Tag: trajnerin

  • Ajax shkakron trajnerin Heitinga pas humbjes në Champions, gati rikthimi i Ten Hag

    Ajax shkakron trajnerin Heitinga pas humbjes në Champions, gati rikthimi i Ten Hag

    7 Nëntor 2025

    9:46

    Telesport

    Ish-trajneri i Manchester United dhe Bayern Leverkusen, Erik ten Hag, është kontaktuar për një rikthim në detyrë si trajner te Ajax. Lajmi është konfirmuar nga mediat holandeze, ndërkohë që 24 orë më parë është shkarkuar nga detyra e tij trajneri John Heitinga.
    Ajax e ka shkarkuar trajnerin pas pak më shumë se pesë muajsh në punë, pavarësisht se kishte një kontratë deri në verën e vitit 2027. Heitinga, i cili ishte një nga asistentët e Arne Slot te Liverpool vjet, është shkarkuar pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Galatasaray të mërkurën në Champions League.
    Ajax renditet i katërti në Eredivisie dhe ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Drejtori teknik i Ajax, Alex Kroes, tha: “Është një vendim i dhimbshëm. Por duke parë prapa në muajt e fundit, duhet të konkludojmë se gjërat kanë dalë mjaft ndryshe nga ajo që kishim parashikuar. Kemi parë shumë pak përparim dhe kemi humbur pikë”.
    “Shpresojmë të prezantojmë një trajner të ri sa më shpejt të jetë e mundur“, shtoi Kroes, pa përmendur emra. Klubi po shqyrton një rikthim për Ten Hag, i cili kaloi katër vjet e gjysmë në krye përpara se të bashkohej me Manchester Utd në verën e vitit 2022. Holandezi është pa punë pasi shkarkimit nga Bayer Leverkusen në fillim të këtij sezoni.

  • Ajaks, klubi largon trajnerin Heitinga

    Ajaks, klubi largon trajnerin Heitinga

    Humbja e djeshme me Gallatasarajin 0-3 në shtëpi i ka kushtuar stafit teknik të Ajaksit të Amsterdamit.

    Xhon Heitinga nuk është më trajner i Ajaks. Katër humbje në Champions League në po aq ndeshje (i fundit në listën me 36 skuadra) por dhe situata jo aq e mirë në kampionat, ka detyuruar drejtuesit të operojnë shpejt.

    Klubi holandez e njoftoi lajmin në faqen zyrtare të internetit:

    “Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri; ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga-s.”

    Vazhdo leximin

  • Starova tregon trajnerin e ri të Partizanit: Ishte një nga kursanët më të mirë të UEFA PRO

    Starova tregon trajnerin e ri të Partizanit: Ishte një nga kursanët më të mirë të UEFA PRO

    Oltijon Kërnaja ka marrë drejtimin e Partizanit pak kohë më parë dhe debutoi me një fitore ndaj Flamurtarit 0-1. Më pas një barazim me Egnatian dhe humbja me Dinamon, ndërsa ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë kundër Vorës.
    I ftuar në “Skaner” që transmetohët në “MCN TV”, Starova ka komentuar edhe trajnerin e ri të Partizanit. “Kërnaja ishte një nga kursanët më të mirë të UEFA PRO. Ka filluar punën dhe ka punuar mirë deri tani. Presidenti Demi i ka dhënë dorën për të treguar veten. Fitorja në vlorë dhe loja e mirë në të dyja ndeshjet e tjera, janë një sinjal i mirë për të që të afirmohet”, tha Starova. /Sport Ekspres/

  • ZYRTARE/ Juventusi zgjedh trajnerin e ri, sjell në stol ish-timonierin e Italisë

    ZYRTARE/ Juventusi zgjedh trajnerin e ri, sjell në stol ish-timonierin e Italisë

    Juventusi nuk ka vonuar gjatë për të gjetur pasuesin e Igor Tudorit. Bardhezinjtë kanë vendosur t’i besojnë skuadrën një emri të njohur si Luçiano Spaleti. Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes zyrtare.
    Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të këtij sezoni. Mësohet se kontrata mund të zgjatet në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Aventura e fundit e Spaletit ishte në krye të Kombëtares italiane, ndërsa para se të merrte drejtimin e “axurrëve” udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion./Sport Ekspres/

  • Zyrtare, klubi i Superligës së Kosovës ndërpret bashkëpunimin me trajnerin

    Zyrtare, klubi i Superligës së Kosovës ndërpret bashkëpunimin me trajnerin

    Malisheva ka ndarë rrugët me trajnerin Qatip Osmani. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Superligës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    Qatip Osmani ka ofruar dorëheqje, e cila është pranuar nga Malisheva.

    “Edhe pse rezultatet nuk ishin në nivelin e pritjeve, klubi fitoi një mik të çmuar dhe përfitoi nga eksperienca e tij e pasur, sidomos për lojtarët e rinj”, thuhet në komunikatë. Malisheva renditet në vendin e shtatë.

  • 3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

    3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

    Aventura e Igor Tudor te Juventusi i ka ardhur fundi. Drejtuesit e bardhezinjve kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin dhe e vetmja gjë që mungon është një njoftim zyrtar përpara se ndarja të zyrtarizohet.
    Humbja e kroatit kundër Lazios në “Olimpico” ishte fatale për trajnerin kroat.
    Kjo ishte humbja e tij e tretë radhazi pas humbjes 2-0 në Como dhe humbjes 1-0 ndaj Real në Ligën e Kampionëve.

  • Rejnxhers prezanton trajnerin e ri, gjermani: Ne duam të fitojmë

    Rejnxhers prezanton trajnerin e ri, gjermani: Ne duam të fitojmë

    Gllazgou Rejnxhers, ekipi i famshëm skocez në radhët e të cilit aktivizohet mesfushori kuqezi Nedim Bajrami ka prezantuar sot trajnerine ri.

    “Mezi pres të jem pjesë e këtij klubi fantastik futbolli. Ne duam të fitojmë, na duhen fitore sepse duam të ndryshojmë situatën aktuale.”

    Këto ishin fjalët e para të Danny Rohl si trajner i ri i Rangers Glasgow sot gjatë prezantimit zyrtar në krah të presidentit Andrew Cavenagh dhe menaxhmentit të klubit skocez.

    Trajneri 36-vjeçar gjerman, ish-lojtar i Sheffield Wednesday, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2028.

    Vazhdo leximin

  • Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

    Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

    Notingham Forest emëron trajnerin e tretë në pak javë kampionat. Klubi i Premier League ka emëruar Sean Dyche, ish-lojtar i Everton, si trajnerin e ri. 54-vjeçari, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2027.

    Ai zëvendëson Ange Postecoglou, i cili shërbeu vetëm 39 ditë në krye dhe u shkarkua pas humbjes 3-0 të së shtunës ndaj Çelsit. Postecoglou nuk ka fituar asnjë nga tetë ndeshjet e tij si trajner – dy barazime dhe gjashtë humbje – që kur u punësua për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua pas vetëm tre ndeshjeve të ligës.

    Debutimi i Dyche në Europa League do të jetë në shtëpi kundër Portos, i ndjekur nga një ndeshje jashtë fushe në Premier League kundër Bournemouth.

    Vazhdo leximin

  • Kosova i shkarkoi Tomasson, Suedia zgjedh trajnerin e ri, mund të qëndrojë në stol vetëm 2 ndeshje

    Kosova i shkarkoi Tomasson, Suedia zgjedh trajnerin e ri, mund të qëndrojë në stol vetëm 2 ndeshje

    Dy humbjet e pësuara ndaj Kosovës i kushton stolin Jon Dahl Tomasson, por përfaqësuesja e Suedisë nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Me anë të një deklarate për mediat, Federata Suedeze e Futbollit, bëri me dije se trajneri i ri do të jetë Graham Potter.
    Ish trajneri i Chelsea-t ka firmos një kontratë të vlefshme deri në fund të kualifikueseve, që mund të zgjasë vetëm dy ndeshje, nëse nuk kapin fazën “play-off”, që për momentin duket e vështirë.  Në rast se Suedia arrin të kualifikohet në “play-off”, dhe më pas në Botërorin FIFA2026 atëherë Potter do t’i rinovohet automatikisht kontrata.

    Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit në Grupin K në kuotën e 1 pikëve, 6 më pak se Kosova e vendit të dytë.
    ()
    © BalkanWeb

  • Zbulohen prapaskenat e shkarkimit të bujshëm të trajnerit në tunelin e stadiumit/ Hyri në dhomat e zhveshjes dhe…

    Zbulohen prapaskenat e shkarkimit të bujshëm të trajnerit në tunelin e stadiumit/ Hyri në dhomat e zhveshjes dhe…

    Vetëm 39 ditë pasi mori drejtimin e skuadrës, Ange Postecoglou është shkarkuar nga posti i trajnerit të Nottingham Forest, duke vendosur një rekord si trajneri me mandatin më të shkurtër në historinë e Premier League për një emërim të përhershëm.
    Shkarkimi i australianit u bë publik vetëm 19 minuta pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat, të shtunën në “City Ground”.
    Sipas TNT Sports, Postecoglou u njoftua për largimin në tunelin e stadiumit, menjëherë pasi kishte përfunduar takimi. Ai hyri në dhomat e zhveshjes për t’u adresuar ndaj lojtarëve dhe më pas u largua nga ana tjetër e tunelit, me një çantë në dorë, drejt parkingut, ku u pa i buzëqeshur me një tifoz ndonëse sapo ishte shkarkuar.
    Sipas BBC, vendimi i klubit ishte marrë dhe komunikuar me trajnerin para se ai të fliste me lojtarët. Morgan Gibbs-White, në një deklaratë për TNT Sports pak para se lajmi të bëhej publik, zbuloi se Postecoglou kishte shprehur zhgënjim për rezultatin, ndonëse kishte vërejtur përmirësime në lojë.
    “Ai tha se ishim në rrugën e duhur në aspektin e stilit të lojës, por na mungonte saktësia para portës dhe pësojmë gola të lehtë,” – tha Gibbs-White.
    Lojtarët besohej se kishin ende besim të plotë te trajneri për ta përmbysur situatën, por vetëm pak minuta më vonë u thirrën në një takim urgjent me drejtuesit, ku u njoftuan për shkarkimin.
    Mediat britanike raportojnë se Nottingham Forest ka nisur kontakte me Roberto Mancinin, ish-trajnerin kampion të Manchester City-t dhe fitues i trefishtë i Serie A me Interin.
    Evangelos Marinakis, pronari i Forest, njihet për vendime të shpejta dhe për preferencën ndaj trajnerëve të lirë. Marco Silva (Fulham) dhe Sean Dyche (ish-Everton) janë gjithashtu emra që pëlqehen nga drejtuesit.
    Mancini, i cili ka qenë i lirë që pas largimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite, mund të emërohet brenda javës dhe të jetë në stol për ndeshjen e Europa League ndaj Portos të enjten.
    Me një sezon të trazuar dhe trajnerin e dytë të shkarkuar brenda pak javësh, Forest përballet me sfida serioze për të gjetur stabilitet në pankinë.