Emisioni “Vetting” në News24, ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia e 7 majit 2025, në fshatin Pla të Hasit që tronditi opinionin publik, ku Reshit Sallahu, 34 vjeç, u vra nga fqinji i tij, Ylber Jaku, 41 vjeç.
Kjo nuk ishte thjesht një vrasje mes komshinjsh, por fundi i një konflikti për pronën që kishte zgjatur mbi 20 vjet dhe që institucionet kishin zgjedhur ta injoronin.
Një ditë më parë, motra e viktimës, Artjola Sallahu, kishte plagosur rëndë me sëpatë prindërit e autorit – Agim dhe Vera Jaku – pas një përleshjeje të ashpër për pronësinë. Ngjarjet u zhvilluan si një tragjedi e paralajmëruar, ndërkohë që institucionet shtetërore heshtën në çdo fazë të këtij konflikti.
Agim Jaku, babai i autorit të krimit, një javë para ngjarjes iu drejtua publikisht emisionit investigativ “Vetting”, ku paralajmëroi se jeta e tij dhe e familjes ishte në rrezik.
“Që nga viti 2007, jetojmë nën kërcënim të vazhdueshëm. Po na dëmtojnë pronën, na bllokojnë rrugët, na kërcënojnë me vetëdijen e institucioneve vendore”, deklaroi ai me dëshpërim.
Kryetari i Bashkisë Has, Myftar Dauti, pranoi se situata kishte qenë e njohur dhe se “po të kishte ndërhyrë shteti, kishte rrugëzgjidhje”. Por ndërhyrja nuk erdhi kurrë.
Kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e një sistemi drejtësie që nuk arrin të përmbushë funksionin e tij më themelor: parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e jetës njerëzore. Familjarët e përfshirë kishin bërë me vite denoncime, kërkesa dhe thirrje për ndihmë. Por dera e shtetit mbeti e mbyllur.
Policia, vetëm pas plagosjes me sëpatë të çiftit Jaku, nisi hetimet. Por për Hasin, ishte tashmë tepër vonë. Kur drejtësia nuk vjen, ajo zëvendësohet nga dhuna. Dhe atëherë, pasojat janë tragjike: dy familje të shkatërruara, një jetë e marrë, dhe një tjetër – e humbur përjetësisht pas hekurave.
Tragjedia e Hasit nuk është një rast i izoluar. Është një shembull brutal i asaj që ndodh kur institucionet zgjedhin të mos ndërhyjnë në kohë. Në një vend ku shteti nuk arrin në fshatra, ku konfliktet për pronat lihen të zgjasin për dekada, drejtësia nuk ekziston. Dhe aty ku nuk ka drejtësi, ka gjak.
Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje alarmi për reformim të thellë institucional, për ndërtimin e një sistemi të drejtë, të përgjegjshëm dhe funksional. Pa ndërhyrje të hershme, pa zgjidhje konkrete për mosmarrëveshjet, pa praninë aktive të ligjit në çdo cep të vendit, tragjeditë do të përsëriten.
Tag: tragjedia
-

Detaje nga tragjedia e Hasit: Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu
-

Përsëritet tragjedia! Shembet kanali gjatë punimeve në Gramsh, ndërron jetën punëtori
Foto ilustruese
GRAMSH- Përsëritet tragjedia! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poroçan në Gramsh, ku dyshohet se është shembur një masiv dheu pranë kanalit që dërgon ujin në hidrocentral. Si pasojë, një punëtori i kompanisë që ndërton hidrocentralin ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se një tjetër ka përfundur poshtë masivit të dheut.
Policia dhe ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje, teksa kanë nisur hetimet për këtë tragjedi.
Kujtojmë, se pak ditë më parë një rast tragjik i ngjashëm ndodhi në Klos, ku si pasojë e shembjes së masivit të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri. Pas një javë kërkimes, trupi i tij u gjet ditën e djeshme./ZËRI -

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup
Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.
Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.
Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.
-

Tragjedia në Koçan/ Familjet e viktimave marshim proteste nesër në Shkup
Familjet e viktimave nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marsh proteste më 29 prill 2025, duke filluar në orën 12:05.
Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.
Qëllimi i protestës është të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për vonesat dhe mangësitë në reagimin e autoriteteve.
Protestuesit kërkojnë një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që çoi në humbjen e jetëve të disa qytetarëve. -

Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord
Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA.
Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.
Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.
Aksidenti i dytë në dy ditë
Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.
Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.Top Channel
-

Tragjedia në Koçan, shënohet viktima e 61-të, ndërron jetë një pacient tjetër
Një tjetër pacient, që po trajtohej në Lituani për lëndimet e marra nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ka ndërruar jetë, duke e çuar në 61 numrin e viktimave të kësaj tragjedie.
Më shumë detaje priten të bëhen të ditura në ditët në vijim nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Të premten, Aleksandar Karadakoski, i cili po trajtohej gjithashtu në Lituani për plagët e rënda të marra në këtë incident, humbi jetën. Trupi i tij u kthye dje në Maqedoni, ndërsa nesër do të mbahet ceremonia e varrimit në Koçan. Tragjedia e 16 marsit ka shkaktuar dhimbje të thella dhe humbje të mëdha për familjet e të prekurve dhe komunitetin e Koçanit. -

Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë
Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.
Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.
Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN.
Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.
Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.
Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojnë. -

Rëndohet bilanci, humb jetën edhe një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit
Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.
Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.
Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN. S
Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.
Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.
Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojne. -

Tragjedia me 59 viktima! Gjendja e të plagosurve stabël. HETIMI: Çfarë përmban blloku i pronarit të klubit të natës?
Klubi i natës ku ndodhi tragjedia
MAQEDONIA E VERIUT-Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën për shkak të flakëve që përfshinë klubin e natës Pulse.
Mediat vendase shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo. Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla. Raportohet se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.
Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses. Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.
Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës. Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.
Hetimi
Ndërkohë ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak. Përveç dy ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, në arrest shtëpie është lënë edhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska. Gjithsej 34 persona dhe tre zyrtarë janë të dyshuar për tragjedinë në Koçan.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve
Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u trajtuan jashtë vendit, janë kthyer në atdhe. Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë.
“Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në këto dy shtete, për çka i shprehim falënderimet tona. Shtabi i Krizës i Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhdon të koordinojë ndihmën për pacientët dhe përkrahjen për familjet e tyre,” ka deklaruar ministri Timço Mucunski.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, ata pritet të lirohen dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
