Tag: tragjasit

  • Protestat e banorëve të Shushicës dhe Tragjasit, Rama: Uji nuk është i atyre që e kanë afër, nuk e merr kuçedra

    Protestat e banorëve të Shushicës dhe Tragjasit, Rama: Uji nuk është i atyre që e kanë afër, nuk e merr kuçedra

    edi rama dhe belinda balluku

    TIRANË- Gjatë prezantimit të reformës në sektorin e ujit, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me protestat që janë bërë nga banorët e zonave të Tragjasit dhe Shushicës, për të cilët tha se janë keqinformuar në lidhje me përdorimin e këtyre burimeve. Rama tha se burimet ujore nuk janë të banorëve që i kanë më pranë, por të gjithë qytetarëve, dhe është qeveria ajo që vendos në lidhje me shpërndarjen e tyre, duke lënë të kuptohet vijimin e projekteve. 
    “Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.
    Sa i takon artikujve të bëra në media dhe për zonën e Shushicës, se projekti i ujësjellësit të Himarës, do të thajë një degë të lumit Vjosa, Rama tha se projekti është i drejtë, dhe jo në shërbim të oligarkëve.
     “Ata që çohen dhe flasin, janë dhe ca që flasin anglisht për Vjosën, dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë dhe se si ne po thajmë një degë të lumit për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e Himarës. Ata s’kanë për ta kuptuar, se marrin fonde për këtë punë, por duhet ta dinë që prioriteti është furnizimi me ujë i popullsisë. Në ekuilibrin më të mirë të mundshëm me natyrën, as në rastin e Shushicës, as Tragjasit nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë.
    Duke respektuar njerëzit atje, 9 muaj, ditë për ditë, kemi bërë të gjithë raportin e monitorimit të burimit, shifrat janë kaq kokëforta dhe kuptim plota, sa s’kanë diskutim që projekti ishte i drejtë, jo se ishte projekt që financohej nga qeveria, por i bërë mbi monitorimin e burimit. Nuk ka qeveria qëllime të errëta, nuk ua heqim uji njerëz të për t’ua dhënë oligarkëve. Oligarkë në Shqipëri nuk ka, nuk bën vaki kjo”, tha Rama, ndërsa shtoi se asnjë ‘kuçedër’ nuk mund të thajë burimet.
    “Sot po ndërtohet ujësjellësi i Tragjasit. Nuk kishte ujë e bërtisnin për burimin a thua se vajti një kuçedër që tu thante burimin ku e pinin uji nga burimi”, vijoi kryeministri. /ZËRI 

  • Belinda Balluku: Burimi i Tragjasit do furnizonte Jugun, po presim banorët të binden

    Belinda Balluku: Burimi i Tragjasit do furnizonte Jugun, po presim banorët të binden

    Zëvendëskryeministrja Ministrja Balluku e konsideron të mbyllur fazën e parë të reformës për ujin. Ajo theksoi se po hedhin hapat e parë drejt fazës së dytë, me synimin për të krijuar një Operator Kombëtar të prodhimit dhe shpërndarjes së ujit.
    Një nga rastet që ka ngjallur shqetësim sipas Ballukut është ai i burimit ujor në zonën e Tragjasit, i cili sipas ekspertëve mund të furnizojë një pjesë të mirë të jugut të vendit.
    Megjithatë, banorët e zonës kanë kundërshtuar përdorimin e këtij burimi për furnizimin e zonës Dhërmi–Palasë, duke ushtruar të drejtën e tyre për të refuzuar transferimin e sasive të ujit. Ministrja theksoi se do prisnin banorët të binden.
    “Në 2021 nisëm një reformë të thellë. Patëm rezultate dhe ne e quajmë të përmbyllur fazën e parë të kësaj reforme të thellë.
    Kemi parasysh që qëllimi dhe përmbajtja e fazës 1 të reformës, na vë para një përgjegjësie të re dhe në fazën e dytë që konsiston në krijimin e operatorit të dytë të Shpërndarjes së Ujit.
    Nuk do të thotë që do të shpikim rrotën. Shpeshherë e quajmë humbje teknike, nuk bëhet fjalë për humbje teknike, marrim rastin e energjisë me shërbime që nuk ofroheshin, fatura aforfe. Pra, duke pasur shembullin e sektorit të energjisë elektrike dhe aksionin dhe përparimin që ka bërë, por edhe për ndryshimin e thellë që pësoi në 2019 me ndarjen e shoqërive si një kërkesë e BE-së, ne sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanive që ofrojnë shërbime jetike në vendin tonë.
    Për këtë arsye, duke diskutuar si me drejtuesit rajonalë, kemi arritur në rezultatin që krijimi i një Operatori Kombëtar të prodhimit të ujit do të na çonte në një nivel tjetër.
    Do të sjell një rast që na ka shqetësuar mjaftueshëm, që ka të bëjë me një burim ujëor në zonën e Tragjasit, i cili i parashikuar nga ekspertët do furnizonte një pjesë të mirë të jugut, por me të drejtën e tyre banorët e zonës e refuzojnë marrjen e këtyre sasive të ujit për të furnizuar zonën e Dhërmi-Palasës. Por ne kemi vendosur ti bëjmë ata pjesë të bisedës dhe ti bindim.”, tha Balluku.
    “Ndaj jemi nëntë muaj me vonesë.”, shtoi ministrja.

  • Tragjas, protesta e radhës për ujin. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve

    Tragjas, protesta e radhës për ujin. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve

    Prej shtatë muajsh, banorët e Tragjasit kundërshtojnë një projekt që synon furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të bashkisë Himarë.
    Ata u mblodhën në qendër të fshatit, së bashku me banorë të diasporës dhe pushues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të kërkuar anulimin e projektit.
    Sipas tyre, burimet ujore të Izvorit nuk janë të mjaftueshme për nevojat e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit, e as për fshatrat dhe rezortet turistike të Himarës. Ata pretendojnë se punimet nisën pa dijeni dhe pa konsultim publik, duke shkelur ligjet për mbrojtjen e burimeve.
    “Këto burime nuk janë të mjaftueshme për zonën tonë. Matjet e bëra kohët e fundit kanë një rënie drastike, nga 3.000–3.300 litra/sekondë që kanë qenë para 5–6 vjetësh, tani ka arritur pikën rreth 530 litra/sekondë.“
    “Këtu ndodh një katastrofë e jashtëzakonshme në qoftë se kjo ndodh, se do të thahen burimet edhe për ata vetë. Humbet burimi! Janë 50 burime që kanë humbur.“
    “Çdo shqiptar ka nevojë të solidarizohet me njëri-tjetrin. Vetëm kështu mund të kërkojmë të drejtën tonë, duke qenë se institucionet zakonisht as letrave nuk u përgjigjen.“
    “Ndër kushtet tona të panegociueshme është pika e marrjes. Këtu neve na penalizon. Mund ta marrin diku tjetër aty poshtë. S’e kemi diskutuar ujin. Kemi diskutuar pikën e marrjes.“
    Protestuesit kërkojnë që Bashkia dhe qeveria ta rishikojnë projektin dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk ndërpritet. Kryeplaku i fshatit deklaroi se çështja po ndiqet edhe në rrugë ligjore.
    Banorët janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në anulimin e projektit dhe kërkojnë një takim me përfaqësues të qeverisë për të mbrojtur burimet ujore, të cilat i konsiderojnë jetike për komunitetin dhe ekonominë vendase.

  • Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyjet, terreni vështirëson ndërhyrjen

    Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyjet, terreni vështirëson ndërhyrjen

    Pamje nga zjarri

    VLORË- Një vatër e re zjarri është raportuar pasditen e sotme në Qarkun Vlorë, ku flakët e favorizuara nga era kanë përfshirë malin e Tragjasit. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.
    Mësohet se forcat zjarfikëse kanë shkuar në vendngjarje, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë. Bëhet me dije se në terren janë 25 efektivë zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur largimin e banorëve dhe të bagëtive./ZËRI