Tag: trajnerët

  • Superiore/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 15-të

    Superiore/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 15-të

    Java e 15 e Superiores uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës.
    Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit. Faton Neziri i Dinamo City, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Rowan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit. Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Spalletti është një fenomenal, një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë”

    “Spalletti është një fenomenal, një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë”

    5 Dhjetor 2025

    10:46

    Telesport

    “Spalletti është fenomenal taktikisht, ai e lexon fushën si një kampion absolut dhe po na tregon se 1% bën gjithë ndryshimin në botë. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë“, tha portieri i Juventus, Mattia Perin, për trajnerin e tij.
    Deklaratë që vjen para përgatitjeve që bardhezinjtë po bëjnë para ndeshjes ndaj Napoli: “Pas tre fitoreve radhazi, ndihemi shumë mirë dhe trajneri na përgatit shumë mirë, pavarësisht se kush luan titullar”.
    Portieri shprehet edhe për deklaratën e Spalletti se ai është një lider në dhomën e zhveshjes: “Spalletti më bëri të buzëqesh kur më quajti kështu. Ai ndonjëherë përdor fjalë të pabesueshme. Më pëlqen ta vë përvojën time në dispozicion të lojtarëve më të rinj“.
    Në fund, Perin foli për muingesat e shumta, si ato të Vlahovic dhe Gatti, të dy të operuar së fundi. “Këto janë mungesa të konsiderueshme. Mungesa e Dusan do të jetë mjaft e gjatë, por ne jemi Juve dhe David e Openda janë këtu sepse e meritojnë“, u përgjigj Perin.

  • Java e 12-të e “Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë

    Java e 12-të e “Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë

    Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2.
    Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani.
    Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).
    Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia).
    Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).
    Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.

  • Java e 12-të/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë

    Java e 12-të/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë

    Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2.
    Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani.

    Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).
    Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia).
    Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).
    Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.
    Formacioni
     

  • Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato

    Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato

    13 Nëntor 2025

    11:11

    Alfred Lleshi

    Gianni Rivera, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi momentin e vështirë të Italisë, me sfidat vendimtare ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë te dera: “Jemi në vështirësi, ndihem shumë keq për futbollin tonë. Do të doja ta shihja gjithmonë në nivel maksimal, fillimisht kombëtaren. Nuk them që Italia duhet të fitojë Botërorin, por të paktën të marrë pjesë. Në dy edicionet e fundit nuk ndodhi, shpresoj që këtë herë ta arrijmë”.
    Ai vuri në dukje se Gattuso ka rikthyer pak entuziazëm te lojtarët: “Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato. Shpresoj që Italia të bëjë mirë”.
    Për talentet e pakta italiane, Rivera tha se aktualisht nuk ka kampionë dhe kjo e bën të vështirë arritjen e rezultateve të rëndësishme. Ai kritikoi klubet e Serie A, ku shumica e lojtarëve të nivelit të lartë janë të huaj, duke theksuar se futbolli italian nuk prodhon më lojtarë të mëdhenj. Fajin ua vuri klubeve, që e kanë lënë zhvillimin e të rinjve tek agjentët.
     

  • “Conte, një nga trajnerët më të fiksuar pas taktikës”. Rrëfehet Fabregas: “Kam mbajtur shënime prej tij”

    “Conte, një nga trajnerët më të fiksuar pas taktikës”. Rrëfehet Fabregas: “Kam mbajtur shënime prej tij”

    Cili ka qenë trajneri më i përpiktë në aspektin taktik gjatë karrierës së tij si futbollist? Kush i qëndronte më afër në çdo detaj? Cesc Fabregas, aktualisht trajner i Como, ish-mesfushor i Chelsea, Arsenal dhe Barcelona, e tha pa hezitim: “Antonio Conte”. Pjesa më e madhe e trashëgimisë që Fabregas ka marrë nga ish-trajneri i tij te Chelsea lidhet pikërisht me vëmendjen ndaj detajeve të vogla në fushë, që nga pozicionimi deri te mënyra e mbulimit të kundërshtarëve.
    “Na bënte të shikonim shumë video, shumë analiza, shumë stërvitje 11 kundër 0, gjithmonë me kujdes për çdo detaj, – kujton Fabregas. – Pa dyshim ishte një nga trajnerët më të ngarkuar me taktikë dhe strukturë”. Spanjolli përmend edhe një shembull konkret nga periudha e përbashkët me Conte (2016–2018), ku së bashku fituan Premier League dhe “FA Cup”: “Punonim shumë me sistemin 3+2, pra me mbrojtje me 5. Me të stërviteshim pafund mbi këtë skemë”.
    Fabregas pranon se kjo “mani taktike” e Contes e ka ndikuar edhe në mënyrën si drejton skuadrën e tij sot: “Po, unë marr nga të gjithë. Gjithmonë mbaj shënim gjërat pozitive, por edhe ato që nuk më pëlqenin, që t’i kem parasysh si trajner. Ka ditë që duhet të bësh gjëra që të pëlqejnë, ditë të tjera duhet të bësh ato që nuk të pëlqejnë aq shumë”. Në fund, Fabregas e përmbylli me një kompliment për ish-trajnerin e tij: “Marr shumë gjëra nga të gjithë ish-trajnerët e mi, por Antonio është një nga më të mirët, pa diskutim”.

  • Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

    Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

    Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë të Futbollit në Rio de Janeiro. Emerson Leao dhe Osealdo de Oliveira shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së trajnerëve të huaj në pankinën e “Selecaos”.
    “Pasi të fitojë Kupën e Botës, le të kthehet një brazilian”, tha Osealdo, ndërsa Ancelotti, i ftuari i nderit, dëgjoi me qetësi komentet kritike. Incidenti surprizoi organizatorët e CBF-së (Federatës), të cilët më pas kërkuan falje publike, duke i cilësuar komentet “të papërshtatshme”.
    Ngjarja mori jehonë ndërkombëtare, me media italiane dhe argjentinase që e përshkruan si “mungesë respekti” ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian.
    Sipas CBF-së, Ancelotti reagoi me qetësi dhe pa acarim, duke e konsideruar dialogun me trajnerët vendas si një hap të rëndësishëm për të përmirësuar bashkëpunimin. Sjellja e qetë e trajnerit italian ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej në konflikt të hapur, duke treguar profesionalizëm edhe përballë sfidave kulturore.

  • Seminari për trajnerët e portierëve, marrin pjesë lektorët ndërkombëtarë

    Seminari për trajnerët e portierëve, marrin pjesë lektorët ndërkombëtarë

    Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit zhvilloi edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve, një aktivitet që synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar. Seminari solli në fokus themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes. Ky seminar u zhvillua në një formë të kombinuar, duke përfshirë pjesën teorike dhe stërvitjen praktike në fushë.
    Në këtë edicion morën pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur, Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, dhe Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio, të cilët ndanë përvojën dhe metodologjinë e tyre me trajnerët shqiptarë.
    Amoroso trajtoi temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”, ndërsa Pedretti foli për “Organizimin e stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.
    Të dy lektorët dhanë një prononcim për fshf.org, ku shpjeguan temat që diskutuan dhe qëllimin e këtij seminari, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të trajnerëve dhe portierëve të rinj në futbollin shqiptar.
    “Do të punojmë me portierët në fushë, për kategoritë U-14 deri në U-9, pra deri te fëmijët e vegjël. Do të mundohemi të thellohemi te rëndësia e përfshirjes së fëmijëve dhe portierëve gjatë stërvitjes, për t’i bërë protagonistë të eksperiencave të tyre. T’i bëjmë të provojmë sa më shumë gjeste teknike, metoda stërvitje, për të parë se si mund të mësohen disa gjeste teknike specifike e për t’i përmirësuar më pas në rrugëtimin e tyre të rritjes si portierë”, – tha Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio.
    “Është gjithmonë bukur të ndash eksperiencat e punës, po ashtu edhe metodologjinë, sepse është një rritje si për ne që jemi këtu si trajnerë, por edhe për trajnerët që janë këtu për të na dëgjuar. E falënderojmë si klub Federatën Shiptare të Futbollit që na ka ftuar, sepse si përherë është një pikë rritje për të gjithë.
    Sot fokusi kryesor është mbi sektorin e të rijnve, ku do të flas për metodologjinë tonë të skuadrave të moshave, sidomos për U15, U16, U17 dhe U18. Ky është fokusi kryesor i ditës, për sa i përket prezantimit tim, por nuk është asgjë më shumë se një ndarje e mënyrës se si ne punojmë, pa pretenduar që do t’i mësojmë diçka dikujt, por thjesht duke vënë në dispozicion njohuritë tona me trajnerët shqiptarë që janë prezentë sot”, – tha Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy.
    Ky seminar forcon angazhimin e FSHF-së për avancimin e trajnimit të portierëve dhe zhvillimin profesional të trajnerëve shqiptarë, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi dhe rritjeje për ekspertët e futbollit.

  • FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve

    FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve

    19 Tetor 2025

    11:07

    Telesport

    Federata e Futbollit do të zhvillojë më 27 tetor 2025, nga ora 09:30 deri në 14:30, edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve. Ky aktivitet synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar, duke vendosur themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes.
    Në këtë edicion do të marrin pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur: Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, do të trajtojë temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”.
    Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio për sektorin e të rinjve, do të prezantojë temën: “Organizimi i stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.
    Seminari shënon edicionin e tretë radhazi, duke forcuar angazhimin e FSHF-së për zhvillimin e trajnerëve dhe avancimin e rolit të portierëve në vend. Aktiviteti do të jetë i hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit.

  • Më të mirët 2024-2025. FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të mirë të moshave

    Më të mirët 2024-2025. FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të mirë të moshave

    Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.
    Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.
    Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.
    Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.
    Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.