Tag: trafiku

  • Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

    Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

    Durrësi po përballet me trafik të dendur gjatë këtij sezoni turistik, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve dhe fluksit të turistëve të huaj.
    Mijëra automjete hyjnë çdo ditë në qytet, duke krijuar radhë dhe vonesa të gjata, sidomos në hyrje-daljet dhe aksin Durrës–Golem–Kavajë, rrugën “Pavarësia” dhe autostradën Tiranë–Durrës.
    Një nga pikat më problematike mbetet Unaza Shkozet–Plepa, ku trafiku është kthyer në stres të përditshëm për drejtuesit e automjeteve.

    Në një prej kryqëzimeve, semafori qëndron gjatë në të kuqe, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe pritje të gjata.

    Ekspertët e trafikut sugjerojnë ndërtimin e një nënkalimi si zgjidhje afatgjatë, që do të lehtësonte qarkullimin dhe do të shmangte bllokimin e trafikut, veçanërisht gjatë verës kur fluksi është më i lartë se kurrë.
    Por edhe pse kjo është një problematikë e vjetër që shfaqet çdo sezon, autoritetet nuk e vënë ujin në zjarr.
    Kur makinat bëhen kapicë e trafiku nuk lëviz, mjaftohen duke nxjerrë dy punonjës policie, sa për të kaluar radhën, ndërkohë që problemi qëndron dhe askush s’bën asnjë për të ideuar apo nisur një projekt të thjeshtë me mbikalim ose nënkalim, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë trafikut kilometrik në këtë nyje.

    Dhe siç pohojnë vetë drejtuesit e policisë, fluksi pritet të mbetet i lartë deri në fund të sezonit.

    Për të përballuar situatën, autoritetet po shtojnë masat për menaxhimin e trafikut, ndërsa u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet në orët e pikut, për të lehtësuar  qarkullimin.
    Të tilla njoftime janë rutinë çdo verë, ndërsa zgjidhjet konkrete për uljen e trafikut mbeten larg./Klan News

  • Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, dy të arrestuar

    Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, dy të arrestuar

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit B. H., 34 vjeç dhe J. M., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dje, u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke pritur një grup emigrantësh të cilët dyshohet se do t’i transportonin kundrejt pagesës, në drejtim të qytetit të Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Bllokimi më i madh i trafikut në botë, zgjati 12 ditë dhe ishte 100 kilometra i gjatë

    Bllokimi më i madh i trafikut në botë, zgjati 12 ditë dhe ishte 100 kilometra i gjatë

    Bllokimi më legjendar i trafikut në histori ndodhi në Kinë në vitin 2010 dhe la qindra mijëra shoferë të bllokuar për 12 ditë në një autostradë 100 kilometra.

    Imagjinoni të nisni një udhëtim me makinë dhe të përfundoni të bllokuar në trafik për 12 ditë, pa ushqim, ujë apo tualet. Ky nuk është skenar filmi – është një ngjarje e vërtetë dhe bllokimi më i madh i trafikut në histori, i cili ndodhi në Kinë në vitin 2010.
    Kina “e bllokuar”: Çfarë ndodhi në autostradën G110
    E gjitha filloi më 14 gusht 2010, kur Autostrada Kombëtare e Kinës 110 papritmas u shndërrua në një radhë 100 kilometrash të gjatë me pothuajse asnjë lëvizje. Bllokimi i pabesueshëm i trafikut zgjati 12 ditë, me shoferët që lëviznin vetëm 1 kilometër në ditë. Kombinimi i përplasjeve të kamionëve të rëndë të ngarkuar me qymyr, punimet në rrugë dhe rritja e trafikut nga automjetet më të vogla krijoi kaos absolut. Segmenti i rrugës funksiononte me 60% mbi kapacitetin e tij, ndërsa punimet e ulën fluksin e automjeteve me 50% të tjera.
    Në zemër të këtij ferri trafiku ishin qindra mijëra shoferë që mbetën të bllokuar pa paralajmërim. Nuk kishte asnjë mënyrë për t’u kthyer ose për t’u larguar. E tëra çfarë mund të bënin ishte të prisnin.
    Vendësit panë një mundësi në dëshpërim dhe filluan të shisnin ushqim, ujë dhe cigare me çmime marramendëse. Një shishe uji që kushtonte 1 juan shitej atje deri në 15 juanë. Një pazar spontan lindi në autostradë, me mijëra shoferë që u kthyen në kamperistë buzë rrugës.
    A është ky vërtet bllokimi më i madh i trafikut i të gjitha kohërave?Tmerri i bllokimit të trafikut të vitit 2010 në Kinë mbetet i padiskutueshëm si bllokimi më i gjatë i trafikut në histori. Megjithatë, ia vlen të përmenden edhe makthe të tjera të trafikut.
    Gjermania, 1990: Bllokim trafiku prej 18 milionë makinash në kufirin midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.
    India, 2024: Bllokim trafiku prej 300 kilometrash në Uttar Pradesh dhe Madhya Pradesh që zgjati 48 orë.
    Por nëse masim sipas kohëzgjatjes dhe ndikimit social, asnjë mbingarkesë nuk krahasohet me G110 të Kinës.
    Çfarë na mëson ky bllokim global i trafikutMbështetja e tepërt në rrjetet rrugore pa alternativa hekurudhore mund të çojë në kolaps. Mungesa e menaxhimit të menjëhershëm të krizës nga autoritetet po e shton kaosin. Dhe më e rëndësishmja, trafiku i përditshëm që përjetojmë në qytetet tona… mund të përkeqësohet shumë.

    Top Channel

  • Rama me helikopter në Vlorë, reagon Qori: O mbret merr edhe një shërbëtor për në tualet

    Rama me helikopter në Vlorë, reagon Qori: O mbret merr edhe një shërbëtor për në tualet

    Kreu i ”Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë.
    Ai shkruan se Rama shkoi në Vlorë me helikopter në Vlorë që të mos bezdiset nga trafiku, ashtu siç sipas tij, shkon me chartera privat në vende të ndryshme të botës.

    Teksa e krahasoi Ramës me mbretërit mesjetar, Qori tha se kryeministrit i ka mbetur vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit.
    Postimi i plotë
    Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit. Mjerë kush na qeveris!

  • “Asnjë njeri në terren”, Vasili publikon pamje tronditëse nga rruga Tiranë-Kashar: Trafiku ulërimë, punëtorë askund

    “Asnjë njeri në terren”, Vasili publikon pamje tronditëse nga rruga Tiranë-Kashar: Trafiku ulërimë, punëtorë askund

    Deputeti në detyrë i PL-së, Petrit Vasili ka publikuar një video nga aksi rrugor Tiranë-Kashar i mbytur nga trafiku, pasi po punohet për zgjerimin e rrugës, por në terren nuk ka asnjë punëtor.
    ‘Ka filluar sezoni veror, lëvizjet janë shtuar ndërsa trafiku është ulërimë. Në segmentin Tiranë-Kashar, ku gjoja po zgjerojnë rrugën, nuk punon hiç njeri në vend që ta bënin natën ditë dhe t’i mbaronin punimet’, shkruan Vasili në Facebook.
    Postimi i plotë:

    Trafiku ulerime, ndersa ne segmentin Tirane-Kashar shkretetire s’punon kush!

    Ka filluar sezoni veror, levizjet jane shtuar ndersa trafiku eshte ulërimë.
    Ne segmentin Tirane Kashar, ku gjoja po zgjerojne rrugën, nuk punon hiç njeri ne vend qe ta benin naten dite dhe ti mbaronin punimet.
    Shiheni Videon e sotme, grumbujt e zhavorit dhe kembe njeriu qe te punojē.
    Qeveri kaq abuzuese dhe arrogante deri ne neveri!

  • VD- Frika nga bombardimet, iranianët po largohen nga Teherani

    VD- Frika nga bombardimet, iranianët po largohen nga Teherani

    Pamje nga trafiku

    TEHERAN- Iranianët filluan të largoheshin masivisht nga Teherani drejt veriut, më 15 qershor, ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhduan të synonin infrastrukturën ushtarake dhe objektet bërthamore për të tretën ditë me radhë në kryeqytetin e vendit, por edhe në periferitë e tij.
    CNN raportoi se shumë banorë po përpiqeshin të iknin në Iranin verior, duke shkaktuar bllokimin e rrugëve nga trafiku.

    Pamje nga trafiku

    “Nuk dua të largohem nga shtëpia ime, por nuk do t’i vë fëmijët e mi të vegjël në këtë situatë,”- tha për CNN një baba i dy fëmijëve, i cili kërkoi të mos identifikohej.
    “Shpresoj që SHBA-të do të ndërhyjnë për të ndaluar sulmet midis dy vendeve”, shtoi ai.
    TRAFIKU ME VIDEO: 

    Forcat Ajrore Izraelite nisën një sulm të papritur ndaj Iranit të premten në mëngjes, duke kryer sulme në shtëpitë e zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shkencëtarëve iranianë. Të dielën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit lëshuan një paralajmërim të paprecedentë për qytetarët iranianë, duke i kërkuar që të evakuoheshin nga zonat përreth fabrikave të armëve.
    Kryetari i Këshillit të Qytetit të Teheranit, Mehdi Charman, tha se qyteti po kërkon zgjidhje alternative pasi nuk ka strehimore për të mbrojtur qytetarët nga bombardimet./ZËRI

  • “Trafiku, sfidë e vështirë këtë verë”, Ndreu tregon zgjidhjen e vetme: Qeveria të vrapojë për…

    “Trafiku, sfidë e vështirë këtë verë”, Ndreu tregon zgjidhjen e vetme: Qeveria të vrapojë për…

    Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit turistik në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës. Ai adresoi çështjet e pastërtisë dhe menaxhimin e ujit.
    Duke marrë shkas nga trafiku i rënduar që “paralizoi” Lezhën për orë të tëra gjatë fundjavës, Ndreu u fokusua më shumë te problematikat te trafiku, që përkeqësohet ndjeshëm gjatë verës. Ndreu theksoi se edhe pse janë bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën lokale, zgjidhja afatgjatë për trafik do të vijë vetëm me ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.
    Gjatë bisedës me gazetarin Blendi Fevziu, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe atij qendror për të përballuar boom-in turistik që po përjeton zona.
    Pjerin Ndreu: Ne kemi adresuar pastërtinë, kemi adresuar 20 Kë, kemi rregulluar ujin, që besoj se  sivjet nuk do të jetë problem, por është në test akoma. Kemi problem trafikun dhe trafiku në Shëngjin do të zgjidhet vetëm kur të bëhet Milot-Balldren. Që të sqarojmë pjesën e trafikut, ka trafik nga e hëna deri të shtunën, ka trafik nga e shtuan deri në të diel, pra ka dy koncepte për trafikun në zonat turistike. Në të gjithë botën të shtunën dhe të dielën ka super trafik. Shko ku të duash ka trafik. Atë ditë ka ndodhur trafiku i madh ka qenë “UNUM” që ka pasur 20 mijë vetë, ka qenë Shëngjin-Velipoja, që është një hall. Është ajo që tha Solis ne jemi viktimë e suksesit tonë. Na ka ardhur një boom aq i shpejtë dhe kjo është një çështje për t’u diskutuar. Shumë njerëz e adresojnë tek pushteti lokal, por ne nuk bëjmë dot asgjë nëse ne nuk kombinohemi dot me pushtetin qendror dhe me projektet e huaja.
    Blendi Fevziu: Pjerin si do zgjidhet? Gjithë Velipoja tani hyn në Shëngjin, si do dalë Shëngjini?
    Pjerin Ndreu: Trafiku do të jetë e vështirë sivjet. Vetëm Milot-Balldreni do e zgjidhë. Sepse rruga kryesore që vjen dhe shkon në Lezhë për tek ura është tapë për daljen nga Shëngjini. Besoj në vjeshtë fillon bypass-i i Shëngjinit që fillon sipër, është mbyllur ajo histori, do të fillojë. Problemi këtu qëndron, që këtë problem nuk e zgjidh as bypass-i, e zgjidh vetëm Shëngjin-Velipoja, sepse heq efektin “tapë” edhe për qytetin, sepse dhe vetë qyteti në verë kalon në kaos vetëm për efektin “tapë” dhe nuk ka zgjidhje. Unë kam folur edhe me kryeministrin, qeveria duhet të vrapojë për Milot-Balldrenin. Nëse nuk bëhet Milot-Balldreni ajo zonë do të ketë probleme serioze.

  • VIDEO/ Paralizohet Shëngjini, trafiku rëndohet deri në Milot

    VIDEO/ Paralizohet Shëngjini, trafiku rëndohet deri në Milot

    Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.

    Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

    Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.