Tag: tragjedi

  • Tragjedi: : 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në bordin e “Kybele”

    Tragjedi: : 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në bordin e “Kybele”

    Një aksident tragjik ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, që lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet aktualisht në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.
    Sipas informacioneve paraprake, Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij.

    Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe stafi mjekësor bëri përpjekje të shumta për ta shpëtuar, por për fat të keq i riu nuk mundi të mbijetojë.

    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në port dhe brenda ekuipazhit të anijes. Autoritetet portuale dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përfshijnë inspektime të sigurisë elektrike në bord dhe intervistimin e ekuipazhit.

    Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi janë rritur shqetësimet për sigurinë në portet shqiptare dhe nevojën për standarde më të larta sigurie për punonjësit e ekuipazheve dhe operatorët portualë.
    Autoritetet lokale kanë bërë apel për kujdes dhe respektimin strikt të protokolleve të sigurisë në të gjithë aktivitetet në portet e vendit, për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

  • Tragjedi në Jug të Kretës, fundoset varka, 18 persona humbin jetën

    Tragjedi në Jug të Kretës, fundoset varka, 18 persona humbin jetën

    Foto ilustruese

    KRETË- Në jug të Kretës, janë gjetur të paktën 18 trupa të pajetë pasi një varkë e gjysmë e fundosur dyshohet se transportonte emigrantë. Incidenti ndodhi rreth 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, në Ierapetra. Dy persona u gjetën të gjallë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
    Sipas hetimeve të para, viktimat mund të kenë vdekur nga hipotermia, për shkak të të ftohtit të madh dhe erërave. Varka u zbulua nga një anije me flamur turk, që sinjalizoi autoritetet greke. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar numrin e saktë të personave që ndodheshin në varkë dhe shkaqet e ngjarjes./ZËRI

  • Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet varka me emigrantë, të paktën 18 të vdekur

    Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet varka me emigrantë, të paktën 18 të vdekur

    Tragjedi me viktima në ujërat territoriale të Greqisë.
    Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare në jug të Kretës në Greqi, pasi u gjet një varkë gjysmë e fundosur që mbante emigrantë.
    Deri më tani, dy persona janë shpëtuar, informon “Protothema”.
    Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar, ku përfshihen dy anije të Rojës Bregdetare, një anije e Frontex, tre anije që kalonin aty pranë, një helikopter Super Puma dhe një avion i Frontex.
    Anija u vu re të shtunën pasdite 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, nga një kamion me flamur turk.
    Erëra perëndimore me forcë 4 ballë po fryjnë në zonë. Informacionet janë ende të rezervuara për numrin e personave që ndodheshin në bordin e varkës dhe të viktimave.

  • Tragjedi në Corleone: 78-vjeçarja mbyt vajzën me aftësi të kufizuara, pastaj vret veten

    Tragjedi në Corleone: 78-vjeçarja mbyt vajzën me aftësi të kufizuara, pastaj vret veten

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 18:02
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Corleone, pranë Palermos, ku një e moshuar 78-vjeçare i ka marrë jetën vajzës së saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
    Ngjarja e rëndë u zhvillua në qendrën historike të qytetit. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, nëna e mbyti vajzën e saj me një litar.

    Gruaja ishte kujdestarja e vetme e vajzës pas vdekjes së bashkëshortit të saj, një ish-infermier në spitalin Bianchi, i cili ndërroi jetë tetë muaj më parë.

    Ishte një fqinj që zbuloi ngjarjen dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kryebashkiaku i Corleones, Walter Rà, deklaroi se komuniteti është thellësisht i tronditur, duke shtuar se familja ishte e njohur për sjelljen e saj të mirë.

  • Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

    Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 15:07
    Një tragjedi ka ndodhur në Agios Leontas të Zakynthos, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh ka humbur jetën pas një sulmi nga qeni i familjes, i racës pit bull. Ngjarja e rëndë u regjistrua kur vogëlushi ndodhej në oborrin e banesës së tij.
    Sipas informacioneve, qeni sulmoi papritur fëmijën, duke i shkaktuar plagë fatale. Prindërit, të alarmuar, lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë rreth orës 13:00, por përpjekjet ishin të kota. Fëmija mbërriti pa shenja jete në spital.

    Familja, e përbërë nga babai me origjinë shqiptare dhe nëna britanike, ishte rezidente prej vitesh në ishullin grek. Komuniteti lokal është thellësisht i tronditur nga ngjarja.

    Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij incidenti tragjik. Si pjesë e procedurës hetimore, prindërit e fëmijës janë marrë në pyetje dhe po mbahen nga policia për të dhënë dëshminë e tyre.

  • Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

    Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

    Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.
    I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.
    Besnik Qokaj humbi jetën papritur, dyshohet nga një arrest kardiak fatal, duke e zhytur familjen dhe komunitetin në pikëllim të thellë. Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.
    Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.
    “Para një dite, mora një telefonatë nga Besnik Qokaj, i cili me zërin e tij të lodhur nga dhimbja më kërkoi të postoja në “Nikaj Mertur News” njoftimin e vdekjes së babait të tij, Ndue Martin Qokaj, 88 vjeç. Në atë moment, kisha përballë një djalë që po përpiqej të mbante veten, ndërsa po përballonte humbjen e një njeriu të shtrenjtë. Unë e dëgjova, e ngushëllova dhe mendova se kjo ishte dhimbja më e madhe që do t’i trokiste këto ditë në derë.
    Por sot… më erdhi një lajm që më tronditi deri në palcë. Njoftimi i vdekjes ishte për vetë Besnikun. Vetëm një ditë pasi më telefonoi për të lajmëruar humbjen e babait, edhe ai vetë kishte ndërruar jetë, nga një arrest kardiak.Një tragjedi e dyfishtë, e pashpjegueshme, e papërballueshme për këtë familje.
    Është e vështirë të gjesh fjalë kur realiteti është kaq i rëndë. Të marrësh njoftimin për vdekjen e babait, dhe të nesërmen të marrësh lajmin për vdekjen e djalit që të telefonoi vetë… kjo është një plagë që vështirë dikush më kupton, duke e shtuar dhimbjen në një nivel që vetëm Zoti mund ta caktojë.
    Dera e Qokajve sot është e mbuluar me zi. Të humbësh babë e bir, njëri pas tjetrit, është një dramë që rrallë e ka parë historia e fiseve tona në Nikaj-Mertur. Dhimbje që nuk ka fjalë, nuk ka varg, nuk ka ngushëllim që ta përshkruajë.
    Besniku ishte njeri i mirë, i qetë dhe i sjellshëm. E kam në mendje telefonatën e tij të fundit, kërkesën e thjeshtë por të rëndë, që ta ndihmoja për t’i dhënë njoftim miqve dhe ilakeve për humbjen e të atit. Nuk e mendoja kurrë se pas një dite, do të më duhej të shkruaja edhe për të.
    Zoti i pastë pranë vetes, bashkë me babanë që e deshi shumë.Zoti e forcoftë familjen Qokaj në këtë tragjedi të rëndë.Ngushëllime të sinqerta gjithë të afërmve, miqve dhe komunitetit tonë që sot është i pikëlluar thellë,” shkruan Nikaj Mërtur News.

  • Tragjedi në një cirk në Itali, akrobati vdes para publikut

    Tragjedi në një cirk në Itali, akrobati vdes para publikut

    Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në një cirk italian, kur një akrobat vdiq para publikut pasi një shfaqje e rrezikshme shkoi keq.

    Tragjedia ndodhi në qytetin Sant’Anastasia, pranë Napolit, gjatë një shfaqjeje nga cirku Imperial Royal, raporton Wanted in Rome.

    Aksidenti ndodhi gjatë performancës së skenave të famshme “Globi i Vdekjes”, në të cilat tre motoçiklistë profesionistë hipën njëkohësisht brenda një sfere të madhe çeliku.
    Tre burrat – një kilian 26-vjeçar, një meksikan 43-vjeçar dhe një kolumbian i së njëjtës moshë – e kryen aktin e tyre në errësirë, drita e vetme që vinte nga dritat LED në kostumet e tyre.

    Sipas informacioneve fillestare, kiliani 26-vjeçar në një moment humbi kontrollin e motoçikletës dhe ra.

    Kur u ndezën dritat, u bë e qartë se situata ishte jashtëzakonisht serioze.
    Sipas gazetës Corriere della Sera, 26-vjeçari vdiq pak çaste më vonë.Tragjedia ndodhi para një salle të mbushur plot, përfshirë një numër të madh fëmijësh, shumë prej të cilëve po filmonin shfaqjen me telefonat e tyre.

    Policia ka nisur një hetim dhe po mbledh pamje amatoreske nga vizitorët për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, të cilin kryebashkiaku Domenico Esposito e përshkroi si “shkatërrues”.

    “E di që shumë fëmijë ishin të pranishëm, të cilët dëshmuan këtë tragjedi”, tha Esposito.

    “Ne bashkohemi me pikëllimin e familjeve të prekura nga kjo ngjarje tragjike.” 

    Incidente mortale a Sant’Anastasia,Napoli dove uno spettacolo acrobatico dell’Imperial Royal Circus si è trasformato in tragedia.Due motociclisti professionisti si sarebbero scontrati durante un numero acrobatico. Uno dei due stuntman è morto a causa delle gravi ferite riportate. pic.twitter.com/sEri8PhzZ9— Franco Scarsella (@FrancoScarsell2) November 21, 2025

  • Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, kishin dy fëmijë

    Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, kishin dy fëmijë

    Foto ilustruese

    FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës së tyre të enjten pasdite.
    Alarmi u dha rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes njoftoi policinë për të shtëna me armë zjarri.
    Forcat e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, zbuluan trupat e një burri 36 vjeç dhe një gruaje 30 vjeçe, si dhe një armë gjahu pranë tyre.
    Sipas të dhënave paraprake të hetuesve, dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
    Çifti kishte dy fëmijë. Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije.

  • Tragjedi në Francë, shqiptari vret gruan me çifte, 36-vjeçari i jep fund jetës

    Tragjedi në Francë, shqiptari vret gruan me çifte, 36-vjeçari i jep fund jetës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës së tyre të enjten pasdite.
    Alarmi u dha rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes njoftoi policinë për të shtëna me armë zjarri.
    Forcat e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, zbuluan trupat e një burri 36 vjeç dhe një gruaje 30 vjeçe, si dhe një armë gjahu pranë tyre.

    Sipas të dhënave paraprake të hetuesve, dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
    Çifti kishte dy fëmijë. Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë./vizionplus.tv

  • Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

    Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

    Një avion ushtarak turk tip C-130 është rrëzuar sot në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, 20 persona që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

    Avioni ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po udhëtonte drejt Turqisë, kur u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit gjeorgjiano-azerbajxhanas.
    Autoritetet lokale konfirmuan se kontakti me radarin u ndërpre pak minuta pas hyrjes në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë sinjal emergjence nga ekuipazhi.
    Pamjet e shpërndara nga mediat tregojnë momentin dramatik të rrëzimit dhe shtyllat e tymit që u ngritën mbi zonën e aksidentit.
    Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan reagoi menjëherë pas lajmit, duke e cilësuar ngjarjen “jashtëzakonisht të dhimbshme” dhe duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
    “Jam thellësisht i trishtuar nga humbja e ushtarakëve tanë. Lutjet tona janë me familjet e tyre dhe me gjithë kombin turk në këtë moment të vështirë,” tha Erdogan.