Tag: tragjedia

  • Tragjedia e City College: Çfarë ndodhi në ngjarjen fatale të vitit 1991 dhe si u përfshi Sean “Diddy” Combs

    Tragjedia e City College: Çfarë ndodhi në ngjarjen fatale të vitit 1991 dhe si u përfshi Sean “Diddy” Combs

    Ngjarja tragjike e City College, e cila ndodhi më 28 dhjetor 1991, mbetet një nga incidentet më të rënda në historinë e eventeve të argëtimit në Nju Jork. Ajo mori jetën e nëntë personave dhe la të plagosur rreth 30 të tjerë, pasi mijëra njerëz tentuan të futeshin me forcë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Sean “Diddy” Combs dhe reperi Heavy D.
    Rreth 5.000 persona u paraqitën për të marrë pjesë në eventin që promovonte disa nga emrat më premtues të muzikës së asaj kohe, si Run-DMC, Jodeci dhe Boyz II Men. Por palestra e City College kishte kapacitet vetëm 2.730 njerëz. Teksa turmat shtyheshin drejt shkallëve që çonin në sallë, dyert u mbajtën të mbyllura për rreth 15 minuta. Presioni u rrit shpejt, njerëzit u ngjeshën mes tyre dhe dhjetëra persona u shtypën e u rrëzuan, duke shkaktuar kaos dhe panik. Tetë vetë vdiqën menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima e nëntë humbi jetën në spital.
    Mes viktimave ishin të rinj nga Bronksi, Harlem, Brooklyn dhe New Rochelle, të moshave mes 15 dhe 28 vjeç. Familjet e tyre u përballën me dhimbje të jashtëzakonshme dhe më vonë me procedura të gjata ligjore.
    Sean Combs, asokohe 22 vjeç dhe ende i panjohur gjerësisht, ishte bashkorganizator i eventit. Pas ngjarjes, ai doli para mediave dhe tha se kishte dashur të sillte “diçka pozitive për komunitetin”, duke theksuar se tragjedia e përndjekte çdo ditë. Megjithatë, ai dhe organizatorët u përballën me një numër padish civile. Në vitin 1998, një gjykatë njoftoi një marrëveshje prej 3.8 milionë dollarësh, ku Combs pagoi rreth 750.000 dollarë. Ai dhe Heavy D u shpallën 50% përgjegjës për pasojat e asaj nate fatale.
    Ngjarja u rikthye sërish në vëmendje përmes dokumentarëve të fundit, duke sjellë në kujtesë një tragjedi që ndryshoi shumë jetë dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e argëtimit amerikan.

  • Tragjedia në Kretë, 18 të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë

    Tragjedia në Kretë, 18 të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë

    Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare në jug të Kretës, pasi u gjet një varkë gjysmë e zhytur që transportonte emigrantë.

    Informacionet fillestare sugjerojnë se vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga hipotermia.

    Dy të mbijetuar u identifikuan dhe janë në gjendje të mirë.

    Trupat po transportohen në portin e Ierapetrës.

    Në operacionin e kërkim-shpëtimit përfshihen dy anije të Rojës Bregdetare, një anije e Frontex, tre anije që kalonin aty pranë, një helikopter Super Puma dhe një avion i Frontex.

    Anija u vu re pasditen e sotme 26 milje në jugperëndim të ishullit të Chryssi, në Ierapetra, nga një anije me flamur turk.

  • Kujtim M. Shala: Tragjedia e Jeronim De Radës

    Kujtim M. Shala: Tragjedia e Jeronim De Radës

    Shenjat e tragjedisë nga Kujtim M. Shala

    Tragjedia Sofonizba, siç del në Autobiografinë e De Radës, është shkruar në vitin 1841 dhe ka pasur për titull Numidët. Së pari është shkruar arbërisht, pastaj është përkthyer e botuar në italishte. Meqë tragjedia s’u prit mirë, De Rada i rikthehet më 1891, tash në muzg të jetës, plot një gjysmë shekulli pas, dhe e ripunon e e boton me titullin Sofonizba. Kur jemi te ripunimi , të thuhet se , De Rada mund t’i jetë kthyer jo veç për shkak të pakënaqësisë së drejtëpërdrejtë, por edhe për shkak të parimit të përhershëm të tij: ai e ka ripunuar (bile jo një herë) edhe Milosaon edhe pse është pritur jashtëzakonisht mirë. Kështu, përpunimi i tekstit për De Radën bëhet një prej kërkesave esenciale të vetëdijes krijuese.Në radhën e veprave të De Radës ka ngelur nën hijen e poemave edhe përkudnër se është lloj i hershëm në literaturën tonë. Ka mbetur pa ndikim, për shkak se është përkthyer vonë, andaj shumë gjatë ka ngelur jashtë komunikimit të vlerave në letërsinë shqipe. Kështu Sofonizba hyn në botën e letrave shqipe e përkthyer me rreth një shekull vonesë. Andaj, tragjedia e kësaj vepre, përpos si zhanër, del edhe në kuptimin e përgjithshëm kulturologjik. Sofonizba është një mungesë e gjatë në letërsinë shqipe. Është vepër e e studiuar shumë pak.

    1. Zhanri

    Sofonizba është tragjedi me plot kuptimin e fjalës. Pra, ajo del vepër e konceptuar mirë e saktë në nivelin e zhanrit. Subjekti, që jep tragjedinë, është marrë nga antika, luftërat e Kartagjenës. Tragjika është shumëfishe dhe kulmohet me tragjedinë e Sofonizbës, heroinës së tekstit.

    Subjekti i veprës: Është koha e Hanibalit, kur Kartagjena bëhet pjesë e varur nga Roma. Mbreti i numidëve, Sifaçi, mund besnikët e Kartagjenës, Masivën e Masinisën (kushërinjtë e Sofonizbës, djemtë e tezes). Ai si kusht për ta mbrojtur Kartagjenën kërkon dorën e Sofonizbës. Populli ia jep, përkundër dshirës së saj, sepse ajo e do Masinisën. Sifaçi thyhet nga romakët e ndihmuar prej bijve të Galës (Masiva e Msinisa).Sofonizba nuk pranon t’i kthehet dashurisë së vjetër. Për të mos u dërguar si robinë në Romë, e pi helmin.Kështu , edhe nga këto që u shkruan si subjekt i tekstit, pas një leximi, shihen shenjat e tragjedisë se shumëfishuar:

    -tragjedia e Kartagjenës,-tragjedia e Masinisës ,-tragjedia e Sifaçit (shumë specifike),-tragjedia e Sofonizbës.Nga subjekti dhe nga ndarja në akte (pesë akte), shihet se De Rada pretendon të shkruajë në shembullin e tragjikëve të lashtë.

    Shtrohet pyetja se: a ka shkruar në shembullin antik? Jo, sepse autori romantik s’mund të dalë nga lëkura e tij; edhe pse e then normën e shkrimit nga vargu në prozë, shenjat e rrëfimit të tipit të poemave të tij duken qartas, andaj meqë dialogët e dalë nga situatat e veprimi nuk janë të shumtë, ligjërimi i personazheve (në tipin e rëfimit) bëhet esencëe tekstit. Edhe uniteti i vendit e veprimit s’është përfillur. Kështu, De Rada, duke dashur të shkruajë tragjedi sipas shenjave të teksteve antike, antik e ka ruajtur veçse subjektin e disa emra personazhesh, por ka shkruar dramë të rrëfyer, pra vepër që i afrohet tekstit pa dramatizim.

    2. Për strukturën

    Në shkencën për letërsinë, sot nocionit strukturë i jepen kuptime të ndryshme; këtu më strukturë perkufizohet ndërtimi i tekstit nëpër shenjat themelore.

    Drama është shkruar në prozë, stili i së cilës ka ngjyrime të poezisë së hershme të De Radës, ku veçohet elementi retorik, stili madhështor, pompoz. Esencë e tekstit është rrëfimi i personazheve. Ky tip rrëfimi aplikohet në procesin e dialogimit. Pra, teksti ka dialogun, por edhe monologun që del si natyrë lirike në shkrim, diçka si e barabartë me përshkrimin në epikë. Monologu del ndërmjet dialogut, pra dy personazhe dialogojnë, ndërsa një i tretë monologun:

    Kleoni-Tani që, si besoj unë, të gjithë e kanë kuptuar se bota do të jetë e të shumtëve,na mbetet të merremi vesh.

    Sameha- (Me vete ) Përse të merren vesh? Çufa-Në fillim të merremi vesh si t’ua nxjerrim nga zemra popullit tempujt e idhujve dhe si të zhdukim fantazmat që shihen si ligje të vëna nga perenditë: E vërteta, besa etj…Tragjedia ka pesë akte. Aktet ndahen në skena. Skenat s’janë të gjata dhe po të mos ishte ngjyrimi lirik i shumë pjesëve, mund të bënim fjalë për tekst të dendur dramatik. Didaskalitë e personazheve janë elementare, ndërsa ato të hyrjes së akteve rrëfehen dhe kanë funksion informues:

    Ndodhemi në Kartagjenë. Senati, me në krye Asdrubalin, është mbledhur në tempullin e Junës. Statuja e perendeshës është zbuluar; mbi alltar nxjerr tym temjani.Nga kjo del edhe natyra e raportit me lexuesin, pra një pozitë e përafruar autor-lexues, që edhe njërin edhe tjetrin i vë përbrenda ngjarjes: ndodhemi në Kartagjenë.Dihet se tragjedia rrjedh nga konflikti e zhvillohet përbrenda tij. Konflikti te Sofonizba është më tepër i brendshëm, sepse trekëndëshi në dashuri thyhet me humbjen e Sifaçit dhe Sofonizba mund të bëhet e Masinisës, i cili i kthehet, por ajo s’vepron kështu, meqë brendia e saj tashmë nuk udhëhiqet nga ndjenja e dashurisë , por nga ndjenja e detyrimit ndaj të shoqit (Sifaçit), pra nga ndjenja etike. Andaj, Sofonizba është tragjedi e brendisë. Kur vihet në pah brendia, një tekst i tillë ka nuanca të shkrimit psikologjik, që në dramën e De Radës del si një lirizëm i rrëfyer përgjatë strukturës dramatike. Sofonizba, si tip shkrimi, është lirikë, ndërsa si formë është epikë, e kam fjalën për formën e strukturimit të ligjërimit. Drama del nga struktura skematike, por më shumë pritet të zhvillohet në skenë –në fund të fundit, çdo tekst dramatik shkruhet për t’u luajtur në skenë.Njësitë kompozicionale janë të plota. Ndërkaq , kori mungon. Elementet kompozicionale janë proporcionale, me përjashtim të hyrjes paksa më të gjatë.Personazhet janë gjithfare, në kuptimin e strukturës sociale dhe dyfarësh në kuptimin gjinor. Bile , Sofonizba (grua) është heroinë e veprës. Nga kjo edhe drama merr titullin, me çka ndiqet parimi romantik i titullimit, përkundër titullimit të hershëm në shembullin antik: Numidët.

    Personazhet nuk zhvillohen si karaktere në veprim, por karakteret e tyre rrëfehen. Në fund të fundit, Sofonizba është dramë e përjetimit (që del në kohë të tashme) dhe e situatës (që rrëfehet). Pra, dallohen dy rrafshe: rrafshi i brendisë, rrafshi i jashtësisë. I dyti, që duhej të ishte kryesori për gjininë dramatike, meqë do ta prodhonte veprimin, është zhvendosur në një kohë jo të zakonshme për dramën, në të shkuarën që rrëfehet, ndërsa i pari bëhet esencial dhe teksti del shkrim romantik.Kështu, Sofonizba, si ndërtim e si ligjshmëri në ndërtim, është tekst romantik që i përmbys shenjat gjinore ose, thënë ndryshe, i sintetizon ato, duke e ruajtur konceptimin e natyrën e shkrimit në strukturë të re.

    3. Lexim

    a. Dashuria/Detyra

    Dashuria është vija fabulative e tekstit. Ç’është e vërteta, dashuria është vija e tragjedisë së De Radës. Në subjektin e tekstit ndërthuret me çështjen e atdheut , prej së cilës edhe kushtëzohet. Kushtëzimi është faktik, ndërsa dashuria nuk kalon në rrafshin veprues të dramës, por mbetet gjendje e përhershme e brendisë. Kështu, ajo kushtëzohet nga fati i atdheut (në kuptimin e prerjes faktike të saj ), ndërsa si natyrë e brendshme mbulohet e pritet veç nga nga ndjenja etike:

    Sofonizba –(…) Po të ikja nga burri-dhe vetëm ky mendim, nëse na shkoi në mendje duhet të na ketë shuar pishtarin qiellor, s’e s’patëm faj tjetër-po të ikja dhe të ndiqja të dashurin në një vend kënaqësie, kur shtëpia dhe atdheu janë në zi e në lot, shpirti im do të mallkonte përjetë.

    Kështu, Sofonizba do ta ndjekë fatin e të shoq, pa marrë parasysh se nuk e ka dashur kurrë.

    Në skemën e dashurisë: Sifaçi –Sofonizba-Masinisa del një element i përfituar nga tekstet antike, çështja e incestit ndërmjet Sofonizbës e Masinisës; ata janë kushërinj. Pra, në këtë vepër dalin shtresimi antik e romantik i formimit kulturologjik të autorit.

    Po çfarë është dashuria? Ajo konceptohet nëpërmjet personazhit –autorial, Sofonizbës. Ajo është personash autorial, kundër faktit se Sofonizba është dramë, për shkak të shkrimit si rrëfim e për shkak të mbështetjes së ideve autoriale te Sofonizba. Ja se si del në vepër:

    Sofonizba –(…) Sifaçin s’e njoh edhe as ai s’më njeh dhe s’më ka dashur më parë; nuk di të ketë pasur dashuri apo mirësi për mua që t’ia dorëzoi fatin tim. D.m.th mund ta duash veç njeriun që e njeh, që të do e që është i mirë ndaj teje.

    Besimi i Sofonizbës në dashuri është shumë i madh . Ajo ngritet kundër të gjithëve , për ta mbrojtur të dashurin e zemrës, atëherë kur ai del i urryer për të tërë:

    Kadela –(…) Sot në mëngjes, e zbehtë, u ngrit e u tha disa grave që akuzonin Masinisën:

    Pushoni. Në rast se ai është fajtor, dhe nuk do ta shoh më; edhe mua do të ma mbylli driten e dritës varri.

    Megjithatë, gjithë kjo dashuri braktiset faktikisht përballë detyrës ndaj atdheut e prindërve, por ruhet shpirtërisht , për të vdekur me atë të ruajtur. Detyra e dashuria ose, thënë më mirë, detyra a dashuria është dilemë konstante e tërë veprës poetike të De Radës. Te Sofonizba detyra ngadhënjen faktikisht-dhe s;ka si të bëhet ndryshe edhe për shkak se subjekti që e kërkon këtë gjë është i dyfishuar : prindër, atdhe:

    Kadela-Zonjë, s’jua thashë, po ajo e zgjodhi burrin prej kohe.

    Ana-Vërtet thua? Po t’et i takonte ta urdhërojë.

    E i ati është prijës i popullit të Kartagjenës.

    Sofonizba bën vetëvrasje në skenën e parafundit të aktit të fundit, por shpirtërisht ajo vdes qyshkur e japin te Sifaçi-ja çfarë thotë Vedanta në lidhje me këtë:

    (…)Në pallatin e saj më thoshte se kur i ati vendosi ta martonte ajo ia paratha: “Ti më dhe jetën , zot e atë, dhe tani ma merr sërish. Duke më dërguar atje më dërgon në varr!Kështu, në ndjekjen e dashurisë në tekst, Sofonizba është tragjedi dashurie.

    b. Farët e ideve

    Idetë e De Radë dalin nëpërmjet ligjërimit të personazheve të dramës, por normë e shprehjes së tyre bëhet veç Sofonizba. Pra, Sofonizba është tekst ku projektohen idetë e autorit, tekst me heroinë të projektuar.

    Idetë përnga farët janë politike e shoqërore. Janë ide të njeriut që s’e pranon absolutizmin. Zhvillohen si ide e luftë kundër alteritetit-jodrejtëpërdrejtshmëria është esencë e eksplikimit të ideve në literaturë, vlerë e shtresimit artistik të saj.

    Teksti kap një kohë konfuze të historisë antike të njerëzimit. Në tërë këtë bazohet ngjyrimi i thellë etik i tragjedisë, pra nëpërmjet prekjes së rrafshit moral përkufizohet situata:

    Hanoni –(…)Aleanca e re me të cilën po lidhemi sot me ndërgjegje të pastër do të zhduket me frymën e perëndive dhe me që ishim mbështetur tek ajo, do të biem pas saj me fytyrë për toke.

    Rrafshi moral mbështetet edhe nga ai mitologjik antik e i krishterë, kështu ndërtimit kulturologjik të autorit i shtohet edhe niveli i tretë: De Rada besimtar i krishterë.

    Idetë personale të autorit dalin më së miri në testamentin e Sofonizbës, fjalën e fundit, që , në të vërtetë, është testament i autorit:

    Sofonizba- (…) “ Të ketë mëshirë për vuajtjet e Kartagjenës, po të mos luftoj kundër Romës. Të mos ngrejë kundër saj besnikërinë që mund të kenë për të Masilja dhe Numidia. Le të kënaqen të huajt me atë që kërkojnë nga Afrika, veç të mos qëndrojnë më në gjirin e saj. Fatet duke u shtjelluar ndryshojnë, vendi u mbetet bijve të tij që të rriten”.

    Pra, është sintezë e angazhimit të De Radës.Përfundmisht, idetë në këtë vepër të De Radës janë morale, shoqërore e politike.

    4. Përmbyllje

    Sofonizba mbeti gjatë jashtë rendit të vlerave në letërsinë shqipe, përkundër faktit se është lloj i hershëm ( në kuptim të zhanrit) . Është vepër e hershme edhe si gjini. Kjo do të mund të ndikonte në zhvillimin e zhanrit të tragjedisë, së paku duke u bërë pikënisje në rrugën e shkrimit të saj, në literaturën shqipe. Sido që të jetë, Sofonizba tash e sa kohë ndodhet në duar të lexuesve e specialistëve letrarë, andaj me të drejtë pritet përcaktimi i vendit të saj në letërsi, duke pasur për kriter vlerat letrare e idetë në të.

    (Shkëputur nga libri “Shenjat e tekstit” të autorit Kujtim M.Shala, botuar nga SH. B. “Faik Konica”)

    Përgatiti: ObserverKult

    Kujtim M. Shala

    Lexo edhe:

    PIER PAOLO PASOLINI: DITARI

  • Tragjedi në një cirk në Itali, akrobati vdes para publikut

    Tragjedi në një cirk në Itali, akrobati vdes para publikut

    Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në një cirk italian, kur një akrobat vdiq para publikut pasi një shfaqje e rrezikshme shkoi keq.

    Tragjedia ndodhi në qytetin Sant’Anastasia, pranë Napolit, gjatë një shfaqjeje nga cirku Imperial Royal, raporton Wanted in Rome.

    Aksidenti ndodhi gjatë performancës së skenave të famshme “Globi i Vdekjes”, në të cilat tre motoçiklistë profesionistë hipën njëkohësisht brenda një sfere të madhe çeliku.
    Tre burrat – një kilian 26-vjeçar, një meksikan 43-vjeçar dhe një kolumbian i së njëjtës moshë – e kryen aktin e tyre në errësirë, drita e vetme që vinte nga dritat LED në kostumet e tyre.

    Sipas informacioneve fillestare, kiliani 26-vjeçar në një moment humbi kontrollin e motoçikletës dhe ra.

    Kur u ndezën dritat, u bë e qartë se situata ishte jashtëzakonisht serioze.
    Sipas gazetës Corriere della Sera, 26-vjeçari vdiq pak çaste më vonë.Tragjedia ndodhi para një salle të mbushur plot, përfshirë një numër të madh fëmijësh, shumë prej të cilëve po filmonin shfaqjen me telefonat e tyre.

    Policia ka nisur një hetim dhe po mbledh pamje amatoreske nga vizitorët për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, të cilin kryebashkiaku Domenico Esposito e përshkroi si “shkatërrues”.

    “E di që shumë fëmijë ishin të pranishëm, të cilët dëshmuan këtë tragjedi”, tha Esposito.

    “Ne bashkohemi me pikëllimin e familjeve të prekura nga kjo ngjarje tragjike.” 

    Incidente mortale a Sant’Anastasia,Napoli dove uno spettacolo acrobatico dell’Imperial Royal Circus si è trasformato in tragedia.Due motociclisti professionisti si sarebbero scontrati durante un numero acrobatico. Uno dei due stuntman è morto a causa delle gravi ferite riportate. pic.twitter.com/sEri8PhzZ9— Franco Scarsella (@FrancoScarsell2) November 21, 2025

  • Tragjedia familjare e çift shqiptar në Francë, ja kush janë bashkëshortët që humbën jetën

    Tragjedia familjare e çift shqiptar në Francë, ja kush janë bashkëshortët që humbën jetën

    Vazhdojnë të zbulohen detajet të tragjedisë familjare së ndodhur në Brest, Francë, ku një çift shqiptarësh u gjetën të pajetë. Mediat lokale kanë bërë publik identitetin e viktimave, të cilët janë Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe partnerja e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe.
    Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në banesën e tyre, ku hetuesit francezë e shohin ngjarjen me pistën kryesore atë të vrasjes së Anjeza Zenelit nga Andon Janaqi, i ndjekur nga vetëvrasja e këtij të fundit me armë zjarri. Pas dëgjimit të të shtënave, policia gjeti trupat e pajetë të çiftit dhe një pushkë gjahu pranë tyre.
    Ky çift ishte prindër i dy fëmijëve, ku njëri prej tyre nuk kishte arritur të hynte në banesë pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

  • Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad për të përkujtuar viktimat e shkaktuara nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor një vit më parë.
    Tubimi përkujtimor nis në orën kur ndodhi tragjedia, me 16 minuta heshtje për 16 viktimat.
    Protestat e udhëhequra nga studentët kanë përfshirë kombin ballkanik që nga tragjedia, e cila sipas tyre ishte simbol i korrupsionit. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent për ngjarjen tragjike, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
    Studentët, të cilët bënë thirrje për mbledhjen më të madhe përkujtimore të shtunën, por edhe mbështetës të tyre, kanë vërshuar në Novi Sad që nga e premtja.
    Protestat e vazhdueshme kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç, rrëzimin e qeverisë së tij dhe formimin e një qeverie të re, por presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç vazhdon të qëndrojë në detyrë.
    Vuçiç i ka etiketuar protestuesit si organizatorë të një grushti shteti të financuar nga jashtë. Në një fjalim televiziv të premten, Vuçiç bëri një gjest të rrallë, duke kërkuar falje që ka bërë deklarata për të cilat, tha se tani i vjen keq.
    “Kjo vlen si për studentët ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët nuk isha dakord. Kërkoj ndjesë për këtë”- u shpreh presidenti serb ndërsa bëri thirrje për dialog.
    Sakaq qeveria serbe e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka organizuar një meshë për viktimat në kishën e Beogradit.
    Mbështetësit e Vuçiçit, të cilët që nga marsi kanë ngritur çadra jashtë parlamentit, njoftuan se do të nderojnë viktimat para kishës.
    “Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”- tha delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Protestat kanë mbetur kryesisht paqësore, por në mesin e gushtit ato degjeneruan në dhunë.
    Në shtator, 13 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiç, u akuzuan penalisht për ngjarjen në Novi Sad.
    Ndërkohë një hetim i veçantë antikorrupsion vazhdon së bashku me një hetim të mbështetur nga BE-ja për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të Brukselit në atë projekt.

  • Tragjedia tek “Komuna e Parisit”: Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje. Ja kush është autori

    Tragjedia tek “Komuna e Parisit”: Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje. Ja kush është autori

    Ky qe shikoni ne foto eshte  Filip Shehut, picierit që vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillarin, pas një konflikti në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
    Sipas burimeve, mes dy punonjësve kishte pasur debate dhe tensione të vazhdueshme, të cilat kulmuan sot me sherrin fatal. Gjatë konfliktit, Shehu ka qëlluar disa herë me thikë kuzhinierin, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
    Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme hetimore.
    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivacionin e saktë që çoi në krimin brenda vendit të punës.

  • Tragjedia në Sardenjë, zjarrfikësi mbërrin për të shpëtuar viktimat, mes tyre ishte i biri 25-vjeçar

    Tragjedia në Sardenjë, zjarrfikësi mbërrin për të shpëtuar viktimat, mes tyre ishte i biri 25-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Sardenjës në Itali, ku një 25-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik.
    Makina në të cilën udhëtonin pesë të rinj që po shkonin drejt një feste, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ra nga një urë rreth 15 metra e thellë, në zonën e Tempio Pausania.
    Tragjedia merr një dimension edhe më të dhimbshëm, pasi babai i viktimës, një zjarrfikës lokal, ishte ndër të parët që mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pa e ditur fillimisht se i biri ishte ndër viktimat.
    Sipas raportimeve shoferi i automjetit arriti të dilte vetë nga makina pas aksidentit dhe vrapoi drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, pasi në zonë nuk kishte sinjal telefonik.
    Zjarrfikësit punuan në kushte jashtëzakonisht të vështira, për shkak të terrenit të pjerrët dhe të errët, për të arritur deri te automjeti dhe për të nxjerrë personat e bllokuar brenda.
    Katër të rinjtë e tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në spitalin lokal. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

  • Tragjedia në Maliq me dy viktima, Kaso: Shteti i Rilindjes, i vdekur për të varfrit, i gjallë për oligarkët

    Tragjedia në Maliq me dy viktima, Kaso: Shteti i Rilindjes, i vdekur për të varfrit, i gjallë për oligarkët

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjete sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e prekshme e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

    Në një reagim të fortë, Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, funksionon vetëm për klientelën e pushtetit dhe jo për ata që kanë realisht nevojë.

    “Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat, duke përcjellë lutjet për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    Postimi:

    Të dashur miq!

    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.
    Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.

    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.

    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!