Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.
Sipas informacioneve paraprake, i riu Klajdi Elezi, me banim në Skuraj, ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për kërkimin e trupit.
Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Tag: tragjike
-

Tragjike! Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat (Emri)
-

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali.
Mediat e huaja shkruajnë se një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.Lexo edhe :Related Posts
Sipas raportimeve të para, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë shqiptare. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.
Sipas dëshmitarëve, autori i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë.
/vizionplus.tv -

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-burri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali.
Mediat e huaja shkruajnë se një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.
Sipas raportimeve të para, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë shqiptare. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.
Sipas dëshmitarëve, autori i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë. -

Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç
Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës.
Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.
Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës Provost.
Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.
“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së.
Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.
“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.
“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai.
Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik.
Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not.
Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.
“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla,” tha banori Mike Mymryk.
Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani,” tha Carol.
Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.
Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:📍 2836 Rue Allard, Montréal, QC.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:📍 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.
Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.Top Channel
-

Video e masakrës në shkollën e Grazit/ Rritet bilanci i viktimave, ja emri i shqiptares në mesin e të vrarëve
Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi me armë në Graz, pasi një nga të plagosurit ndërroi jetë në spital raporton agjencia austriake APA dhe televizioni ORF.
Edhe agjencia AFP citon një zyrtar spitali të ketë thënë: “Një grua ka ndërruar jetë nga plagët e marra në spital.”
Më herët, autoritetet kishin bërë me dije se mes viktimave ishin gjashtë gra dhe tre burra.
Policia beson se autori i dyshuar, një 21-vjeçar ish-student, është vetëvrarë në tualetin e shkollës.
Ndërkohë një vajzë shqiptare nga Vitia e Kosovës, Lea Bajrami është në mesin e të vrarëve.
“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri”, shkroi në Facebook, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
Në rrjete sociale qarkullojnë videot e masakrës në Graz. Në video është momentin kur dëgjohen të shtëna armësh brenda një klase. Në video shihen nxënës të frikësuar. Pamje të tjera tregojnë oficerë policie të armatosur brenda shkollës, ndërsa nxënësit vrapojnë drejt daljes. Shikoni videon
Postimi i kryetarit të komunes
E nderuara familje Bajrami
Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri.Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër nePoashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time,kryetares së Grazit Elke KahrNë emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë.Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje
-

Tragjike në Francë! Kërkoi t’i kontrollonte çantën, nxënësi 15-vjeçar vret me thikë sanitaren e shkollës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
Siç raportojnë mediat, ngjarja e ndodhur në Nogent, gjatë kontrollit të çantës së tij, 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31-vjeçare, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, ai plagosi lehtë në dorë dhe një oficer policie gjatë momentit të arrestimit.
Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, e quajti atë që ndodhi në Nogent një “tragjedi të tmerrshme” dhe njoftoi se do të shkonte në vendngjarje.
Për këtë reagoi dhe kreu i shtetit, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.Top Channel
-

Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë i ka marrë jetën një vajze 9-vjeçare dhe babait të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, rreth orës 06:00, kur policia u njoftua për flakët që përfshinë shtëpinë.
Dy vajzat e vogla të familjes, 9 dhe 11 vjeç, u dërguan menjëherë në spital. Fatkeqësisht, më e vogla nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë ditës. Ndërkohë, vajza tjetër 11-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.
Edhe babai i tyre mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk arriti të mbijetojë.
Policia e West Yorkshire ka konfirmuar se nuk ka prova që të tregojnë për ndonjë rrethanë të dyshimtë në lidhje me zjarrin. Inspektori detektiv Paul Greatorex deklaroi: “Ne po punojmë ngushtë me kolegët tanë në shërbimin e zjarrfikësve për të hetuar këtë incident tmerrësisht të trishtueshëm që ka rezultuar në humbjen e jetës së një babai dhe të bijës.”
Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara dhe janë në kontakt me familjarët e viktimave, si brenda Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme në këtë moment të vështirë.
“Ndërsa hetimet tona vazhdojnë, nuk besojmë se ka ndonjë element të dyshimtë rreth shkakut të zjarrit. Do të përgatisim një dosje për mjekun ligjor në kohën e duhur,” shtoi inspektori Greatorex.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbeten në vendngjarje për të siguruar çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-

Tragjike në “Qytet Studenti”, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit. -

Tragjike, 20-vjeçari i jep fund jetës
Tragjike është ngjarja në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, aty ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës . I riu dyshohet se është gjetur i varur në një zonë kodrinore të fshatit. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë e cila ka konfirmuar lajmin ndërsa priten detaje të tjera në vijim. ”Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”,-informon Policia.
-

‘Dua të bëhem e famshme’/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida ‘Dusting’ në rrjet
Një ngjarje tragjike ka tronditur Arizonën e Shteteve të Bashkuara, ku një vajzë 19-vjeçare, Rena O’Rourke, ka humbur jetën si pasojë e pjesëmarrjes në një sfidë të rrezikshme që po qarkullon në internet, e njohur si “dusting”.
Kjo sfidë virale i nxit të rinjtë të regjistrojnë veten teksa thithin gaz nga spërkatës për pastrimin e tastierave kompjuterike, me qëllimin për të përjetuar një ndjesi të përkohshme euforie. Por efektet janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin dhe jetën.
Pas thithjes së gazit, Rena pësoi arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi për një javë në njësinë e kujdesit intensiv. Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo ishte në gjendje të pakthyeshme – kishte pësuar vdekje të trurit. Si shkak i vdekjes u konstatua sindroma e vdekjes së papritur nga thithja e kimikateve.
Babai i saj, Aaron O’Rourke, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës së tij, duke kujtuar fjalët e saj të përsëritura:
“Gjithmonë thoshte: ‘Do të bëhem e famshme, babi. Do të bëhem e famshme’. Dhe fatkeqësisht, kjo ndodhi në mënyrën më tragjike të mundshme.”
Një mjek në një spital të Arizonës shpjegoi për New York Post se gjatë sfidës “dusting”, përdoruesi përjeton një ndjesi si dehje, por gazrat kimikë zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe në trup, duke shkaktuar dëme të menjëhershme dhe fatale në shumë raste.
Problemi thelbësor? Ky lloj gazi mund të blihet lirisht, pa ndonjë identifikim apo kufizim moshe.
Prindërit e Renës i bënë një thirrje publike të gjithë familjeve:
“Mos i besoni aq shumë. Kontrolloni dhomat e tyre. Mund të duket e frikshme, por ndonjëherë, kjo mund t’ua shpëtojë jetën.”