Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një seance dëgjimore në Komisioinin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen në Kryesinë e Kuvendit bëri një pasqyrim të situatës së sigurisë në vend.
Ajo komentoi edhe rastin e 28 tetorit, ku në pak orë brenda një dite ndodhën tre vrasje në vend.
Koçiu u shpreh se ngjarjet janë shumë tragjike, por nuk implikohet puna e policisë. Sipas saj, këto ngjarje janë të pashmangshme nga puna që bën policia çdo ditë.
“Do ndalem pak te historia e vrasjeve të ndodhura në një ditë, tre vrasje në ditë. Për hir të vërtetës janë tre krime, tre histori tragjike që nuk janë vrasje mafioze, për fat të keq janë ngjarje të pashmangshme nga puna që bën përditë policia e Shtetit. Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë babain me thikën e bukës, apo në një vend të botës ku polici rri në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picierin të godasë me thikë kuzhinierin. Janë ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e Policisë së Shtetit. Autorët janë kapur menjëherë pasi ngjarjet kanë ndodhur”, tha ajo.
Kujtojmë se më 28 tetor ndodhën tre vrasje në Durrës, Tiranë dhe Berat, ngjarje që tronditën opinionin publik.
Tag: tragjike
-

Tre vrasjet në një ditë, Koçiu: Histori tragjike, por nuk implikohet puna e policisë
-

Tragjike/ Ishte duke vjelë ullinj, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte.
Sipas njoftimeve, viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur ka rënë nga një pemë.
Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët pas kontrollit të vendit të aksidentit konfirmuan se ngjarja ka qenë aksidentale. -

Tragjike në Pogradec, 39-vjeçari gjendet i vdekur në banesë nga familjarët
Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, familjarët kanë gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasin T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

“Situatë tragjike te Onkologjiku”/ PL, thekson papërgjegjshmërinë e qeverisë: Paratë shkojnë për koncesione, ulin…
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka cilësuar të papërgjegjshëm vendimin e qeverisë për uljen e buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Ajo theksoi se vendi ka nevojë jetime për investime në arsim dhe për kujdes shëndetësor.
Reagimi i plotë:
I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor. Vetëm për arsimin, qeveria ka shkurtuar 851 milionë lekë krahasuar me qershorin dhe 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025. Para të cilat u hiqen mësuesve, nxënësve e studentëve dhe ne vend qe te investohen ne permiresimin e kushteve, shkojne per koncesione për klientët e saj.E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi.
Ne një kohë ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim, buxheti i Ministrisë është reduktuar me 336 milionë lekë, duke zbritur me 0.5% nga plani fillestar.
E njejta goditje e rende bie dhe mbi bujqësinë. Qeveria i ka hequr 852 milionë lekë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa fondet IPARD të BE-së vazhdojne të mbeten të bllokuara.
Kjo nuk është thjesht paaftësi qeverisëse, por braktisje e qytetarëve dhe abuzim me paratë publike. Asnjë vend nuk ecën përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë. -

“Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi”/ Reagon Gjekmarkaj: Dështim total i qeverisë
Në një postim në Facebook, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, reagoi ndaj ngjarjeve tragjike që shokuan vendin sot, duke akuzuar qeverinë për dështim total në mbrojtjen e sigurisë publike.
Ai theksoi se pesë vdekje në Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër nuk janë rastësi, por pasojë e mungesës së kontrollit, të zbatimit të ligjit dhe të injorimit të jetës së qytetarëve nga institucionet shtetërore.
Postimi i plotë:
Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit tregojnë më qartë se kurrë krizën e thellë të sigurisë publike në Shqipëri.Në Vlorë, një kamarier i ri humbi jetën pasi u përplas nga një automjet që ecte me shpejtësi. Në Tiranë, një kuzhinier u vra nga picieri. Në Durrës, një baba nga i biri. Në Berat, një turist i huaj nga qiraxhiu i kuajve. Në Shkodër, një punonjës shteti u bë “viktimë” e tritolit.
Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi, janë pasojë direkte e mungesës së shtetit, e mungesës së kontrollit, e mungesës së rendit dhe e dështimit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike.
Në vend që të garantojë jetën e qytetarëve, qeveria ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë shkatërrimit të rendit, arrogancës në rrugë, lirimit të elementëve të rrezikshëm dhe mungesës totale të zbatimit të ligjit.
Kur drejtësia hesht, kur policia shndërrohet në aparat propagande, kur jeta e qytetarit humbet çdo vlerë, atëherë shteti ka dështuar në misionin e tij themelor.
Shqipëria nuk mund të prezantohet si “një nga vendet më të sigurta në Europë” ndërkohë që qytetarët e saj vriten në rrugë, në punë e në shtëpi.Siguria publike nuk është luks, është detyrim kushtetues i shtetit. Është koha që qeveria të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin. -

Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga ‘Porsche’, familjarët presin prej orësh në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.
Një automjet tip “Porcshe” ka shytpur 17-vjeçarin Leandro Shametaj teksa ishte duke kaluar në rrugë.
Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur
Familjarët janë në spital dhe kërkojnë të tërheqin kufomën por deri tani nuk marrin asnjë përgjigje dhe i kanë lënë në pritje.
Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.
Situata është shqetësuese, pasi vonesa po zgjat ndjeshëm dhe po shkakton tension mes familjarëve.
-

Tragjike në Laç, gjendet i vetëvarur në banesë 41-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.
Rreth orës 06:40, familjarët kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasin B.Z., 41 vjeç.
Sipas informacionit paraprak nga policia, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 41-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së tij.Top Channel
-

Tragjike/ Mësuesja rrëzohet papritur në sallë para kolegëve, dyshimet e para
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Lamia, kur një mësuese 60-vjeçare është rrëzuar përtokë, teksa ndodhej në sallën e mësuesve, gjatë pushimit të mësimit dhe para kolegëve të saj.
Sipas raportit të LamiaNow.gr, 60-vjeçarja është rrëzuar papritur, me shenja që tregojnë një arrest kardiak.
Kolegu i saj, pavarësisht tronditjes, u përpoq ta ndihmonte ndërsa një ambulancë u thirr për ta transportuar në spital.
Sipas informacioneve fillestare, 60-vjeçarja ishte pa ndjenja. Ajo vdiq disa minuta më vonë gjatë transferimit të saj në Spitalin Lamia.
Ndërkohë, shkaqet e sakta të vdekjes së saj të papritur do të zbulohen nga autopsia që do të kryhet nga Shërbimi Mjekësor Ligjor i Greqisë Qendrore. -

“Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve?”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Rezultate vërtet tragjike
Gazetarja Etleva Delia ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë intervistës televizive, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore duke thënë se kanë shtuar tension tek qytetarët.
Ajo shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.
“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha Delia.
Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.
“Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai. -

Tragjike në Itali/ Nuk arriti dot autobusin ku ndodhej vëllai i saj binjak, 17-vjeçarja përplaset për vdekje rrugës për shkollë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Precenicco, në provincën e Udines, ku një vajzë 17-vjeçare, Alice Morsanutto, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po shkonte drejt stacionit të autobusit për të shkuar në shkollë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30, vetëm 200 metra larg banesës së saj, në momentin kur ajo po kalonte rrugën pranë vijave të bardha. Për arsye ende të paqarta, adoleshentja u godit nga një makinë që drejtohej nga një i ri, i cili ndaloi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe lajmëroi shërbimet e emergjencës.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulanca, helikopteri i emergjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa përpjekjet për ta reanimuar vajzën rezultuan fatkeqësisht të pasuksesshme. I ati i saj, i alarmuar nga sirenat, zbriti menjëherë në rrugë, por gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutash.
Një detaj prekës në këtë tragjedi është fakti se vëllai binjak i Alices kishte marrë autobusin vetëm pak çaste më parë dhe ndodhej tashmë në rrugën për në shkollë, i paditur për tragjedinë që sapo kishte ndodhur.
Alice Morsanutto ishte nxënëse në liceun artistik Sello në Udine dhe njihej si një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ndaj studimeve.
Autoritetet lokale, përfshirë karabinierët, po hetojnë për të zbardhur me saktësi rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.