Trafik i rënduar ka qenë ditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Te rrethrrotullimi i Bradasheshit radhët janë bërë kilometrike. Me sa duket lëvizjet e fundjavës drejt juglindjes kanë filluar të rishfaqin trafikun e rënduar.
Ajo që bie në sy, sipas pamjeve të siguruara, është që një fluks i madh mjetesh është i bllokuar në unazën e qytetit të Elbasanit. Dhe nga gabimet e shoferëve, por edhe ndoshta për mungesën e policisë rrugore, janë bllokuar kryqëzime të ndryshme.
Në unazën e qytetit situata e trafikut paraqitet e rënduar. Fluksi shkon nga unaza e Elbasanit, në Metalurgjik, në Bradashesh dhe më tej, e më pas drejt Tiranës, duke rënduar trafikun drejt juglindjes.
Trafiku i rënduar nuk ka prekur vetëm rrethrrotullimin e Bradasheshit, por të gjithë segmentin deri në hyrje të Elbasanit.
Tag: trafiku
-

Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike bllokohen qindra automjete
-

Tragjedi në Nigeri: 19 gra dhe fëmijë humbin jetën në një aksident trafiku
Të paktën 19 gra dhe fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë, kanë bërë të ditur banorët vendas dhe një zyrtar i sindikatës.
Sipas dëshmisë së Abubakar Muhammad, zyrtar i Sindikatës Kombëtare të Punëtorëve të Transportit Rrugor, shoferi i një autobusi u ndal mbi një urë pjesërisht të shembur në fshatin Fas për të kontrolluar gjendjen e rrugës. Por mjeti rrëshqiti pas dhe përfundoi në lumin poshtë, duke shkaktuar vdekjen e 19 grave dhe fëmijëve.
Muhammad theksoi se tragjedia ndodhi për shkak të mosaktivizimit të frenave të dorës. Viktimat ishin pjesë e një procesioni që shoqëronte një grua të sapomartuar drejt shtëpisë së bashkëshortit të saj.
Aksidentet rrugore janë një fenomen i përsëritur në Nigeri, ku rrugët shpesh janë në gjendje të keqe dhe pa mirëmbajtje të duhur. Vetëm vitin e kaluar, autoritetet raportuan 9,570 aksidente, me mbi 5,400 viktima.
-

Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…
Një 27-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e Perugia, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve.
I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, ai u lokalizua dhe prangos në një parking, ndërsa po drejtonte makinën.
Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.
Por një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane.
Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm blerësish dhe një rrjet të strukturuar mirë të trafikimit të drogës në zonë.
Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të shqiptarit nga Italia. -

Aksident në Gjermani: 30 kosovarë të lënduar, gjashtë në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Irschenberg të Bavarisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u përplas me një kamion në autostradën A8.Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:05, kur shoferi 49-vjeçar i autobusit, shtetas i Sllovenisë, nuk arriti të vërejë në kohë kamionin e drejtuar nga një 46-vjeçar polak. Përplasja nga pas shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe lëndime të shumta.Nga gjithsej 50 udhëtarë kosovarë, 30 u lënduan, prej të cilëve gjashtë mbetën në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitale të zonës, disa prej tyre me ndihmën e helikopterëve të emergjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve të Irschenbergut.Për shkak të përplasjes, kamioni i ngarkuar me perime humbi një pjesë të ngarkesës, ndërsa autostrada A8 u mbyll për disa orë për pastrim dhe u rihap rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë, trafiku në drejtim të Mynihut u devijua.Policia ka bërë të ditur se dëmi material vlerësohet rreth 150 mijë euro. Autobusi i dëmtuar u tërhoq me kamion shërbimi, ndërsa për udhëtarët u sigurua një autobus zëvendësues. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Irschenberg të Bavarisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u përplas me një kamion në autostradën A8.Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:05, kur shoferi 49-vjeçar i autobusit, shtetas i Sllovenisë, nuk arriti të vërejë në kohë kamionin e drejtuar nga një 46-vjeçar polak. Përplasja nga pas shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe lëndime të shumta.Nga gjithsej 50 udhëtarë kosovarë, 30 u lënduan, prej të cilëve gjashtë mbetën në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitale të zonës, disa prej tyre me ndihmën e helikopterëve të emergjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve të Irschenbergut.Për shkak të përplasjes, kamioni i ngarkuar me perime humbi një pjesë të ngarkesës, ndërsa autostrada A8 u mbyll për disa orë për pastrim dhe u rihap rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë, trafiku në drejtim të Mynihut u devijua.Policia ka bërë të ditur se dëmi material vlerësohet rreth 150 mijë euro. Autobusi i dëmtuar u tërhoq me kamion shërbimi, ndërsa për udhëtarët u sigurua një autobus zëvendësues.
-

NGA EDONA BILALI – Trafiku dhe vonesat në Milot- Balldren, shqetësimi juaj është edhe imi…
Këtë sezon fluksi i makinave është rritur më shumë se kurrë duke faktuar një realitet që çdo dashakeq mundohet ta hedhë poshtë: veriu po preferohet çdo vit e më shumë sepse ju shërbejmë njerëzve, kemi sipërmarrës punëtorë e të palodhur dhe patjetër kryesorja kemi begatinë e natyrës që na ka falur Zoti. Trafiku i rënduar në këtë aks, me vonesa që shkojnë deri në 3–4 orë në fundjavë dhe rradhë kilometrike gjatë sezonit veror, është një problem i madh për qarkun Shkodër por jo vetëm.
Studimet e Bankës Botërore tregojnë qartë: rrugët moderne rrisin turizmin dhe nxisin ekonominë. Ky është një investim jetik për Shkodrën. Siç jeni në dijeni tenderi për këtë rrugë është anuluar dy herë, jo për mungesë vullneti, por sepse asnjë kompani nuk plotësoi kriteret e garës. Pavarësisht dëshirës, nevojës dhe padurimit plotësisht të mirëkuptuar proçesi për të gjithë hallkat nga projektimi në dorëzim duhet të jetë i sigurt, pasi bëhet fjalë për një aks strategjik pjesë e rrjetit ndërkombëtar të lëvizjes. Integrimi është gjithashtu infrastrukturë.
Këtë shqetësim të përbashkët e kam adresuar jo vetëm në foltoren e Parlamentit dhe Komision por edhe tek instancat e duhura për të cilat jam dëshmitare e përpjekjeve maksimale dhe vullnetit për të ba ma të mirën për Shkodrën e neglizhume padrejtësisht.
Ju lexoj, ju dëgjoj dhe e jetoj njëlloj si ju shqetësimin e drejtë ndaj do të vazhdoj të ngre këtë çështje me këmbëngulje, sepse Shkodra meriton ma shumë! /Nga Edona BILALI, publikuar në Facebook/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Foto e Ditës nga trafiku i rënduar
Këto ditë përveçse është zjarr temperaturash (deri në 44 gradë), ka edhe supërtrafik në autostrada.
Kjo foto është marrë nga bllokimi mbi 3 orë në autostradën Tiranë-Milot.Një vajzë shofere e bllokuar me orë të tëra, rri majë makinës duke vështruar se ç’po ndodh, por asgjë nuk ndodh, sepse 3 orë ndejti duke vështruar me shpresë se do lëvizin makinat.
-

Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi, në pikën e kalimit në Muriqan pritje me orë të tëra për të kaluar kufirin
Trafiku dhe pritjet me orë të tëra janë bërë “tema e nxehtë” e gushtit për këdo që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Shkodra.
Radhët kilometrike shtrihen në të dyja drejtimet – në mëngjes nga lagjja Xhabije deri në Bahçallëk, ndërsa pasditja sjell të njëjtin bllokim në hyrje të qytetit.
Situata më e rënduar është në aksin nga dogana e Muriqanit drejt Shkodrës, ku kolona e automjeteve shkon deri në 6–7 kilometra dhe pritjet zgjasin disa orë.
Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi pranë Bazilikës së Zojës së Shkodrës, ku “përplasen” flukset e mjeteve që vijnë nga qyteti, nga dogana e Hanit të Hotit, nga pika turistike e Shirokës dhe nga dogana e Muriqanit.
Rezultati? Një nyje trafiku që çdo gusht i teston durimin e banorëve, pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të kalojnë verën në Shkodër, deri në përfundimin e investimit për hyrjen e qytetit.Top Channel
-

Trafiku i kokainës, Elton Arbana si ‘zar’ i Julian Ballës – Si i dha tenderin 1.2 mln euro për mbetjet
Një zhvillim i fundit nga SPAK ka nxjerrë në dritë një skemë komplekse që lidh krimin e organizuar me biznesin dhe pushtetin lokal. Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim si anëtar i grupit kriminal “Çopja” në Elbasan, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve që kanë përfituar edhe nga fondet publike.
Balla, i njohur gjithashtu si president i ekipit të futbollit “Erzeni”, ndodhet në arrati, ndërsa SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish të tij, duke përfshirë kompleksin turistik “Ajman Park” në Shijak dhe një vilë në Dhërmi me vlerë rreth 1 milion euro. Këto prona dyshohet se janë ndërtuar me para të përfituara nga trafiku i drogës.
Tenderi i dyshimtë me Bashkinë Shijak
Një nga lidhjet më të forta të Ballës me fonde publike është kompania e tij AMR shpk. Kjo kompani fitoi vetëm pak muaj më parë një tender me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë nga Bashkia Shijak për menaxhimin e mbetjeve urbane. Tenderi, i denoncuar më parë në emisionin investigativ “Piranjat”, u konsiderua me “flamur të kuq” për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi AMR ishte e vetmja kompani pjesëmarrëse dhe fitoi me një ofertë prej 99.7% të fondit limit.
Gjatë investigimit, u zbulua se mbetjet nuk po depozitoheshin në landfillin e Sharrës, siç parashikohej në kontratë, por në një landfill ilegal në fshatin Hardhishtë. Kjo ngre dyshime të forta mbi mënyrën e zbatimit të kontratës dhe integritetin e procesit.
Rasti i Julian Ballës bëhet edhe më i ndërlikuar për shkak të lidhjeve të tij familjare dhe politike. Balla është nipi i deputetit socialist Ilir Ndrazhi dhe dyshohet se ka financuar fushatën e Partisë Socialiste në Durrës, duke mbështetur pikërisht deputetin Ndrazhi.
Kjo sugjeron një skemë ku, sipas akuzës, grupet kriminale shfrytëzohen për financime elektorale në këmbim të favoreve, siç janë tenderat publikë apo mbrojtja nga drejtësia, përpara se të goditen nga autoritetet. -

Çfarë ndodhi? Bllokohet trafiku në Vlorë, problem rruga drejt Spitalit Rajonal
Trafiku i rënduar në qytetin e Vlorës ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve, sidomos në aksin që të çon drejt Spitalit Rajonal.
Rruga pranë zonës së “Kapeles”, e cila përdoret si një nga kalimet kryesore për emergjencat, raportohet se është e mbërthyer nga automjete të shumta, duke vështirësuar lëvizjen dhe ndihmën e shpejtë mjekësore.
Por jo vetëm, në të gjitha akset fluks mjetesh në lëvizje.
-

Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës
Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior. Siç shihet nga pamjet vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës. Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit.
Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut.