Tag: tragjike

  • Tragjike, nëna mbyt me litar të bijën dhe i jep fund jetës

    Tragjike, nëna mbyt me litar të bijën dhe i jep fund jetës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Corleonen, në zonën metropolitane të Palermos, ku një grua 78-vjeçare vrau vajzën e saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e mbytur me litar, e më pas kreu vetëvrasje.

    Tragjedia ndodhi në qendrën historike të qytetit. Sipas hetimeve të karabinierëve, gruaja kishte mbetur e vetme duke u kujdesur për vajzën që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ish-infermier në spitalin Bianchi, tetë muaj më parë. Ngjarja u zbulua nga një fqinj që dha alarmin.
    Kryebashkiaku i Corleones, Walter Rà, u shpreh se komuniteti është i tronditur dhe se familja njihej për mirësinë e saj.

    Top Channel

  • Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë/ Familja e 15-vjeçarit, mbyll dyert e shtëpisë në Durrës

    Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë/ Familja e 15-vjeçarit, mbyll dyert e shtëpisë në Durrës

    Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunitetin. Në banesë ndodhet vetëm pronarja e katit të parë, e cila ua kishte dhënë hapësirën me qira familjes tre vite më parë.
    Ngjarja tragjike u shënua më 25 nëntor, kur 14-vjeçari Erion Boba u godit disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar. Pas nëntë ditësh luftë për jetën në spital, adoleshenti ndërroi jetë. Asnjë nga anëtarët e familjes nuk është kthyer më në banesën e tyre në Durrës, ndërsa edhe shtëpia e gjyshërve nga ana e nënës është bosh; të afërmit ndodhen ende në Tiranë.
    Sipas informacioneve, trupi i Erionit pritet të prehet në Bulqizë, qyteti nga i cili familja ishte shpërngulur për t’u vendosur në Durrës, me shpresën për arsimim dhe kushte më të mira për fëmijët.
    Ekspertët dhe autoritetet paralajmërojnë se rastet e përsëritura të dhunës mes të miturve, të nxitura shpesh nga konflikte të çastit dhe gjuha e urrejtjes, janë një sinjal alarmi që kërkon reagim të koordinuar nga shteti, shkolla, familja dhe shoqëria. Sipas tyre, është jetike të forcohen programet edukative dhe mekanizmat e zgjidhjes paqësore të konflikteve, për të parandaluar situata të tilla tragjike.

  • Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.

    Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
    “Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
    “Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • Tragjike në Tiranë, 34-vjeçari i jep fund jetës me mjet prerës brenda në banesë

    Tragjike në Tiranë, 34-vjeçari i jep fund jetës me mjet prerës brenda në banesë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici” nën Tiranë, ku një 34-vjeçar, shtetasi I. S., është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

    Sipas policisë, dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
    Forcat e rendit po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e motivit të kësaj veprimi tragjik.

    Top Channel

  • Ylli latin vritet në një sulm me armë në Los Angeles

    Ylli latin vritet në një sulm me armë në Los Angeles

    Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, është qëlluar për vdekje në Los Angeles. Dy persona të tjerë që ndodheshin me të kanë mbetur rëndë të plagosur.
    Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës. Të shtëna të shumta u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë e lagjes, ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar.
    Dëshmitarët kanë deklaruar se panë dy meshkuj të dyshuar që iu afruan automjetit në këmbë dhe hapën zjarr nga afër drejt pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të jetë e lidhur me aktivitetet e bandave kriminale në zonë, megjithëse hetimet janë ende në fazat e para.
    DELAROSA u transportua me urgjencë në spital nga një person privat, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Dy personat e tjerë të plagosur mbeten në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
    LAPD po vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e sulmit, ndërsa familjarët, fansat dhe komuniteti artistik kanë shpërthyer në reagime të dhimbshme në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren që humbi jetën në mënyrë tragjike.

  • Tragjike në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Tragjike në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës.
    Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.
    Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.
    Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.
    Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.
    “Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane.

  • Tragjike në Vlorë/ 36-vjeçari i jep fund jetës duke… (Emri)

    Tragjike në Vlorë/ 36-vjeçari i jep fund jetës duke… (Emri)

    Një 36-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Sherishtë të Vlorës, duke konsumuar medikamente bujqësore, njofton policia.
    “Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
    Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Sarandë, ku një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesë, dyshohet pasi është rrëzuar aksidentalisht.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, bën me dije policia.

  • Tragjike në Rrogozhinë, 24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën 2-vjeçare

    Tragjike në Rrogozhinë, 24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën 2-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, 15 nëntor, në Rrogozhinë. Një vajzë e mitur, vetëm 2 vjeç, u përplas nga një makinë dhe për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi teksa një 24-vjeçar u përpoq të kthente makinën për në rrugën e lagjes.
    Në atë moment ai ka goditur të voglën, e cila humbi jetën menjëherë. Policia ka shoqërua shoferin për veprime të mëtejshme.
    “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

  • Mbjellja e flokëve, tragjike për 36-vjeçari shqiptar

    Mbjellja e flokëve, tragjike për 36-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll. Vdekja e tij erdhi pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.
    Ai kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin. Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel. Mentor Rama u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor.
    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.
    Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.
    Çmimi i ulët i procedurave estetike po tërheq gjithnjë e më shumë shtetas britanikë drejt Turqisë, ku një transplant flokësh mund të kushtojë rreth 1500 paund, shumë më pak se mbi 10,000 paund në Britaninë e Madhe, raportojnë mediat britanike.
    Vetëm në vitin 2022, rreth 150 mijë britanikë udhëtuan drejt Turqisë për ndërhyrje estetike. Mjekët në këtë vend raportohet të kryejnë rreth 60% të të gjitha transplanteve të flokëve në botë.
    Në gusht, një 38-vjeçar tjetër nga Britania humbi jetën pas udhëtimit në Turqi për transplant flokësh në një klinikë private në Stamboll.

  • Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

    Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

    Trishtim dhe tronditje ka shkaktuar në Damasio të Larisës një ngjarje tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare furre, humbi jetën tragjikisht gjatë punës.
    Sipas të dhënave të para, gruaja humbi jetën pasi makineria e brumit e tërhoqi nga shalli që mbante në qafë, duke e mbytur.
    Një pronar i një furre ngjitur me atë të viktimës, në deklaratë për ANT1, tha se “ajo kishte përfunduar prodhimin dhe po pastronte makinën. Sipas kunatit të saj, ajo mbante një shall, i cili u përfshi në mekanizmin e makinerisë kur ajo u ndez papritur. Shallin ia shtrëngoi fort në qafë dhe e mbyti”.

    Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve  një vajzë që punon si mjeke dhe një djalë në shërbimin zjarrfikës.
    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve dhe mbërritjes së shërbimit të urgjencës (EKAB), mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
    Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pak para se ajo të fillonte përgatitjet për prodhimin e ditës së re, ndërsa mësohet se kohët e fundit ajo kishte humbur edhe nënën e saj.
    Trupin e pajetë e zbuloi një kliente e furrës, e cila, pasi nuk mori përgjigje nga thirrjet, shkoi në pjesën e pasme të lokalit dhe e gjeti të shtrirë pa ndjenja.
    Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo pakujdesi gjatë pastrimit të makinerisë.
    /vizionplus.tv