Tag: tragjedi

  • Tragjedi në Itali: Babai, nëna dhe vajza 27-vjeçare humbin jetën nga rrjedhja e gazit

    Tragjedi në Itali: Babai, nëna dhe vajza 27-vjeçare humbin jetën nga rrjedhja e gazit

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Canaro, në provincën e Rovigos në Itali, ku tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, pas disa ditësh pa asnjë kontakt me të afërmit.

    Sipas mediave italiane, trupat e pajetë të babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare u gjetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, pasi karabinierët, të alarmuar nga familjarët, kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Cesare Battisti.

    Gjatë kontrollit, ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisje për matjen e gazrave dhe konstatuan rrjedhje të monoksidit të karbonit nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.

  • Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti

    Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.
    Sipas raportimeve të mediave vendase, burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.
    Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.
    Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.

  • Tragjedi në Mesdhe: Mbytet Varka me Emigrantë, Të Paktën 40 Viktima

    Tragjedi në Mesdhe: Mbytet Varka me Emigrantë, Të Paktën 40 Viktima

    Të paktën 40 emigrantë nga vende të Afrikës Sub-Sahariane kanë humbur jetën pasi një varkë me rreth 70 persona në bord u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti në Mesdhe.
    Sipas një zyrtari lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Mahdia, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.
    Tunizia është një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Evropë, veçanërisht në ishullin italian të Lampeduzës, që ndodhet më pak se 150 kilometra larg në disa segmente të vijës bregdetare.

  • Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

    Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

    Një tragjedi e rëndë është shënuar pranë brigjeve të Salakta-s, në Tunizi, ku 40 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka e tyre u përmbys në det. Mes viktimave raportohet se ka edhe foshnje, sipas burimeve lokale. 
    Lajmi është bërë i ditur nga radioja tuniziane “Mosaique FM”, duke cituar zëdhënësin e gjykatës së Mahdias, Walid Chatrbi. 
    Forcat e rojës bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 30 persona, të cilët ndodheshin në të njëjtën varkë. Autoritetet kanë hapur një hetim zyrtar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë se nga cila pikë janë nisur emigrantët dhe cili ishte destinacioni i tyre përfundimtar. 
    Ky incident tragjik vjen në një kohë kur rritja e flukseve emigratore drejt Evropës ka shtuar numrin e përpjekjeve të rrezikshme për kalim me varka të improvizuara nga brigjet e Afrikës së Veriut. 
     

  • Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

    Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

    Një tragjedi e rëndë është shënuar pranë brigjeve të Salakta-s, në Tunizi, ku 40 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka e tyre u përmbys në det. Mes viktimave raportohet se ka edhe foshnje, sipas burimeve lokale.

    Lajmi është bërë i ditur nga radioja tuniziane “Mosaique FM”, duke cituar zëdhënësin e gjykatës së Mahdias, Walid Chatrbi.
    Forcat e rojës bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 30 persona, të cilët ndodheshin në të njëjtën varkë. Autoritetet kanë hapur një hetim zyrtar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë se nga cila pikë janë nisur emigrantët dhe cili ishte destinacioni i tyre përfundimtar.
    Ky incident tragjik vjen në një kohë kur rritja e flukseve emigratore drejt Evropës ka shtuar numrin e përpjekjeve të rrezikshme për kalim me varka të improvizuara nga brigjet e Afrikës së Veriut.

    Top Channel

  • Tragjedi në rrugë/ Burrë gjendet i vdekur në makinë, e parkuar në korsinë e emergjencës

    Tragjedi në rrugë/ Burrë gjendet i vdekur në makinë, e parkuar në korsinë e emergjencës

    “Sot me date.16.10.2025 ne autostraden Fier Vlore prane fshatit Bishan eshte gjetur i ndaluar ne xhepin e emergjeences automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me nje shtetas te seksit mashkull i shtrire ne sedilet e perpara
    Nga informacionet e para ky shtetas dyshohet te kete nderuar jete nga shkaqe nryrale.gjeneralitetet Rafael Pasha me banim ne fshatin Starove,Berat”.

  • Tragjedi në vendin e punës/ Punonjësi bie nga lartësia e një pallati  ku po punont, ndërron jetë

    Tragjedi në vendin e punës/ Punonjësi bie nga lartësia e një pallati ku po punont, ndërron jetë

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Mediat “masakrojnë” Serbinë: Tragjedi! Shqipëria e shuajti ëndrrën tonë për në Botëror

    Mediat “masakrojnë” Serbinë: Tragjedi! Shqipëria e shuajti ëndrrën tonë për në Botëror

    Nata e së shtunës në Leskovac do të kujtohet gjatë si një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e futbollit serb pas humbjes 0-1 nga Shqipëria, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv dhe valë të forta reagimesh nga gazetat më të rëndësishme.
    Kurir ka goditur fort humbjen duke e titulluar: “Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eliminon Serbinë nga Kupa e Botës”.
    Një tjetër gazetë e rëndësishme si Blic Sport ka vendosur si titull kryesor: Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac.
    Edhe Alo.rs nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovac” shkruan fillimisht portali i mirënjohur. “Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.
    Ndërkohë portali Zhurnal vendos një titull kritik: “Shqipëria feston në Leskovac, Manaj ndëshkon shqiponjat anemike“, thuhej në artikull.
    Shqipëria ka arritur të rrëmbejë një fitore të madhe në Leskovac, 1-0 përballë Serbisë me golin e shënuar nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë.

  • Tragjedi në Itali/ Mori lajmin se do dëbohej nga shtëpia, 71-vjeçari italian hidhet nga ballkoni para avokatit të tij

    Tragjedi në Itali/ Mori lajmin se do dëbohej nga shtëpia, 71-vjeçari italian hidhet nga ballkoni para avokatit të tij

    Një burrë 71-vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në Sesto San Giovanni të Italisë, pasi u hodh nga kati i gjashtë i banesës së tij gjatë një procedure dëbimi.

    Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur përmbaruesi dhe avokati i tij mbërritën për ta njoftuar zyrtarisht për dëbimin nga shtëpia, i moshuari u hodh papritur nga ballkoni.
    Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
    Në banesë u gjet një shënim vetëvrasjeje, që dyshohet se është lënë nga vetë viktima.

    Top Channel

  • “Një tragjedi e madhe për shtetin”/ Zbulohet mesazhi që la Rama në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja

    “Një tragjedi e madhe për shtetin”/ Zbulohet mesazhi që la Rama në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja

    Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajtën sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.
    Kreu i qeverisë shkruan se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për shtetin.
    “Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë. Edi Rama”.

    Top Channel