Tag: trafik

  • Itali/ Bastisje për trafik droge: 51 kg hashash u gjetën në një kontejner nëntokësor

    Itali/ Bastisje për trafik droge: 51 kg hashash u gjetën në një kontejner nëntokësor

    Pesëdhjetë e një kilogramë hashash me vlerë 220,000 euro u sekuestruan nga oficerët e karabinierëve të Kompanisë Carbonia në Bari Sardo, në zonën e Nuoros.

    Sekuestrimi masiv i drogës, siç shpjegohet nga vetë ushtria, është i lidhur drejtpërdrejt me operacionin e koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Cagliarit të quajtur “Termine”, i cili në fillim të këtij muaji rezultoi në 71 masa paraprake të lëshuara kundër po aq individëve të akuzuar për akuza të ndryshme për konspiracion për trafik narkotikësh, posedim dhe furnizim me drogë, si dhe posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

    Droga, e ndarë në afërsisht njëqind blloqe të mbështjella me kujdes me plastikë, ishte fshehur brenda një koshi të varrosur nën një pemë të madhe lisi.

    Gjatë bastisjes më 6 tetor, u arrestuan 50 persona, nëntë u vunë në arrest shtëpiak dhe tre prej tyre u lëshuan gjithashtu ndalime dhe urdhra qëndrimi, ndërsa dhjetëra kontrolle u kryen në Cagliari, Nuoro, Oristano, Sassari, Romë, Pizë, Biella, Vicenza dhe Macerata.

    Operacioni çmontoi dy organizata të dallueshme kriminale me rrënjë në Sardenjë, të lidhura ngushtë me qarqet kriminale shqiptare që vepronin në Toskanë dhe Veneto.

  • Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë tarifa më të larta ndaj importeve nga Kolumbia dhe do të ndalojë çdo pagesë financiare ndaj këtij vendi, duke përshkallëzuar krizën mes dy vendeve lidhur me trafikun e drogës.

    Duke folur nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”, Trump akuzoi presidentin kolumbian Gustavo Petro se është i përfshirë në trafik droge, duke e cilësuar madje si një “lider i drogës ilegale”.

    Kolumbia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e presidentit të saj. Ministria e Jashtme e Kolumbisë i cilësoi deklaratat e Trump si “akte serioze që cenojnë dinjitetin kombëtar”.

    Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kolumbisë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Trump i anuloi vizën presidentit Petro në shtator, pasi ky i fundit mori pjesë në një protestë pro-palestineze në New York dhe i bëri thirrje ushtarëve amerikanë të mos ndjekin urdhrat presidencialë.

    Petro ka kritikuar gjithashtu goditjet ushtarake amerikane në Karaibe, që kanë shkaktuar dhjetëra viktima, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut i kanë quajtur këto veprime “të jashtëzakonshme dhe të paligjshme”.

    Në shtator, administrata Trump e përfshiu zyrtarisht Kolumbinë në listën e vendeve që “kanë dështuar në mënyrë të dukshme” në përmbushjen e angazhimeve për luftën kundër narkotikëve.

  • Trafik kanabisi nga Shqipëria në Greqi, pranga çifti i bashkëshortëve në Devoll

    Trafik kanabisi nga Shqipëria në Greqi, pranga çifti i bashkëshortëve në Devoll

    Një çift bashkëshortësh nga Devolli kanë rënë në prangat e policisë për trafik kanabisi nga Shqipëria drejt Greqisë.
    Fatos Sala 48-vjeç dhe Era Sala 31-vjeçe u kapën pas 4 javësh hetimesh nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.
    Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 
     F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
    Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.  
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie”, gazetari tregon gjendjen në Leskovc: Nuk na lënë as të dalim nga hoteli

    “Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie”, gazetari tregon gjendjen në Leskovc: Nuk na lënë as të dalim nga hoteli

    Altin Sulçe është i pranishëm pranë ekipit kombetar në Leskovc, nga ku ka dhënë një pasqyrim të situatës në prag të kësaj sfide kaq delikate. Në një raportim për “A2 CNN” gazetari ka treguar se serbët kanë ndërmarrë masa mjaft të rrepta sigurie. Madje ai shprehet se në karrierën e tij si gazetar nuk është hasur kurrë me një numër kaq të lartë forcash sigurie për një ndeshje futbolli.
    “Jemi në kushtet të vështira. Të gjitha gazetarët po shkojmë me një minibus në Hotel. Djemtë dhe trajneri janë optimist për të bërë më të mirë. Stërvitja ka vajtur mirë, nuk ka pasur të lënduar. Në Leskovac jemi të rrethuar nga makina policie dhe eskorta të forcave serbe. Kombëtarja bëri stërvitje dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.
    Kjo ndeshje do të vulosë ecurinë e këtyre ekipeve nëse do të vijojnë aventurën në Kupën e Botës. Leskovaci është një qytet i vogël me pak lëvizje. Gjithë perimetri i hotelit është i rrethuar është 40 km larg stadiumit. Jemi një grup gazetarësh të mediave të ndryshme. Kemi optimizëm. Kishte shumë pemë dhe në çdo pemë dukej sikur kishte nga një polic. Ishim makina të panumërta policie. Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie. Nuk lejohemi as të dalim nga hoteli”, ka raportuar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • Makina të shkatërruara dhe trafik, çfarë shkaktoi i riu që i iku policisë në Tiranë

    Makina të shkatërruara dhe trafik, çfarë shkaktoi i riu që i iku policisë në Tiranë

    Pamje të reja kanë dalë në lidhje me ndjekjen “e çmendur” policore, sot më 5 tetor, rrugëve të Tiranës.
    Siç shikohet nga pamjet, makinat që janë përplasur nga i riu, kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
    Mjetet janë marrë me karrotrec, ndërsa si pasojë është krijuar edhe trafik.
    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, një i ri i iku policisë, pasi në mjet kishte armë zjarri.
    Gjatë ndjekjes policore, 31-vjeçari I.K përplasi nëntë makina dhe një motor, duke plagosur dy persona.

  • Trafik i rënduar në rrugën Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh

    Trafik i rënduar në rrugën Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh

    Pasditja e kësaj të diele ka sjellë një trafik kilometrik në aksin rrugor Lezhë-Milot.
    Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
    Përveç reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin, mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.
    Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.
    gijotina.com/

  • I dënuar për trafik kokaine dhe i dëbuar për 10 vite, shqiptari rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

    I dënuar për trafik kokaine dhe i dëbuar për 10 vite, shqiptari rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

    Një 32-vjeçar me precedentë të shumtë kriminalë është arrestuar nga policia italiane në Santa Maria degli Angeli, pasi e kishte të ndaluar për 10 vite kthimin në Itali.
    Mediat italiane shkruajnë se një patrulle policie, ndaloi një makinë që transportonte tre persona. Njëri prej tyre, pas identifikimit, paraqiti një pasaportë të lëshuar nga autoritetet shqiptare, e cila mbante vulën e fundit të hyrjes në Itali nëpërmjet kufirit tokësor kroat, të lëshuar rreth dhjetë ditë më parë.
    Por pas verifikimeve të thelluara, doli në pah se 32-vjeçari ishte dëbuar nga Italia pesë vjet më parë me një ndalim absolut të kthimit deri në vitin 2030 .
    I riu ishte arrestuar së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë për trafik kokaine nga policia e Perugias. 32-vjeçari u lirua më vonë nga burgu dhe u dëbua nga territori italian, me pjesën e mbetur të dënimit me burg të pezulluar.
    32-vjeçari, me sa duket duke pasur për qëllim t’i shmangej kontrolleve, u kthye në Itali në shkelje të ligjit, për këtë arsye, në përfundim të procedurave formale, ai u arrestua nga autoritetet italiane.

  • “Kontinenti”/ Arrestohet 22-vjeçari, trafik droge përmes postës, 7 kg kanabis të porositur nga Kanadaja

    “Kontinenti”/ Arrestohet 22-vjeçari, trafik droge përmes postës, 7 kg kanabis të porositur nga Kanadaja

    Një rast i tentativës për trafik të drogës nga Kanadaja është goditur nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin e Qendrës Tranzite të Postës Shqiptare, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, arrestoi në flagrancë shtetasin O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër.
    I riu u kap në një degë postare në Vorë, në momentin që po merrte një pako që përmbante 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je. Sipas hetimeve të para, droga dyshohet se ishte trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë përmes postës.
    Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe identifikimin e porositësit të pakos, shtetasit Z. M., i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Policia ka intensifikuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërkohë që nuk përjashtohet përfshirja e personave të tjerë në këtë rrjet të dyshuar të trafikut të organizuar.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

  • Trafik droge e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares

    Trafik droge e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 12 vite burg Emiljan Bubën i akuzuar për veprat penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Emiljan Burba do të qëndrojë pas hekurave vetëm 8 vite. Emiljan Burba, akuzohet për trafikimin e rreth gjysmë toni drogë hashash me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe Antidroga në muajin shtator të vitit 2023.
    Detajet
    Gjithashtu ai njihet dhe si miku i Aldo Bares (drejtues i Bandës së Lushnjës, i burgosur) ndërsa iu konfiskuan dy resorte në vlerë 3 mln euro pak kohë më parë nga SPAK. Resortet e konfiskuara dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e Burbës, që ka qenë i dënuar në Itali më 2014 me 21 vite burg për trafik droge dhe ky rezulton se është precedenti i dytë i tij. Operacioni për kapjen e ngarkesës prej 442.084 kg hashash u zhvillua më 17.09.2023 rreth orës 00:30 në pikën e kalimit të Hanit të Hotit në hyrje të Malit të Zi. Kjo ngarkesë u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Këta dy persona, të cilët u arrestuan në flagrancë, transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban, sqarohet në dosjen hetimore të SPAK. Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të strukturuar kriminal. Burba është një emër i njohur për organet ligjzbatuese, pasi edhe në vitin 2014 rezulton i arrestuar për llogari të Italisë, me akuzën trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Apelit në Torino, Itali, me vendimin e datës 15.04.2014, e kishte dënuar me 21 vjet burgim, për veprën penale të “trafikimit të drogës”.

  • Trafik kokaine në Rodos, arrestohen tre shqiptarë, sulmuan policinë greke gjatë aksionit (VIDEO)

    Trafik kokaine në Rodos, arrestohen tre shqiptarë, sulmuan policinë greke gjatë aksionit (VIDEO)

    Tre shqiptarë të moshës 28, 30 dhe 31 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Rodos. Ata akuzohen për trafik droge, dhunë ndaj policisë dhe qëndrim i paligjshëm në vend.
    Sipas mediave greke, 30-vjeçari i siguronte lëndën narkotike 28-vjeçarit, i cili më pas e shpërndante në doza të vogla te përdoruesit.
    Oficerët e policisë, gjatë kontrollit gjetën 806 gram kokainë si dhe një  peshore elektronike precize.

    Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë dhe në momentin e ndalimit nga policia, 28-vjeçari tentoi të arratisej duke përdorur dhunë, megjithatë u ndalua nga efektivët.
    Pas kontrolleve të kryera edhe në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kanabisi e papërpunuar dhe 3 telefona celularë.
    Policia ka identifikuar edhe dy persona, të cilët blinin lëndën narkotike nga shqiptarët, por nuk ka njoftim për arrestimin e tyre./vizionplus.tv