Tag: trajner

  • Flick: Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”

    Flick: Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”

    4 Tetor 2025

    13:06

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal ishte protagonisti kryesor në konferencën për shtyp të Hansi Flick. Pas përfshirjes së tij në listën e Luis de la Fuente për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë dhe më pas tërheqjes për shkak të lëndimit, trajneri gjerman theksoi se “të gjithë duhet të kuptojnë që unë dua t’i mbroj lojtarët e mi”.
    Flick shpjegoi: “Kur kemi dyshime për gjendjen fizike të një futbollisti, ai nuk luan. Lamine është më mirë se dje, por nuk është gati për të luajtur. Pas pushimit të fundit, kur Lamine u rikthye nga kombëtarja, thashë që dua t’i mbroj lojtarët e mi. Këto gjëra ndodhin në futboll, nuk është e lehtë për askënd. Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”.
    Trajneri gjithashtu foli për bisedën me të 18-vjeçarin: “Të gjithë e njohin nivelin e tij, por është detyra ime t’i jap minutat e duhura kur rikthehet nga lëndimet. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë që bën me topin, por edhe pa të. Kur nuk je në formë, ndonjëherë fokusohesh vetëm te topi. Për mua, ai është një nga më të mirët, shumë inteligjent kur e merr topin. Duhet të mësojmë nga situata dhe të shohim sa minuta mund të luajë kur të rikuperohet”.

  • Juventusi e pagëzoi “kali i çmendur”; tani Rabiot është gati t’i bëjë gjëmën si kuqezi

    Juventusi e pagëzoi “kali i çmendur”; tani Rabiot është gati t’i bëjë gjëmën si kuqezi

    Nga Ivan Zazzaroni*Para se të shkruaj për Rabiot, ndryshe nga Allegri unë informohem, rishikova një intervistë mjaft të freskët të mesfushorit të Milanit, bërë nga Alessandro Matri në versionin e tij “Jimmy Fallon”, në Dazn. Asgjë tronditëse, të jemi të qartë. Të dy ishin ulur në tryezë në ‘Continassa’, të interesuar mjaftueshëm edhe për një rizoto me kërpudha, por gjithsesi ishte bisedë e këndshme. Rabiot nuk është tipi që flet lehtë.
    Pas gjysmës së intervistës, 26 minuta gjithsej, Rabiot kishte theksuar kryesisht një temë: mentalitetin fitues të Allegrit. “Më pëlqen të kem një trajner të tillë, – thoshte francezi. – Max është ai që ta përsërit gjithmonë se edhe stërvitja është e rëndësishme për t’u rritur… Pikërisht me të u rrita, ai më dha vazhdimësinë”. Allegri e ka një prirje të dukshme për Rabiot; e deshi edhe 6 vite më parë te Juve “sepse ka nivel dhe është solid”.
    E deshi, por më 2019, kur Adrien mbërriti realisht në Torino, Max nuk ishte më aty. Ishte shkarkuar. “Ishte Allegri që u takua me mua disa muaj më parë dhe më bindi, – kujton Rabiot, – vetëm se në fund të atij sezoni ai e la Juven dhe unë u gjenda me një trajner tjetër”. Ishte Maurizio Sarri “i cili në fillim nuk më aktivizonte, ndaj pyesja veten pse më kishin dashur kaq shumë për të më ulur më pas në stol…”

    Dhe ja ku jemi, para Juve-Milan. Pas një viti me Marseille dhe De Zerbin trajner, Rabiot duket se është rritur edhe më shumë; ka më shumë personalitet dhe kontroll më të madh mbi lojën. Pikërisht soliditeti i francezit dhe pesha tekniko-taktike e Modric janë elementët kryesorë që e dallojnë këtë Milan nga i mëparshmi, ku Theo dhe Leao ishin liderë teknikë, por jo domosdoshmërisht të dhomës së zhveshjes.
    Rabiot është, bashkë me Modric, lojtari të cilit Allegri i jep më shumë liri shprehjeje, sipas parimit aq të dashur për Dan Peterson: “Mos bëni atë që shkruaj, bëni atë që shihni”. Pastaj, le ta themi hapur, dikush që juventinët e quanin “kalë i çmendur”, si mund të mos kuptojë nga hipizmi? Këtë do ta shpjegoj herën tjetër për ata që nuk janë juventinë dhe për të painformuarit mbi “corto muso”.
    * Drejtor i “Corriere dello Sport”
     

  • Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

    Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

    Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nisur zyrtarisht bisedimet për të emëruar trajnerin e ri të kombëtares, në prag të përgatitjeve për turnetë madhorë, përfshirë debutimin historik në Kupën e Botës 2026.

    Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kandidati kryesor aktualisht është ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro.
    Sipas burimeve të afërta me çështjen, negociatat mes palëve janë aktive dhe në zhvillim. Federata uzbeke është duke shqyrtuar seriozisht emërimin e ish-mbrojtësit italian si trajner, teksa në tryezë po diskutohen detaje si kohëzgjatja e kontratës, paga dhe stili i punës.
    Përveç Cannavaros, në listën e shkurtër të federatës janë përmendur edhe dy emra të mëdhenj: Joachim Löw, ish-trajner i Gjermanisë dhe kampion bote më 2014, dhe Paulo Bento, i cili ka drejtuar ekipe kombëtare si Portugalia dhe Koreja e Jugut. Megjithatë, Cannavaro shihet si opsioni kryesor në këtë fazë.
    Fabio Cannavaro është një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe fitues i “Topit të Artë” po atë vit, ai ka luajtur për klubet më të mëdha europiane si Inter, Juventus, Real Madrid dhe Parma. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai ka nisur rrugëtimin si trajner, duke drejtuar ekipe në Itali dhe në Azi.
    Uzbekistani është kualifikuar për herë të parë në historinë e tij në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, një arritje madhore për vendin. Në këtë kuadër, federata kërkon një trajner me përvojë të gjerë ndërkombëtare që mund të përgatisë skuadrën në nivelin më të lartë të konkurrencës.
    Nëse marrëveshja me Cannavaron finalizohet, kjo do të jetë hera e parë që Uzbekistani drejtohet nga një ish-fitues i Botërorit dhe një nga figurat më të njohura të shkollës italiane të futbollit – një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfaqësimit dinjitoz në arenën globale.

    Top Channel

  • Klopp: Nuk dua më kurrë të bëhem trajner! Dikur vetëm hotel dhe stadium, tani s’më mungon asgjë

    Klopp: Nuk dua më kurrë të bëhem trajner! Dikur vetëm hotel dhe stadium, tani s’më mungon asgjë

    Trajneri gjerman Jurgen Klopp u distancua nga bota e trajnerëve një vit më parë, kur u largua nga Liverpool për një pushim afatgjatë. Gjithsesi, ai mbeti i përfshirë ngushtë me lojën si drejtor global i sporteve për Red Bull. Edhe pse u përfol për një rikthim në detyrën e trajnerit, Klopp mohon kategorikisht gjithçka.
    “Nuk dua të punoj më si menaxher, por kurrë nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, ‘Ti the se nuk do ta bëje më kurrë!’ Më fal, e mendoja 100% kur e thashë këtë! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë“, tha Klopp.
    “I kam thënë gruas se do të bëj 25 vite si trajner, por jo gjithë jetën. Nuk kam humbur asgjë në jetë sepse nuk kam menduar kurrë për këtë. Në pothuajse 25 vjet, kam qenë në dy dasma, njëra ishte e imja dhe tjetra dy muaj më parë. Në 25 vjet, kam qenë në kinema katër herë, të gjitha në tetë javët e fundit. Tani është mirë që mund ta bësh këtë”, tha Klopp.
    “Kam qenë në shumë vende të ndryshme si trajner dhe nuk kam parë asgjë nga ato vende; vetëm hotelin, stadiumin apo fushën stërvitore. Asgjë tjetër. Nuk më ka munguar, por tani po. Tani kam zgjedhjen. Mund të shkoj me pushime. Dhe unë vendos kur. Nuk është më Premier League apo Bundesliga që vendos”, tha gjermani.

  • Jurgen Klopp drejt rikthimit në stol, gati oferta e papritur

    Jurgen Klopp drejt rikthimit në stol, gati oferta e papritur

    29 Shtator 2025

    14:45

    Telesport

    Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është në listën e kandidatëve për trajner të Al-Ittihad.
    Sauditët tani po kërkojnë një trajner të ri të profilit të lartë, pasi shkarkuan Laurent Blanc gjatë fundjavës.
    Luciano Spalletti dhe Xavi janë gjithashtu në listë, ndërsa një burim lokal raporton se Klopp jo vetëm që është në konsideratë, por edhe zgjedhja kryesore e Al-Ittihad.
    Gjermani është aktualisht drejtor global i futbollit te Red Bull, pasi u largua nga Liverpool-i në fund të sezonit 2023/24.
    Klopp është lidhur gjithashtu me skuadra si Real Madrid-i dhe Inter-i, por gjithmonë ka këmbëngulur se është i lumtur në rolin e tij të ri si drejtor.

  • Bicaj zyrtarisht trajner i Lushnjës, Sefa e prezanton

    Bicaj zyrtarisht trajner i Lushnjës, Sefa e prezanton

    Pas suksesit me Burrelin edicionin e kaluar, nga sot trajneri lezhjan Ditmar Bicaj ka marrë drejtimin e Lushnjës në Kategori të Parë. Prezantimi i tij u bë në ambientet e klubit nga presidentja e klubit, njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

    Verdhjeshilët numrojnë 5 barazime në po aq javë. Bicaj merr vendin e Erion Xhafës i cili e drejtoi Lushnjën për katër javë. Ndihmësi i tij Ruço ishte në rol drejtuesi teknik në barazimin e fundit të Lushnjës në Luz të Vogël me Besën 1-1.

    Bicaj ka shkruar:

    Pershendetje te gjitheve! Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !

    Vazhdo leximin

  • “Juventusi bëri mirë që e mbajti Tudor si trajner, Yildiz është Lamine Yamal për ne”

    “Juventusi bëri mirë që e mbajti Tudor si trajner, Yildiz është Lamine Yamal për ne”

    20 Shtator 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Claudio Marchisio, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për Juventusin dhe Igor Tudor: “Igor e kujtoj si lojtar, kam bërë një grumbullim me të më 2006. Ishte njeriu i 12-të, i ri në role të ndryshme, kishte zakonet e golit dhe ishte karizmatik. Një siguri e vërtetë. Po i tregon këto cilësi edhe si trajner, e njeh ADN e Juventusit. Vendimi për ta konfirmuar ishte i drejtë.
    Tani duhet të ketë vazhdimësi rezultatesh deri në Krishtlindje, të jetë i sigurt për kualifikimin në Champions. Nëse ndodh, dhe Juve mbetet afër Napolit, ëndrrat e titullit do të jenë të drejta në pjesën e dytë të kampionatit”.
    Ai komentoi edhe lojtarët individualë: “Locatelli merr përgjegjësi brenda dhe jashtë fushës, Bremer është lider. Mos harroni Yildiz. Kenan është 20 vjeç dhe po tregon karakter. Nuk është vetëm një fantazist, por punon shumë. Bremer ka të drejtë kur thotë se Kenan mund të jetë Lamine Yamal i Juventusit. Ai do të kishte luajtur edhe te Juventusi i kohës sime”.
     

  • Chiesa u la jashtë Champions-it, flet Slot: Një nga gjërat më të vështira për çdo trajner

    Chiesa u la jashtë Champions-it, flet Slot: Një nga gjërat më të vështira për çdo trajner

    12 Shtator 2025

    15:00

    Alfred Lleshi

    Arne Slot ka komentuar përjashtimin e bujshëm të Federico Chiesës nga lista e Champions-it, pavarësisht nisjes së mirë të italianit në Premier League, ku ishte vendimtar kundër Bournemouth: “Është një nga gjërat më të vështira për një trajner.
    Nuk është e lehtë t’i thuash një lojtari se nuk do të luajë, por akoma më e vështirë është t’i thuash se nuk është në listen e UEFA-s. Ia shpjegova arsyet. Sigurisht që nuk ishte i lumtur, por mendoj se i kuptoi. Gjithsesi, reagimi i tij ishte i shkëlqyer.
    Më tha se është gati të ndihmojë në kupat kombëtare dhe kampionat. Këtë e ka treguar edhe me fakte, sepse ka punuar shumë këto ditë për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme. Kjo është më e rëndësishme se fjalët”.

  • Dramë në Izrael–Itali 4-5, Gattuso: Ishte ndeshja më e çmendur që kur unë stërvis si trajner

    Dramë në Izrael–Itali 4-5, Gattuso: Ishte ndeshja më e çmendur që kur unë stërvis si trajner

    9 Shtator 2025

    7:19

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 5-0 me estonezët, Italia e Gennaro Gattusos triumfoi 5-4 ndaj Izraelit në Debrecen. Një ndeshje me shumë kthesa dramatike rezultative, e vendosur në minutën e 91-të nga Sandro Tonali. Italia përmbysi dy herë rezultatin, më pas u barazua nga kundërshtari edhe pse ishte në avantazh me dy gola.
    Gattuso deklaroi: “Jemi të çmendur, kemi pësuar gola absurdë, por e mbajtëm fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat me lehtësi. Problemi është i imi, jo i lojtarëve. Për të luajtur si repart, duhet të përmirësohemi”.
    Shënuan Kean me dopietë, Politano dhe Raspadori, ndërsa Retegui dha asist. Trajneri shtoi: “Është ndeshja më e çmendur që kur stërvis si trajner. U treguam të pamatur kur ishin në epërsinë 4-2, por kemi një skuadër të gjallë, që nuk u dorëzua. Është dashur zemër në këtë ndeshje vërtet të çmendur”.

  • Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Tirana kryen revolucion në pankinë. Tashmë Roberto Bordin ish trajneri i AF Elbasanit ka marrë zyrtarisht punën e trajnerit të parë te Tirana.

    Njoftimi i Tiranës:

    Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

    Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

    I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

    KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

    Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

    E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!

    Vazhdo leximin