Tag: trajnerin

  • Barcelona-Inter vlen finalen e madhe, “stacion” historik edhe për trajnerin Inzaghi

    Barcelona-Inter vlen finalen e madhe, “stacion” historik edhe për trajnerin Inzaghi

    29 Prill 2025

    14:39

    Alfred Lleshi

    Ndeshja e së mërkurës do të jetë vendimtare për sezonin e Interit. Në Barcelonë do të luhet sfida e parë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve mes katalanasve dhe zikaltërve, në pritje të kthimit javën tjetër në “San Siro”, e cila do të vendosë finalistin.
    Ky është gjithashtu një moment historik për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi. Ndaj Barcelonës do të rrumbullakosë ndeshjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve si trajner. Në këtë mënyrë, Inzaghi do të bëhet trajneri i shtatë italian që e arrin këtë “stacion” të rëndësishëm.
    Megjithatë nuk mbaron këtu: me 26 fitore në 49 ndeshje, deri tani, ai është trajneri italian me më shumë fitore në 50 ndeshjet e para në Champions League. Pas tij, me 25 fitore në 50 ndeshje, qëndron vetë Marcello Lippi.

  • Tyson Fury çel sërish “dritën jeshile” për rikthimin, poston video nga palestra me trajnerin e tij

    Tyson Fury çel sërish “dritën jeshile” për rikthimin, poston video nga palestra me trajnerin e tij

    Pak muaj pasi deklaroi tërheqjen e tij nga boksi, britaniku Tyson Fury mund të rikthehet sërish në ring. 36-vjeçari publikoi një video në mediat sociale të hënën, së bashku me ish-trajnerin SugarHill Steward, duke paralajmëruar se një rikthim në boks mund të jetë në plan këtë vit.
    Fury u tërhoq nga boksi në janar pas humbjes së revanshit ndaj Oleksandr Usyk, por këtë gjë e kishte deklaruar edhe më parë (në 4 raste të tjera), për t’u rikthyer muaj më vonë. Dhe ky skenar mund të përsëritet edhe këtë herë, për të pestën herë.
    “Sapo përfundova stërvitjen në palestër. Rastësisht hasa dikë që mund ta njihni“, komenton Fury, duke e kthyer kamerën nga trajneri Steward, i cili u përgjigj: “E di sa është ora? E di çfarë do të vijë?”. Deklarata që lënë hapur mundësinë e rikthimit të Tyson Fury në ring.
    Kjo deklaratë e Fury erdhi disa orë pasi ndeshja e Daniel Dubois dhe Oleksandr Usyk, në stadiumin Wembley, u konfirmua për 19 korrik. Fury mund të synojë një duel me patriotin e tij Anthony Joshua këtë vit. “Nëse ai do të donte të kthehej, kjo do të ishte zgjedhja e tij,” tha Frank Warren, promotori i Fury.

  • Ancelotti drejt Brazilit?

    Ancelotti drejt Brazilit?

    Humbja në finalen e Kupës së Mbretit është një tjetër dështim i Carlo Ancelottit te Real Madrid. Pas shumë sukseseve, gjërat nuk po shkojnë mirë, duke shtuar zërat për një mundësi që e çon trajnerin italian drejt Brazilit.
    Sipas mediave spanjolle në stadiumin ku u zhvillua takimi me Barcelona ishte edhe i dërguari i Federatës Braziliane të Futbollit, Diego Fernandes, i cili gjatë muajve të fundit ka qenë ndërmjetësi me Ancelotti.
    Në Brazil shpresojnë që Carlo Ancelotti të vendosë para Botërorit të Klubeve që do të nisë më 14 Qershor. Vetë trajneri la gjithçka të hapur në konferencën e fundit.
    “Siç e kam thënë, mund të vazhdoj, mund të largohem, por ky do të jetë një argument i javëve të ardhshme”, tha ai.
    Nëse Carlo Ancelotti vendos të firmosë për Brazilin do të jetë përfaqësuesja e parë në karrierën e tij 30 vjeçare. Pak kohë më parë Federata Braziliane shkarkoi trajnerin Dorival Junior.

  • Telashe për trajnerin Igor Tudor, humbet sulmuesin kryesor për 10 ditë

    Telashe për trajnerin Igor Tudor, humbet sulmuesin kryesor për 10 ditë

    25 Prill 2025

    10:09

    Telesport

    Mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë. Këto janë rezultatet e testeve të kryera në J-Medical ndaj sulmuesit të Juventus, Dusan Vlahovic, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes në Parma.
    “Gjendja e tij, – njoftoi klubi bardhezi, – do të monitorohet çdo ditë“. Kohët e rikuperimit vlerësohen midis shtatë dhe dhjetë ditësh, ndaj mungesa e tij në ndeshjen e së dielës kundër Monzës është e sigurt.
    Stafi mjekësor do të përpiqet ta rikuperojë serbin në prag të ndeshjes kundër Bologna më 4 maj. Vendin e tij pritet ta zërë Conceiçao, ashtu sikurse ndodhi edhe kur u dëmtua pak ditë më parë. Edhe Koopmeiners dhe Mbangula punuan përsëri veçmas.

  • Rezultatet e dobëta, Tottenham shkarkon trajnerin

    Rezultatet e dobëta, Tottenham shkarkon trajnerin

    Ange Postecoglou do të largohet nga drejtimi i Tottenham edhe nëse këto të fundit fitojnë Ligën e Europës. Vendimi është marrë për trajnerin grek që ka dështuar me skuadrën angleze në kampionat.
    “The Telegraph”  raporton se as fitimi i Ligës së Europës, që do të siguronte pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, nuk bën punë.
    Postekoglu u afrua te Totenhemi në vitin 2023. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, por kjo nuk duket se do pengojë Totenhemin për të zyrtarizuar vendimin.

    Tottenham do të luajë ndaj Bodo/Glimt, për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Europës. Kujtojmë ndërkohë se aktualisht mbajnë vendin e 16 në kampionat, por nuk rrezikojnë rënien.

  • “S’keni respekt! Flisni për trajnerin e ri kur unë jam këtu”, Konseisao bën llogaritë: Sa kohë ka Milani pa fituar dy tituj? Duket sikur nuk ka njeri këtu

    “S’keni respekt! Flisni për trajnerin e ri kur unë jam këtu”, Konseisao bën llogaritë: Sa kohë ka Milani pa fituar dy tituj? Duket sikur nuk ka njeri këtu

    Serxho Konseisao ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë sjellë mediat gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Milanit. Pas humbjes me Atalantën ai është shprehur se ka vënë re një mungesë respketi. Kjo për faktin se flitet për trajnerin e ri të kuqezinjve, në një kohë që ai është ende në krye të pankinës. Sa i përket ecurisë negative të Milanit, Konseisao ngre pyetje për gazetarët: “Sa kohë ka ekipi ka fituar dy trofe në një sezon”? Një pyetje që mori vetëm heshtjen e gazetarëve të pranishëm.
    “Presioni më motivon, por mungesa e respektit jo. Në fund, le të bëjmë llogaritë dhe të shohim se sa kohë ka kaluar që kur Milani ka fituar dy titull. Duket sikur nuk ka asnjë këtu. Nuk është se unë erdhë nga një planet tjetër. Si një trajner prej 14 vitesh, kam fituar diçka.
    Që kur kam arritur dhe fitova Superkupën, nisën të flisnin për të ardhmen time. Lojtarët i lexojnë lajmet dhe kjo nuk sjell qendrueshmëri në grup. Nuk ka as respekt, sepse njerëzit janë duke folur për trajnerin e sezonit të ardhshëm, kur unë jam ende këtu”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

  • Gati oferta e papritur për Inzaghi-n, kontratë e majme dhe një merkato e fortë

    Gati oferta e papritur për Inzaghi-n, kontratë e majme dhe një merkato e fortë

    18 Prill 2025

    11:38

    Telesport

    Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Inter.
    Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.
    Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.

  • Arabët e Al-Hilal synojnë trajnerin Simone Inzaghi, gati kontrata e majme dhe një merkato e fortë

    Arabët e Al-Hilal synojnë trajnerin Simone Inzaghi, gati kontrata e majme dhe një merkato e fortë

    18 Prill 2025

    11:38

    Telesport

    Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Inter.
    Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.
    Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.

  • Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm

    Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm

    16 Prill 2025

    17:18

    Telesport

    Milani nuk ka më dilema. Klubi ka vendosur që Igli Tare të marrë rolin e drejtorit sportiv të kuqezinjve duke nisur nga sezoni i ri.
    Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Giorgio Furlani ka rënë dakord që ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është emri i duhur.
    Calciomercato raporton se Milani po mendon edhe për trajnerin e ri. Sugjerimi i Tares ka qenë Allegri dhe Milani duket dakord.
    Vlen për t’u theksuar që Zlatan Ibrahimovic ishte ai i cili propozoi emrin e Tares në Milano.

  • Nuk ka më dilema në Torino, Juventusi merr vendimin për trajnerin Tudor!

    Nuk ka më dilema në Torino, Juventusi merr vendimin për trajnerin Tudor!

    14 Prill 2025

    17:11

    Telesport

    Juventusi ka vendosur të rinovojë me trajnerin Igor Tudor deri në fund të sezonit të ardhshëm.
    Ai mori drejtimin e “Zonjës së vjetër” pas shkarkimit të trajnerit Thiago Motta dhe e ka rikthyer ekipin bardhezi në 4 vendet e para në renditjen e Serie A.
    Kjo e ka nxitur klubin që t’i komunikojë teknikut se është i kënaqur me punën e deritanishme dhe se së shpejti do të ketë një firmë tjetër.
    Nëse Tudor ruan këtë ritëm dhe arrin kualifikimin në Champions League, rinovimi do të ndodhë. 46-vjeçari ka arritur ta shpëtojë anijën nga fundosja dhe gjërat duken pozitive.