Tag: tragjike

  • Tragjike në Belgjikë! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes policore, përplaset nga makina e uniformave blu

    Tragjike në Belgjikë! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes policore, përplaset nga makina e uniformave blu

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Bruksel, ku një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident me një automjet policie.

    Mediat belge raportojnë se fëmija po udhëtonte me një skuter elektrik kur ndodhi ngjarja.
    Sipas Zyrës së Prokurorisë së Brukselit, aksidenti ndodhi rreth orës 17:50 në komunën Ganshoren. Autoritetet konfirmuan se një automjet i policisë ishte i përfshirë në incident, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e sakta të ngjarjes.
    “Një automjet policie u përfshi në aksident. Viktima është një fëmijë i lindur në vitin 2013, i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
    Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e aksidentit dhe i dhanë ndihmën e parë fëmijës, i cili më pas u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ndjekja policore dhe veprimet e oficerëve kanë qenë të justifikuara.

    Top Channel

  • Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

    Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

    Arrestohet operatori turistik pas ngjarjes tragjike me jet ski në plazhin e Durrësit, viktima u lejua të drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

    Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.
    Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor
    Nga verifikimet e policisë rezulton se viktima nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin është konstatuar në shkelje të rregullores.Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.
    Në rast se pushuesi nuk e zotëron këtë leje, drejtimi i mjetit duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit. Ngjarja tragjike e së dielës kthen në vëmendje sërish sigurinë në plazhe edhe këte sezon turistik.

    Top Channel

  • Tragjike në Durrës, motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

    Tragjike në Durrës, motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

    Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre kishte humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
    Sipas informacioneve paraprake, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.
    Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.
    Policia Kufitare dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e viktimës dhe të personit të plagosur. Më shumë detaje priten pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve të mëtejshme.

  • Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

    Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

    Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.
    Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën.

    Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.
    Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit.

  • Tragjike në Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në punë

    Tragjike në Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në punë

    Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë.
    Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.
    Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.
    Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.
    Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
    Gjoci la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës.

  • Tragjike në SHBA! Dy të vdekur dhe tetë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Filadelfia

    Tragjike në SHBA! Dy të vdekur dhe tetë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Filadelfia

    Një ngjarje tragjike ndodhi vonë mbrëmjen e së hënës në Fairmount Park të Filadelfias, ku një incident me armë zjarri la dy persona të vdekur dhe të paktën tetë të tjerë të plagosur.

    Sipas autoriteteve, të shtënat ndodhën rreth orës 22:30 (sipas kohës lokale), në afërsi të kryqëzimit midis Lemon Hill Drive dhe Poplar Drive. Policia raportoi se incidenti shpërtheu pas një gare makinash që po zhvillohej në zonë.
    Mes të plagosurve ndodhen edhe të paktën dy të mitur, ndërsa një person tjetër është goditur nga një makinë teksa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes në mes të kaosit. Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
    Mediat lokale theksojnë se parku ishte i mbushur gjatë gjithë ditës me familje që festonin Ditën e Përkujtimit, duke organizuar barbeque dhe aktivitete të tjera festive.
    Moshat dhe identiteti i viktimave nuk janë bërë ende të ditura. Deri më tani nuk është konfirmuar nëse është kryer ndonjë arrestim në lidhje me të shtënat.
    Një prani e madhe e forcave të rendit u vu menjëherë në lëvizje, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

    Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës.

    Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos).
    Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës.
    Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi humbën kontaktet me ta.
    Një postim prekës i Giorgia Rota në rrjetet sociale, i bërë disa ditë para tragjedisë, shfaq një foto të dyshes gjatë një ngjitjeje të mëparshme, shoqëruar me fjalët: “Alessandro, partner super për një ngjitje super.”
    Ngjarja ka tronditur komunitetin alpin dhe miqtë e viktimave, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rreziqet që sjellin sportet ekstreme në kushte të vështira malore.

    Top Channel

  • Tragjike në Greqi, 41-vjeçari shqiptar gjendet i vetëvarur pranë banesës së tij

    Tragjike në Greqi, 41-vjeçari shqiptar gjendet i vetëvarur pranë banesës së tij

    Një burrë me kombësi shqiptare, i identifikuar si M.G, 41 vjeç, është gjetur i vetëvarur në Greqi.

    41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.
    Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.

    Top Channel

  • Tragjike/ Humb jetën 48-vjeçari, shembet masivi i gurëve brenda galerisë

    Tragjike/ Humb jetën 48-vjeçari, shembet masivi i gurëve brenda galerisë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bulqizë. Rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh.
    Si pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën një 48 vjeçar banues në Krastë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.