Tag: transferimi

  • Dëshira e madhe e Flick që kushton 100 mln euro, sugjerimi i gjermanit për drejtuesit e Barcelonës

    Dëshira e madhe e Flick që kushton 100 mln euro, sugjerimi i gjermanit për drejtuesit e Barcelonës

    2 Dhjetor 2025

    17:57

    Telesport

    Yan Diomande është një nga emrat e rinj më të përfolur të momentit, sulmuesi anësor po shkëlqen te Leipzig dhe ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.
    Së fundmi, mediet spanjolle zbulojnë se 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Sipas këtyre raportimeve, trajneri gjerman i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës pikërisht emrin e Yan Diomande për të forcuar sulmin gjatë verës së ardhshme.
    Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona duket i vështirë për shkak të situatës jo të mirë financiare, duke ditur që Leipzig kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.
    Nëse për katalanasit kjo është një shifër e vështirë për t’u përballuar, për ekipet angleze apo klubet e tjera si PSG, Bayern apo Real Madrid, që interesohen po ashtu për Yan Diomande, janë në gjendje fare mirë të paguajnë shifrën e një transferimi të tillë.

  • Transferimi i oficerit të AMP në Berat/ Muhamet Rrumbullaku në SPAK: Kur të thërrasin duhet me u paraqit

    Transferimi i oficerit të AMP në Berat/ Muhamet Rrumbullaku në SPAK: Kur të thërrasin duhet me u paraqit

    Muhamet Rrumbullaku

    TIRANË-Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Paraprakisht burime bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku po merret në pyetje nga prokurorja Doloreza Musabelli në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për transferimin e një Oficeri të policisë gjyqësore (OPGJ) të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Berat. Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të ish-drejtorit të AMP-së, Florjan Sulejmani.

    Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, e cila pezulloi nga detyra për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kreun e AMP pas transferimit të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Më pas çështja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi pushimin e hetimit ndaj kreut të AMP-së asakohe, Sulejmanit. Gjykata e Tiranës ktheu në detyre Sulejmanin. Tashmë çështja po hetohet nga SPAK si organ kompetent. 

    Transferimi i punonjësve të AMP-së është kompetencë e drejtpërdrejtë e titullarit të institucionit, në këtë rast vetë Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së. Ai përgjigjet vetëm përpara Ministrit të Brendshëm dhe, në raste të veçanta që lidhen me nevojat e institucionit, mund të kryejë transferime edhe pa miratimin e Komisionit të OPGJ-ve.
    Një orë pas marrjes në pyetje ai tha për mediat se: ‘Kur të thërret drejtësia duhet me u paraqit’.
    Rrumbullaku u largua nga drejtimi i policisë së shtetit më 5 shtator 2024, ndërsa lëvizja e tij u justifikua me ndryshimet ligjore, të cilat kërkonin që drejtuesi i ri të zgjidhej me konkurs. Ai mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për dy vite./ZËRI

  • Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    12 Nëntor 2025

    19:23

    Telesport

    “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi falas i tre emrave të njohur.
    I pari në listë është portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kuqezi dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.
    Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon. Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon me verdhekuqtë.
    Emri i tretë që po ndjek Juventus është sulmuesi anësor i Bayern, Serge Gnabry, i cili do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Për gjermanin ka interes të madh edhe nga klubet e Premier League.

  • Ideja e bujshme! Neymar, Suarez dhe Messi do të bëhen sërish bashkë?

    Ideja e bujshme! Neymar, Suarez dhe Messi do të bëhen sërish bashkë?

    11 Tetor 2025

    20:30

    Telesport

    Mediet amerikane kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se Inter Miami po punon për të bërë edhe njëherë bashkë treshen ikonë Messi-Suarez-Neymar, të cilët shkruajtën historinë kur ishin te Barcelona.
    Edhe pse të tre lojtarët, sidomos Messi dhe Suarez, janë në përfundim të karrierës, më shumë kjo shihet si një lëvizje e zgjuar marketingu, sesa për të forcuar ekipin realisht.
    Transferimi është mëse i mundshëm, pasi Neymar është i huazuar deri në fund të vitit te Santos, kartonin e tij e ka ende në zotërim Al-Hilal. Synimi i brazilianit është të luajë në një kampionat elitar me qëllim të jetë gati dhe të grumbullohet nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.
    Por, në rast të një transferimi në MLS, vështirë se Neymar do të merrej në konsideratë nga Carlo Ancelotti.

  • Pritet të ndodhë transferimi i madh i kapitalit nga gjenerata e parë e pronësisë tek e dyta

    Pritet të ndodhë transferimi i madh i kapitalit nga gjenerata e parë e pronësisë tek e dyta

    “Bazuar në të dhënat dhe analizat tona të publikuara në raportin për Europën Juglindore, transaksionet ndërkorporative në Shqipëri vazhdojnë të jenë në nivele të qëndrueshme, ndërkohë që me hapjen e dyerve të kapitalit të huaj europian dhe nevojës për rritje jo-organike, ne presim rritje graduale në 3-5 vitet e ardhshme”, pohoi për “Monitor”, Andi Suli – Managing Director me “OCF Corporate Finance…

  • Arratisje si në filma në Greqi, kontrabandisti turk i shpëtoi policisë duke u hedhur në det me pranga në duar

    Arratisje si në filma në Greqi, kontrabandisti turk i shpëtoi policisë duke u hedhur në det me pranga në duar

    Një incident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në detin Egje, kur një i burgosur turk që po transferohej nga burgu i Koridallos në Mytilene u hodh i prangosur në det nga anija e pasagjerëve “ARIADNI”.
    Incidenti ndodhi ndërsa anija po lundronte në zonën detare midis Kiosit dhe Oinousses.
    Sipas informacioneve të fundit, i burgosuri po flinte në dyshemenë e anijes, i ruajtur nga katër oficerë policie dhe i prangosur. Me një lëvizje të papritur, ai u ngrit, vrapoi dhe i habiti shoqëruesit e tij, të cilët nuk kishin kohë ta mbanin.
    Në momentin kritik, një qytetar që ndodhej në anije hapi derën e kuvertës, gjë që i lejoi të burgosurit të arrinte atje dhe të hidhej në det.
    Burri në fjalë u arrestua më 7 korrik 2025 nga Autoritetet Portuale të Lesvosit për një rast kontrabande emigrantësh. Ai u ndalua përkohësisht dhe u transferua në Korydallos. Transferimi i tij do të paraqitej para një autoriteti gjyqësor në Mytilene.
    Policia informoi menjëherë kapitenin, i cili ndaloi motorët e anijes dhe filloi procedurat e kërkimit. Anijet e Rojës Bregdetare morën pjesë në operacionin e shpëtimit, por nuk ishte e mundur të gjendej i burgosuri.
    Njoftimi nga Selia Qendrore e Policisë Helenike
    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 31 gusht 2025, gjatë një transferimi të planifikuar të të burgosurve me anije, një nga të burgosurit e transferuar doli në kuvertë dhe u hodh në det, ndërsa anija po lundronte midis Kiosit dhe Mitilenit.
    Menjëherë, oficerët e policisë-eskortë njoftuan kapitenin, i cili ndaloi anijen dhe filluan procedurat e kërkim-shpëtimit. Në të njëjtën kohë, u njoftua Roja Bregdetare, e cila mobilizoi anijet për të gjetur dhe shpëtuar të burgosurin.
    Hetimet janë duke vazhduar me ndihmën e Rojës Bregdetare, e cila po kryen edhe punën paraprake hetimore, ndërsa përveç kësaj, për rastin u iniciua procedura disiplinore e përcaktuar.
    Vërehet se i burgosuri specifik u arrestua më 7 korrik 2025 nga Autoritetet Portuale të Lesvosit për një rast kontrabande emigrantësh në ishull dhe u urdhërua ndalimi i tij i përkohshëm në Qendrën e Paraburgimit të Koridallos. Transferimi i tij në Mitilene u krye me qëllim që të paraqitej para një autoriteti gjyqësor.

  • Presidenti i Marseille: Ju tregoj pse blerja e Ceballos në fund u bllokua

    Presidenti i Marseille: Ju tregoj pse blerja e Ceballos në fund u bllokua

    29 Gusht 2025

    17:06

    Telesport

    Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, ka shpjeguar pse në fund transferimi i Ceballos rezultoi dështim ose më saktë ngeci. Arsyeja është hezitimi i lojtarit, i cili kishte dyshime nëse ia vlente si transferim.
    Transferimi ishte thuajse i kryer për 15 mln euro, por Marseille në fund vendosi të tërhiqej.
    Pas përfundimit në vendin e dytë në Ligue 1 nën drejtimin e Roberto De Zerbi, Marseille do të ketë ndeshje të vështira por edhe emocionuese me emra big si Real Madrid, Liverpool dhe Atalanta. Pra, i duhen emra bindës në merkato.
    “Rrethanat e tregut mund të ndryshojnë. Kur situatat janë të pasigurta apo ka dyshime, është më mirë t’i komunikosh në kohë dhe të mos i zgjatësh deri në fund”, ka thënë Longoria me keqardhje.

  • Pas turpërimit në Kupë nga Grimsbi, Fernandes i kthehet largimit

    Pas turpërimit në Kupë nga Grimsbi, Fernandes i kthehet largimit

    Një riorganizim i mundshëm është duke u zhvilluar te Manchester United, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar. Sipas CaughtOffside, Bruno Fernandes thuhet se ka folur hapur për largimin nga Djajtë e Kuq. Më herët këtë vit, portugezi hodhi poshtë një ofertë të madhe nga klubi i Ligës Profesionale Saudite, Al Hilal: marrëveshja vlente gjithsej 100 milionë paund, me një pagë javore prej 700,000 paundësh. Pas diskutimeve me trajnerin dhe drejtuesit, portugezi vendosi të qëndronte, duke përmendur dëshirën e tij për të garuar për trofe të mëdhenj. United përsëriti se nuk kishin nevojë të përfitonin nga transferimi i tij, duke konfirmuar angazhimin e tyre për ta mbajtur lojtarin.

    Pavarësisht kësaj, interesi saudit për Fernandes nuk është zbehur: Al Ittihad thuhet se filloi negociatat me rrethinat e tij këtë verë. Mesfushori thuhet se i dha dritën jeshile këtij transferimi, me përfaqësuesit e tij që kërkuan një kontratë me vlerë rreth 40 milionë euro në vit, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

    Mbetet për t’u parë nëse Manchester United do ta lejojë largimin e Bruno Fernandes. Portugezi është një lojtar kyç për Djajtë e Kuq, por nuk është më shumë i ri dhe mundësitë për të përfituar nga transferimi i tij mund të jenë të kufizuara. Për më tepër, është një dilemë nëse ia vlen të mbahet një lojtar që nuk është plotësisht i lumtur dhe po mendon të largohet.

    Vazhdo leximin

  • Boniface thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën: Ja pse dështoi transferimi im te Milani

    Boniface thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën: Ja pse dështoi transferimi im te Milani

    26 Gusht 2025

    13:33

    Alfred Lleshi

    Victor Boniface ka zgjedhur, disa ditë më vonë, të flasë hapur mbi transferimin e dështuar të tij te Milani. Sulmuesi i Bayer Leverkusen u rrëfye në një transmetim “live” në “Twitch”, ku iu përgjigj shumë pyetjeve të tifozëve mbi kalimin e tij të munguar te kuqezinjtë.
    Klubi nga “Via Aldo Rossi”, pasi e ndoqi gjatë dhe lojtari kreu vizitat mjekësore, vendosi të ndryshonte drejtim, duke u fokusuar te Conrad Harder, i cili pritet të mbërrijë orët e ardhshme në Milano për të konkurruar me Santiago Gimenez për rolin e qendërsulmuesit.
    Këto ishin fjalët e Boniface: “Në një moment u dorëzova. Kur të tjerët luanin futboll, unë thjesht po punoja për t’u rikthyer. Pas dëmtimit tim të dytë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, nuk doja më as të luaja për shkak të dhimbjes së parë dhe asaj që përjetova gjatë të dytit. Në atë periudhë humba edhe nënën time.
    Milani? Transferimi nuk u realizua për shkak të dëmtimeve të mia të kaluara. Kam pasur dy herë dëmtim në gjurin e djathtë, kjo është diçka që më shoqëron prej shumë kohësh”.