krijon një “zhurmë të qëllimshme” për të devijuar vëmendjen publike.

    Sa i përket hetimit në lidhje me një transfertë prej 3 mln eurosh, e cila dyshohet se është bërë për llogari të Ahmetajt drejt Austrisë, ish-zv.kryeministri deklaron se prokurori i çështjes është në dijeni se nuk ekziston asnjë transfertë financiare mes tij dhe personave të përfolur. Ahmetaj paralajmëron se do të publikojë më shumë detaje në ditët në vijim.
    POSTIMI:
    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
    1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
    2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
    3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
    4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….
    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka. Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
    Në mars të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzat për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ndaj partneres së ish-zv kryeministri, Erjola Hoxhës./ZËRI

    hkhkkhpng

    screenshot 2025 11 17 153139

  • Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

    Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

    Prokuroria e Posaçme ka çelur një dosje të re dhe po heton një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
    Bëhet fjalë për një transfertë të kryer nga biznesmeni Lirim Fejzullai në vitin 2014, pak kohë pas privatizimit të ndërmarrjes Buka, veprim që sipas SPAK i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 7 miliardë lekë.
    “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.Avokati Henrik Ligori që mbron interesat e Ahmetaj reagoi në gjykatë dhe deklaroi se prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nëse ka prova të reja tu paraqesë, pasi nuk mund të jete proces i rregullt me akte surprise.
    Elvin Gokaj i tha gjykatës së u detyrua t’i njoftonte akuzën e shpërdorimit të detyrës për dosjen “Buka” për shkak të shkak te afateve te parashkrimit, ndërsa çështja për trasfertën e parave është veçuar dhe po mbi bazën e letër porosive rtë ardhura nga Austria.

     
    SPAK po heton nëse paratë e transferuara në një bankë të nivelit të dytë në Austri janë përfituar ose jo nga ish-zv.kryeministri.
    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe aktualisht është në Zvicër. SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij pasi po e heton për korrupsion e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve dhe ndaj tij ka caktuar masë “arresti me burg”.
    Për dosjen “Buka” Ahmetaj u hetua në gjendje të lirë dhe po gjykohet me procedurë të zakonshme. Në proces pritet të rrëfehen 14 dëshmitarë, përfshirë dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Çani.

  • Notat e edicionit historik/ Strakosha nuk është djali i Fotos, Broja pa veten në pasqyrë, çudia Uzuni

    Notat e edicionit historik/ Strakosha nuk është djali i Fotos, Broja pa veten në pasqyrë, çudia Uzuni

    Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht për herë të parë në Play Off-in e Botërorit. Duke parë faktin se ndeshja me Anglinë do të luhet për prestigj nga kuqezinjtë dhe vendi i dytë është arritur matematikisht, Sport Ekspres ka menduar që të jap notat e 11-shes titullare më të përdorur nga Silvinjo gjatë këtyre kualifikueseve historike.?Strakosha (7.5): “Ishte një prej lojtarëve më të kritikuar te kjo Kombëtare. Kur kishte rivalitetin me Etrit Berishën shfaqte shumë pasiguri aq sa deri vonë, kanë kërkuar Berishën dhe e kanë kritikuar Silvinjon që nuk e ka marrë. Fakti është që në Europianin e Gjermanisë dhe deri tani, paraqitjet e Strakoshës kanë qenë spektakolare. Vetëm 3 gola të pësuar në 7 ndeshje, 2 kundër Anglisë ku shpëtoi shumë të tjera dhe 1 kundër Letonisë në përgjumjen e ekipit, e pamundur të evitohej. Ka bërë mrekulli në dy ndeshjet direkte që i kemi luajtur me Serbinë, dy finalet tona. I mohoi një gol të sigurt fitore Mitrovic në Air Albania dhe ishte po aq fantastik, edhe në ndeshjen e kthimit. Nëse më parë Thomas Strakosha ishte djali i Foto Strakoshës, tani është thjesht Thomas Strakosha dhe kjo është një arritje e madhe përpara se të themi se… Nëse do të kalojmë në Botëror, atëherë po, është ende herët tani”.Mario Mitaj (8.5): “Gjithmonë flasim për talente, por nëse ka një lojtar që e ka justifikuar këtë fjalë nga dita e parë në ditën e fundit është vetëm Mario Mitaj. Gjithmonë fantastik, i pazëvendësueshëm dhe një kalibër tjetër. E vetmja ndeshje që Shqipëria ka humbur në grup ka qenë pa Mario Mitajn në ekip. Sigurisht, jo se prezenca e Mitajt kundër Anglisë do të përmbyste historinë e ndeshjes, por e sigurt është se do të kishim dalë më shumë në sulm. është i vetmi që mund të prish ekuilibrin dhe repartet e kundërshtarëve duke shmangur nga 3 lojtarë kunërshtarë, me qetësi absolute”.Berat Gjimshiti (8): “Kapiteni duhet t’i heqim vetëm kapelen. Dikur ishte pengu jonë që nuk e morëm në Europianin e Francës, por kapiteni kthehet me shirit dhe na dërgon në Europianin e Gjermanisë dhe tani, në Play Off të Botërorit. Më mirë nuk mund të kishte, më mirë nuk mund të bëhej. Kur humbëm me Anglinë, menjëherë pas ndeshjes, u mblodh me Silvinjon në mes të fushës dhe thirri menjëherë shokët. Kërkoj t’i mblidhte dhe t’i zgjonte për t’i mos zhgënjyer shqiptarët. Ka ndjesi përgjegjësie të nivelit të lartë, po ashtu edhe si lojtar, i po këtij niveli”.Arlind Ajeti (7.5): “Arlind Ajeti mbetet një “legjendë” te Shqipëria. Jo nga ato legjenda të fjalës së parë, por nga ato legjenda që shkojnë gojëdhëne pas gojëdhënie dhe herë pas here, janë në kufijtë e së pabesueshmes. Kap nivelet më të larta në ekip, më pas harrohet dhe flitet për të ardhur në Superiore, ku shumëkush e quajti me karrierë të mbyllur dhe tani merr vendin e titullarit te Shqipëria e Botërorit. Në aspektin llogjik, është totalisht e pakuptueshme, por ajo ndeshje Francë-Shqipëri i jep ende vetbesimin e madh Ajetit që mund “të shqyejë” këdo kundërshtar i del përpara. Një mit dhe realitet, herë pas here shfaq pasiguri, veçanërisht në ndeshjet kundër rivalëve më të dobët. Nuk e ka sigurinë maksimale si dikur, por i besohet ende shumë…Elseid Hysaj (8): “Serbia e zgjoi dhe shndërroi si në kohët e tij më të artë. Problemi me Hysajn ka qenë teprimi, e tepronte në çdo gjë dhe nuk e dinte masën. A iu duket çudi që Hysaj u kthye në nivelin më të lartë te Shqipëria pasi u përjashtua te Lacio? Një profesionist futbolli do ta quante të pamundur, por ndodhi. Hysaj luante më keq te Shqipëria kur luante në Serinë A dhe po shkëlqen te Shqipëria kur u përjashtua nga fusha në Serinë A. Serbia e zgjoi në ndjesinë e përgjegjësisë, kapi thelbin e masës dhe arriti në nivelin që të fitojë dashurinë e të gjithë tifozëve, atyre që më parë kërkonin largimin e tij nga Kombëtarja”.Kristjan Asllani (8): “Ndihmësi i Rejës, Porrini, u çudit më te sesi nuk është zhvilluar më shumë që pas atij super potenciali që tregoi në fillim, potencial që e bëri ta blinte edhe Interi. Për fat të keq qëndrimi për kohë të gjatë në stol te zikaltërit i humbi nuhatjen me fushën. Kjo është arsyeja që Asllani edhe kur luan mirë, prapë ka diçka të vogël që nuk shkon ashtu siç duhet. Si ndeshja e fundit me Andorrën, goli i tij na dërgon në Play Off, por pritej edhe diçka më shumë. Pasimet e gjata janë pika e tij më e fort dhe goditjet me të dyja këmbët, por nuk e ka shprehur kapacitetin maksimal”.Julian Shehu (8.5): “Sekreti i suksesit të kësaj Shqipërie quhet vetëm Julian Shehu. Nëse do të ishim pa të në mesfushë, e sigurt është se Shqipëria nuk do të mbërrinte kaq larg. Silvinjo një nuhatës dhe përzgjedhës ideal, e kuptoi fare mirë se mesfusha kishte nevojë për një lojtar që të hynte në duele në ajër dhe me karakteristikat si dikur të Gjasulës. Mori Julian Shehun, një lojtar me një gjakftohtësi të frikshme që nxori dy ndeshje me Serbinë për t’u varur në kornizë. Ndërkohë dy ndeshjet më të dobëta të Shehut janë kundër Andorrës dje dhe Letonisë në transfertë. Sa herë ulet niveli i kundërshtarit, ulet edhe niveli i treguar nga Julian Shehu. Kjo është kritika e vetme, për gjithë pjesën tjetër, pa fjalë…”.Qazim Laci (7.5): “Ndoshta nuk është mesfushori më i bukur për t’u parë, por është njeriu që jep shpirtin për fanellën. Ka ndeshje që nuk i ka më të mirat e mundshme, si e djeshmja ndaj Andorrës, por nëse mesfusha e Shqipërisë paraqitet mirë kjo vjen për shkak të Laçit. Shehu dhe Asllani kanë të njëjtin hap për presion ndaj kundërshtarit dhe vrapim në fushë, ai që e shton ritmin dhe nxit këmbët për të dhënë më shumë që të mbulohet pjesa e mbetur e fushës është Qazim Laçi. Ka edhe nuhatje shumë të mirë me topin se ku do të shkojë, por nuk ka klasin e fundit të goditjes dhe pasimit përfundimtar”.Armando Broja (6.5): “E duam shumë dhe ende besojmë se është i vetmi lojtar që mund ta dërgojë imazhin e Shqipërisë atje ku askush nuk ka mundur më parë. Por nëse flasim për kualifikueset që ka zhvilluar, ka qenë padyshim me i dobëti dhe këtu duhet të tregojmë realitetin. E pritëm me Anglinë dhe e dha një shkëndijë të parë, e pritëm me Andorrën në shtëpi dhe asistoi, por nuk ishte i lumtur pasi nuk shënoi gol. E pritëm me Serbinë dhe nuk ishte aty, e pritëm me Letoninë dhe sërish nuk ishte aty, as me Serbinë në transfertë dhe as me Andorrën në transfertë, në ndeshjen historike. Broja dje për herë të parë pa veten në pasqyrë dhe kuptoi sesa poshtë ishte nivelit të lojtarit që është në të vërtetë. Por kjo nuk zgjidhet me të qarë, por duke i dhënë këmbëve dhe të kthehet me punë në nivelin më të lartë. Urojmë që këtë herë Broja të ketë reflektuar me të vërtetë dhe të ketë një inat më të madh me veten e tij sesa me Silvinjon. Urojmë që të jetë inati i një njeriu që e kupton se nuk është në vendin që i takon të jetë si nivel sesa i një njeriu që kërkon vetëm vëmendjen maksimale dhe e merr atë, në një mënyrë apo tjetër, si një fëmijë i përkëdhelur. Pas të qarës, fusha dhe topi janë aty, askush nuk po i heq Brojës asgjë, forca, për momentin është paradoksalisht më i dobëti i Shqipërisë dhe lojtari me potencialin më të madh te Shqipëria”.Nedim Bajrami (7): “Klasi mbetet i përjetshëm në këmbët e tij, fiziku është në nivelet skandaloze. Bajrami herë pas here të jep përshtypjen e një lojtari që luan në ndeshjen “All Legends”. Për të pasur më të qartë, duket si një Ronaldo fenomeni që luan në një ndeshje kundër Ronaldinhos, por në moshën 50-vjeçare. I ka të gjithë lëvizjet spektakolare aty, por gjunjët nuk i mbajnë për t’i dërguar deri në fund. Duket që në frymëmarrje që mushkërit e tij nuk e përballojnë dot vrullin dhe intesitetin e lartë. Kjo fitohet me stërvitje dhe kjo tregon se Bajrami nuk i ka qejf shumë stërvitjes. Sa i përket klasit, është mes më të mirëve te Shqipëria, pak kanë këmbët e Bajramit, por nuk mjaftojnë…”.Rei Manaj (7.5): “Ndeshja me Serbinë i jep padyshim notën më të lartë këtij lojtari. Në ndeshjen me Andorrën e teproi duke goditur çdo top që kapte, por për shkak të atij goli në Serbi, i falet çdo gabim, të paktën këtë herë. Në përgjithësi Manaj nuk ka bërë ndeshje të këqija, por ajo që i mungon këtij njeriu është harkimi i fundit i topit sesi të shkojë në rrjetë. Pak më shumë fantazi në gjuajtjen e fundit, Manaj kërkon ta zgjidh vetëm me forcë. Ndeshjen në transfertë kundër Serbisë e zhvilloi fenomenale, ndërsa në Shqipëri, ishte më i dobëti në fushë, përtej golit të shënuar dhe penalltisë së humbur. Me Letoninë në transfertë ishte i vetmi që po i afrohej golit më shumë se të gjithë, sa për ta shtuar”.Heroi i stolitMyrto Uzuni (7.5): “Myrto Uzuni mund të quhet padiskutim si heroi i stolit. Nuk ka qenë në formacionin e preferuar të Silvinjos, por u shfaq dhe u tregua protagonist në dy ndeshjet më vendimtare që na dërguan kaq larg, në Play Off të Botërorit. Kundër Serbisë zhvilloi një ndeshje fenomenale në transfertë,, ishte kudo dhe vraponte kudo. Futet nga stoli kundër Andorrës dhe jep asistin në golin e vetëm të Kombëtares, 0-1. Roli i tij i preferuar është si sulmues, por njëherë luan në krahun e majtë dhe të djathtë, luan kudo për sa kohë ka fanellën e Shqipërisë me vete. Nga të paktët lojtarë që ka “sedër” si të jetë tifozë, i nxihet dhe i skuqet fytyra. Meriton falje për të gjithë kritikat dhe dyshimet që kishim për të”.

  • KUALIFIKUESET: Norvegjia “spektakël” ndaj Estonisë, Hungaria shtyn kualfikimin e Portugalisë. Islanda drejt vendit të dytë

    KUALIFIKUESET: Norvegjia “spektakël” ndaj Estonisë, Hungaria shtyn kualfikimin e Portugalisë. Islanda drejt vendit të dytë

    13 Nëntor 2025

    19:50

    Telesport

    Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para kualifikuese për sot për zonën e Europës. Norvegjia merr fitoren e shtatë rresht në grupin I, pasi mposhti në Oslo 4-1 Estoninë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar 4 gola të shpejtë në rreth 12 minuta. Dopietë e Alexander Sorloth për dy minuta dhe më pas  po dopietë e të zakonshmit Erling Haaland. Estonezët ngushtuan shifrat me golin e Robi Saarma në minutën e 65-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ndeshet në transfertë në mbrëmje me Moldavinë. Në rast fitoreje të Italisë sonte, më datë 16 do të jetë “finalja” ndaj Norvegjisë.
    Në grupin D, Islanda ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-2 në transfertë në baku ndaj Azerbajxhanit. Islandezët shënuan dy hërë në pjesën e parë me Gudmundsson 20′ dhe Ingason’ 40′. Islanda aktualisht mban vendin e dytë në grup, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Francës dhe Ukrainës në mbrëmje.
    Në ndeshjen tjetër, Hungaria fitoi 0-1 në transfertë ndaj Armenisë, falë golit të Barnabas Varga. Një fitore e rëndësishme e hungarezëve për vendin e dytë, pasi Portugalia në rast së fiton ndaj Irlandës siguron zyrtarisht vendin e parë.
    SHIKOGOLAT

  • PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

    PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

    PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, duke fituar 2-7 në transfertë ndaj Leverkusen. Në sfidën e luajtur në BayArena, nuk munguan golat e shumtë, kartonët e kuqtë dhe penalltitë. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkusen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë.
    Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi, si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Desire Doue shënon golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë koha e rregullt, Kvaratskhelia shënon golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Desire Doue shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në. Pjesa e parë mbyllet 1-4 për PSG-në.
    Francezët e nisin me gol edhe pjesën e dytë, ku Nuno Mendes shënon golin e pestë, pas asistit te Vitinha në minutën e 50′. Në minutën e 54′, Aleix Garcia shënon golin e dytë personal, këtë herë me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 66-të ishte radha e Ousmane Dembele për të shënuar pas asistit të Barcola. Fituesi i “Topit të Artë” kishte vetëm tre minuta në fushë, i rikthyer pas dëmtimit që pësoi një muaj më parë. Në minutat e fundit pati kohë edhe për golin e shtatë të shënuar nga Vitinha.
    SHIKOGOLAT
    Gjithçka e lehtë për Interin, që fitoi në transfertë 0-4 ndaj Royale Union SG. Denzel Dumfries hapi serinë e golave në minutën e 41′, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë, zikaltrit shënuan golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit fantastik Dumfries-Esposito-Lautaro. Në fillim të pjesës së dytë, Hakan Calhanogolu shënon golin e tretë për zikaltrit nga penalltia, pas një faulli të Kevin Mac Allister ndaj Lautaros. Në minutën e 74-të ishte radha e Francesco Pio Esposito për të gjetur rrjetën pas asistit të Bonny.
    SHIKOGOLAT
    Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Eindhoven, aty ku PSV ka fituar 6-2 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Scott McTominay në minutën e 31′, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buongiorno dhe goli i Saibari 39′. Në minutën e 54-të, Dennis Mann shënoi dy gola të tjerë për holandezët në minutat 54′ dhe 80′. Në 15 minutat e fundit, Napoli luajti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Lorenzo Lucca. Në minutën e 86-të, Napoli shënon golin e dytë me McTominay, që vlen thjesht për statistikë. Holandezët nuk u dorëzuan edhe shënuan dy herë të tjerë me Ricardo Pepi 87′ dhe Couhaib Driouech 89′.
    SHIKOGOLAT
    Dortmund ka marrë po ashtu një fitore shumë të rëndësishme 2-4 në transfertë ndaj Copenhagen. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Felix Nmecha kaloi në avantazh në minutën e 20′ Dortmund, Anton shënoi autogol në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë, Dortmundi shënoi edhe treherë të tjera me Bensebaini 61′ nga penalltia, Nmecha 76′ dhe Fabio Silva 87′. Në shtesë, danezët ngushtuan shifrat me Dadason.
    SHIKOGOLAT

  • Mundëm Serbinë, por çfarë na duhet për të siguruar vendin e dytë në grup? Ende nuk ka mbaruar

    Mundëm Serbinë, por çfarë na duhet për të siguruar vendin e dytë në grup? Ende nuk ka mbaruar

    11 Tetor 2025

    23:18

    Telesport

    Shqipëria mori një fitore të madhe historike 0-1 në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Një fitore që mbart shumë vlera dhe rëndësi për shqiptarët, por shumë e rëndësishme edhe për rrugën drejt Botërorit.
    Situata në grupin K është si më poshtë:

    Shqipëria ka ende dy ndeshje për të luajtur në nëntor, në 13 nëntor ndaj Andorrës në transfertë dhe në 16 nëntor ndaj Anglisë këtu. Serbia ka 3 ndeshje për të luajtur. Më datë 14 tetor që Shqipëria është pushim, serbët do luajnë në transfertë në Andorrë.
    Në rast fitoreje, diferenca me Shqipërinë mbetet vetëm 1 pikë. Në nëntor, Serbia luan në transfertë ndaj Anglisë në 13 nëntor dhe në fushën e vetë ndaj Letonisë në 16 nëntor. Fati i vendit të dytë lidhet direkt me Anglinë. Shqipërisë i duhet të fitojë patjetër me Andorrën dhe të shpresojë që Serbia të bëjë një tjetër hap fals në 3 ndeshjet e mbetura. Skenari më i keq i mundshëm është që Serbia të fitojë 3 ndeshjet e mbetura.