Adriatik BALLA
Liverpuli, kampion në fuqi i Premier League angleze, po kalon një moment të vështirë këtë sezon, pasi ka një krisje të brendshme në marrëdhëniet mes trajnerit Arni Slot dhe lojtarëve kryesorë, përfshi sulmuesin kryesor të ekipit, egjiptianin Mohamad Salah. Situata duket e brishtë. Në fillim media gjykonte se egjiptiani kishte të drejtë, por pak nga pak në Angli po rreshtohen në krah të teknikut. Kështu, tifozët e Liverpulit dëshmuan se në cilën anë janë në përplasjen e trajnerit Arne Slot me lojtarin e rëndësishëm të skuadrës, Mohamed Salah. Rreth 5000 tifozë që kishin udhëtuar në Itali për ndeshjen e së martës me Interin, kanë thirrur zëshëm emrin e Slotit para dhe pas ndeshjes. Liverpuli e fitoi 1:0 ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Dhe thirrjet e tifozëve janë përkrahje e madhe për trajnerin holandez të Liverpulit. Slot nuk e përzgjodhi Salahun për ndeshjen në Itali, duke e dënuar atë për komentet e papërshtatshme të bëra të shtunën. Egjiptiani kishte theksuar se “klubi e kishte shtyrë nën autobus” dhe se raportet me trajnerin i kishte prishur. “Kaq shumë tifozë në rrethana të vështira për klubin dhe kjo dëshmon edhe një herë që nëse gjërat shkojnë kundër nesh apo ka momente të vështira, ne jemi të gjithë aty për njëri-tjetrin. Ne luftojmë së bashku dhe kjo është ajo që tifozët dhe lojtarët dëshmuan sonte”, ka thënë Slot. “Përkrahja e tifozëve do të thotë shumë për mua. Por nuk ka të bëjë me mua, ka të bëj me ekipin. Dhe tifozët ishin aty po ashtu për ekipin”.
Salah është prej emrave më të mëdhenj në histori të Liverpulit. Ka fituar dy trofe të Premier Leagues, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë. Vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë për herë të tretë, pasi shënoi 34 gola në të gjitha garat dhe e udhëhoqi Liverpulin drejt titullit të 20-të të Anglisë. Por forma e tij pësoi rënie në fillim të këtij edicioni. Për Salahun është edicioni i dhjetë në Premier League. Dhe pasi të shtunën mbeti në stol, ai dha deklaratën që bëri bujë në Angli. Salah ishte në stërvitjen e së hënës me skuadrën, por nuk u përfshi në delegacionin që udhëtoi për në Milano. Të martën ylli egjiptian publikoi një fotografi duke ushtruar i vetëm në palestrën e kompleksit stërvitor të Liverpulit. 33-vjeçari i ka 420 ndeshje, 250 gola e 116 asistime për Liverpulin. Trashëgimia e tij për skuadrën është e jashtëzakonshme. Salah në prill e vazhdoi edhe për dy vjet kontratën me Liverpulin. Por mbetet të shihet nëse do të luajë më për këtë skuadër.
Tag: trajnerit
-

U konfliktua me Salah, tifozët e Liverpulit i dalin në krah trajnerit Arne Slot
-

Silvinjo “zbërthehet” për gazetarin Di Marzio: Shqipëria si në Brazil
Adriatik BALLA
Nga Brazili i tij te eksperienca ndërkombëtare; udhëtimi kulturor i trajnerit të kombëtares shqiptare, e ka bërë atë të rritet si në aspektin profesional ashtu edhe si person. Silvinjos i pëlqen që ta përkufizojë veten si qytetar i botës: ‘Kam mësuar nga njerëz që ia dedikojnë gjithë ditën futbollit’. Ka pasur një karrierë kudo nëpër botë, raportet njerëzore e kanë bërë atë një njeri më të mirë. “Duhet ta pranoj, se jam një qytetar i botës, kam jetuar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeçare, kam qenë në Angli, Spanjë (Celta Vigo e Barcelona) dhe sërish në Premier League. Kam bashkëpunuar me Mançinin te Interi dhe më pas te Seleçao. Kam pasur një rrugëtim të gjatë, kam përjetuar gjithçka”, tregon Silvinjo në një intervistë me gazetarin italian Xhianluka Di Marzio. Dhe qasja me botën shqiptare i kujtoi ekipin verdhegjelbër. “Një ambient thuajse brazilian. Një shqiptari i pëlqen të bisedojë, të kalojë kohë me miqtë. Kontakti duket se është thelbësor në komunikimet jo verbale. Kjo me siguri m’i ka lehtësuar gjërat në përshtatjen me një kulturë dhe një vend që nuk e njihja”, nënvizoi më tej Silvinjo.
Vlerësimi nga Mançini dhe puna me Kombëtaren e Shqipërisë
Dhoma e zhveshjes ka qenë shtëpia e Silvinjos për 15 vjet. Pastaj u vesh me një kostum të ri i shtyrë edhe nga një këshillë. ‘Ivan Carminati, ish përgatitës atletik i Mançinit te Inter më tha: Silvio do të jesh një trajner i madh sepse po bën një rrugëtim shumë të mirë. Unë jam tip që i ruaj në kujtesë fraza të tilla. Pastaj çdokush merr kohën e vet. Kështu e ka jeta”, tha trajneri i kombëtares shqiptare. Më tej foli për licencën e trajnerit. “Me UEFA Pro kam përjetuar eksperienca të pabesueshme me Gasperinin dhe Alegrin, preka me dorë rrugëtimin e tyre dhe stilin e tyre të menaxhimit.
Kanë qenë të gjitha këshilla të dobishme që i futa në kokën time’. Por cila është diferenca mes një trajneri të kombëtares dhe atij të një klubi? ‘Roli i trajnerit të kombëtares është krejt ndryshe nga ai i një klubi, – vijon Silvinjo, – hyjnë në lojë metoda të ndryshme. Janë shumë seanca stërvitore që kryhen në harkun e vetëm pak ditëve. është e nevojshme që të mbahet parasysh edhe fakti që disa futbollistë vijnë në kombëtare pas nja udhëtimi të gjatë: aty është e rëndësishme që të bësh një punë të përshtatshme. Padyshim që është një sfidë e bukur’.
Përvoja me Shqipërinë, fantastike
Silvinjo komentoi më pas edhe praninë e tij në krye të përfaqësueses kuqezi, duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer me grupin dhe pikërisht grupi duhej përshëndetur për arritjet. Silvinjo e quan sukses arritjen për herë të parë në fazën kualifikuese të një Botërori. “Është vërtet një gjë e mrekullueshme në jetën time të udhëheq Shqipërinë. Kam një pasion për vendin, për njerëzit. Kemi qenë atje për tre vjet dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzoj të gjithë lojtarët. Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një arritje e madhe. Pastaj do të luajmë praktikisht tre muaj para fillimit. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë”, nënvizoi tekniku brazilian i Kombëtares së Shqipërisë. -

Mungon Ilir Daja, FSHF zbulon katër trajnerët e nominuar për më të mirin e vitit
Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, për të vlerësuar timonierin më të mirë të këtij viti.
Gara për të fituar këtë trofe do të jetë mes trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, teknikut të Egnatias, Edlir Tetova, trajnerit të Bylisit, Mirel Josa dhe teknikut të AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?.Bie në sy mungesa e trajnerit Ilir Daja mes të nominuarve. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon, ndërsa u kualifikua në “Final Four” dhe ishte trajneri më i suksesshëm nga Superiorja në Europë.
Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. -

Botërori kthehet në problem, trajneri: Më shqetësojnë vetëm…
“Janë rivalë kompleksë dhe shumë të vështirë. Secili me veçoritë e veta. Por është një Kupë Bote dhe 48 ekipe. Kur po shikoja të gjitha grupet, po mendoja për vështirësinë që sjell secili prej tyre. Janë ndeshje shumë të vështira”. Fjalët e trajnerit të Arabisë saudite se Spanja, favoritja nuk i kanë bërë asnjë përshtypje trajnerit De La Fuente.
“Ne i vlerësojmë këto fjalë, mendojmë se janë njohje e nivelit të futbollit spanjoll. Le ta vlerësojmë këtë. Por kjo nuk garanton asgjë, dhe lëvdatat nuk do të na dobësojnë. Përkundrazi.
Ne kemi një përgjegjësi të madhe, duam të bëjmë diçka të rëndësishme në këtë Kupë Bote. Dhe kjo do të thotë të kemi një fazë të mirë grupesh dhe të vazhdojmë të ecim përpara, sepse ndeshjet do të bëhen gjithnjë e më të vështira. “Ajo që më shqetëson më shumë janë udhëtimet ose distancat e gjata midis ndeshjeve. -

Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond
Kontributi i Raphinha te Barcelona aktuale është e madhe në fushë, por po ashtu vlen edhe roli i tij udhëheqës në dhomën e zhveshjes. Një imazh i fundit tregon kapitenin duke iu drejtuar trajnerit të ulur në stol, Hansi Flick, pavarësisht fitores ndaj Alavés, përpara ndeshjes së madhe kundër Atlético Madridit, ku Raphinha shënoi golin e parë nga tre që i dhanë fitoren Barcelonës.
Ai ka pranuar publikisht: “E di që ndonjëherë jam i bezdisshëm, ndonjëherë tepër, por mendoj se është e rëndësishme ta shtypim kundërshtarin. Do të kërkoj nga shokët e skuadrës që të japin më shumë, marr përgjegjësinë”.Ky moment i komunikimit midis lojtarit dhe trajnerit kujton skenën e vitit 2008, kur Andrés Iniesta iu drejtua privatisht Pep Guardiolës për t’i dhënë besim pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit 2008-2009. Pas asaj bisede, Barça fitoi 6-1 ndaj Sporting Gijón, duke ndezur sezonin që përfundoi me tripletën La Liga, Kupë Mbreti, Champions.
Flick, përpara fitores ndaj Atlético Madridit, komentoi për iniciativën e Raphinha: “Këto ndeshje të lodhin shumë, por pastaj shkoj në shtëpi, relaksohem dhe përgatitem për ndeshjen e radhës. Jam i fortë”.
-

De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll
24 Nëntor 2025
11:44
Telesport
Pas polemikave të dy javëve të fundit, të krijuara nga humbja në Bolonja, skuadra e Napoli iu rikthye fitores, duke mundur në stadiumin “Maradona” një ekip të vështirë si Atalanta me rezultatin 3-1.
Duket se skuadra reagoi mirë pas akuzave të trajnerit Antonio Conte, duke e dominuar ndeshjen: “Urime Antonio Conte që e mori ekipin përsëri nën kontroll. Urime lojtarëve që ndoqën udhëzimet e tij.”
Kështu e komplimentoi presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, trajnerin dhe ekipin pas fitores rikthyese të Azzurrëve kundër Atalantës. Suksesi erdhi pas zhgënjimit të humbjes në Bolonjë dhe shpërthimit të trajnerit të Azzurrëve. -

Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, trajnerit dhe lojtarëve iu grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes
Turqia barazoi me Spanjën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por gjatë ndeshjes trajneri dhe lojtarët u vodhën brenda dhomave të zhveshjes.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, u vodhën ora dhe unaza, me një total prej mbi 300,000 eurosh. Alarmi u dha drejtpërdrejt nga personeli i ekipit kombëtar turk dhe policia spanjolle nisi një hetim të shpejtë, i cili ishte shumë i suksesshëm, pasi gjeti të gjitha sendet e humbura që i përkisnin stafit të trajnerit Montela dhe lojtarëve.Për më tepër, u identifikua një person potencialisht përgjegjës për vjedhjen, por megjithatë, hetimi mbetet i hapur për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Ik që tani nëse nuk beson te Botërori”! Ilir Alliu: Lojtarët e Shqipërisë janë më të mirë se Silvinjo, mbi kapacitetin e trajnerit…
Ilir Alliu ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar fazën kualifikuese të Botërorit dhe ka prekur një intervistë të trajnerit Silvinjo pas kualifikimit me Andorrën.
“Dua të futem pak në detaje se i kam qejf. Pas ndeshjes me Andorrën, Silvinjo i kërkoi 9 milionë shqiptarëve që të bëjnë festë. Pse? Cfarë feste kërkon? Pse duhet të festojnë 9 milionë shqiptarë, cfarë kemi fituar? Pra ti po tregon se po paralajmëron shqiptarët për Play Off-in, duke i thënë se unë dhe mund të mos e kalojë Play Off-in se kaq është mundësia. Atëherë dorëzoje punën, ik, mos na bëj për budallenj. Ky është manipulim në deklaratë, është mosmirënjohje.
Për mua, Shqipëria e ka 90% të suksesit nga lojtarët, lojtarët janë më të mirë se trajneri. Silvinjo nuk e kontrollon dot këtë nivel potencial që kemi ne sepse ndryshe do të prodhonte lojë. Golat tonë kanë ardhur nga cilësitë indiivudale të lojtarëve, ne nuk kemi një aksion, më vjen gjynah. E pashë televizorin dhe iu hodha sipër kur pashë golin e Kosovës me Slloveninë, vinte nga mesfusha. Gjak i ri dhe shumë intuitë për të dalë te goli”, tha Alliu. /Sport Ekspres/? -

Allegri e konsideron të paprekshëm, Tare gati kontratën e re për të preferuarin e trajnerit
9 Nëntor 2025
12:03
Telesport
Alexis Saelemaekers. Ky është lojtari për të cilin Igli Tare po punon aktualisht për t’i rinovuar kontratën te Milani. Ai njihet si “i preferuari i trajnerit”, sepse Allegri gjithmonë ka shfaqur simpati për të.
Belgu është bërë pjesë e pandashme e ekipit, sidomos me sensin e madh të sakrificës në fushë. Nuk dallohet për performanca të qëndrueshme gjatë sezonit, por në ndeshjet e rëndësishme sakrifikon shumë dhe u përshtatet skemave të trajnerit.
Tare po përgatit për të një kontrate të re katërvjeçare. Kontrata e tij aktuale skadon pas një viti e gjysmë. Anësori ofensiv do të ketë pagë 3.5 milionë euro neto në sezon. Përveç aspektit financiar, firma e radhës ka për qëllim edhe stabilitetin në kontingjentin e ekipit kuqezi. -

Humbja në Champions rezulton fatale, klubi i tregon derën trajnerit
John Heitinga nuk është më trajner i Ajax. Klubi holandez ka larguar teknikun, pas humbjes në Champions ndaj Galatasaray me shifrat 0-3.
“Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet.E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri; ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga”, shkruhet aty.