Tag: transfertat

  • Rriten pagesat elektronike, 67% e transfertave bankare bëhen nëpërmjet internetit

    Rriten pagesat elektronike, 67% e transfertave bankare bëhen nëpërmjet internetit

    Pagesat bankare po mbizotërohen gjithnjë e më shumë nga kanalet elektronike.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.5 milionë transferta të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e tretë 2025, 3 milionë veprime në total ose rreth 67% e tyre u kryen nëpërmjet kanaleve elektronike.
    Për të gjithë 9-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 65% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 61% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare.
    Transfertat elektronike, megjithatë, ngelen ende në pakicë, të matura në vlerë.
    Rreth 39% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 9-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking. Kjo tregon se transfertat nëpërmjet internetit janë mbizotëruese sidomos në pagesat me vlerë më të vogël, ndërsa transfertat me vlera të mëdha, të lidhura kryesisht me bizneset kryhen në pjesën më të madhe në formë tradicionale, nga sportelet e bankave.
    Përdorimi i kanaleve online është i rëndësishëm për të kursyer kohë, por edhe për të mundësuar një shfrytëzim më eficient të sporteleve të bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është ende e domosdoshme.
    Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e internet banking. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të pagesave, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.
    Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të vendosura nga Banka e Shqipërisë.
    Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, në shtator të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që shtojnë edhe më shumë incentivat për kanalet elektronike të pagesave.
    Për pagesat në nisje të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione.
    Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.
    Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryera me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.
    Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.
    Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit. Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).
    Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.
    Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking. Ndërsa transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë kishin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).
    Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune.
    Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020./Monitor

  • Hyn në fuqi SEPA, ja sa do të kushtojë tani një transfertë bankare nga Shqipëria në BE

    Hyn në fuqi SEPA, ja sa do të kushtojë tani një transfertë bankare nga Shqipëria në BE

    Nis sot zbatimi i SEPA-s, zona e vetme e pagesave në euro. Tashmë komisionet për transfertat elektronike nuk do të jenë më të larta se 25 euro, duke shënuar një ulje me gati 10 herë.
    Nga Shqipëria drejt gjithë Evropës, e deri në Guajanën franceze në Amerikë Latine, territoret në varësi të Kurorës Britanike, ishujt Azore të Portugalisë e deri në ishujt Kanarie të Spanjës, janë 40 shtete drejt të cilave transfertat bankare do të kenë një kosto disa herë më të ulët, menjëherë pas implementimit të SEPA-s.
    Hapi i parë që duhet të plotësojnë bizneset dhe qytetarët që të përfitojnë nga komisionet e ulta dhe shpejtësia e transfertës, është hapja e një llogarie bankare edhe në euro. Banka e Shqipërisë këshillon se një masë e tillë do të shmangte luhatjet e kursit të këmbimit, për dërgesat jashtë vendit.
    Komisionet për transfertat në lekë
    Kur transfertat elektronike, bëhen nga llogaria në lekë, për ato me vlerë deri në 40 mijë lekë, komisioni do të jetë 0 lekë.
    Deri më tani pa komision ishte deri në vlerën 20 mijë lekë. Për pagesat mbi 40 mijë lekë deri në 10 milionë lekë komisioni do të jetë sa 0.005% e vlerës por jo më shumë se 500 lekë.
    Kurse kur pagesa është mbi 10 milionë lekë komisioni maksimal është 750 lekë. Por kur transfertat bëhen nga sportelet e bankës, komisionet do të jenë dyfish më të larta. Banka e Shqipërisë synon në këtë mënyrë të nxisë transfertat në rrugë elektronike.
    Komisionet për transfertat në euro
    Transfertat në euro deri në 100 mijë euro do të kenë komision sa 0.01% të vlerës, ose 10 euro, kurse mbi 100 mijë euro komisioni do të jetë 25 euro.
    Nëse këto transferta do të nisen në degë dhe jo elektronikisht, komisioni do të arrijë deri në 50 euro. Para implementimit të SEPA, komisionet digjitale për këto vlera arrinin deri në 300 euro përveç se kanë zgjatur disa ditë për t’u ekzekutuar.
    Transfertat hyrëse në Shqipëri
    Çdo pagesë që vjen në llogarinë e një qytetari apo biznesi në vend nuk do të ketë komision më të lartë se 3 euro, pavarësisht vlerës që ka. Pra të gjitha remitancat që do të vijnë në Shqipëri nga emigrantët kostoja nuk do të jetë më shumë se 3 euro. Këto ndryshime pritet t’i kursejnë qytetarëve dhe bizneseve shqiptare rreth 40 milionë euro në vit.

  • Nisin operacionet në SEPA: Për të transferuar 100 mijë euro do të paguhet komision 10 euro

    Nisin operacionet në SEPA: Për të transferuar 100 mijë euro do të paguhet komision 10 euro

    Duke filluar nga data e sotme, 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Mundësimi i transfertave në SEPA pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare për publikun shqiptar.Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë në muajin shtator, nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar. E thënë ndryshe, për shumën maksimale të këtij tavani, 100 mijë euro, komisioni për pagesat elektronike do të jetë maksimalisht 10 euro.Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë (për transfertat mbi 100 mijë euro), pavarësisht shumës së transfertës, do të jenë të njëjta si në rregulloren e mëparshme, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Ndërkohë, për transfertat hyrëse (nga jashtë drejt Shqipërisë) bankat mund të aplikojnë një komision maksimal deri në 3 euro, për të mbuluar kostot e ofrimit të shërbimit.Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e zonës SEPA nga Këshilli Europian i Pagesave në 21 nëntor 2024.Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Sektori bankar në Shqipëri i ekzekutonte transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sillte komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA kushtonte gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA.Transfertat kërkonin disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare. Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte. Ulja e kostove të transfertave në Euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.Projeksionet e Bankës së Shqipërisë janë që në afat të mesëm, ekonomia shqiptare do të përfitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA.SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Europian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro./ E.Shehu  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

    BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

    Në shtator, Banka e Shqipërisë vendosi një ulje të ndjeshme të komisioneve maksimale të lejuara për transfertat bankare në Lek dhe në Euro. Së shpejti, pritet që Banka Qendrore të ndërmarrë një tjetër ndërhyrje të rëndësishme, e cila pritet të ulë komisionet që tregtarët paguajnë për pranimin e pagesave me kartë duke krijuar hapësira për një rritje të mëtejshme të tyre.  Ersuin ShehuBanka e Shqipërisë po përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave, që pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare.Një nga arsyet që frenon bizneset, sidomos ato më të vogla, për të pranuar pagesa me kartë është edhe kosto e transaksionit. Kjo kosto është e ndryshueshme, por mund të arrijë deri në intervalin 2.5%-3%.Edhe për këtë arsye, shumë biznese të vogla nuk kanë shumë dëshirë të pranojnë pagesa me kartë, megjithëse mund të disponojnë terminale POS për këtë qëllim. Në rastet kur klienti këmbëngul për këtë alternativë, shpesh bizneset ia ngarkojnë atij komisionin e pagesës, duke ia shtuar çmimit të produktit ose shërbimit.Në një masë të madhe, vlera totale e komisionit përcaktohet nga tarifat e skemave të pagesave me kartë, kryesisht Visa dhe Mastercard.Në vitin 2015, Komisioni Europian vendosi nën rregullim këto tarifa (interchange fees), duke përcaktuar një nivel maksimal prej 0.2% për pagesat me kartë debiti dhe 0.3% për pagesat me kartë krediti.Banka e Shqipërisë ka vendosur të adoptojë këtë rregullore, si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.Vendosja e limiteve mbi këtë element të kostos pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisionit total që paguajnë tregtarët për shitjet me kartë. Banka e Shqipërisë vlerëson se komisionet do të ulen në nivelin e 1% të transaksionit.Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të ndalojë praktikën e përcjelljes së komisioneve nga tregtarët te klientët që kryejnë blerje me kartë.Ulja e komisioneve për pranimin e pagesave me kartë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përdorimin e cash për transaksionet ekonomike.Një akses më i gjerë në pagesat me kartë gjithashtu do të lehtësonte pagesat sidomos nga turistët e huaj, që shpesh detyrohen të përdorin tërheqjet cash në ATM-të e zonave turistike, shërbim ky që për nga natyra e vet është i kushtueshëm. BSH do të ulët tarifat që aplikojnë Visa dhe MastercardValentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë, shpjegon se Banka Qendrore po ndërhyn për nxitjen e pagesave elektronike në dy dimensione.“Në radhë të parë, ne kemi krijuar një alternativë, që është përdorimi i transfertave për qëllime të ngjashme si kartat. Ne kemi krijuar open banking, që gjithmonë e më shumë po gjen vende për t’u operacionalizuar.Me përfshirjen në open banking edhe të bizneseve, do të jetë shumë më e lehtë, qoftë edhe për të kryer blerje direkte të mallrave dhe shërbimeve. Kjo patjetër që përbën konkurrencë për instrumentin e kartave dhe konkurrenca gjithmonë sjell zhvillim.Nga ana tjetër, ardhja e instant payment do të jetë një revolucion në këtë drejtim. Ne do ta kemi shumë më të lehtë që të përdorim QR Code për pagesa”, shprehet ajo.Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka planifikuar edhe një ndërhyrje direkte në komisionet e skemave të pagesës për kartë. Ulja e këtyre komisioneve do të bëjë që në total, komisionet që paguajnë tregtarët të jenë më të ulëta, me qëllim nxitjen e rritjes së mëtejshme të pagesave me kartë.“Për më shumë, ne do të ndërhyjmë edhe te komisionet që bankat aplikojnë te tregtarët, për atë pjesë të komisionit që ato ndajnë nëpërmjet njëra-tjetrës, pra, atyre që emetojnë kartën dhe atyre që ofrojnë shërbimin e pagesës me POS.Një pjesë e komisionit që paguan tregtari lidhet me këto komisione. Ne do të vendosim tavane të njëjta me Bashkimin Europian, në nivelin 0.2% për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.Kjo sigurisht që do të reduktojë komisionin final që paguan tregtari. Mendojmë që afërsisht komisioni mund të shkojë në nivelin e 1%, nga rreth 2% që është aktualisht, në rastin më të mirë”, thotë ajo.  Instant payment pritet të sjellë konkurrencë për kartatProjekti tjetër madhor i Bankës së Shqipërisë në fushën e pagesave është edhe ai instant payments ose i pagesave të shpejta. Ky projekt parashikon klonimin e sistemit të përdorur nga Banka e Italisë, sipas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.“Ne jemi aktualisht në fazën e zhvillimit të sistemit. Zhvillimi i sistemit bëhet nga Banka e Italisë, ndërkohë që ne komunikojmë në vazhdimësi me ta për ato opsione që na lejohen t’i kemi të përzgjedhura.Ne po marrim një sistem që do të jetë klon i sistemit TIPS, me qëllimin që ne të jemi sa më të integruar në të ardhmen. Po punohet shumë për ta bërë këtë sistem të përdorshëm nga publiku i gjerë dhe në blerje dhe shitje.Nëse implementojmë vetëm TIPS, ai do të funksionojë si sistemet aktuale, vetëm për transfertat. Ndërkohë, ne po krijojmë disa shërbime shtesë mbi këtë sistem, për ta bërë atë sa më të përdorshëm.Për shembull, Brazili ka sot një instant payment që përdoret gjerësisht nga publiku i gjerë”, thotë znj. Semi.Ky sistem jo vetëm do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale, por do t’u hapë rrugën edhe produkteve të reja, që do të konkurrojnë pagesat me kartë. Ngritja e këtij sistemi do të krijojë hapësira për një përdorim të gjerë të pagesave me QR Code.“Ideja është të krijojmë një sistem të centralizuar, me një ndërveprim shumë të lehtë. Gjenerimi i QR Code do të jetë i unifikuar, do të jetë një sistem i centralizuar që e gjeneron këtë QR Code dhe mundëson shfaqjen e tij në çdo aplikacion, pavarësisht se cili institucion e përdor.Me një skanim të thjeshtë, mundësohet kryerja e pagesës për disa sekonda. Gjithashtu, do të mundësojmë verifikimin e pagesës, për të shmangur kryerjen e pagesave të gabuara, sepse në instant payment është pothuajse e pamundur që pagesa të kthehet mbrapsht.Janë këta komponentë që po krijojmë mbi TIPS, që ky lloj sistemi të përdoret sa më shumë, në formë të ngjashme me kartat”, – shprehet znj. Semi.Ngritja e sistemit TIPS ka si afat paraprak qershorin e vitit 2026, megjithatë nga puna e deritanishme në Bankën e Shqipërisë mendohet se ky afat mund të jetë pak ambicioz.Fakti që rishtazi në projekt është futur edhe një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, mund të bëjë që këto afate të rishikohen. Procesi është kompleks sepse nuk përfshin vetëm Bankën e Shqipërisë, por kërkon investime dhe zhvillim kapacitetesh edhe për bankat tregtare.“Jemi duke punuar paralelisht edhe me bankat, sepse kjo do të kërkojë punë edhe nga ana e tyre, për të qenë të gatshme të forcojnë të gjitha facilitetet e nevojshme për të ofruar shërbim 24/7, nga ana teknike dhe operacionale, duke përfshirë edhe elementet e tjera, si AML, antifraud, etj.Këto do të kërkojnë investime të jashtëzakonshme. Shpresojmë që afërsisht brenda një viti të mund të dalim live. Nuk përjashtojmë që të dalim fillimisht live me bankat që do të jenë të gatshme dhe më të avancuara në proces.Madje, disa nga bankat më me eksperiencë, po synojnë të aplikojnë edhe për skemën e SEPA instant payment, që do të sjellë revolucion për pagesat nga turistët e huaj, sepse nuk do të jetë më i domosdoshëm përdorimi i kartës, por mund të bëhet një pagesë në kohë reale direkt nga llogaria”, thotë znj. Semi. Pagesat me kartë “përmbysin” tërheqjet e parasë në ATM Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraje cash.Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohen me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.Përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit u ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal. Burimi: Banka e Shqipërisë Transfertat me e-banking, falas deri në 40 mijë lekë Në mesin e muajit shtator, hyri në fuqi një paketë ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të pagesave, që ka sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare në Lek dhe në Euro.Fryma e rregulloreve të reja, përveç uljes së komisioneve për transfertat deri në 10 milionë lekë, forcon më shumë incentivat për kryerjen e pagesave në rrugë elektronike.Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike, komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryer me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit.Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.Ndërsa transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë kishin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune.  Ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në EuroNdryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.Nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lek, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Sistemi i pagesave kombëtare AIPS Euro nisi funksionimin në fillim të vitit 2022, me qëllim lehtësimin e kryerjes së transfertave në Euro brenda vendit dhe uljen e kostos të tyre.Më parë, këto transferta kryheshin nëpërmjet bankave të huaja korrespendente, rrugë që sillte komisione shumë më të larta dhe kohë më të gjatë për finalizimin e transaksionit.  Nga 7 tetori, tarifa të njëjta edhe për transfertat ndërkombëtareNë 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë.Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për të kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal për transfertat hyrëse, në vlerën 3 euro për transaksion.Komisionet e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë do të sjellin një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare, por megjithatë pa arritur plotësisht në nivelet minimale që aplikohen në Bashkimin Europian.Zëvendësdrejtorja e departamentit të sistemeve të pagesave, Valentina Semi, shpjegon arsyet pse komisionet maksimale të lejuara për Shqipërinë lidhen me disa faktorë specifikë.“Ne jemi përpjekur të ndjekim modelet europiane, por duke u mbështetur edhe në nevojat dhe specifikat e tregut tonë. Së pari, ne kemi edhe një politikë deeuroizimi, që duhet të vazhdojmë ta ndjekim. Edhe për këtë arsye, duhet të ketë një diferencim ndërmjet Lekut dhe Euros, që të mos stimulojmë euroizimin.Nga ana tjetër, për këtë shërbim bankat kanë kosto, sepse nga pikëpamja teknike, nuk është e njëjta mënyrë se si funksionon në BE. Bankat e BE-së kanë akses direkt në sistemet e pagesave europiane.Për vendet jo anëtare të BE-së, si Shqipëria, ka një hallkë ndërmjetëse, që po u aplikon bankave komisione shumë të larta. Ne shohim që e njëjta bankë e BE-së, për një bankë të madhe shqiptare ofron komisione shumë të ulëta, ndërsa për një bankë të vogël aplikon komisione shumë të shtrenjta.Kjo e bën të papërballueshme për bankën e vogël ofrimin e një shërbimi sa më konkurrues. Ne jemi duke punuar edhe me ECB-në për të pasur edhe ndihmën e tyre në këtë drejtim”, thotë znj. Semi. Vitin e kaluar u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë.Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në harkun e një dekade, numri i këtyre transfertave është rritur më shumë se shtatë herë.Në vlerë, ato arritën në afërsisht 1.71 trilionë lekë, me një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2023.Struktura e transfertave ndërkombëtare të kryera në sektorin bankar shqiptar dominohet nga transfertat hyrëse, që në 2024 arritën në pothuajse 8.1 milionë, në rritje me 39.5% krahasuar me vitin 2023. Ato përbënin rreth 74% të totalit të transfertave ndërkombëtare.Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë. Edhe për vitin 2024, rritja ishte mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 782.9 miliardë lekëve, në rritje me 42.7% krahasuar me një vit më parë.Ndryshe nga sa ndodh me transfertat kombëtare, ato ndërkombëtare ngarkohen me komisione edhe në mbërritje.Sipas rregullave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, pas tetorit, nëse banka aplikon komisione për tarifat e pagesave hyrëse SEPA hyrëse, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave dhe në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.Transfertat ndërkombëtare dalëse, sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar arritën në 2.91 milionë, në rritje me 43% krahasuar me vitin 2023.Në vlerë, ato arritën shifrën e 924 miliardë lekëve, 17% më shumë krahasuar me një vit më parë.Aktualisht, transfertat ndërkombëtare kryhen nëpërmjet rrjetit të bankave korrespondente të bankave shqiptare.Kjo zgjidhje rezulton me komisione të larta dhe afate disaditore për kryerjen e transfertave.Pas muajit tetor, edhe komisionet ndërkombëtare që do të kryhen nëpërmjet sistemeve të SEPA do të jenë subjekt i niveleve maksimale të komisioneve, të vendosura nga Banka e Shqipërisë për transfertat kombëtare në Euro. Burimi: Banka e Shqipërisë    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SEPA hyn në fuqi nga 7 tetori/ Emigrantët do t’i transferojnë paratë në Shqipëri për 3 euro

    SEPA hyn në fuqi nga 7 tetori/ Emigrantët do t’i transferojnë paratë në Shqipëri për 3 euro

    Më 7 tetor Shqipëria do të mund të bëjë transfertat të shpejta dhe me komisione më të ulta drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA.
    “Ne do të jemi funksionalishte 7 tetor në SEPA, ne ulem edhe komisionet në vendimin e fundit, që të jemi në të njëjtën linjë me normat e BE. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i fundit i ka ulur afërsisht dhe 10 herë komisionet në krahasim me nivelet e pak ardhshme të komisioneve. Pra transfertat do të jenë më të shpejta, siguri më të madhe nga sulmet e ndryshme, hakërsa ose sigurie kibernetike dhe komisione mjaft të ulëta”, tha Gent Sejko në një konferencë ditën e sotme.
    He Guvernatori i Bankës së Shqipërisë foli me shifra për vlerën që do të kenë komisionet për transfertat që do të nisen nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.
    “Normalisht komisionet për transferimin e dixhitale deri në 40.000 lekë, janë zero. Transfertat me lekë nga 40.000 lekë deri në 10 milionë lekë komisioni me 0.005% të vlerës së tyre, por jo më shumë se 500 lekë për komisionin për transferim dhe pastaj transfertë të tjera mbi 10 milionë lekë të reja komisioni 750 lekë, pra nuk do të ketë komision mbi 750 lekë për çdo lloj transferte në lekë të kryer në formë dixhitale. Ndërkohë që transfertet e tjera në euro deri në 100.000€ do të jetë 0.01% e vlerëson dhe transfertat mbi 100.000€ komisioni jo më të lartë se 25€. Mos harrojmë që kemi pasur dikur komisione për transfertat deri në 280 deri 300€”, u shpreh guvernatori.
    Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, Sejko tha se komisioni maksimal do të jetë 3 euro.
    “Per të gjithë shqiptarët që marrin remitanca, që presin euro nga familjarët e tyre, çdo pritje, çdo pritje që hyn nuk do të harxhohet më shumë se 3€, pra 0 deri në 3€ do të jetë komisioni për të gjithë transfertat me pritje për shqiptarët”, tha Sejko.Nisja e transfertave me SEPA, përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.

  • Depozitat në Euro thyejnë çdo rekord, ja si po ndryshon tregu bankar shqiptar

    Depozitat në Euro thyejnë çdo rekord, ja si po ndryshon tregu bankar shqiptar

    Transfertat e brendshme bankare në Euro janë në rritje të shpejtë edhe për këtë vit.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej afërsisht 250 mijë transferta kombëtare në Euro.
    Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 21%.
    Rritja është në nivele të përafërta edhe në vlerën e transaksioneve. Për 8-mujorin e vitit 2025, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.94 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Të dhënat e transfertave të procesuara në sistemin AIPS Euro janë një indikator për nivelin e lartë të përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike dhe tregojnë shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.
    Rritja e transaksioneve në Euro është gjithashtu një tregues edhe i shtimit të sasisë së valutës që qarkullon në sektorin bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 8.26 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në Euro janë në rritje me afërsisht 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Rritja e numrit të transaksioneve në Euro është paralelisht edhe një tregues i një përdorimi më të madh të kanaleve bankare për kryerjen e pagesave dhe transfertave në përgjithësi. Në veçanti, ngritja e një sistemi kombëtar për transfertat në Euro ka patur ndikim pozitiv, sepse i ka ulur ndjeshëm kostot e këtyre transfertave.
    Para ngritjes së sistemit AIPS Euro, në vitin 2022, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
    Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në të shkuarën, komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.
    Këtë muaj, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.
    Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.
    Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.
    Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.
    Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.
    Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.
    Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.
    Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
    Në 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë. Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.
    Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.
    I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal prej eurosh për transfertat hyrëse në vlerën 3 euro për transaksion./Monitor

  • Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

    Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

    Transfertat e brendshme bankare në Euro janë në rritje të shpejtë edhe për këtë vit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej afërsisht 250 mijë transferta kombëtare në Euro.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 21%.Rritja është në nivele të përafërta edhe në vlerën e transaksioneve. Për 8-mujorin e vitit 2025, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.94 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Të dhënat e transfertave të procesuara në sistemin AIPS Euro janë një indikator për nivelin e lartë të përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike dhe tregojnë shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.Rritja e transaksioneve në Euro është gjithashtu një tregues edhe i shtimit të sasisë së valutës që qarkullon në sektorin bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 8.26 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në Euro janë në rritje me afërsisht 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja e numrit të transaksioneve në Euro është paralelisht edhe një tregues i një përdorimi më të madh të kanaleve bankare për kryerjen e pagesave dhe transfertave në përgjithësi. Në veçanti, ngritja e një sistemi kombëtar për transfertat në Euro ka patur ndikim pozitiv, sepse i ka ulur ndjeshëm kostot e këtyre transfertave.Para ngritjes së sistemit AIPS Euro, në vitin 2022, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në të shkuarën, komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.Këtë muaj, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Në 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë. Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal prej eurosh për transfertat hyrëse në vlerën 3 euro për transaksion./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare

    Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare

    Transfertat e parave në 41 shtete të Europës do të bëhen më të lira pas datës 7 tetor. Për të dërguar 100 euro, bankat do të mbajnë vetëm 1 euro komision, nga 10 që mbajnë aktualisht.
    Aktualisht, nëse dërgon 100 euro nga Shqipëria në Itali përmes një banke apo zyre transfertash, shuma që arrin te marrësi është 88–90 euro.
    Pjesa e munguar merret nga banka si komision, që arrin deri në 10%.
    E njëjta logjikë aplikohet edhe për shuma më të mëdha, si për shembull 500 euro drejt Gjermanisë, ku komisioni mund të shkojë deri në 15 euro.
    Por nga 7 tetori, këto tarifa do të bien ndjeshëm. Për të njëjtat dërgesa, komisionet e bankave do të variojnë nga 1 deri në 3 euro.
    Me përfshirjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar listën e shteteve që do të përfitojnë nga komisionet e ulëta.
    Në tetor, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia do t’u bashkohen vendeve të BE-së, Zonës Ekonomike Evropiane dhe disa vendeve të tjera evropiane jashtë BE-së.
    Kjo do të thotë se komisionet e transfertave do të jenë të ulëta në 41 shtete, përfshirë 27 vende të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe, Monakon, San Marinon, Andorën dhe Vatikanin.
    Sipas dokumentit zyrtar, institucionet shqiptare të licencuara nga Banka e Shqipërisë janë të autorizuara të marrin pjesë në skemat SEPA. Vlerësohet që qytetarët shqiptarë do të kursejnë deri në 20 milionë euro në vit nga komisionet.
    Ky zhvillim përfaqëson një hap përpara në integrimin e tregut financiar shqiptar me atë evropian, duke rritur efikasitetin, ulur kostot dhe rritur sigurinë e transfertave ndërkufitare në euro.

  • Ulen komisionet për transfertat/ Hyn në fuqi vendimi, zero tarifë për pagesat deri në 40 mijë

    Ulen komisionet për transfertat/ Hyn në fuqi vendimi, zero tarifë për pagesat deri në 40 mijë

    Të gjitha ata qytetarë apo biznese që do të bëjnë transferta parash në lekë apo euro  tashmë do të pagujanë komisione më të ulëta.Vendimi I Këshillit Mbikqyrës ka hyrë në fuqi  dhe parashikon që transfertat  e parave  me vlerë  deri në 40 mijë lekë  nga qytetarët tashmë do të realizohen pa asnjë komision.
    Vendimi është marë në mbledhjen e fundit të Këshillit mbikqyrës duke ulur ndjeshëm kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset, por edhe duke pasur si synim   inkurajimin e  përdorimit të  kanaleve elektronike. Deri më tani vlera që mund të tranferohj pa komision ishte 20 mijë lekë.
    Po ashtu Banka e Shqipërisë ka parashikuar që  Për pagesat elektronike deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen me gati 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH. Ndërkohë që  komisionet  e aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të pagesat nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jenë më të larta se 100 lekë.
    Ulja e komisioneve vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA.
    Këto ndryshime janë parakusht i domosdoshëm për nisjen e  operacioneve në sistemin europian të pgesave   SEPA më 7 tetor 2025, duke siguruar që tarifat për pagesat ndërkufitare në Euro të jenë të njëjta me ato të aplikueshme brenda vendit.

  • Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të lira dhe brenda ditës! Asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

    Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të lira dhe brenda ditës! Asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

    Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që parashikojnë uljen e transfertave kombëtare në Lekë dhe në Euro.
    Banka e Shqipërisë ka vendosur që për pagesat në nisje të nisura në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat ose institucionet e tjera të pagesave nuk duhet të aplikojnë komisione.
    Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.
    Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë.
    Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.
    Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguanin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).
    Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, rregullorja përcakton një komision maksimal tavan prej 1 mijë lekësh.
    Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.
    Rregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.
    Për pagesat në nisje që janë të nisura në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.
    Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.
    Në mënyrë të ngjashme, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe uljen e komisioneve për transfertat kombëtare në Euro. Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.
    Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.
    Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro (për transfertat në letër komisioni minimal mund të jetë 6 euro). Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.
    Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
    Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune./Monitor