Tag: tragjike

  • Tragjike në Brazil! Gruaja i dërgon vezë Pashke të helmuara familjes së re të ish të dashurit, humb jetën i mituri 7 vjeç

    Tragjike në Brazil! Gruaja i dërgon vezë Pashke të helmuara familjes së re të ish të dashurit, humb jetën i mituri 7 vjeç

    Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike, pas konsumimit të vezëve të Pashkëve që dyshohet se ishin helmuar nga ish-e dashura e partnerit të nënës së tij.

    Jordélia Pereira Barbosa, 35 vjeç, është arrestuar nga autoritetet braziliane nën dyshimin se ka porositur dhe dërguar çokollata të helmuara drejt shtëpisë së Mirian Lirës – partnerja e re e ish-të dashurit të saj – si akt hakmarrjeje dhe xhelozie.
    Sipas hetimeve paraprake, vezët e Pashkëve mbërritën të mërkurën në banesën e Mirian Lirës në qytetin Imperatriz, të shoqëruara me një kartolinë ku shkruhej: “Me dashuri, për Mirian Lirën. Gëzuar Pashkët.” Ato u dorëzuan nga një korrier me motoçikletë.
    Vetëm pak pas konsumimit të çokollatës, djali i Lirës, Luis Fernando Rocha Silva, 7 vjeç, u sëmur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në orët e para të së enjtes. Nëna 32-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare, Evelyn Fernanda, ndodhen në gjendje kritike, të intubuara në spital.
    Mostrat e çokollatave janë dërguar për analizë mjeko-ligjore për të konfirmuar praninë e helmimit, ndërsa policia lokale është e bindur se Barbosa është autorja e këtij akti kriminal, shkruan “Daily Mail”.
    E dyshuara u ndalua në një autobus që udhëtonte drejt Santa Inês, ku ajo jeton. Ajo ishte fshehur përkohësisht në një hotel në Imperatriz, 200 milje larg shtëpisë së saj. Hetuesit kanë gjetur fatura blerjesh dhe kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ku Barbosa shihet teksa blen vezët e çokollatës në një dyqan, duke mbajtur një parukë të zezë dhe syze të errëta për të fshehur identitetin.
    Në deklaratën e dhënë në stacionin e policisë në Santa Inês, Barbosa pranoi se kishte blerë çokollatat, por mohoi se kishte shtuar ndonjë substancë helmuese. Pavarësisht mohimeve, autoritetet janë të bindura për përfshirjen e saj.
    Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe trishtim të thellë në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

    Top Channel

  • Tragjike/ 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij

    Tragjike/ 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij

    Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.
    Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.

    Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut. Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit

  • Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

    Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

    Një 56 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Daullas të Fierit teksa po punonte për riparimin e një mjeti bujqësor.
    Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Agron Sukullit, i cili po rregullonte zetorin, që ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë.
    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe efektiv të policisë së Fierit ku po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

  • Ngjarje tragjike në Daullas, Fier – Fermeri humb jetën aksidentalisht gjatë punës

    Ngjarje tragjike në Daullas, Fier – Fermeri humb jetën aksidentalisht gjatë punës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Daullas në Fier, ku një fermer 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima, Agron Sukulli, është aksidentuar për vdekje teksa po kryente shërbime xhenerike poshtë mjetit të tij, pranë banesës ku jetonte.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik apo rrëshqitjeje të mjetit, çka ka sjellë shtypjen fatale të 56-vjeçarit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Fierit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

  • Kolegët stakuan linjën e gabuar, vdes tragjikisht elektricisti 32-vjeçar në Divjakë – la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël

    Kolegët stakuan linjën e gabuar, vdes tragjikisht elektricisti 32-vjeçar në Divjakë – la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël

    Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, punonjës i OSHEE-së, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme teksa ishte në krye të detyrës.

    Shtëmbari po punonte për riparimin e një linje elektrike 10 mijë kilovolt që lidh zonën e Mërtishit me Gradishten, kur u godit fatalisht nga energjia elektrike. Sipas të dhënave paraprake, ai ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç parashikojnë protokollet e sigurisë. Por në mënyrë tragjike, segmenti ku ai po punonte ishte ende aktiv. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Hetimet paraprake tregojnë se një gabim i rëndë teknik bëri që të çaktivizohej një linjë tjetër, duke lënë me energji pikërisht linjën ku ndodhej 32-vjeçari, i cili humbi jetën në vend.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Për këtë ngjarje të rëndë, Policia e Divjakës ka arrestuar dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, Xhezmi Haliti, 60 vjeç, dhe Arben Presheva, 57 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

    Xhulio Shtëmbari la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël. Familja e të ndjerit ka kërkuar drejtësi për humbjen e tij të parakohshme dhe tragjike. Një jetë e re u shua për shkak të një pakujdesie të pafalshme, duke sjellë dhimbje të thellë dhe tronditje në gjithë komunitetin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Fier – Arrestohen dy elektricistë pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit në Mërtish

    Fier – Arrestohen dy elektricistë pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit në Mërtish

    Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Mërtish, Divjakë, ku ka humbur jetën elektricisti i OSHEE-së, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç. Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, viktima dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje.

    Pas hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Divjakë, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas: Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të dy elektricistë në OST dhe OSHEE. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën ku po punonte 32-vjeçari. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • TRAGJIKE – Pas 16 vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe 14- vjeçari i përfshirë në aksident në Shkodër…

    TRAGJIKE – Pas 16 vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe 14- vjeçari i përfshirë në aksident në Shkodër…

    Ndërron jetë edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës. Së bashku me shokun e tij, 16 vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humben kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.
    Për pasoje ndërroi jetë në vend 16 vjeçari ndërsa 14 vjeçari ishte në gjendje të rënde në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte. Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

    Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

    Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini. Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur u shkëput dhe i ra në kokë. Si pasojë iu thye qafa.
    Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
    Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, hidhet nga kati i 6-të

    Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, hidhet nga kati i 6-të

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës, ku një burrë rreth 65 vjeç ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
    Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Bëhet me dije se dyshohet se burri ka kryer aktin tragjik për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
    Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe ekipi i morgut për të transportuar trupin e pajetë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

     

  • Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

    Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

    Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i 6 i një pallati në lagjen Pavarësia.

    Si pasojë ka gjetur vdekjen në vend, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
    Mësohet se është hedhur për shkak të gjendjes së depresionin pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ka ardhur ambulanca e morgut të qytetit për ta transportuar trupin

    Top Channel