1 Shtator 2025
10:14
Telesport
Duket se aventura e trajnerit holandez Erik ten Hag te skuadra e Bayer Leverkusen është drejt fundit. Një aventurë që duket se do të zgjasë shumë pak, vetëm 2 muaj.
I ardhur me shumë bujë këtë verë pas largimit të Xabi Alonso, trajneri holandez nuk po bind në stol. Një humbje e një barazim në dy javët e para në Bundesliga janë shumë pak.
Pozitat e Ten Hag janë të lukundura që tani, kur sapo ka nisur sezoni, ndërkohë që edhe disa rezultate zhgënjyese në fazën përgatitore duket se po ndikojnë.
Klubi për momentin nuk ka marrë asnjë vendim dhe është duke shqyrtuar situatën rreth trajnerit. Fakt është se mjaft kampionë janë larguar këtë verë bashkë me trajnerin dhe për Ten Hag nuk është e lehtë.
Në rast se ndodh shkarkimi për trajnerin holandez, ky do të jetë i dyti për të në harkun kohor të një viti, las lamtumirës së parakohshme vjet nga Manchester United.








