Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose blerje banese.
Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në rreth 47% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Rreth 41% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti apo overdraft.
Huamarrja në trajtë bankare ka pësuar një rënie me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa huamarrja në trajtë kartash krediti dhe overdraft nuk ka ndryshuar.
Nga ana tjetër, në rreth 39% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë, duke shënuar rritje me 5 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë. Në 13% të rasteve, ajo rezulton në formë malli të papaguar, në rënie gjatë të dy periudhave krahasuese.
Për sa i përket nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, këto të fundit po zhvendosen drejt një niveli më të lartë të ardhurash, ndërkohë që rritja e shpenzimeve është ngadalësuar.
Dy format kryesore të pagesës së huasë vijojnë të mbeten pagesat ‘me shumë të njëjtë çdo 1/3/6/12 muaj (58% e rasteve të huamarrjes), ‘me shumë të ndryshueshme në periudha të ndryshme’ (30% e rasteve të huamarrjes) dhe me ‘shuma të ndryshueshme çdo 1/3/6/12 muaj’ (7% e rasteve të huamarrjes).
Raporti tregon se në 63% të rasteve të huamarrjes rezulton se huaja është e pagarantuar dhe kjo peshë është rritur me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes së garantuar me një pronë të familjes ka rezultuar në rënie.
Tag: trajtë
-

Shqiptarët braktisin bankat, marrin më shumë borxh tek miqtë, ja çfarë zbulon raporti i fundit
-
“Mu” dhe “m’u”, kur duhet të shkruhet me apostrof e kur jo?
“Mu” apo “M’u”, cila është forma e saktë: me apostrof apo pa apostrof? Këtë pyetje e bëjnë shumë veta… ja përgjigja:
Të dyja format janë të sakta, por njëra është pjesëz dhe tjetra trajtë e shkurtër. Për t’i shkruar saktë këto dy forma në fjali ose tekste të ndryshme, duhet të dimë se kur është pjesëz dhe kur trajtë e shkurtër. Kur është pjesëz shkruhet pa apostrof (mu – mu te dera), kurse kur është trajtë e shkurtër shkruhet me apostrof (m’u – m’u bë zemra mal).Atëherë:Mu – pjesëz. Përdoret pa apostrof para një fjale a një togfjalëshi për të përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj., atë që shprehet nga fjala a nga togfjalëshi. P.SH.: Mu në fillim të librit. Mu në krye të dhomës. Mu në mes të qytetit (të sheshit, të ballit, të kraharorit, të ditës, të natës). Mu në zemër). Mu në shenjë. Mu aty. Mu si në dasmë. Mu si luftë. Mu si i çmendur.M’u – trajtë e shkurtër e bashkuar (me apostrof), që formohet nga trajta e shkurtër e rasës dhanore, veta e parë “mua më”, plus pjesëzës “u” të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Nën ndikimin e pjesëzës “u” të pësores bie zanorja ”ë” e “(mua) më”, ndaj përdoret me apostrof (‘). P.SH.: M’u bë zemra mal; m’u desh të shkoja, të m’u bësh të fala etj.Pra, mbani mend, kur thekson vend a kohë është pjesëz dhe shkruhet pa apostrof.
Përgatiti: S. Agolli
ObserverKult
Foto ilustrim
Lexo edhe:
SHUMICA GABOJNË: JA KUR DUHET PËRDORUR APOSTROFI DHE KUR S’DUHET?