Tag: tragjike

  • Tragjike, vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

    Tragjike, vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bllagajë të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti fatal, vëllai i reperit të njohur Gjesti (fitues i BBVA4), ka humbur jetën. Viktima është Eldion Kelmendi. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh.
    Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër me inicialet K.B është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti.

    “Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi. ”Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të”.

  • Tragjike/ Po kthehej nga shkolla, përplaset për vdekje fëmija 11-vjeçar

    Tragjike/ Po kthehej nga shkolla, përplaset për vdekje fëmija 11-vjeçar

    Një 11-vjeçar nga Greqia ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një automjet ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla.
    Ngjarja ndodhi në një nga rrugët qendrore të qytetit të Igumenicës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve në zonat pranë institucioneve arsimore.
    Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari u përpoq të kalonte rrugën, por u godit nga një automjet që po kalonte në atë moment. Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi plagë të rënda te fëmija.Menjëherë pas aksidentit, ai u dërgua në Urgjencën e Igumenicës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes të rënduar, ai u transferua në Spitalin e Filiates, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj plagëve të marra.
    Autoritet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

  • Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter

    Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter

    Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor.
    Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore.
    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

  • Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth/ Trupi transportohet me helikopter

    Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth/ Trupi transportohet me helikopter

    Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor. 
    Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore. 
    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. 

  • E RËNDË – Ekzekutohet në Kanada shkodrani 43- vjeçar, lë pas dy fëmijë, autorët nuk janë identifikuar

    E RËNDË – Ekzekutohet në Kanada shkodrani 43- vjeçar, lë pas dy fëmijë, autorët nuk janë identifikuar

    Një ngjarje tragjike ndodhi natën vonë gjatë fundjavës në zonën e North York në Toronto, ku një shtetas shqiptar humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.
    Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose, duke shtuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
    Ky është rasti i 31-të i vrasjes për vitin 2025 në qytetin e Torontos, duke reflektuar një rritje të dhunës me armë në disa zona të qytetit. Harusha u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti. Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja me një SUV me ngjyrë të çelët, dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Babai vrau nënën, flet vajza e çiftit shqiptar: Mami kishte lidhje intime, fajin e kishin të dy

    Babai vrau nënën, flet vajza e çiftit shqiptar: Mami kishte lidhje intime, fajin e kishin të dy

    Për herë të parë pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ka folur Anastasia, vajza 18-vjeçare e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci. Në një intervistë për televizionin grek MEGA, e reja ka rrëfyer mes lotësh dhimbjen dhe tronditjen që po përjeton, ndërsa thekson se për të, fajtorë janë të dy prindërit.
    “Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen,” – tha ajo.

    Anastasia tregoi se pak ditë para vrasjes së nënës, familja kishte qenë me pushime dhe gjithçka dukej normale. Por grindjet mes prindërve kishin nisur para nisjes, kur i ati kishte zbuluar mesazhe në telefonin e bashkëshortes së tij.
    “U kisha thënë atyre: ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë. Kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi papritur. Para pushimeve ata u grindën, filloi me një mesazh. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë.”
    E reja theksoi se në familjen e saj nuk kishte pasur dhunë më parë dhe përshkroi të atin si njeri shumë xheloz, por jo të dhunshëm.
    “Babi nuk na ka goditur kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhet, sepse ishte e lumtur. Duhej të kishin folur, të ndaheshin më mirë. Çfarë të them? Nuk e di.”
    Anastasia tregoi gjithashtu momentin kur mori vesh për vrasjen nga vëllai i saj dhe bisedën e fundit me të atin, i cili ndodhej në arrati pas ngjarjes.
    “Vëllai im më telefonoi dhe më tha: ‘Eja shpejt, kjo ndodhi’. Shkova dhe pashë gjithçka. Ai më tha: ‘Babi vrau mamin’. Unë ende i kam ato zëra në celularin tim. Gjatë arratisë, babai më tha: ‘Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë.’”
    E pyetur nëse do ta vizitonte babain në burg, Anastasia nuk dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se çdo ditë përjeton dhimbje dhe mungesë për të dy prindërit.
    “Nuk e di nëse dua ta shoh. Dua shumë, por do të doja që edhe nëna ime të ishte atje. Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Jam keq, por po përpiqem të bëhem më mirë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë.”
    Ngjarja tragjike që solli vdekjen e Marjola Nakolecit dhe burgosjen e bashkëshortit të saj Pandeli Nakoleci, ka lënë pas katër fëmijë të mitur dhe një plagë të thellë në opinionin publik shqiptar dhe grek. Anastasia, sot 18 vjeç, është përballë një realiteti të dhimbshëm, por guxon të flasë për të vërtetën e saj një e vërtetë ku dashuria, tradhtia, dhimbja dhe pendesa janë ndërlidhur në mënyrën më tragjike të mundshme.

  • Tragjike, mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

    Tragjike, mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

    Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.
    Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u fundos, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa tre të tjerë janë ende të zhdukur pas një aksidenti tjetër në Neufchatel-Hardelot, ku një anije me 115 pasagjerë u përfshi në një ngjarje të ngjashme.
    Gjithashtu, një grua vdiq pas një përpjekjeje shpëtimi në anën britanike të kanalit, pasi u transportua me helikopter në Dover, por nuk mundi të shpëtohej.

    Autoritetet franceze konfirmuan se dy nga viktimat ishin nga Vietnami dhe një nga Egjipti. Prefekti i Pas-de-Kalais, Laurent Touvet, e cilësoi natën si “të vështirë dhe tragjike” dhe shtoi se “rrjetet e trafikantëve mbajnë përgjegjësinë për këto tragjedi”.
    Këto tragjedi kanë nxitur kritika ndaj politikave të azilit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Organizatat joqeveritare fajësojnë rritjen e patrullimeve dhe kufizimin e rrugëve të sigurta ligjore për rritjen e numrit të viktimave. Enver Solomon, drejtor i Këshillit të Refugjatëve, theksoi se “njerëzit rrezikojnë kalimin e kanalit vetëm kur ajo nga e cila po ikin është më e frikshme se rreziqet përpara”.
    Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Jemi të vetëdijshëm për raportet e një incidenti në kanalin në ujërat territoriale franceze. Autoritetet franceze po udhëheqin hetimin. Nuk do të komentojmë më tej në këtë faze”.
    Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, 85 persona humbën jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin në vitin 2024, dhe nga fillimi i vitit 2025 deri më 15 gusht, janë regjistruar 24 vdekje të tjera.

  • Tragjike në Lezhë/ 16-vjeçarja ra në kontakt me kabllot elektrike në rrugë, ndërron jetë

    Tragjike në Lezhë/ 16-vjeçarja ra në kontakt me kabllot elektrike në rrugë, ndërron jetë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.
    Sipas burimeve paraprake, adoleshentja ishte duke u kthyer në këmbë drejt banesës së saj kur preku aksidentalisht kabllot e pambrojtura, duke pësuar një goditje fatale me rrymë elektrike. Ajo humbi jetën në vend.
    Policia dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po verifikohen përgjegjësitë e mundshme për mungesën e sigurisë në rrjetin elektrik në zonë.

  • “Pasojat e qeverisë”/ Atentati me dy të vrarë në Shkodër, Ervin Salianji: Drejtësia e kapur, nuk mbron…

    “Pasojat e qeverisë”/ Atentati me dy të vrarë në Shkodër, Ervin Salianji: Drejtësia e kapur, nuk mbron…

    Ervin Salianji, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në një atentat të armatosur që ka tronditur opinionin publik.
    Salianji shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai e konsideroi këtë ngjarje jo si një rast të izoluar, por si simptomë të një sistemi të dështuar të drejtësisë dhe të një qeverisje që prodhon padrejtësi.
    “Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë, është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin,” shkruan Salianji.
    Ish deputeti demokrat theksoi se autori i dyshuar i atentatit kishte precedentë penalë të rëndë dhe megjithatë ishte në liri, çka sipas tij tregon për dështimin e drejtësisë dhe ndërhyrjen politike në sistemin gjyqësor.
    Reagimi i Ervin Salianjit:
    Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe shpresoj shërim të shpejtë për të plagosurit.
    Kjo tragjedi nuk është vetëm një rast i izoluar dhune, por pasojë e një qeverie që përdor gjithçka për të siguruar vota për pushtet, duke prodhuar një sistem drejtësie që prodhon padrejtësi. Krimineli i sotëm është denoncuar për kërcënim vrasje nga bashkëshortja, i kanë kapur 1.3 kg drogë, jelekë antiplumb, maska silikoni, foto me armë në rrjete dhe ka bërë thuajse një vit burg për tu liruar më pas nga gjykatat, ndërsa qytetarët mbeten të pambrojtur, mijëra qytetarë popullojnë burgjet sot për disa gramë kanabis, mijëra të tjerë janë rrasur në burg se kanë suvatuar apo ndërtuar avlli apo stalla pa leje, e qindra të tjerë nuk dinë as pse dënohen vetëm se nuk kanë fuqi politike. E kam provuar vetë se si në të njëjtën kohë që kriminelë të rrezikshëm lirohen u dënova se denoncova këtë kategori të lidhur me qeverinë!
    Kjo është fytyra e një qeverisje me drejtësi të kapur, që nuk mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë, që të garantojë siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë.

  • Tragjike në Tiranë/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, humb jetën 40-vjeçarja

    Tragjike në Tiranë/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, humb jetën 40-vjeçarja

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
    Shtetasja A. S., 40 vjeçe, ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend. Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.
    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.
    “Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.