Tag: trafiku

  • E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

    E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

    Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.

    Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

    Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

  • Paralizohet Shëngjini, trafiku rëndohet deri në Milot

    Paralizohet Shëngjini, trafiku rëndohet deri në Milot

    Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.

    Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

    Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

  • Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrestuarit për shitblerje armësh, nga trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri.
    Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorise së tiranës për masat e sigurimit, raporton gazetarja Glidona Daci. Në qeli do të qëndrojnë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.
    Para gjykatës  asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur. Ndërkohë që mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njërëzit në veprime të kundraligjshme. Po ashtu avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte për secili nga të dyshuarit, për veprimet konkrete që ata kanë kryer.
    Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe akt-ekspertizat e armëve nëse janë ose jo funksionale. Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që ta cilësojë të paligjshëm arrestimin. Ata i kanë kërkuar gjykatës që të mbahej edhe parasysh fakti që të dyshuarit nuk kanë precedent të meparshëm penal.
    Ndërkohë, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet e kryera për armët që janë kapur më herët kur është bërë ndalimi i  Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra nga armët rezulton jashtë funksionit.
    Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e strukturave të rendit u sekuestruan 14 armë zjarri 12 pistoleta ku njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.tvklan.al

  • Banorët e Ksamilit kërkojnë shërbim shëndetësor 24 orësh/ Trafiku dhe mungesa e aksesit, pengesë për ndihmën mjekësore

    Banorët e Ksamilit kërkojnë shërbim shëndetësor 24 orësh/ Trafiku dhe mungesa e aksesit, pengesë për ndihmën mjekësore

    Në Ksamil mungon ende shërbimi shëndetësor 24 orësh, çka po krijon vështirësi serioze për banorët dhe pushuesit që frekuentojnë zonën, sidomos gjatë sezonit veror. Banorët i kanë bërë thirrje autoriteteve për hapjen e menjëhershme të qendrës shëndetësore sezonale dhe zgjerimin e orarit të shërbimit në qendrën ekzistuese gjithëvjetore.
    Me mbi 6 mijë banorë rezidentë dhe 427 struktura akomoduese, Ksamili përballet me fluks të lartë vizitorësh, duke e rënduar më tej nevojën për kujdes shëndetësor të pandërprerë. Aktualisht, qendra gjithëvjetore me dy mjekë dhe gjashtë infermierë ofron shërbim vetëm deri në orën 15:00, ndërsa qendra sezonale ende nuk është hapur, megjithëse sezoni veror është afër.
    Mjeku Tajar Lako deklaroi se rastet e rënda dërgohen në spitalin e Sarandës, por pritjet dhe trafiku i rënduar gjatë verës e vështirësojnë marrjen në kohë të ndihmës. Banorët theksojnë se komuniteti është rritur ndjeshëm dhe kërkon akses të vazhdueshëm në shërbime shëndetësore, pavarësisht stinës.