Tag: tragjedia

  • Tragjedia përsëritet/ Tramvaji përplaset me autobusin, raportohen rreth 30 të plagosur në Greqi (Video)

    Tragjedia përsëritet/ Tramvaji përplaset me autobusin, raportohen rreth 30 të plagosur në Greqi (Video)

    Të paktën 30 persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Pire në Greqi. Një tramvaj është përplasur me një autobus.
    Sipas raportimeve aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi u ndal në stacion për të zbritur pasagjerë, ndërsa tramvaji u përplas më pas duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.
    Nga raportimet e para, dyshohet se shoferi i tramvajit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

     

  • Tragjedia në Patok, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

    Tragjedia në Patok, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

    Një ngjarje tragjike tronditi lagunën e Patokut pasditen e së enjtes, ku dy adoleshentë 16-vjeçarë u futën për t’u larë në det përmes kanalit që lidh lagunën me detin Adriatik.
    Njëri prej tyre u nxorr nga uji dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri dyshohej se ishte mbytur dhe ishte i zhdukur.
    Pas kërkimeve intensive nga polumbarët e RENEA-s dhe forcat e Policisë së Kurbinit dhe Kufirit, trupi i 16-vjeçarit u gjet i pajetë.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

  • Tragjedia në Shkumbin, peshkatarët japin alarmin: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

    Tragjedia në Shkumbin, peshkatarët japin alarmin: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

    Dy vëllezër të mitur gjetën vdekjen tragjikisht të mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e 18 Marsit.

    Teksa ruanin bagëtitë fëmijët 7 dhe 9 vjeç hynë të lahen, por nuk mundën të dalin prej andej. Sipas peshkatarëve, edhe pse në dukje i qetë dhe i cekët, Shkumbini fsheh rreziqe.
    Për banorët e Labinotit, por edhe të Elbasanit larja në ujërat e Shkumbinit ka qenë gjithmonë e zakonshme, por edhe tragjeditë nuk kanë munguar.
    Përpos gropave dhe zonave të rrezikshme që herë-herë lumi krijon gjatë dimrit kur vjen me rrëmbim, në shumë vende të tjera janë gërryerjet pa kriter ato që krijojnë gropa të rrezikshme. Tragjedia e rëndë dhe e paimagjinueshme e familjes Bica sot vjen si kambanë alarmi për më shumë kujdes.

    Top Channel

  • Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

    Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

    Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normavePikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori jetën atij dhe të vëllait. Policia beson se aksidenti u shkaktua nga Lamborgini Hurakan, me të cilin po ecnin shumë shpejt (mbi 120 km/orë) dhe ng…

  • Tragjedia në Teksas ku humbën jetën 32 persona, shpëtohen mbi 850 njerëz

    Tragjedia në Teksas ku humbën jetën 32 persona, shpëtohen mbi 850 njerëz

    Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar më shumë se 850 njerëz, nga përmbytjet në Teksas, SHBA.

    Kështu deklaroi Guvernatori Abbott, i cili u shpreh se “Disa kapen pas pemëve për të shpëtuar jetën”.
    Deri më tani janë konfirmuar 32 të vdekur.
    Presidenti amerikan Don ald Trump ka reaguar në lidhje me tragjedinë, duke deklaruar se adminiostarta po punon me zyrtarët lokalë për t’u ardhur në ndihmë për shpëtimin e njerëzve në rrezik.

    Top Channel

  • Tragjedia në Teksas me 24 viktima, vijon puna për gjetjen e 20 vajzave të zhdukura

    Tragjedia në Teksas me 24 viktima, vijon puna për gjetjen e 20 vajzave të zhdukura

    Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

    Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

    Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279 personave, duket se e ka një shpjegim.
    Sipas Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë, shkaku kryesor i rrëzimit të Boeing 787 të “Air India”, ishte një defekt mekanik në sedilje e pilotit përgjatë ngritjes.
    Teksa avioni ishte në fazën e rrotullimit të ngritjes, sedilja e pilotit rrëshqiti menjëherë prapa për shkak të një defekti në mekanizmin e bllokimit të shinave. Pesha e trupit të tij në mënyrë të pavetëdijshme i tërhoqi levat e shtytjes drejt pozicionit “boshe”, duke shkaktuar një ulje të menjëhershme të fuqisë së motorit.
    Bashkëpiloti u përpoq t’i kthente kontrollet në fuqi të plotë, por nuk mundi të kapërcente peshën dhe pozicionin e trupit të pilotit, i cili tani po ushtronte presion mbi levat.
    Autopsia e rrënojave gjeti kunja kyçëse të thyera (BACB30LN5S02) në sediljen e pilotit. Sedilja ishte riparuar vetëm 11 ditë para rrëzimit për shkak të “ngurtësisë në rregullim”. Megjithatë, nuk u regjistrua asnjë kontroll funksional pas riparimit.
    Hetimi identifikon gjithashtu kushte të tjera që kontribuan në pamundësinë për të rifituar kontrollin:
    • Temperatura e ambientit arriti në 43°C, duke kufizuar performancën e motorëve.
    • Nuk kishte komandë GO-AROUND ose STAB TRIM nga anëtarët e ekuipazhit.
    • Levat e shtytjes në Boeing 787 nuk kanë një mekanizëm sigurie “bllokimi i peshës” ose “parandalimi i çift rrotullues të kundërt”.
    Raporti i plotë teknik mbi aksidentin ajror, pritet të publikohet më 30 korrik 2025, nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë.
    Nga 242 personat në bord, vetëm një person mbijetoi. Përplasja shkaktoi gjithashtu vdekjen e të paktën katër studentëve të mjekësisë, gruas shtatzënë të një mjeku, si dhe disa punëtorëve e shitësve ambulantë që ndodheshin në zonë.
    Më herët, Ministri i Aviacionit Civil, Ram Mohan Naidu Kinjarapu, deklaroi se njëra nga kutitë e zeza është gjetur dhe aktualisht po analizohet nga ekspertët. Sipas tij, rezultatet e para do të jenë të gatshme brenda tre muajve dhe do të hedhin dritë mbi shkaqet reale të aksidentit.
    Një ekip prej katër ekspertësh të aviacionit nga Britania e Madhe ka mbërritur në Ahmedabad për të ndihmuar në hetimet.
    Ndërkohë, dhimbja dhe zemërimi po rriten mes familjarëve të viktimave, që janë mbledhur pranë Spitalit Civil të qytetit, ku po dërgohen trupat e pajetë. Shumë prej tyre janë ende në pritje të identifikimit përmes ADN-së dhe nuk kanë marrë ende informacion mbi kthimin e trupave të të afërmve të tyre.

  • Tragjedia në Indi, kompania ajrore: Konfirmohen 241 viktima, vetëm një i mbijetuar

    Tragjedia në Indi, kompania ajrore: Konfirmohen 241 viktima, vetëm një i mbijetuar

    Kompania ajrore Air India ka konfirmuar se nga aksidenti tragjik ka vetëm një të mbijetuar, teksa kanë humbur jetën 241 të tjerë.

    Sipas deklaratave zyrtare, i mbijetuari është një shtetas britanik, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Lexo edhe :Related Posts
    “Përpjekjet tona tani janë përqendruar tërësisht në nevojat e të gjithë atyre që preken, familjeve dhe të dashurve të tyre”, tha kompania.

    “Po u japim bashkëpunim të plotë autoriteteve që po hetojnë këtë incident”, u tha më tej.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedia ajrore në Indi, 86 mijë paund dëmshpërblim për çdo viktimë, autoritetet: Mund të ketë të vrarë edhe në tokë…

    Tragjedia ajrore në Indi, 86 mijë paund dëmshpërblim për çdo viktimë, autoritetet: Mund të ketë të vrarë edhe në tokë…

    Grupi Tata, i cili zotëron kompaninë Air India, ka njoftuar se do t’u japë 1 crore rupish – që është ekuivalenti i rreth 86,000 paundëve – familjeve të secilës viktimë që humbi jetën në aksident.
    Po ashtu, do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit dhe do të ofrojë mbështetje për rindërtimin e konviktit mjekësor që u godit.
    “Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen që ndjejmë në këtë moment,” thuhet në një deklaratë të publikuar në X.
    Ndërkohë shefi i policisë në Ahmedabad, GS Malik, thotë se 41 persona janë plagosur dhe po trajtohen.
    Ai i ka thënë BBC-së se 204 trupa janë nxjerrë nga vendi i aksidentit. Nuk dihet ende nëse të gjithë 204 personat ndodheshin në avion apo në tokë në momentin e përplasjes.