Tag: trajnerët

  • Duka ribashkon dy ish-trajnerët e Kombëtares në finalen e UEFA Super Cup

    Duka ribashkon dy ish-trajnerët e Kombëtares në finalen e UEFA Super Cup

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga stadiumi i Udines, ku po zhvillohet finalja e UEFA Super Cup mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham.
    Në tribunat e stadiumit, Duka është fotografuar së bashku me dy emra të njohur për futbollin shqiptar: Gianni De Biasi dhe Edi Reja, ish-trajnerët e Kombëtares, të cilët kanë udhëhequr Shqipërinë në periudha të ndryshme historike.

    “Një ribashkim i bukur me dy miq të veçantë dhe figura të paharruara për futbollin tonë,” ka shkruar Duka, duke shoqëruar statusin me foton e përbashkët.

  • Finalja UEFA Super Cup i bën bashkë, Duka takohet me dy ish-trajnerët e Kombëtares

    Finalja UEFA Super Cup i bën bashkë, Duka takohet me dy ish-trajnerët e Kombëtares

    Stadiumi i Udines ka hapur dyert për finalen e UEFA Super Cup. PSG-ja dhe Totenhemi masin forcat me njëri-tjetrin për trofeun e parë sezonal. Në tribunën VIP të stadiumit është i pranishëm edhe Armand Duka, i cili është takuar me dy emra të njohur për tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për dy ish-trajnerët e Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazin dhe Edoardo Rejën.
    Vetë kreu i FSHF-së ka shpërndarë një foto me dy trajnerët italianë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Bashkëngjitur fotos, duka ka shkruajtur: “Në stadiumin e Udines për finalen e UEFA Super Cup PSG–Tottenham, së bashku me ish-trajnerët e Kombëtares, Gianni De Biasi dhe Edi Reja”./Sport Ekspres/

  • Serie A 2025/26, ja trajnerët e 20 klubeve, 7 të huaj

    Serie A 2025/26, ja trajnerët e 20 klubeve, 7 të huaj

    Në Itali e shohin problem faktin që shtatë klube nisin me trajner jo italian. Ajo bie ndesh me traditën dhe nuk është parë për gati 30 vjet, që nga sezoni 1996/97.

    Një temë interesante është duke u diskutuar në ambientet sportive në Itali. Ajo përkon me numrin e lartë të trajnerëve të huaj të cilët kanë zaptuar pankinat e skuadrave të Serie A. Në një këndveshtrim të Sportmediaset Serie A, po flet gjithnjë e më pak italisht.

    Prestigjiozja shkruan: Dhe jo vetëm në fushë, ku të huajt përbënin gati 68% të lojtarëve sezonin e kaluar, por tani edhe në stol. Në fillim të sezonit të ardhshëm, shtatë nga 20 trajnerët do të jenë të huaj, një shifër që bie ndesh me traditën dhe nuk është parë për gati 30 vjet, që nga sezoni 1996/97.

    Pas vetëm tre të huajve që filluan sezonin e kaluar (Fabregas, Fonseca dhe Runjaic), sezoni i ardhshëm i Serie A është gjithnjë e më i hapur ndaj ideve evropiane. Spanjollët Fabregas dhe Cuesta shkojnë te Como dhe Parma, kroatët Tudor dhe Juric te Juventus dhe Atalanta, Interi po përqendrohet te rumuni Chivu, për të mos përmendur konfirmimet e francezit Vieira te Genoa dhe gjermanit Runjaic në Udinese.

    Më poshtë trajnerët e Serie A 2025/26:

    Napoli: Konte

    Inter: Çivu

    Atalanta: Juriç

    Juventus: Tudor

    Roma: Gasperini

    Fiorentina: Pioli

    Lacio: Sarri

    Milan: Alegri

    Bolonja: Italiano

    Komo: Fabregas

    Torino: Baroni

    Udineze: Runjaiç

    Xhenova: Viera

    Verona: Zaneti

    Kaljari: Pizakane

    Parma: Kuesta

    Leçe: Di Françesko

    Sasuolo: Groso

    Piza: Xhilardino

    Kremoneze: Nikola/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • FIFA mban në fuqi rregullin për lojtarët dhe trajnerët që janë në Ukrainë dhe Rusi

    FIFA mban në fuqi rregullin për lojtarët dhe trajnerët që janë në Ukrainë dhe Rusi

    FIFA sapo ka njoftuar se do të vazhdojë të zbatojë rregulloren e jashtëzakonshme, që është në fuqi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas së cilës lojtarët dhe trajnerët mund t’i pezullojnë kontratat me klubet ukrainase dhe ruse. Kjo vendim u mor pas konsultimeve me palët kryesore të interesuara në futboll.
    Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Zyra e Këshillit të FIFA-s ka vendosur të zgjatë zbatimin e Aneksit 7 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve deri më 30 qershor 2026.
    Kjo zgjatje siguron mbështetje të vazhdueshme rregullatore për lojtarët, trajnerët dhe klubet e prekur nga konflikti dhe reflekton angazhimin e FIFA-s për të mbrojtur stabilitetin dhe integritetin e sistemit të futbollit në kushte të jashtëzakonshme. Vendimi u mor pas konsultimeve të gjera dhe dialogut konstruktiv me palët e interesuara, duke përfshirë federatat anëtare të FIFA-s, ligat, klubet dhe përfaqësuesit e lojtarëve.
    Sipas dispozitave të zgjatura, lojtarët dhe trajnerët e huaj kanë të drejtë të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre me klubet e regjistruara në Federatën e Futbollit të Ukrainës ose në Bashkimin e Futbollit të Rusisë deri më 30 qershor 2026. Për ta ushtruar këtë të drejtë, ata duhet t’i njoftojnë klubet e tyre me shkrim të paktën deri më 1 gusht 2025.
    Ky afat siguron që këto vendime të merren në kohë dhe në mënyrë transparente, duke ndihmuar në parandalimin e abuzimeve dhe siguruar qartësi ligjore për të gjitha palët. Aneksi 7 u prezantua në mars 2022.

  • Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Pas deklaratës së bujshme të Jürgen Klopp, i cili e quajti Kupën e Botës për Klube “idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë”, nuk ka vonuar përgjigjja e Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City. Spanjolli ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe ka vënë theksin te roli i trajnerëve në këtë situatë.
    Në një konferencë për shtyp, Guardiola u shpreh: “Ne kemi luftuar së bashku shumë herë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta lehtësuar disi kalendarin e ndeshjeve dhe për të pasur më shumë cilësi. Kur lojtarët dhe trajnerët kanë pushimin e duhur, cilësia e futbollit përmirësohet”.
    Duke komentuar fjalët e Klopp, tekniku spanjoll shtoi: “Nuk u befasova nga ato që tha. E kuptoj dhe e respektoj. Kemi pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme për shumë vite si rivalë, e kuptoj argumentin e tij”.
    Megjithatë, Guardiola nuk nguroi të theksonte se përgjegjësia nuk bie mbi trajnerët për kalendarin e ngjeshur: “Gjithsesi, në të njëjtën kohë, ne jemi në një punë ku ndjekim FIFA-n, UEFA-n, Premier League, të gjitha kompeticionet. Trajnerët nuk e organizojnë kalendarin. Secili ka rolin e tij, të tjerët janë ata që i organizojnë këto kompeticione”.
    Ky reagim i Guardiolës vjen në një moment kur kalendari i ngarkuar i ndeshjeve dhe lodhja e lojtarëve është bërë një nga temat më të debatueshme në futbollin botëror. Trajneri i City ka zgjedhur të ruajë një ton diplomatik, duke respektuar qëndrimin e Klopp, por njëkohësisht duke mbrojtur realitetin e situates. Trajnerët dhe lojtarët janë ata që përshtaten, jo ata që vendosin.

  • Skandali në Federatën Shqiptare të Basketbollit thellohet, trajnerët shqiptarë të injoruar ndërsa Kosova ecën përpara

    Skandali në Federatën Shqiptare të Basketbollit thellohet, trajnerët shqiptarë të injoruar ndërsa Kosova ecën përpara

    Adriatik BALLA
    Skandali në Federatën Shqiptare të Basketbollit vazhdon, ndërsa trajnerët shqiptarë vijojnë të injorohen sistematikisht, pa asnjë mundësi zhvillimi profesional dhe pa përfshirje në evente ndërkombëtare. Rasti më i fundit vjen nga European Mini Basketball Convention, mbajtur në datat 5-8 qershor 2025 në Luksemburg, një ngjarje prestigjioze e organizuar nga FIBA, ku federatat kombëtare ftohen të nominojnë trajnerët më të përgatitur të minibasketbollit për të marrë pjesë në trajnime dhe leksione. Ndërkohë që Kosova përfaqësohej denjësisht nga dy trajnerë të përzgjedhur, nga Shqipëria asnjë trajner nuk u dërgua, as nuk u informua. Kjo mungesë nuk është thjesht një harresë, por një pasqyrim i qartë i indiferencës dhe përbuzjes që kjo federatë tregon për zhvillimin real të basketbollit dhe për vetë njerëzit që e ndërtojnë atë çdo ditë.
    Mesa duket, Federata Shqiptare e Basketbollit është më e zënë me organizimin e udhëtimeve në male dhe kampeve të dyshimta që shërbejnë për interesa personale, sesa të kryejë misionin e saj bazë: të zhvillojë trajnerët, lojtarët dhe sistemin sportiv shqiptar. Në vend që të shfrytëzojë mundësitë që ofron FIBA për zhvillimin e stafit teknik, ajo preferon të zhytet në rrethin e saj të mbyllur, duke favorizuar individë të përzgjedhur sipas interesave të brendshme. Në qendër të këtij rrjeti të mbyllur qëndrojnë Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti i federatës Shqiptare të Basketbollit, dy figura që me veprimet e tyre (të paktën deri tani) kanë dëshmuar se nuk kanë interes as për rritjen e basketbollit shqiptar dhe as për transparencën institucionale. Franko Bushati vazhdon të përfitojë maksimalisht nga pozicioni i tij, me sa kuptohet, me qëllim për të siguruar një vend pune në Itali dhe për tu “zhdukur” sa më shpejt. Ndërsa presidenti Avni Ponari me sa duket nuk e kupton (ose bën sikur nuk e kupton) këtë skemë të ulët.
    Kush është Franko Bushati dhe pse nuk e meriton postin që mban?
    Si është e mundur që Franko Bushati të jetë ende Sekretar i Përgjithshëm i kësaj federate? Referuar disa informacioneve jo zyrtare, në kohën që ishte lojtar i Kombëtares Shqiptare ka qëlluar me këpucë trajnerin e tij, gjithashtu është përjashtuar disa herë nga ekipi kombëtar për sjellje të papërshtatshme. Kritikët thonë se si ka mundësi që ky njeri jep mend për basketbollin shqiptar dhe mban një nga postet më të larta në sportin tonë? Në çdo vend normal, do të ishte larguar, por në FSHB këta individë vlerësohen dhe promovohen. Sot ai është në krye të kësaj federate, i emëruar dhe mbështetur nga presidenti Avni Ponari, i cili, gjithnjë sipas kritikëve, ose nuk e kupton se çfarë po ndodh në federatën që drejton, ose e mbështet këtë model që po e fundos sportin. A është ky standardi i lidershipit që meritojnë trajnerët, lojtarët dhe klubet shqiptare? Nëse ecim në këtë linjë të analizës, Federata është shndërruar në një institucion ilegjitim, ku për t’u bërë sekretar nuk kërkohen diploma apo përvojë, por “kualifikime” si: arrogant, i pashkollë, pse jo edhe pijedashës e sherrxhi në pallatet e sportit.

    FSHB mbyll “qepenin”, një federatë pa plan, pa strategji dhe pa transparencë
    Ndërkohë që trajnerët injorohen dhe standardet bien çdo ditë, federata nuk ka publikuar ende asnjë plan për sezonin e ri, ndonëse jemi në fund të qershorit dhe kampionati pritet të nisë në shtator. Klubet që kanë investuar miliona lekë ndodhen sot në ajër, pa asnjë udhëzim, pa e ditur se çfarë merkatoje të bëjnë, pa e ditur nëse duhet të nisin përgatitjet apo të presin sinjalin e radhës nga “kupola” e federatës. Ndërkohë federata dërgon një email për propozime, një skemë e përsëritur dhe vitin e kaluar, ku morën propozimet e shoqatave për pjesën e lojtareve të huaj nëse ishte më mirë me 3 apo 4 dhe në fund vendosën sipas qejfit të tyre pa limit lojtarësh të huaj. Sepse kjo u interesoi për të mbushur xhepat e tyre. Kjo është një papërgjegjshmëri totale ndaj klubeve, sponsorëve, trajnerëve dhe vetë lojtarëve, të cilët nuk dinë as ku janë dhe as ku po shkojnë. Kjo thirrje e federatës nuk ka marrë përgjigje pikërisht prej trajtimit dhe injorimit që ato u bëjnë propozimeve të shoqatave, mbase kjo është arsyeja pse është shtyrë dhe afati i dërgimit të tyre, nga data 15 qershor me 22 qershor. Të shohim se çdo ndodhë edhe kësaj here.
    Injorimi që federata bëri për kampingun e trajnerit Spiro Leka.
    Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, FSHB ka injoruar edhe kampin e organizuar nga trajneri Spiro Leka, një prej shqiptarëve më të suksesshëm në Europë dhe një nga 35 trajnerët më të vlerësuar në Itali. Leka organizoi një kamp të hapur për zhvillimin e cilësisë individuale të lojtarëve, një mundësi fantastike për të rinjtë dhe për trajnerët që duan të mësojnë. Madje, edhe pse Sekretari i Përgjithshëm vetë ishte i pranishëm në këtë kamp, nuk mori mundimin të njoftojë asnjë trajner tjetër që mund të ishte i interesuar të mësonte e të përfitonte. Pse? Sepse nuk kishte interes personal, dhe aty ku nuk ka interes për individët në krye të federatës, gjithçka tjetër është e pavlerë.
    E ardhmja në pikëpyetje
    Nga analiza e mësipërme dalim në konkluzionin që: Nëse nuk do të ndryshojë qasja, nëse nuk do të ketë transparencë dhe përgjegjësi, atëherë asnjë shpresë reale nuk mbetet për zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri. Ka ardhur koha që kjo federatë të zhvishet nga arroganca dhe të kthehet në duart e atyre që e duan vërtet basketbollin, jo në duart e atyre që e përdorin atë për përfitime të errëta.

  • Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka marrin licencën e UEFA A për trajner në Shqipëri, ja se ku mund të drejtojnë

    Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka marrin licencën e UEFA A për trajner në Shqipëri, ja se ku mund të drejtojnë

    Kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka përmbyllur edicionin e tij të 22-të. Kursi i UEFA A nisi në janar të këtij viti dhe zgjati 6 muaj.
    Në ceremoninë përmbyllëse të diplomimit të kursit u shpërndanë licencat për 25 trajnerët e rinj, 3 prej të cilëve ishin vajza.
    Ky edicion mblodhi bashkë edhe disa figura të njohura të futbollit shqiptar si: Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, Sabien Lilaj, Arian Sheta, Ardit Beqiri, si dhe trajnerja e Kombëtares U15 Daniela Kodra.
    Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është nivel shumë i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Kategorisë Superiore, ndërsa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist.

  • Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin ideal, Bledar Hodo zgjidhet trajneri i javës

    Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin ideal, Bledar Hodo zgjidhet trajneri i javës

    Java e 35-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ uli siparin pasditen e së shtunës. Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 35-të. Në portë është përzgjedhur gardiani i Teutës, Angelo Tafas.
    Vija e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Artan Jazxhi (Teuta), Fabjan Përndreca (Bylis) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
    Maja e mesfushës përbëhet nga Mamane Amadou Sabo (Skënderbeu), ndërsa në krahë qëndrojnë Cristian Dros (Elbasani) dhe Arli Përgjoni (Bylis).
    Në krahët e sulmit janë William Cordeiro (Laçi) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia). Ndërsa në majën e sulmit qëndron Amarildo Gjoni (Elbasani).
    Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo.

  • Kampionati shqiptar: Trajnerët  përzgjedhin formacionin më të mirë të javës së 35-të

    Kampionati shqiptar: Trajnerët përzgjedhin formacionin më të mirë të javës së 35-të

    20 Prill 2025

    12:12

    Telesport

    Java e 35-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ uli siparin pasditen e së shtunës. Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 35-të. Në portë është përzgjedhur gardiani i Teutës, Angelo Tafas.
    Vija e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Artan Jazxhi (Teuta), Fabjan Përndreca (Bylis) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
    Maja e mesfushës përbëhet nga Mamane Amadou Sabo (Skënderbeu), ndërsa në krahë qëndrojnë Cristian Dros (Elbasani) dhe Arli Përgjoni (Bylis).
    Në krahët e sulmit janë William Cordeiro (Laçi) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia). Ndërsa në majën e sulmit qëndron Amarildo Gjoni (Elbasani).
    Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo.