Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Tag: trafik
-

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)
Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të goditjes së grupit kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Europë.
Suksesi i këtij hetimi është totalisht i prokurorisë së Breshias që ka ndjekur rastin për disa vite me radhë. Ndërsa SPAK sot ka ekzekutuar vetëm nga 3 nga 6 masat e sigurimit “arrest në burg” që u kanë sjellë italianët në dorë.
Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjendeshin në Shqipëri dhe 3 prej tyre janë arrestuar.
Të arrestuarit janë
Asti Llupi,
Erald Salla
Altin Shehaj.Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.
-

Metamorfoza 2/ GJKKO dënon me 66 vite Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët
GJKKO ka dhënë 66 vite burg për të përfshirët e dosjes “Metamorfoza 2”. Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni, dhe 5 të tjerët Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gremizi), Adrian Cenaj (Dedja), Besmir Murati dhe Albert Prenga, janë shpallur fajtorë për sigurim kushtesh në tentativën për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, si dhe armëmbajtje pa leje.
Më konkretisht, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni është dënuar me 12 vite burg për veprat penale për sigurim kushtesh për vrasje, grup i strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe shpërdorim detyre. Nga gjykimi i shkurtuar, ulet në 8 vite burg.
Ismail Zeneli është dënuar me 15 vite burgim për veprat penale sigurim kushtesh për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 10 vite burg, do të qëndrojë në burg të sigurisë së lartë.
Esmir Murati është dënuar me 12 vite për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, por i ulet në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Albert Prenga dënohet gjithashtu me 12 vite, por i ulet në 8 vjet.
Bujar Ajeti (Gremizi) është dënuar me 9 vite burg për veprat penale sigurim kushtesh për vrasje, përkrahja e autorit të krimit, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Përfundimisht, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 6 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.
Adrian Cenaj (Dedja) dënohet me 6 vite, por me gjykim të shkurtuar, i zbresin në 4 vite për akuzat e sigurimit të kushteve për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Albert Prenga dënohet gjithashtu me 12 vite për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, por i ulet në 8 vjet.
Të gjithë të dënuarit u shpallën fajtorë për sigurimin e kushteve për vrasjen e vëllezërve Nela dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në burgje me siguri të lartë.
Gjykata gjithashtu ka vendosur rikthimin e sendeve dhe automjeteve të sekuestruara si provë materiale. Bujar Ajetit i kthehen tre telefona dhe automjeti që iu sekuestrua. Vendosi konfiskimin e një automjeti tip Mercedez Benz dhe tre telefonave të Adrian Cenajt. Bujar Ajetit i konfiskohen një pistoletë, armë gjahu, telefona dhe kalojnë në favor të shtetit. GJKKO urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një llogarie bankare me vlerë 77 998 euro si dhe një celular. Ndërsa Dedan Gjonit i konfiskohen një armë zjarri që iu sekuestrua më herët, dyu krehëra pistolete, si edhe një dokument për autorizimin e mbajtjes së armës së zjarrit në banesë.
DËNIMET
Dedan Gjoni – 8 vite burgIsmail Zeneli – 10 vite burgBesmir Murati – 8 vite burgBujar Ajeti – 6 vite burgAdrian Cenaj – 4 vite burgAlbert Prenga – 8 vite burg -

“Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.
Të dënuarit janë Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa.
Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar ku në total janë dënuar me 109 vite e 1 muaj burg.vijon…
-

Rama me batutë: Shqiptarët 100% pro BE, përjashto ata në trafik ose pas ndonjë sherri me gruan
Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të martë teksa ndodhet në Bruksel, barometrin e fundit europian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, ku Shqipëria doli në krye të asaj liste me 92% të qytetareve besnikë.
Rama me batutë u shpreh se 8% tjetër gjithashtu dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, por në momentin e anketimit kanë qenë ose në trafik, ose pas ndonjë sherri me bashjëshortin/en ose pak minuta para ndeshjes për kualifikimin të botërorit ndaj Serbisë.
Rama: Në barometrin e fundit europian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, Shqipëria doli në krye të asaj liste me 92% të qytetareve të saj besnikë të BE-së dhe 91% mbështetës të anëtarësimit, por më lejoni që të sqaroj një gjë këtu dhe të sigurohemi që ju as të mos guxoni të mendoni se ai 8% apo 9% i mbetur nuk janë besnik ndaj BE apo mos e dhëntë Zoti ku janë kundër anëtarësimit. Jo! Ata thjesht ndodhi që u pyetën nga anketa menjëherë pas ndonjë grindjeje me bashkëshortin apo me bashkëshorten ose do kenë qenë në mes të trafikut torturues të Tiranës ose ndoshta thjeshtë pak minuta para ndeshjes për kualifikimin të botërorit ndaj Serbisë. Ndaj nëse heqim këta faktorë të jetës së përditshme, shqiptarët janë 100% besnik ndaj BE-së dhe 100% mbështetës dhe përkrahës të anëtarësimit./vizionplus.tv
-

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik, katër viktima
Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë të katër personat në bord. “Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë, nuk ka të mbijetuar”, thanë autoritetet.
Mediat e huaja shkruajnë se Pentagoni ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin. Vërehet se që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge.
Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që kanë vrarë 80 persona, përfshirë katër në sulmin e së martës.
Sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikimit të drogës janë të ligjshme dhe nuk e ekspozojnë personelin ushtarak të përfshirë ndaj rrezikut të ndjekjes penale, tha të Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke hedhur poshtë akuzat për vrasje jashtëgjyqësore.
-

Itali/ Arrestohet shqiptar 32-vjeçar i kërkuar nga Britania për trafik droge
Një kontroll rutinë pasagjerësh në Aeroportin Valerio Catullo në Itali u shndërrua në një arrestim të profilit të lartë më 10 nëntor, kur Policia Kufitare e Veronës ndaloi një 32-vjeçar shqiptar nga Tirana.
Ai ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge.
Hetimet e autoriteteve britanike konfirmuan se shqiptari kishte një rol qendror në një organizatë të trafikut të kokainës përgjatë bregdetit jugor të Anglisë.
Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e grupit, përgatitjen e paketave me drogë dhe organizimin e fuqisë punëtore.
Sipas të dhënave të hetimeve, më shumë se 28 kilogramë kokainë dhe rreth 175,000 paund cash (rreth 200,000 euro) janë sekuestruar tashmë gjatë operacioneve në Mbretërinë e Bashkuar.
Një aspekt i rëndësishëm lidhet me blerjet online të shqiptarit midis qershorit dhe dhjetorit 2024, ku dyshohet se kishte porositur materiale paketimi, acetone dhe pulla druri me simbole të njëjta me ato të sekuestruara në blloqet e drogës. -

Gjashtë të vdekur pas sulmeve ajrore amerikane kundër dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Paqësor
Shtetet e Bashkuara goditën dy anije të dyshuara për trafik droge në Paqësorin lindor të dielën, më 9 nëntor, duke vrarë të gjashtë personat në bord, njoftoi të hënën Sekretari i Mbrojtjes, duke e çuar numrin e personave të vrarë nga Uashingtoni në rajon në të paktën 76.
“Këto anije ishin të njohura për shërbimet tona të inteligjencës si të lidhura me trafikimin e paligjshëm të drogës”, shkroi Pete Hegseth në X, duke postuar një video të sulmit.
Sulmet janë kryer nga ushtria amerikane në Paqësorin lindor dhe veçanërisht në Karaibe që nga shtatori shkruan AFP.
-

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve
Në Gent të Belgjikës u dënuan anëtarët e një bande ndërkombëtare droge për trafik kokaine. 18 anëtarë morën dënime deri në 7 vjet burg dhe gjoba. Banda trafikonte kokainë nga Kolumbia në portin e Gentit përmes paketimeve prej kartoni. Një laborator në Bree e rikuperonte drogën. Banda ishte nën drejtimin e kriminelëve me prejardhje shqiptaro-marokene
Nga Ward Schouppe, VRT NEWS
Banda ra në shënjestër të policisë dy vite më parë. Atëherë u vu re një varkë e mbushur në Ringvaart në Gent, e cila më parë kishte qenë pranë një anijeje kolumbiane në port. Disa javë më vonë, një varkë tjetër u vu re aty dhe një kamera ANPR regjistroi një makinë. Brenda saj ishin njerëz të njohur për veprime me drogat.
Në nëntor u kryen bastisje, përfshirë edhe në Limburg, në Bree. Aty u zbulua një laborator ku 2 kolumbianë nxirrnin kokainën nga kartoni. “Kokaina ishte e futur në kuti kartoni dhe përdorej si paketim për ngarkesa,” tha Patrick Willocx nga Policia Federale Gjyqësore.
Hetuesit gjetën gjatë bastisjes substanca kimike, telefona, pasaporta, para të gatshme, orë dhe një kovë me 7 kilogramë kokainë të lagur. Hetuesit reaguan shpejt sepse kishte ende shumë kuti kartoni gati për përpunim.
Doli se pas kontrabandës qëndronte një bandë ndërkombëtare. Dega belge siguronte magazinën për të “larë” drogën, pajisjet dhe materialet e nevojshme. Dega kolumbiane prodhonte drogën, nën drejtimin e një dege shqiptaro-marokene, që jepte udhëzime.
Dënimet për 18 të pandehurit ndryshojnë sipas rolit të tyre në bandë. Të gjithë u dënuan për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Kishte gjithashtu dënime për veprimtari logjistike, prodhimin e drogës, kontrabandën, rikuperimin e saj, posedimin dhe shitjen (e kanabisit).
-

SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë
Forcat amerikane kanë sulmuar sërish një anije në Karaibe të dyshuar për trafik droge. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha se anija ishte duke kontrabandonuar drogë dhe ishte e operuar nga banda venezueliane Tren de Aragua, e klasifikuar nga Uashingtoni si organizatë terroriste.
“Të enjten, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj anijes. Gjashtë narko-terroristë që ndodheshin në bord u vranë. Asnjë nga forcat amerikane nuk u plagos,” tha Hegseth përmes një postimi në platformën X.
Ky sulm u zhvillua në ujrat ndërkombëtare dhe është një nga dhjetë sulmet që SHBA ka kryer ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, duke shkaktuar të paktën 43 viktima
