Botërori 2026 është në prag dhe një numër i konsiderueshëm skuadrash janë kualifikuar për në fazën finale. Por cilët janë trajnerët që paguhen më shumë në ekipet e tyre kombëtare dhe që kanë siguruar kualifikimin?
Në krye të listës dhe shumë i shkëputur nga të tjerët është Carlo Ancelotti. Trajneri italian drejton Brazilin, ndërkohë që në “top-5” ndodhet edhe Fabio Cannavaro, që vetëm pak ditë më parë firmosi një kontratë të majme.
Natyrisht që në këtë listë janë trajnerët e Anglisë, Francës e Gjermanisë, pa harruar edhe ata që po shkëlqejnë me ekipet amerikano-latine. I fundit në këtë renditje është trajneri kampion bote në fuqi, Scaloni.
“Top-10 trajnerët” më të paguar në kombëtare
1-Carlo Ancelotti (Brazil), 9.5 milionë euro
2-Thomas Tuchel (Anglia), 5.9 milionë euro
3-Julian Nagelsmann (Gjermani), 4.9 milionë euro
4-Fabio Cannavaro (Uzbekistan), 4 milionë euro
5-Roberto Martinez (Portugali), 4 milionë euro
6-Didier Deschamps (Francë), 3.8 milionë euro
7-Marcelo Bielsa (Uruguaj), 3.5 milionë euro
8-Ronald Koeman (Holandë), 3 milionë euro
9-Gustavo Alfaro (Paraguaj), 2.5 milionë euro
10-Lionel Scaloni (Argjentina), 2.3 milionë euro
Tag: trajnerët
-

Ja 10 trajnerët më të paguar në botë që drejtojnë ekipet kombëtare, kryeson Ancelotti
-

“Nuk e kuptoj, çfarë është kjo dashuri e Partizanit me trajnerët serbë?”! Shpërthen Artan Hoxha: Mos shkoni në cepet e planetit
Artan Hoxha është i ftuar në emisionin “Mega Sport” që tanimë transmetohet në “A2Cnn”. Atje është folur sa i përket derbit mes Tiranës dhe Partizanit, e fituar nga bardheblutë. Hoxha është shprehur se nuk e kupton dot se përse Partizani është dashuruar me trajnerët serbë duke i afruar në krye të pankinës.
“Po e vure re atë ditë, Tirana si lojtarin më të mirë kishte Voglin, e ka të vetin. Ai është lojtari më i lirë aty, po ishte më i miri. Pse duhet të vesh cep më cep të planetit, të mbledhësh lojtarë si te Partizani dhe të marrësh dy përkëthyes, një për shqiptarët dhe një për lojtarët arabë, afrikanë, cfarë kanë aty.
Dhe problemi i Partizanit që unë nuk e kuptoj dot, cfarë e kanë këtë dashuri me trajnerët serbë? Në trajner i mirë serb nuk vjen këtu. I vetmi që ka pak rezultate është Gozdenovic, po cfarë janë këto gjëra, themi ka dalë kampion me Buducnostin, me Buduoctin…Partizani ka vlerën më të madhe në Shqipëri tani, me rrogat dhe shpenzimet dhe ndodhet në vendet e fundit. Olsi Rama ka qenë i tërhequr, janë bërë shpenzimet e mëdha dhe është tërhequr duke i besuar stafit që në fund të merrnin ata përgjegjësi. Ai që bëri më mirë te Partizani ishte Skënder Gega, futi 3-4 lojtarë të rinj, e coi ekipin në Final Four”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/? -

Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin & trajnerin më të spikatur të javës së 5-të të Kategorisë së Parë
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës së 5-të në kampionatin “Kategoria e Parë” sipas skemës 4-3-3.
Teknikët kuqezi kanë zgjedhur si portierin më të mirë të javës gardianin e Apolonisë, Leonard Kacaj.
Në vijën mbrojtëse rreshtohen katër lojtarët: Vangjel Zguro (Pogradeci), Jurgen Goxha (Lushnja), Elion Stafa (Iliria), Fabjan Beqja (Besa).
Në mesfushë janë përzgjedhur tre lojtarët: Estrela (Skënderbeu), Moses (Kastrioti) dhe Arnold (Burreli).
Në majën e sulmit qëndron Santiago Selmani (Iliria) i mbështetur nga dy sulmuesit e krahut, Hernan Reçi (Korabi) dhe Imoh Ezekiel (Pogradeci).
Trajneri i javës është zgjedhur Dritan Smajli i ekipit të Ilirisë, pas fitores 1-2 kundër Luftëtarit. -

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
Pas përfundimit te javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.
Aldo Teqja i Dinamos është përzgjedhur si portieri i kësaj jave.
Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Edison Ndreca (Egnatia), Bruno Lulaj (Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Ardit Toli (Teuta).
Para vijës difensive rreshtohen Taofeek Malomo (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia) ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese janë Alessandro Albanese i Egnatias, Edon Murataj i Vllaznisë, dhe William Serge Ouambe Tabekou i Tiranës.
Në majën e sulmit qëndron Lorenco Vila i Dinamo Cityt.
Trajneri i kësaj javë është zgjedhur Mirel Josa i Bylisit, pas fitores 3-1 kundër Partizanit. -

FSHF sjell ekspertët italianë për të edukuar trajnerët e rinj
Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit zhvilloi sot një seminar të hapur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të programit të edukimit të trajnerëve. Të ftuar special në këtë seminar ishin dy ekspertë të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Bruno Redolfi dhe Stefano Florit.
Në këtë seminar të veçantë morën pjesë kursantët e UEFA C dhe UEFA B, drejtorët dhe trajnerët e qendrave rajonale, trajneret e programit TDS, si dhe trajnerë nga shoqatat, klubet dhe akademitë e ndryshme nga e gjithë Shqipëria.
Seminari përfshiu një pjesë teorike dhe një pjesë praktike, ku trajnerët e grupmoshave U11 dhe U14 patën mundësinë të njihen me metodikat moderne të trajnimit të të rinjve, të prezantuara nga ekspertët italianë.
Bruno Redolfi, përgjegjës për zhvillimin e talenteve në Shkollën e Zhvillimit të Talenteve të FIGC dhe zëvendës-trajner i ekipit italian U15, dhe Stefano Florit, përgjegjës për metodologjinë në SGS, ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit.
Ky seminar njëditor synoi të përmirësojë cilësinë e punës së trajnerëve shqiptarë dhe të nxisë zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin shqiptar, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën e trajnimit. -

Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish
Luis Enrike i ka çuditur të gjithë në përballjen e sotme mes PSG-së dhe Lenit, e fituar me shifrat 2-0 nga kryeqytetasit. Trajneri spanjoll nuk ishte i pranishëm në pankinë si përherë. Këtë herë Luis Enrike kishte braktisur stolin për tribubën. Ai shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se është frymëzuar nga trajnerët e regbisë. Kreu i pankinës së PSG-së u shpreh se nga tribuna kishte mundësinë të monitoronte më mirë performancën e skuadrës.
“Kam kohë që mendoj për përmirësimin e performancës sonë me stafin e trajnerëve. I pashë trajnerët e regbisë ta shihnin situatën nga një perspektivë tjetër. E pashë pjesën e parë nga tribunat dhe duhet të them se është një mundësi e mrekullueshme. Isha në gjendje të monitoroja gjithçka në lidhje me performancën tonë dhe në pushimin e pjesës së parë u ktheva në dhomën e zhveshjes me shumë më tepër informacion. Mund ta bëj përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/ -

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 2-të
Pas përfundimit të javës së 2-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.
Sinan Dani i ekipit të Burrelit është përzgjedhur si portieri më i mirë. Në mbrojtje rreshtohen katër lojtarët: Klevis Shaqe (Skënderbeu), Gëzim Krasniqi (Iliria), Rei Zaimi (Luftëtari) dhe Odirah Ntephe (Lushnja).
Mesfusha përbehet nga: Sokol Mziu (Korabi), Juan Jose Arango Aristizabal (Burreli) dhe Sander Kalaj (Laçi).
Në majën e sulmit qëndron Godswill Chinwendu i Besës, ndërsa krahët përbëhen nga Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Olsi Myrta (Laçi).
Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Stefano Senigagliesi. -

Risi në Kategorinë e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës
Për herë të parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave do të përzgjedhin jo vetëm formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës në “Abissnet Superiore”, por edhe në Kategorinë e Parë. Ky vlerësim do të bëhet pas analizimit të performancës së skuadrave në çdo javë të kampionatit, duke nxjerrë në pah lojtarët dhe trajnerët më të spikatur.
Pas përfundimit të javës së parë, portieri më i mirë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.
Mbrojtjen më të mirë e përbëjnë Vangjel Zguro i Pogradecit, Serxhio Xhika i Korabit, Redon Dragoshi i Kukësit dhe Fabjan Beqja i Besës.
Në mesfushë dhe sulm janë përzgjedhur Salim Abubakar i Skënderbeut, Sander Kalaj i Laçit, Klahos Zani i AF Luftëtarit, Oniks Grezda i Kukësit, Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Nuradeen Idris i Kastriotit.
Trajneri më i mirë i javës së parë është shpallur Ernest Gjoka i Skënderbeut. -

Parashikimi i Capellos: Trajnerët e Serie A do të imitojnë lojën e Slot dhe sa të munden… PSG-në
I intervistuar nga “SportWeek”, Fabio Capello komentoi kampionatin e ri italian (Serie A): “Fillimisht duhet theksuar ndryshimi i trajnerëve, që ka ndodhur në pothuajse të gjitha skuadrat kryesore; tek Interi, Milani, Atalanta, Roma, Lazio dhe Fiorentina.
Edhe Juventusi pothuajse ka një trajner të ri, edhe pse në të vërtetë Tudor erdhi në pjesën e fundit të sezonit të kaluar. Me pak fjalë, skuadra e vetme që ka mbetur me trajnerin e vjetër është Napoli. Napoli që sezonin e kaluar fitoi falë mbrojtjes më të mirë të kampionatit, pa shënuar shumë gola. Kjo tregon diçka.
Besoj se këtë sezon, mënyra e të menduarit dhe loja e Contes do të jetë më shumë ose më pak e njëjtë, edhe pse ka futur në skuadër shumë fantazi dhe cilësi me blerjen e De Bruyne. Nga trajnerët e tjerë, mendoj se do të shohim diçka të ndryshme, diçka të re.
Do të përpiqen, siç thashë më parë, të kopjojnë Slot, trajnerin e Liverpool-it, duke imituar vertikalitetin e skuadrës së tij dhe ndryshimet pozicionale të PSG-së, çka është shumë më e vështirë. Prandaj, kujdes me kopjimin e gabuar. Siç them gjithmonë, futbollit italian i ka bërë dëm Guardiola, sepse trajnerët këtu u përpoqën të riprodhonin lojën e tij pa pasur të njëjtat interpretime.
Favorit? Napoli, jo vetëm sepse është kampion i Italisë në fuqi. Në merkato ka vepruar në mënyrë absolutisht perfekte, pikërisht për të rregulluar ato gjëra problematike të sezonit të kaluar. Po pas tij? Interi. E njoh Chivu që kur ishte lojtar dhe jam i sigurt se ka personalitetin për ta ngritur Interin lart, një skuadër që ka nevojë vetëm të zgjohet nga gjendja e letargjisë së fundsezonit të kaluar.
Lojtarët janë aty, mjafton t’i bindësh në mendjen e tyre dhe t’i rikthesh të jenë normal. Në sezonin e shkuar nuk ishin, duhet të sillen në fushë si të tillë. Nëse e bëjnë këtë, Interi do të jetë kundërshtari kryesor i Napolit”. -

Sacchi “skanon” Serie A: Pres më shumë nga trajnerët sesa lojtarët, idetë vlejnë më tepër se paratë
21 Gusht 2025
14:58
Alfred Lleshi
Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë një mrekulli për të mbetur konkurrues. Më intrigon Roma e re e Gasperinit dhe mbi të gjitha ndikimi i tij në një ambient të nxehtë si ai verdhekuq. A do të dijë t’i sjellë idetë e tij edhe në Romë, pas viteve të mrekullueshme në Bergamo? Është një bast i bukur”.
Për Atalantën: “Pas epokës së Gasperinit kanë zgjedhur Juric, të cilit i duhet kohë të futet në kokën e lojtarëve”.
Për Bologna: “Skuadër e fortë, e vendosur, luan futboll të bukur. Italiano është një trajner i shkëlqyer”.
Për Fiorentinën me Piolin: “Mund të hyjë në grupin e kreut, sidomos nëse Kean vazhdon rritjen”.
Nga kush e pret përmirësimin e madh: “Pres më shumë nga trajnerët sesa nga lojtarët. Idetë vlejnë më shumë se paratë. Dua të shoh ndeshje me ritme të larta. Pse në Premier League vrapojnë dyfish më shpejt se në Serie A? Sepse në Itali, sipas meje, vrapohet pak dhe keq”.