Rritet numri i grave që po i nënshtrohen trajtimit të fertilitetit invitro në institucionet shëndetësore publike.Prej gati dy vitesh ofrim të shërbimit falas pranë Qendrës së Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (Q.R.M.A), strukturë brenda materniteti shtetëror “Koço Glozheni” janë trajtuar 162 paciente. Kostoja totale për trajtimin e pacienteve llogaritet rreth 124 mijë euro. Arrin në tre numri i bebeve të lindura nga fertilizimi invitro.Në vitin e parë të ofrimit të shërbimit falas nga shteti, sipas të dhënave të raporteve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë janë trajtuar për fertilizimin invitro 30 pacientë me një kosto prej 326,971 lekë/pacientë. Për 2024 kostoja totale e shpenzimeve llogaritet në vlerën e 9,809,130 lekëve.Për 4-mujorin e parë 2025 janë trajtuar 45 pacientë me një kosto prej 9,588.8 lekë/pacientë. Për janar -prill kostoja totale e shpenzimeve për procesin e fertilizimit invitro llogaritet 431,460 lekë.Për periudhën janar-gusht 2025 rezulton se janë trajtuar edhe 87 pacientë me një kosto prej 18,436 lekë/pacientë. Totali i kostos llogaritet 1,603,932 lekë.Për gati 2 vjet nga nisja e ofrimit të procesit falas nga 162 pacientet e trajtuara në 108 prej tyre është realizuar “trasferta” (“transferta” i referohet transferimit të embrioneve në mitrën e gruas pas një cikli fertilizimi in vitro). Ndërsa procedura ka rezultuar e pasuksesshme për 21 paciente apo rreth 13% e tyre.Për 2024 nga 20 “transfertat” e realizuara, 9 prej tyre kanë pasur rezultate pozitive ndërkohë që 11 prej tyre kanë pasur rezultate negative.Për janar-prill 2025 nga 28 “transfertat” e realizuara 26 prej tyre kanë realizuar procedurën e “pick up” (është procedura e nxjerrjes së vezëve për t’u përdorur për fertilizim) ndërkohë që 2 prej tyre kanë pasur stimulim të pasuksesshëm. Përqindja e suksesit deri më sot ka qënë 55%.Për janar-gusht 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 60 transfertat e realizuara, 52 prej tyre kanë realizuar procedurën pick up, ndërkohë që 8 prej tyre kanë patur stimulim të pasuksesshëm. Përqindja e suksesit ka qenë 46%.Në total për vitin 2025 Ministria e Shëndetësisë parashikon që përmes paketës falas të fertelitetit të përfitojnë 150 çifte. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: trajtuar
-

Çela në Kuvend: Në 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë çështje, pastrimi i parave me rritjen më të lartë
Olsian Çela
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Çela deklaroi se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, duke theksuar se ka një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Kryeprokurori renditi edhe të dhënat statistikore sa i përket punës së bërë në vitin 2024, ku sipas shifrave rritjen më të madhe e kanë patur procedimet për pastrim parash.
Olsian Çela: Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport. Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.
-155 procedime penale të filluara kryesisht nga prokuroria (rritje 12% krahasuar me 2023).-251 procedime për pastrim parash, me rritje 59%.-Sekuestrime pasurish me vlerë mbi 48 milion euro.-1656 çështje për dhunë në familje, me rritje 18.6% krahasuar me 2023.-161 procedime për krime seksuale, me rritje 30%.-Rritje e rasteve të krimit kibernetik (381 procedime, +5%). -

Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendor
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 09:27
Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.
“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.
Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%. Monitor -

Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike! Faktorët që po ndikojnë
Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.
Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.
Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.
Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.
“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.
Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ Monitor -

Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike
Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi/ E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët..
Një vajzë e vogël 5-vjeçare është sulmuar nga ujku në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë.
5-vjeçarja, nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, kur ujku e sulmoi nga pas.
Kafsha e egër e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë. Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmoi ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën.
E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut. Specialistët thonë se në zonën ku ndodhi ngjarja, është e njohur prania e ujqërve dhe çekejve. Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.
-

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se do të konsultohet se si duhet trajtuar çështja e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim.
I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim.
Ai tha se ka kërkuar disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar rasti i bashkisë, pra nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, apo nëse do pritet derisa gjykata të dalë me një vendim për Veliajn.
BISEDA
A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di.
Pra do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim?
Edi Rama: Nuk e di, kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Veliaj është i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.
Në të njëjtën dosje penale, SPAK po heton edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 4 biznesmenë të tjerë.
Që nga momenti i arrestimit të tij, Rama ka komanduar në krye të bashkisë Anuela Ristanin. -

Koçiu viziton Spitalin e Sarandës: Janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës për të parë nga afër punën e stafit mjekësor gjatë sezonit turistik, një periudhë ku numri i pacientëve rritet ndjeshëm.
Gjatë vizitës, ministrja theksoi se popullsia e Sarandës në verë “3-4 fishohet nga mijëra pushues,” duke çuar në një fluks të shtuar në shërbimin shëndetësor. Koçiu raportoi se vetëm nga qershori deri në mes të gushtit, në spital janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj.
Sipas ministres, urgjenca e spitalit pret deri në 200 raste çdo ditë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e stafit, duke u shprehur: “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën, në kohë dhe me profesionalizëm.”
Koçiu falënderoi ekipin mjekësor dhe theksoi se angazhimi i tyre, bashkë me mbështetjen e qendrave shëndetësore verore, ka siguruar shërbime të pandërprera dhe cilësore për të gjithë.
