Tag: tragjike

  • ‘Një ditë tragjike’/ Aksidenti që la pas 15 të vdekur, qeveria portugeze shpall ditë zie kombëtare

    ‘Një ditë tragjike’/ Aksidenti që la pas 15 të vdekur, qeveria portugeze shpall ditë zie kombëtare

    Qeveria portugeze ka shpallur ditën e enjte si ditë zie kombëtare, në nderim të 15 viktimave që humbën jetën të mërkurën.

    Tragjedia ndodhi në Lisbonë, ku një tramavaji elektrik doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë gjatë orarit të pasdites.
    Në mesin e 18 të plagosurve, ndodhen edhe pesë persona në gjendje kritike për jetën dhe një fëmijë i mitur.
    Kryeministri Luís Montenegro anuloi të gjitha aktivitetet publike dhe institucionale, duke konfirmuar pjesëmarrjen vetëm virtuale në një samit ndërkombëtar në Paris. Ndërkohë, Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa anuloi një event të planifikuar në Pallatin Belem.
    “Është një ditë tragjike për qytetin tonë. Lisbona është në zi”, deklaroi me emocione kryetari i Bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas, i cili shpalli tre ditë zie bashkiake.
    Funikulari (tramavaji) Ascensor da Glória, një nga simbolet turistike të Lisbonës që funksionon që nga viti 1885, doli nga shinat dhe humbi kontrollin duke u përplasur me një ndërtesë banimi. Kompania Carris tha se të gjitha kontrollet teknike ishin kryer sipas rregullores, ndërsa hetimet janë ende në fazë të parë.
    Autoritetet ndërprenë përkohësisht edhe linjat e tjera të transportit urban për inspektime të jashtëzakonshme sigurie.
    Tragjedia ka lënë pas jo vetëm humbje njerëzore, por edhe një traumë kolektive për banorët e Lisbonës. Banorët vendosën lule dhe qirinj pranë vendngjarjes, ndërsa flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtize.

    Top Channel

  • Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës.

    Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.
    “Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.
    Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat.
    Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes.
    Linja, e hapur në vitin 1885, lidh qendrën e Lisbonës pranë sheshit Restauradores me Bairro Alton.
    Ajo është një nga tre linjat që operohet nga kompania publike e transportit urban, Carris, dhe përdoret si nga turistët, ashtu edhe nga banorët vendas.
    Portugalia, dhe në veçanti Lisbona, kanë përjetuar një bum turistik gjatë dekadës së fundit, me vizitorë që mbushin qendrën e popullarizuar të qytetit gjatë muajve të verës./Rel

    Top Channel

  • Tragjike/ Humb jetën në Spitalin e Traumës i riu që luftoi 10 ditë në koma pas aksidentit

    Tragjike/ Humb jetën në Spitalin e Traumës i riu që luftoi 10 ditë në koma pas aksidentit

    Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35 vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier.

    Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun.
     

  • Tragjike/ Aksident fatal në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova (FOTO)

    Tragjike/ Aksident fatal në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova (FOTO)

    Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg ka rezultuar fatal për pesë persona, mes tyre tre shtetas nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.
    Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, sipas asaj që kanë bërë me dije familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre ka konfirmuar lajmin, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të të rinjve.
    “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” ka shkruar ai.
    Ndërkohë, autoritetet luksemburgase ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e aksidentit. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

  • Vdes tragjikisht 45-vjeçarja ditën e ditëlindjes së saj në Rusi, rrëzohet nga 88 metra para syve të djalit

    Vdes tragjikisht 45-vjeçarja ditën e ditëlindjes së saj në Rusi, rrëzohet nga 88 metra para syve të djalit

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavlovsk, afër Shën Petersburgut në Rusi, ku një grua 45-vjeçare, Elizaveta “Liza” Guskina, humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e ditëlindjes së saj. Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 88 metrash ndërsa përpiqej të bënte një selfie, pak sekonda pasi kishte përfunduar me sukses një hedhje bungee jumping për të festuar.

    Sipas raportimeve nga media ruse, ngjarja ndodhi përpara syve të djalit të saj, Nikita. Guskina, një adhurues e sporteve ekstreme, ishte ngjitur sërish në kullën e braktisur prej nga ishte hedhur më parë, por këtë herë pa pajisje sigurie. Ajo mësohet se rrëshqiti dhe ra në humnerë.
    Pamjet e hedhjes së saj të fundit ishin postuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet duke thënë “shkojmë” pak çaste para se të hidhej në ajër.

    Kompania që menaxhon objektin e hedhjeve me litar, 23block, konfirmoi vdekjen dhe shprehu ngushëllimet:“Me dhimbje të thellë njoftojmë se, në rrethana tragjike, Liza një sportiste me përvojë dhe nënë e dy fëmijëve – ka ndërruar jetë. E gjithë ekipi ynë është i tronditur. Humbja e saj është një tragjedi e madhe për të gjithë ne.”

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse organizatorët kishin respektuar ligjin dhe masat e sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit.
    /vizionplus.tv

  • Të shtëna gjatë dasmës në Turqi, vritet dhëndri 23-vjeçar

    Të shtëna gjatë dasmës në Turqi, vritet dhëndri 23-vjeçar

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun. Dhëndri 23-vjeçar, i identifikuar si Ali K., u plagos ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të ceremonisë martesore.
    Më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.
    Dyshohet se të shtënat u kryen nga një e afërme e nuses.
    Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan e dyshuar, ndërkohë që në oborrin e saj janë gjetur dy armë zjarri pa leje. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.
    Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike.
    Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në tragjedi familjare.

  • Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

    Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit në Turqi, ku një 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pasi një i ftuar hapi zjarr për të festuar.

    Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, dhëndri ndërroi jetë këtë mëngjes, një ditë pas ceremonisë martesore. Për të shtënat fatale dyshohet motra e nuses, kunata e tij e cila është arrestuar nga autoritetet.
    Ngjarjet e ngjashme nuk janë të rralla në Turqi, ku tradita e përdorimit të armëve gjatë festimeve ka sjellë shpesh pasoja tragjike. Sipas të dhënave nga një organizatë lokale, në vend qarkullojnë rreth 40 milionë armë zjarri, shumica e tyre të paligjshme.

    Vetëm një javë më parë, në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit, një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave gjatë festimeve. Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme.
    /vizionplus.tv

  • Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës

    Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
    Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj, është vetëdjegur me lëndë djegëse 78-vjeçarja me inicialet H.A.
    Sipas burimeve paraprake, e moshuara dyshohet se vuante nga depresioni.
    Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.
     

  • Tragjike në Itali! Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

    Tragjike në Itali! Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

    Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve.

    Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, shkruajnë mediat italiane.

    Prokurorja Paola Calleri do të hapë një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Ky incident ndodh pas rastit të një 57-vjeçari nga Olbia, i cili gjithashtu kishte vdekur pas përdorimit të tazerit nga policia.