Tag: trafiku

  • Aksi Tiranë–Elbasan/ Hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Aksi Tiranë–Elbasan/ Hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në aksin Tiranë–Elbasan.
    Lëvizja e shtuar ka sjellë ngadalësim të qarkullimit që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është rënduar ndjeshëm në hyrje të Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar.
    Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta.
    Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme që mund të rëndojnë më tej trafikun.

  • Aksident i rëndë në vend, automjeti merr flakë pas përplasjes me furgonin, trafiku paralizohet për disa kilometra

    Aksident i rëndë në vend, automjeti merr flakë pas përplasjes me furgonin, trafiku paralizohet për disa kilometra

    Aksi Lushnjë–Rrogozhinë, në drejtim të Tiranës, është bllokuar paraditen e sotme për shkak të një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Çermë–Pluk, ku trafiku është krijuar deri në 3 kilometra.
    Sipas informacioneve, një automjet tip Toyota ka marrë flakë pasi është goditur nga pas nga një furgon i OSHEE-së. Në mjetin Toyota udhëtonte një grua së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është mos mbajtja e distancës së sigurisë nga drejtuesja e Toyotës, e cila ka goditur furgonin.

  • Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar “paralizon” aksin Librazhd-Elbasan, automjetet e bllokuara prej orësh

    Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar “paralizon” aksin Librazhd-Elbasan, automjetet e bllokuara prej orësh

    trafiku

    ELBASAN- Një situatë kaotike për shkak të trafikur të rënduar është regjistruar në askin Librazhd-Elbasan këtë të dielë, ku raportohet radhë kilometrike e makinave.
    Sipas qytetarëve, qarkullimi i automjeteve është paralizuar prej disa orësh, ndërsa raportojnë se radha e gjatë ka nisur në rrugën e hapur që po zgjerohet për korridorin tetë.
    Ndërkohë, siç shihet edhe nga videon e mëposhtme, aksi rrugor është “paralizuar” nga trafiku.

    /ZËRI
     

  • Dron mbi aeroportin e Brukselit, pezullohen fluturimet

    Dron mbi aeroportin e Brukselit, pezullohen fluturimet

    FOTO ILUSTRUESE

    BRUKSEL- Trafiku ajror nga Aeroporti Zaventem i Brukselit është pezulluar përkohësisht pas raportimeve për një dron që fluturonte mbi aeroportin. 
    “Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është ndaluar përkohësisht”, tha të hënën në mbrëmje Kurt Verwilligen, një zëdhënës i skeyes, kompanisë publike përgjegjëse për hapësirën ajrore civile të Belgjikës.
    Ai tha se pamja e dronit ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale, duke bërë që fluturimet të devijoheshin në aeroporte të tjera si Ostend-Bruges dhe Charleroi Brussels South. Si NATO ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë qenë në gatishmëri të lartë pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore, që mendohet se kanë ndodhur nga Rusia, në javët e fundit.
    Ndërkohë që ky është shikimi i parë i raportuar i një droni mbi Aeroportin e Brukselit, avionë të dyshimtë pa pilot u vunë re më parë këtë muaj mbi disa baza ushtarake belge. Ministri i Mbrojtjes Theo Francken tha se besohet se këta dronë po përpiqeshin të spiunonin avionë luftarakë dhe depo municionesh. Një hetim është duke u zhvilluar mbi ndërhyrjet ajrore mbi bazën ajrore Kleine Brogel në Belgjikën veriore./ZËRI

  • Dronë në Aeroportet në Bruksel dhe Liège, pezullohen fluturimet

    Dronë në Aeroportet në Bruksel dhe Liège, pezullohen fluturimet

    Trafiku ajror në Aeroportin e Brukselit u ndal pak para orës 20:00 si masë sigurie pas një raportimi për dron. Kjo u njoftua nga Skeyes, autoriteti belg i kontrollit të trafikut ajror. Pak para orës 20:00, u raportua se një dron fluturonte mbi aeroport, shpjegoi zëdhënësi i Skeyes, Kurt Verëilligen, siç citohet nga agjencia Belga. 
    “Si masë paraprake, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht”, shtoi ai. 
    Sipas Het Laatste Nieuws, disa fluturime me destinacion Zaventem u devijuan, veçanërisht në Aeroportin e Liège. Nieuësblad raporton se fluturimi i fundit u nis nga Aeroporti i Brukselit në orën 19:37, dhe fluturimi hyrës u ul në orën 19:46. 
    Edhe aeroporti i Liège-it ka njoftuar se aktualisht është i mbyllur pas shikimeve të dronëve. 

  • Bllokimi i autostradës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

    Bllokimi i autostradës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

    Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë e bllokimit të një segmenti të autostradës që lidh këto dy zona.
    Raportohet se trafiku është përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një varg i pandërprerë automjetesh që nis nga kryqëzimi i Budullës (pranë Fushë-Krujës) e deri në zonën e Maminasit.
    Kolona e automjeteve vlerësohet të jetë mbi 15 kilometra e gjatë.

  • Bllokohet autostrada, trafik kilometrik në aksin Vorë–Maminas

    Bllokohet autostrada, trafik kilometrik në aksin Vorë–Maminas

    Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë e bllokimit të një segmenti të autostradës që lidh këto dy zona.
    Raportohet se trafiku është përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një varg i pandërprerë automjetesh që nis nga kryqëzimi i Budullës (pranë Fushë-Krujës) e deri në zonën e Maminasit.
    Kolona e automjeteve vlerësohet të jetë mbi 15 kilometra e gjatë.
    gijotina.com/

  • U ekstradua nga Spanja, burg për anëtarin e një grupi trafiku droge

    U ekstradua nga Spanja, burg për anëtarin e një grupi trafiku droge

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për J.D., i akuzuar nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike drejt Norvegjisë dhe Belgjikës.
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokurori Vladimir Mara kërkoi konfirmimin e masës së dhënë më herët në mungesë, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
    Drazhi ishte shpallur në kërkim në prill të këtij viti dhe u arrestua në Madrid. Pas procedurave të ekstradimit, ai u soll në Shqipëri të shtunën për t’u përballur me drejtësinë.

  • “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social denoncon situatën e rënduar të qarkullimit rrugor në Tiranë.
    Në komentin bashkëngjitur videos në fjalë, Xhixho thotë se ky është një nga hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarëve, i cili nuk merr zgjidhje prej kohësh tashmë.
    “Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët”, shkruan deputetja Erisa Xhoxho në komentin bashkëngjitur videos.

  • Makina bie në det, katër të vdekur në Kroaci

    Makina bie në det, katër të vdekur në Kroaci

    Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot pranë Senjit, kur një veturë ra në det, njoftoi Departamenti i Policisë Lika-Senj.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe zhytësit e HGSS u përfshinë gjithashtu në kërkim.

    Policia njoftoi se trupat e dy grave dhe dy burrave u nxorën nga automjeti.

    Do të kryhet një hetim në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë.

    Për shkak të erës së fortë, gjatë ditës së sotme u vendos ndalim trafiku për automjetet e kategorisë I dhe II në rrugën shtetërore DC8 Senj-Karlobag./ Kosovapress.